Home / POEZI / Paradokset e Njerezimit i urituri dhe i pangopuri
loading...

Paradokset e Njerezimit i urituri dhe i pangopuri

Paradokset e Njerëz

“I ngopuri, s’e kujton kurrë të urturin”…populli
..i Uritutri

Të kesh hambarët plot ,të hash me racion,
ta prodhosh bereqtin vetë ,misër e grurë,
të mbetet barkun bosh,jetë me paradoks,
të shkosh në atë botë ëndërtimtar për bukë…

Të blesh , të hash me kartë, me listë bukë,,
mjerrë ç’heqin prindërit,për të shkretët ënjgjëj,
si qënka gatuar e pamëshireshme kjo botë,
të thahet magjia* bosh,mos kesh bukë në sofër..

Ca fryen si buall,i bien me shkelm bukës,
dielli mëkatar s’na përvelon,si s’na i zë sytë,
jetimët të lëngojnë, ti lëshojë goja lëng,
të vdesin në rrugë,për ca thërime bukë..

S’kanë thënë kot ,qenë të mençëm të parët,
deti me ujë u bë bukë,s’u gjet një korriçkë,
vetë le të mos gopem,ta ndaj timen kafshatë,
të mbeten njerëzit gjallë,mos vdisnin për bukë….

… i PANGOPURI…
Siç shtrihen beharit buallicat në llucë*,
siç i ngopet devolliu punës e bukës,
siç ulet viçi në gjunjë kur pi sisë,
siç i fryn Laveri gërnetës , kabasë
ashtu dua ta shijoj ,t’i ngopem Ditës.

Dua Dritë në jetë,s’dua të shoh errësirrë,
dua Ditë me rreze dielli, jo vronësirë,
dashuroj natën me hënë e yjet me dritë,
s’dua të me ikë pa jetë asnjë orë
dua t’i ngopem deri në fund ditës.

Sytë të kullosin livadheve në jeshil,
fëmijët të lozin si fluturat në lëndinë,
zogjte mos pushojnë së cicëruari,
zemrat mos qajnë,sytë mos nxjerin lotë,
bilbilat të lodhen ditë e natë së kënduari..

S’dua të jem i pasur, të ha e të pi shumë,
dua që për njerëzit burimi të bëhet lumë,
dua të çelin lulet,bari të ritet uji mos u pritet,
dua kafshëve të mos u thahen bari e gjethet, ,
jo per vete,liri per kombin,Atdheu mos venitet,..

S’dua privilegj,kërkoj vetëm dritë,
s’dua ta ble e as ta shes me para,
s’dua të kërkoj borxh rreze dielli,
dua të dëhem me njgjyrat e ylberit,
duat ti fal brezave jetë me dritë.

-Nuk dua të më zenë në gryke,Billa e Taksa,
dua të thith Ajër i lirë,nuk dua dhurata!!!

P.s.
-magje-ia,-arkë gatimi i brumit te mielli, prej dërase
-buaj,buallicë,-kafshë shtëpiake,
-llucë,-baltë e qullët,e lëngëzuar,
-koriçkë,-kafshore buke, e thatë,.

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...