Home / POEZI / Pa ty s`mund të Jetoj
loading...

Pa ty s`mund të Jetoj

PA TY S’MUND TË JETOJ

-bashkëshortes pa kufi…

Roli i mblesit u venit,
Që në takimin e parë,
Dashuria jonë u ngjit,
Kurrë për të mos u ndarë.

Trëndafilat e kuq të dashurisë,
Me puthje të zjarrta i zvendësum,
Për të bardhët e pastërtisë,
Shikimet në çast kryqëzuam.

Themelet e dshurisë sonë,
U hodhën në ditën Shën Valentin,
Ndaj muret që ngritëm më vonë,
Durunë tërmetin në shpërthim.

Martesa jonë do merrte nderë,
Nga Shkurti katërmbëdhjetë,
Ku ta dinim ne atëherë,
Se rinia kishte festë.

Modeste dasma jonë,
E madhe dashuria,
E tregoi koha më vonë,
Kur më ra fatkeqësia.

“Besnik të paepur të qëndrojmë,
Në të mirë e në të keq”,
Këtë betim para Zotit s’e bëmë,
Nëse ndonjëri nga ne, ngelej fatkeq.

Pa dashur trokiti i ziu fat,
Pas dy vjetësh të martuar,
Kjo sentencë shpejt u mat,
Dashurinë për ta dëshmuar.

Kur arrita të kuptoj,
Se pa ty pranë përherë,
Jo, jetën s’mund ta kaloj,
Dhimbshëm e kam ndierë.

Adoleshencën sapo kishe kaluar,
Llogjikë gjysheje firmuar,
Nga disa dëshira ishe privuar,
Për vite të gjata qe shkruar.

Ҫast i dhimbshëm për mua,
Kur teshat e trupit m’i ndërron,
-Them jetën tash s’e dua,
Vetëm vdekja më shpëton.

Dhe ti vjen pa përtesë,
Në sytë e mi hallin kupton,
Unë shkrehem në dënesë,
Kur ëmbël më përqafon.

Ka çaste që në shtëpi s’je,
Me imazhin tënd unë jetoj,
Mundohem ankthin poshtë ta ve,
Deri sa në derë të të shikoj.

Si rrezja e mëngjezit,
Shikimi yt më ndrin,
Puthja jote e ngrohtë,
Akullin e zemrës shkrin.

Ti më ngjan sot Helenë
Unë Paridit dot si ngjaj,
Për të të sjellë lumturinë,
Një ushtri të tërë do çoj.

Tek zoti njerëzit besojnë,
Për të bërë mrekulli,
Për mua zoti e perëndija,
Je ti dhe vetëm ti.

Nga Jeton Muçollari

loading...

Komento!

loading...