Home / BOTIME / Pagëzimi
loading...

Pagëzimi

Pagëzimi

Një ditë gushti ne u mblodhëm në Shëngjin për tu pagëzuar në Krisht. Pashë se ishim shumë vetë, kryesisht të rinj e të reja. Pashë se nga aviacioni nuk isha vetëm unë por edhe Vaso, Neli dhe Nushi me familjet e tyre. Kishim përgatitur drekë të bollshme me mish të pjekur, fruta, pije dhe ëmbëlsira si për festë. Të gjithë të veshur me rrobat më të mira dhe këndonim këngë lavdie për Jesusin. Vaso i jepte tonin festës me zërin e tij prej basi dhe tre vetë u binin veglave muzikore. Hareja dhe gëzimi ishin të papërshkrueshëme.

“Pagëzimi i Krishterë, sipas Biblës, – do thoshte Xhorxhi, – është një dëshmi e jashtme e asaj që ka ndodhur në jetën e një besimtari. Pagëzimi i Krishter illustron identifikimin e një të Krishteri me vdekjen e Krishtit, varrosjen dhe ringjalljen. Bibla deklaron: ‘Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.’ Në pagëzimin e Krishterë, zhytja në ujë ilustron varrosjen e besimtarit së bashku me Krishtin. Dalaja nga uji illustron ringjalljen e Krishtit, pra ringjalljen tonë.”
Pastaj ne u betuamë një e nga një se do jemi ndjekës të Jezusit dhe se jetën ja falnim Atij. Eriku dhe Keni ishin jashtëzakonisht të gëzuar, ata sa nuk fluturonin prej kënaqësisë dhe mua më bëhej zemra mal që djemtë e mij po hynin në një rrugë të ndershme, të drejtë dhe të bekuar, larg kotësisë, vulgaritetit dhe krimit të botës ordinere.

Atë dita qava nga gëzimi se shpirti im dhe i djemëve të mij po merte një kuptim të ri dhe të pastër për rrugën e jetës që kishim përpara.
Para se të hynim në ujë Xhorxhi na mësoi rregullat e pagëzimit.
“Në pagëzimin e Krishter, një person para se të pagëzohet duhet të përmbushë dy kërkesa: e para, duhet të besojë në Jezus Krishtin si Shpëtimtarin e Tij dhe e dyta, duhet të kuptojë se çfarë përfaqëson pagëzimi.
Nëse një person e njeh Zotin Jezus si Shpëtimtar, e ka kuptuar se pagëzimi tregon një hap bindjeje për shpalljen publike të besimit në Krishtin, dhe dëshiron të pagëzohet – atëhere nuk ka asnjë arsye për ta ndaluar një besimtar të pagëzohet. Sipas Biblës, pagëzimi është thjesht një hap bindjeje, një shpallje publike e besimit në Krishtin si i vetmi Shpëtimtar. A jeni gati për ndryshimin? ”
Të gjithë ju përgjigjem me një gojë “Gati” dhe “Haleluja!”
Lejova që djemtë të pagëzoheshin para meje. I pari hyri Eriku. E futën në ujë dhe Xhorxhi thirri, “Të pagëzoj në emër të Atit, të Birit dhe Shpirtit të Shenjtë!”. Duke dalë nga ujë Eriku thirri, “Jezus jam i yti! Merreni jetën time dhe drejtojeni ashtu siç doni ju!” Duratrokitje dhe përqafime. Fytyra e tij shkëlqente dhe djali ndihej vërtetë shumë i lumtur. E përqafova dhe putha.
“Erik, shko dhe shikoje fytyrën në pasqyrë se sa shumë të shkëlqen. Shpirti i Shenjtë ka erdhur tek ty.”
“Babi, e di. E ndjej. Haleluja!”
Më pas hyri dhe Keni. U bë i njëjti rit dhe pasi ai doli nga ujë tha fjalë kaq të mënçura sa të gjithë qamë.
“Perëndiu im! Biri jot më hapi sytë t’ju shoh. Sa i bukur dhe i mirë jeni o Zot! Ju dua për tërë jetën time. Merreni zemrën time dhe bëjeni të rrahë me pulsin tuaj! Jam i juaj përjetë!”
Më pas hyra dhe unë dhe mora pagzimin e Perëndisë duke thëne vetëm tre fjalë, Jezues jam yti. Ndihesha akoma jashtëzakonisht i emocionuar prej djemëve të mij.

