Home / LAJME / PERSONALITETE / Oratorja bilishtare, artistja e fjales artistike, Valentina Diko
loading...

Oratorja bilishtare, artistja e fjales artistike, Valentina Diko

ORATORJA BILISHTARE,,
…letrarja znj.Valentina Diko, qëndistarja e talentuar e fjalës artistike .

Devolli dhe qyteti i Bilishti ka shumë gra e vajza te talentuara,me shpirt artisti e poeti.Po znj.Valentina Diko,shquhet midis tyre ,është një grua e thjeshtë por e ralle,popullore e modeste.E patëm takuar pa ikur në Amerikë si gjthë vajzat e gratë mikesha bilishtare,familjen e saj.Por më shumë e njohëm nëpërmjet prinderve te saj devollinj, te shkelqyer, puntore te ndershem,Skenderien nga Kapeshtica , punëtoren koke ulur te punishtes leshngjyraosjes,te atin e saj ,te ndejrin te pahruarin, Feti Bylykun nga Tresteniku,,Fillerojtesin e postestelegrafes te qytetit të Bilishtit,te paharuarin,heroin e pa shpallur,”Deda” i Bilishtit,po ju kujtohet filmi “Rruge te bardha”..

Bisedonin shpesh me të kur ishim ne Connecticut ,ai na fliste me modesti dhe nuk ankohej,qe te thoshte se kemi qene te persekutuar .
Mbi ta rendonte një gur i rëndë në biogafi qe i shtypte e i mbante te ndrydhur,qe atyre si dhe Valit,te bijës, ju privua e drejta e vazhdimit ne shkollat e larta,afëtsite dhe talenti i tyre,sepse kishin hallon e tyre ,bashke me te shoqin të “aratisur” ketu ne Amerike,Myzejenin me Fidai Manelli,te cilet jo vetem ishin miqte tane me te afert kur ishim ne Waterbury,te familjes tonë,por na ndihmuan pa u kursyer momentet e para te veshtiresive te emigrimit,kur dihet se erdhem troke nga Shqiperia..

Ne i njihnim dhe e dinim se si vajzat e djalin e vetem, si i kishin ritur me mundime,jo me bukë, por me thërime.Me shumë veshtiresi,por ata u bëne të mbare,siç ishin vete prinderit ,të rahur me vaj e me uthull nga jeta.
Me Gëzimin,apo Gesken siç e therrsim në Waterbury të Connectikut ne Amerikë ,vellain e vetëm të Valentines,e kemi pasur mik ,shok i ngushte me djalin tone, një artist DJ i talentuar, popullor,i qeshur dhe i thjeshtë.

….Ndërsa Valentinën e takuam pas dy dekadash ne Bilisht,kur shkuam vjet në Shqiperi..Ajo na befasoi.Ishte tashme ,një meso grua, serioze por shumë e dashur e miqesore,na perqafoi me mall,pas ceremonise te promovit të librit “Devolli”.Erdhi pak me vonesë dhe në dore mbante nje buqete me lule,me trendafila shume ngjyreshe që skundermonin erë livando .
-U vonova ca ,se shkova ne dyqan,por ishin shitur buqetat me lule,-na tha si per te kerkuar falje per vonesen.Pastaj na pyeti një e per nje , per te gjithe ,si ndonje Nëne e mallosur.

-Ndjehem shumë lumtur qe ju takova,dhe ju falenderoj per Librin,e kam lexuar me një frymë,..e shumë komplemente te tjera per librin , që Ne ma vjen rende t’i permendim,pasi ajo na befasoi me fjalën e saj.

Një orartore e rallë,sikur kishte zbritur nga qielli,nje zog qe kendonte e recitonte…..Kishim degjuar shume burra oratore , artistë te talentuar e të shkolluar,por kjo grua punetore, u shfaq si nje oratore e rrallë,me dhunti nga natyra,nje gjeni…No koment..
Diskutimi saj me fjalët prozë poetike,dukej sikur recitonte,tamam si Taqka,Dhimtraq Orgocka,qe ndodhej ne evenimentin tonë.Na manihiti të gjitheve ne sallë,me fjalen e saj ,gjithe ndjenja dhe emocione te papershkruara.Na mallengjeu e na perloti.
I lumtë jemi krenare me të,jo për komplimetet per librin,por per ate dhunti letrare te padegjuar ndonjeherë.

Në mes te asaj atmosfere te heshtur e te elektrizuar, të topitur të salles , ishte po ajo e gjallëroi serish,duke na u afruar me buqetën me lule, ne dore, na përqafoi si moter e vella ,e mallosur, na tha:

“- Janë trendafila të fresket nga Devolli,i keputa enkas ne kopeshtin tim,pranadaj u vonova,- u shpreh Valentina,-jane arome devolli,për t’u çmallosur me juve,si shpërblim te Librit qe na dhuruat,…..-dhe fjale te tjera, te ngrohta e gijthe epite e metafora,komplimente të sinqerta..
Ishte një takim vëllazeror,prinderor do te thoshim,,por mbi të gjitha mbrselenes ete pa pershkruar,e në krye te bashtit te kesaj ngjarje ,do te mbetej Ajo,oratorja e Bilishtit,gruaja punetore e talentuar,mikesha e librave artistike,Valentina Bylyku Diko.( kush ka deshire mund te shohi e te degjoje zerin e saj ,videon në Youtub “Luan Kalana,Panorama Bilisht”..)
Me pas njohja dhe prezantimi i saj per Ne,portretin e saj do te plotesohej,me urimet,nga mesazhet e komentet e saj, gjate leximit te krijimeve letrare ..

