Home / KULTURA / PASIONANTËT E BLETEVE
loading...
Bleta
Bleta

PASIONANTËT E BLETEVE

PASIONANTET E BLETEVE

Amanete Njerëzimit

” Në se zhduken Bletët, do të zhduket dhe njerëzimi”
Albert Ainshtanji

…Gojë mjaltët,njerës humanë, më të thjeshtë që kam njohur në jetë  të dashur,miqësorë,të qeshur,të zgjuar,modestë e të urtë,por dhe pasionant me talent.
Pasioni lind nga talenti,por kërkon nxitje,vetëveprim,iniciatvë,punë.
Mbi të gjitha ishin,njerës të shtëne ,pas një gjëje,jo vetem thjesht që ishte hobi i tyre,por pasioni,përkushtimi me gjithçka,me medje dhe me punë.
E thënë në gjuhën e popullit, aposionante,të dashuruar pas bletëve.Kur ishin të vegjël në Tiranë,nga bletët kishim dëgjuar vetëm për ankthet e frikës nga bletët,nga pickimi i tyre, ndonjeherë vdekjeprurës,se sa nga shija e përkryer e embëlsisë të mjaltit, që atëhere përdorej me pikatore në ushqimin tonë.

Sa herë që shkonim nën drurët,pemët e blirit,gjethet e lulet e tyre janë nr.1. për çajin,që ishin të shumtë në trotuarët,pas bregut te lumit të Lanës por dhe në parkun Rinia,vraponim me të katra,nga frika e bletëve. Ato ishin plot me bletë,të cilat kullosnin në lulet e tyre,duke mbledhur nektarin, për të na dhënë ne,mjaltin….thesarin e artë të ushqimit të njeriut.Kur erdhëm në fshat,veç shijës të mjaltit,dhe emrave të tjerë si dylli, pitet, ojet e bleteve, mësuam e morëm njohuri dhe për,prodhimin e majltit,në kosheret (koshka konike të thurura me purteka shelgu), e bletëve, këto punishte apo fabrika të prodhimit të mjaltit.

Per bletët,arkitekte gjeniale,te mjeshtërisë e të organizimit të përsosur të punës brenda familjes së tyre. Mësuam dhe ca gjëra të tjera, Ne që ishim kureshtarë, nga mjeshtëria e pasionantëve të bletëve…

* * *
Astrit Meka,djali bilishtar popullor dhe i talentuar,pasionanti i bletëve 

Ja që ndodh në jetë,që këta njerës,pasonantë e të talentuar të bletëve, të mos jenë mes nesh,por ata janë në zemrat në mendjet tona…

..Një djalë azgan ,trup madh atleti e sporitist te ishte dhe nje pasonant i bletëve.Ky ishte djali bilishtar,ajka i rinisë të qytetit të Bilishtit, Astrit Meka.Kush nuk e njihte Atrit Mekën,e për se nuk e kishe ,për shoqëri,për sport,i kudo ndodhur mes njerëzve,për të mirë e për të keq,një njeri human,popullor e me dashuri të jashtëzonshme njerëzore.Përveç që, takoheshim shpesh me Astririn,pasi kishim miqësi shoqërore nga babllaret tanë, që qenë partizanë të vjetër bashkë e kuadro ne ekonomi,pinin ndonj kafe e ndonjë got me raki jo më shumë. Më hidhte krahun duke më marrë me zor në shtëpi,…dhe vinte nxirte pite me mjaltë, e shumë herë,ma vinte pas. Ishte bekri në shoqëri dhe bujar i madh,pa le sa i besës ql ishte, po ta jepte fjalen,bente te pa munduren per te ndihmuar. Por ajo që më ka lenë mbresa në jetën time është ajo , që ai ishte edhe një pasionant i rrallë i bletëve…

Të tërëve i binte myku ,një sëmundje kanceroze e bletëve,-ja mua smë bie-më thoshte si me mburje,kjo është e vërtetë, … e të tjera. Më pas ia i vesh ne ushtri,nen oficer,.dhe ne repartin ku ishte, pranë Inonishtit ne Kuç, ai ishte dhënder nga i fshat,atjei kish marrë bletet me vete, me dhjtra koshere e kujdesej per to në kohën e lirë..

-Ja shikoji,si e marrin kullotn shtuar bletët si kopetë e bagëtive, duke bërë ca përshkrime figurative të këndshme e të goditura letare, ishte talent i gjithanshëm, e mbahen drejt në Dembravë . Nga Dembravë e pastaj shkojnë e deri në Moravë, në Devoll e cila është plot me nektar për to.