Bllasfemi & Mrekulli

I frymëzuar nga Bibla dhe i mrekulluar nga Perëndia nuk më rrihej pa jua servirur këtë mrekulli shokëve. Ndihesha i lehtë, i papërtuar, i freskët dhe i dashuruar me të gjithë. Gjëja e parë që fillova të bëj ishte kërkimi atyre shokëve me të cilët isha grindur për gjëra që tashmë më dukeshin fare banale. I takova dhe i përqafova si vëllai vëllanë. Zhduka njëherë e mirë nga shpirti im tërë fyerjet por jo mirësitë që më kishin bërë. Inatin që është si një natë sterrë e zezë, pa hënë e yje, e zvëndësova me dashurinë e cila është e durueshme; plot mirësi; pa smirë, pa krekosje, që sillet në mënyrë të hijshme dhe që asnjëherë nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Motoja ime tash ishte se, bëje një gjë me tërë fuqinë e shpirtit. Kisha parimin nëse, bën me tërë dashurinë e zemrës duke besuar tërsësisht se e bën, ajo do të bëhet edhe sikur të jetë një mal i tërë për të lëvizur.
Shokët më dëgjonin paksa të habitur me ndryshimin tim total. Shumica më jepnin të drejtë në ato çfar thosha por kishte edhe nga ata që nuk deshën të më dëgjojnë dhe për më keq në një rast, në rastin e Ronit, dëgjova sharje, fyerje dhe bllasfemi!
Fare i qetë ju drejtova Ronit se, e keqja dhe qielli s’kanë fund, se Ironia, tallja, fyerja,…burojnë nga një shpirt i shëmtuar. Megjithatë Zoti na fal nëse pendohemi.
“E kush është Zoti?! Ik ore pirdhu me gjithë atë Zotin tënd!”
Ishte reagimi brutal i tij. Ju afrova dhe i vura dorën në shpatulla.
“Ron! Je një djalë i bukur, je i fuqishëm, je i zgjuar…Të mungon vetëm diçka që është gjithçka, të mungon besimi që të bëhesh edhe i mirë…”
“Po ik ore na ler rehat se nuk besoj unë në ato përralla…!”
“A mund të të bëj një pyetje?”
“Bëje por Zotin mos ma zer në gojë!”
“Për ty s’ka Zot, e di. Përderisa nuk ka zot, sipas teje, pse ti e fyn atë që nuk ekziston?”
“Të thash mos ma zer më në gojë atë ha…!” përdori një fjalë aq të fëlliqur sa s’ka penë normale ta shkruajë.
“S’mund të rri dot pa ta thënë një gjë. Më vjen keq për ty. Ti nuk e kupton këtë keqardhjen time. Do t’i lutem Perëndisë për ty. Do t’i lutem të të ruajë e të të falë. Zoti ekziston, bile Ai është edhe këtu midis nesh! Marrëzia jote po të çon drejt fundit tënd tragjik!” Rashë në gjunjë dhe ju luta Zotit ta shpëtonte dhe i bindur në shpëtimin e Ronit e falenderova Perëndinë.

Nuk u ligështova aspak me Ronin pasi e dija dhe e ndjeja se dashuria e dhënë nga Zoti nuk ligshtohet kurrë. Kisha besim në faljen dhe kthesën që Ai do ti bënte zemrës së Ronit tepër mëkatar, e cila nuk vonoi as pesë ditë nga bllasfemia që ai bëri!

Ndërsa përgatitja avionin për fluturim vjen një nënoficer me vrap drejt vëndqëndrimit të skuadrlijes dhe duke gulçuar thërret, “E vranë Ronin!” Më ra çelsi nga dora.
“Si?! Ç’far ka ndodhur?” e pyeta.
“Në Gjadër, është vrarë Roni!”
Ishte shumë i tronditur dhe nuk na sqaronte dot asgjë tjetër.

E lamë punën dhe rendëm drejt klubit të Gjadrit. Kur arritëm atje Ronin e kishin marrë me abulacën e regjimentit dhe e kishin dërguar në spitalin e Lezhës pasi akoma ishte gjallë megjithëse ishte qëlluar me plotë 60 plumba, nga dy automatik Kallshnikov me nga një karikatore plotë secili!
Nga një shoku i Ronit, që ishin bashkë, morëm vesh se çfar kishte ndodhur.

Roni me shokun e tij po pinin nga një fërrnet kur në derë hynë dy gjadrasorë të arrmatosur dhe dhanë urdhër të dalin të gjithë jashtë me përjashtim të Ronit. Të gjithë dolën me njëherë. Shoku i tij kur doli jashtë dëgjoi dy fshatarët ti thoshin Ronit se, “Qen! Je dënuar me vdekje në emrin e nderit të familjes tonë!” Roni j’ua ktheu fare i qetë se, “A i keni hapur edhe dy varret tua…?” pa arritur të mbaronte fjalën e fundit, u dëgjuan dy kallashnikovët të qëllonin pa ndërprerje për gati një minutë. U dëgjuanë thyerje pjatash dhe xhamash, karrikesh dhe tavolinash dhe më pas qetësi e plotë. Të dy vrasësit ikën me vrap. Ndihej vetëm era e barutit. Kur shoku i Ronit hyri brënda për të parë Ronin të cilin e mendoi të vdekur, pa se ai lëvizi një këmbë dhe atëhere ai lajmëroi abulancën e reparit e cila erdhi sa kaq.

Pas rreth dy orësh, morëm vesh se Roni ishte gjallë dhe se një helikopter e shpuri në Spitalin Ushtarak në Tiranë për trajtim më të kualifikuar. Na thanë se në trup kishte mbi tridhjetë e pesë plumba por asnjë nuk i kishte prekur organet jetike! Morëm vesh se kishte të thyera nofllën e poshtëme, pesë brinjë, këmbët dhe duartë, si dhe barkun, kofshët, etj.
Restoranti, për disa orë, dukej sikur ishte kasapanë ku ishin therur disa dhjetra kafshë dhe ku akoma ishin disa litra gjak që i kishin dalë Ronit nga plagët e shumta që kishte marrë.

Me Ronin takohem pas një jave kur shkova dhe e vizitova në spital. I shpëtuar mrekullisht!
“Ti Agron ke erdhur të më shikosh?!”
“Po, pse mos vija?! Shyqyr që shpëtove…”
“Tërë kohës të kam menduar ty dhe Zotin tënd…”
“Ai është Zoti ynë.”
“Po. Ai është edhe Zoti im. E falenderoj dhe tash e besoj se paska një Zot. Kur u përmenda, pas plumbave që hëngra në trup, gjëja e parë që më erdhi në mëndje ishin fjalët tënde kur më the se do ti luteshe Zotit të më falte…Të kujtohet?”
U ngrit me vështirësi nga krevati dhe u ul në dysheme.
“Afrohu!” më tha.
Ju afrova. Më kapi dorën me duart që i dridheshin, ndoshta nga dhimbja, mi puthi, pastaj ra në gjunjë para meje.
“Jo Roni! Mos mu lut mua por Zotit tonë.”
“S’kam surrat t’i drejtohem Atij të Madhërishmit!”

Agim Bacelli

loading...

Komento!

loading...