Ndërsa e motra, Tana ,do të më kujtonte me lot në sy të vëllain ,….
-“Edhe kur trupi i dergjej e po i tretej në shtrat nga sëmundja vampire, bashkë me amanetet për fëmijet,ai do të na kujtonte dhe…amanet bletët.

Vëllai ynë i vogël,ia mori dorën kujdesit për bletët,falë pasionit të Astritit.”
Kujtime e mbresat per Astritin i kam të shumta, por le ti mbyll me kaq,për të mos haruar kurrë, pasi Eva e bija,i ka shkruar ato me detaje, më mirë se unë.

* * *
Bikja, Hytbi Mersuli, bitinari aktivist i rinisë,..specialiti i bletëve

..Hytbi Mersuli,një aktivist i shquar i rinisë, jo vetëm në Bintickë, por në gjithë Devollin…që e mbylli jetën në një kohë të shkurtër nga një sëmundje e pashërueshme . Nuk me hiqen nga kujtesa, ja si tani para syve,ato fjalët e ëmbla të tij, gojë mjaltë, në çdo bisedë që bënim për problemet e rinisë apo për aksionet që organizonim me rininë në Devoll apo dhe në ato kombëtare në hekurudhë apo dhe në taracimet e Ksamilit ,Sarandë..

Pasi ndoqi shkollën e mjeshtërise se bletëve qe ishte në Durrës, U kthye prap në Devoll,por me një kulturë profesionale e mjeshterore , atë të teknikut te bletëve,në një shkallë më të larte,mjek i tyre. E di më tregonte ca gjera shkencore, per rritjen e perzgjedhjene matkave , per shumin e tyre artifical e të tjera,duke mi shpjeguar me pasion e dinte qe une kisha ca njohuri elementare per bletet. Shpesh here shkonja në stacioni ku i kishin për fushim fermën e bletëve te fshatit,jo për të ngrënë mjaltë se më ngacmonte stomakun, por për të biseduar me Biken,kështu e thërisnim, në një plantacion me fasule pllaqi,kokërmëdhaja,se lulet e tyre ishin tërë nektar. Nuk e merni dot me mend, sa u pikëllova kur mora vesh lajmin e hidhur, për Biken tonë të dashur,por isha larg për ti hedhur nje dore dhe, në varin e tij ku prehet në përjetësi,pasionati jo vetem i rinisë, por dhe një aritst mjeshtër i bletëve. Dashi,i vellai i tij i madh,e kujton gjithnje atë aktin simbolik te tij, qe i ka lene mbresa te pashlyera duke thene si fjalet e fundit amnanet,:

– Më vini nje bletë,mbi buzët,të më mbajnë gjallë shpirtin kur po ia lagnin ato, se i qene pjekur,.
Për çudi ato qene fjalët fundit te tij,mesazh jete.Bleta e mjalti,burim jete dhe ilaçi i shërimit të njerezimit.

* * *

Nënë Sabireja,amvisa e talentuar ,ritëse e bletëve.

Sabire Ahmetli,ishte një devolleshë,trime punëtore e madhe nga Sinica, e martuar ne Menkulas,me Demir Ahmetliun,një burrë i nderuar, ish veteran lufte. Ajo riti e edukoi me veshtiresi e sakrifica,katër femije si pellumba,tre djem e një vajzë, të gjithë te hajrit iu bënë.

..Do e përmend që në fillim, që ajo bashkë me të shqoqin shkuan e puan tre muaj vullnetarë në hekurudhë,aksionistë në moshën 60 vjeçare, bashkë me të rinjtë,por meritat i morën familja e Pal Vatës,se ndodhi ajo vdekja aksidentale e Shkurtes, megjithatë ata ndjeheshin krenare.
Behëj copë ishte e shpejtë në punë,pa le sa nikoqire ishte s’kishte shoqen.Sa ne shtepi ,me femijet e me niperit e mbesat,me bagetitë,me bulmetin e tyre,aq edhe në arë,me tokat,me perimet që i bëheshin për merak.

…Pa le që ishte një specialiste e kultivimit të qepës së Bozhigradit,kështu i ka dalë emri fama se dhe në Menkulas bëheshin dhe ishin më të ëmbla se mjalti,në prodhimin e qepujkave,te fidaneve, e deri në thurrjen varg të qepëve e kavaletimin e tyre për dimër, që ishte një mjeshtri më vete.
Pa harruar asnjë çast “fëmijët” e e tjerë që e prisni ti shërbente, kështu i quante ajo bletët që kishte në shtëpi. Ku e kish marrë atë zanat atë mjeshtëri,si një specialiste e rrallë e ritjes të bletëve.

…Ata mbanin me dhjetra koshere e arka moderne me bletë, i shtonin e i shisnin,por mjaltin e tyre asnjëhere nuk e shisnin megjithëse,se qenë nevojtarë si të gjithë të tjerët që jetonin në fshat,nuk qenë të kamur si disa.Ja ashtu me miq e me shokë e hanin, e duke bërë ndere e hatëre, themi në Devoll e shpërndnin ne njerëzit e tyre për sevap apo dhe për ilaç…

…Mbaj mend ato vite që isha arismtar në shkolen 8-vjeçare të Menkulasit,ku kisha nxënës nipërat e saj e të mij,Genin me Bertin,te motres time te madhe, qe ishte martuar në familjen e tyre, i degronte me taska me mjaltë nëpër shtëpitë e fukarenjeve, të mbshtjella me peshtemall.
Po të hyje në njerën dhomë në sergjen,e mbanin plot me tepsi me pite mjaltë, dhe ai kazani i madh për nzjerrjen e mjatit nga pitet. Kur vinin miqtë i nxirnin nga një pjatë të madhe ,një pite të tërë me mjaltë, qe mua me duhej një javë ta haja…

…Apo dimrit kur ishte ngricë i mbulonte me joraganë e levenxe bletët,më mirë se fëmijët qe mos ngrinin së ftohti.

…Pa dalë mirë dimri,në muajt mars e prill,kur shtrëngonte ndonjëherë i ftohti në Devoll,e çdo gjë ishte e thatë,pa dalë mirë gjethi, jo i ushqente bletët si femijet.I thoshte djemve,gjeni ku te mos gjeni e me sillni sheqer…ushqim për bletët…
…Aq ta gjeje atë ishte me kët e me tallona…ia bënte si sherbet i tarshë, e ia vinte atje ne pragu,tek ajo vrima e dajles nga kosherja….

Por vitet bënë të tyren,po plakej,prandaj zantin e mjeshtërinë ia mësoi të birit të mesëm Fejziut. Ai u bë më mjeshtër se ema,se studjonte shumë per bletët. Tradita hyri në brazdë,ajo u bë trashëgimi.I biri megjithëse , mabaroi shkollën e lartë,ekonomist u bë një specialist i mirëfilltë, i ritjes se bletëve të tyre në shtëpi për vite me rradhë.
-Ja e shikon këtë bletën është nga ato punëtoret,nuk është mashkull, se i njihte mirë, është e sëmurë…-më thoshte Fejziu E merte nga bari,lëndina me lueshqerka,para koshkave, ku kishte rënë,e përkëdhelte si ndonjë bebe e pastaj e shpinte tek dera , tek ajo vrima e hyrjes se tyre ne koshere.

Nënë Sabireja kur shikonte të birin me bletët në dorë, i bëhej zemra mal.
Ajo prehet e qetë atje ku ka varin e saj në fshat në Menkulas. Një amanet që kishte veç të tjerave,që ti më mbillnin lule mbi var që të vijnë e të kullosin bletët ,dhe nipërit ia shpunë në vend.

* * *

Tekniku i bletëve të fshatit ,berberi i Vishocicës

…Të parin që kam njohur ,ka qënë,një komshiu ynë,Hysen Hysi,berberi, se më vonë u bë dhe berberi i fshatit.Familja e Hyseni mbanin bletë në shtëpi, kujdesej i ati xha Rahmi,pastaj ia shiti,ia mësoi mjeshtërinë të birit Hysenit…
Sa herë që nxirnin mjaltin nga kosheret e bletëve,përveç që do të na jepnin nga një tas me mjaltë e pite bashkë,ai do të më thëriste mua në shtëpinë e tij.
E dinte që unë i kisha qejf bletët,e isha shumë kureshtar ,pasi i bënja shumë pytje rreth jetës së bletëve.

….Më bënte më përpara me tym,më tymoste me tymin e bajgave të lopëve, të thata.Unë rija mënjëane të oborrit dhe ndonjëherë me thriste për ta ndihmuar,por asnjëherë nuk më thumbuam bletët.

…Kur më hipnin apo më ngjiteshin në trup,nuk kisha frikë,i hiqja me ngadalë,pa i lënduar ato,e ato me deshin,me dukeshin sikur më përkëdhelinin.-Ato lozin me ty,-më thoshte Hyseni,-të duan ,e dinë që ti nuk i ngacmon.Më vonë ,Hyseni u bë mjeshtër i madh,ai ishte tekniku i parë në fermën e bletëve të fashtit, ku kultivoheshin rreth qindra koshere bletësh,dhe në koshe apo në arka moderne ,i thoshin,me dy tre kate brenda.

…Më pas ai mësoi zanatin e berberit,se tenikë bletësh erdhën ca djem të rinj me shkolla e kurse,perveç veterinereve, që ishin specialistë dhe mjekë edhe per bletët Hyseni ka qënë e mbetet mësuesi im i parë,për mjeshtërinë e bletës, një pasionant i talentuar ,por edhe lexues zellshëe i librave per bletët, disa prej tyre mi jepte dhe mua per ti lexuar.
Ai ka lënë gjurmë në kujtesën tim,prandaj e kujtojmë me respekt. Nuk eshte rastesi qe djali i tij,Festimi,eshte qa i mire,i qeshur i urtë e me talent, sikur ka lindur nga ojet e bletëve.

* * *
Dashamir Hysi,futbollisti i shquar i Devollit,ritës bletësh.

Ju shkon mendja që një futbolist me emër dhe shumë i dashur me tifozët, i klubit te Devollit ,dhe më vonë i Skënderbeut,të ishte një mjeshtër, pasionant i talentuar i bletëve?!

Jo vetëm kaq,por e kisha dhe komshi.

…Nuk e di por në jetë e në shoqëri ,o më ndiqni bletët mua,o e ndiqëja unë mjaltin .E gjithnjë isha i rrethuar në këto mjedise më shokë e miq, mjeshtra pasionantë të bletëve. Le të më dalë një, e të më kundërshtojë në rëfimin tim. Dashi në jetë u bë një marongoz mjeshtër i punimit te drurit në Bilisht, por sa vinte në shtëpi para se të takonte të dy djemkat e tij simpatike, do të hidhte vështirmin nga kosheret bletëve në shtëpinë tij e pastaj kur shlodhej,dilte vinte maskën karakteristike në kokë e ulej në kosheret bleteve, kuvendonte me to si me djemkat e tij,u fiste por asnjëhere nuk i shante.Unë e dëgjoja dhe që nga gardhi që i ndante shtëpitë tona,pa avlli dhe sot e kësaj dite,e i thërrisja.

-Hej komshi,më kë bisedon ashtu ?!..Ai ma kthente …
-Hajde ,hajde ,ja me këto viranet , “të uruarat” – i thëriste bletët,aq shumë i deshte.

…Për Dashin dua të shkruja më shumë,jo se e kisha në pragu i shtëpisë dhe një komshi kalur si vëllezër ,për pasionin e mjeshtërinë e këtyre mjeshtërave të mjaltit,por nuk dua ta zgjat , se do më thoni e ke mbajtur me hatër.

Ahmet Fuat Hoxhalli,specialist mjeshtër studjues dhe bissnesmen i bleteve, nga Tresteniku.Ishte dikur një nga nxënësit tim të parë në shkollën eTrestenikut.Per Ahmetin nuk do të zgjatem, vetëm sa ta përmend për atë që thashë më sipër,që shokët e miqtë e mij të BLETËVE janë të shumtë,me dhjetra në çdo fshat në DEVOLL.
..Ahmeti që nxënës shfaqte tipare te talentit te tij një zejtar i vogël.Ai vazhdoi shkollën tenike,punoi e mësoi zanatin e traktoristit,në shtëpi ushtronte profesionin e zdruktarit,ishte i gjthanshëm.
…Pa haruar pasionin e tij,që e trashëgoi nga i ati,dhe mejshtër të ritjes se bletëve.Kur erdhi demokracia ai beri realitet atë ëndërën e tij,që të kishte një fermë të madhe me bletë…Ai sot ka fermën me te madhe ,te bleteve ne Devoll dhe është pronari i bissnesit të prodhimit e të shitjes së mjaltit,aq famos e të degjuar jo vetëm, në Shqiperi por edhe me gjerë, për eksport.
Sa të thejshat e pa interes ,jane këto reshtat i mij,para atyre artikujve studimore e shkencore të studjuesit profesor ,Ahmet Hoxhallit, për bletët e për mjaltin…

Gojë mjalti nga Poloska,…Doktori i bletëve

….Në mbyllje do të përmend vetëm emrin e njerit prej e atyre, që e kam njohur,nga me dhjetra e dhjetra në çdo fshat në Devoll,spesialistë, mjeshtra të talentuar e pasionantë të Bletëve e të prodhimit e të tregëtimi të mjaltit,aq i kërkuar në treg e nga blerësit, mjalte fushe trendelinë, i gatuar me lajthishten e malit të Moravës.
…Si gjithnjë ëmbëlsira lihet për në fund,dhe ky është Mjeshtri i madh, tekniku i bletëve,aq i njohur në Devolli, nga të gjithë,në fermën e Bilishtit, në Ndërmarjen pyjore të Korçës, dhe sot me bissnesin e tij të podhimt të mjaltit, një nga më të mëdhenjtë në Korçë e në Shqipëri, i urti , i madhi ,Gëzim Skerma,që të gjithë e thërrisni doktori i bletëve nga fshati Poloskë….
…Njërit nga kolegt tanë mësues, i bënte reaksion,alergji,pickimi i bletës, sa ishte vdekjedhënës ,sa mbante me vete ilaç,anti alergjik për të shpëtuar prej helmit të tyre vrtëmbrojtës . Një ditë, si për fat të keq,e haroi ilaçin,nga nxitim në çantën e biçikletës, se po shkonim piknik në verë nga lumi i Devollit.Duke ikur nga bojazet,lëshoi vtëm një zë -O bo bo,oh ,-…dhe pikoi përdhe sa e thumboi bleta apo grerë,çfarë ishte. Me vrap njëri nga ne u sul me vrap nga parcela ku ishin bletët ,se atje mund të ishte doktori,gezimi….
..Edhe Gëzimi erdhi pa fymë, ,ia bëri gjilpërën kolegut,e ai erdhi në vete.Sa kur shukam nga lumi ai i zuri tërë peshqit me dorë,
duke u futur duart në llagëmet.Ndonjëherë e nën ujë me not.
Ja kështu na i shpëtoi kolegun tonë, doktor Gëzimi…
Pa le pothuaj se të gjithë ata që mbanin bletë,për merak do ta thërrisnin për një vizitë Doktorin,për ti bërë një diagnozstikim gjendjes të bletëve të tyre..Kështu e takova një ditë e kish thirur dhe Dashi ynë,që dhe ky ishte specialist, por Gëzimi qe ndër mjeshtrit më të mirë të bletëve në Devoll.

Shkencë apo supërticiozitet……
..Mjeshtëria e ritjes së bletvëe është një zanat më vete, i thën popullorçe, ajo është më shumë se art e shkencë. Nuk po hyj në këto të thella,por thjesh duke pershkruar, disa grimca portetesh te tyre,të këtyre njerëzve të thjeshtë por gojë mjaltë nga natyra. Por desha te them se midis,se midis shkencës dhe artit të bletëve, qëndron ende një enigmë qe studjuesit apo shkencëtarët do i japin zgjidhje. Supercioziteti.Thonë apo ka mbetur nga përvoja mijëravjeçare, se shumica e bletëritësit e vjetër e popullorë kanë qënë e janë supërticiozë,mbase janë të vërteta apo kanë mbetur nga kohët e vjetra pagane.

Ja po tregoj vetëm disa fakte të thjeshta….

…Po të bënte kobë,gjëra të këqija morale, si vjedhje,shere e grindje, të qara,të thirrura e të bërtitura me zë të lartë ,një njeri në shtëpi që kishin e ritnin bletët, bletët nuk të shkonin mir, ose të zhdukeshin apo të vdisnin. Më e keqja po të mallkoje njeri a nje gjë,mallkimi të kthehej në bletët.

…Kur të shisje apo të nxirje bletët nga shtëpia,blerësit, mikun apo shokun duhet ta njihje mirë, të pyesje për të me rrënjë e me degë, qe ishin njerës të mirë apo jo,pastaj njësoj sikur do të nxirje çupën,vajzën nga shtëpia për ta martuar,interesante kjo,….se nuk të shkonin mirë bletët….e shumë të tjera si këto.
..Asnjëhere nuk mund të harroj amanetin njerëzor,nga fjalët e të paharuarit,të pavdekshmit, mikut tim,Dr.Nijovit Bedulla, jo vetëm një mjek human i njerëzve por edhe i Bletëve, kur më kujtonte thënijen jetësore të shkencëtarit të madh ALBERT AJSHTANIT,

 “Në se zhduken bletët,njerëzimit dhe 4 vjet jetë ka,pasi nuk ka pjalmin,s’ka bimë,kafshë, njerëzimi vdes.”

Le të mbeten këto grimca portrete modeste ,si ngacmim e mirenjohje e interesim, në kujtesën tonë për bletëritësit e shumtë në Trevën e Devollit,
tipikë e të talentuar por edhe për prodhimin e mjaltit, një nga më cilësorët e më të kërkuarit në treg ,mjaltë prej DEVOLLI, jo vetëm në Shqipëri , por edhe në Ballkan e në Europë.

Luan Kalana,SHBA

loading...

Komento!

loading...