Ato janë fjalë origjinale,jo llustra e kortezi,por fjalë qe burojnë nga nje shpirt poetik,nga një krijuese letrare e mirefilltë. .
Më mirë se kushdo tjetër ,portretin e saj e ka skicuar,studjuesi,shkrimtari,redaktori i penes brilante devollite,z.Kosta Nake,nëpermjet vlerësimit te komenteve e fjalëve të saj, si krijime të mirefillta dhe origjinale letare,duke e profilizuar me epitetin simbolik real ,”qendistarja ” e fjalës artistike dhe e mendimit profesionist kritik letrar ,nga nje lexuese e thjeshtë, mikeshë e librave.
Keni mirësinë të lexoni komentet e saj në facebook,por edhe të shikoni videot ,diskutimet ,fjalët e saj ne të gjtha aktivitetet artistike kulturore shoqërore në qytetin e Bilishtit.

Na mallëngjeu sërish duke dëgjuar fjalën e e saj në nje Memorie për muzikantin e madh te Bilshtit ,Andrea Ballin,më shumë kemi qarë se sa e parë videon.

Nu u desh ta takonim e të bisedonim më shumë njeres shokë e miq pjesëtare të familjes,por arsnjeri s’na tha ndonjë gjë “interesante” për lexuesit,as ajo vetë, megjithëse e zbërthyem me pyetjet,nuk e lamë rehat. E dini si na tha :
-Mos u lodhni kot,jeta ime është një jetë e thjeshtë,si ajo e gjithë vajzave dhe grave punëtore bilishtare.- E lamë me kaq,ka më shumë se thjeshtësia ,modestia,mbrtëresha e bukurisë njëzore, tipike e gruas devolleshë.

Pasioni,talenti,krijimtaria,pasioni për letersinë …..Nuk na trgoi gjatë,edhe për këto nuk desh të shfaqej,por vetem na kujtoi një frazë te romancierit shqiptar ,Jakov Xoxe,nga romani “Lumi i vdekur”,…dashuria për Letërsinë për mua ,ka qënë,si ajo puna e gramit qe sa më shumë rritet, aq më shumë i shton rrënjet nën dhe.
Përmenda më sipër jo “kleçkën”,por “pykën” thërrese në biografi.Por nga ai kalvar i gjatë mundimi e vuajtje,vështiresish,do të tregoj vetem një fakt nga jeta e saj,atje ku bëri Stop,…u ndalua rruga e saj,ndoshta sot do të ishte sot ,nje poete famoze e letërsisë tonë kombëtare.
Ishte me talent në recitim në tetevjecare,edhe përrallat e gjyshes i recitonte si ndonjë artiste e madhe,por dhe me talent ne krijime letrare ne gjimnazin e Bilishtit….

-Erdhi një ditë një redaktor i gazets “Drita”,gazeta letrare me e madhja e asaj kohe,- kjo i shpetoi rastesisht duke biseduar,e ia kërkoi dorëshkrimin e poezive të saj për botim,fletorkën e saj të shtrenjtë ku shkroi poezite,vjershat e para, siç kujton ajo.Por ato s’e panë dritën e botimit asnjëherë…..

U desh te vinte demokracia që ajo të ligjëronte fjalën e e saj,prej një talenti vullkan i fshehur, dhunti qe shpertheu serish,por tashmë ë lodhur,e moshuar,Nënë më fëmijë .me njëqind “andralla”….E megjithate rëndesë te viteteve te moshes mbi supe, ajo s’ndalet, nuk rresht në krijimtari.
Sot fjala e saj kumbon si zëri i bilbilit , dëgjohet me ëmbëlsi e me respekt,e gjithandej e thërasin me emrin, gruaja “Oratore” e Bilishtit..
Portreti i saj letrar, është pjesë e jetës të saj,është si ai ushqimi,apo gatimi i një amvise nikoqire që na i servir ne lexuesve,një menu me garnitura të shumëllojshme të gjinive letrare, në prozë në poezi.Ja se çfare na tha me pak fjalë e me modesti më në fund, të mbylljes të rëfimit të saj :

..”-Kam bërë përshendetje dhe urime të veçanta në të gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike,që kam qëne e pranishme.
Bejtet kanë qenë pa fund,por as që dua ti përmend.

Kam redaktuar poezi për gazetën dhe librat me poezi te vajzes sime(dardha nën dardhë do bjerë kujtojmë ne,dhe vajza poete,Vali ,e ëma redaktore L.K.).Kam bërë fjalime të suksesshme,ashtu si Demka për shokun Zylo,nga romani i Dritero Agollit,”Shkelqimi e renia e zotit zylo”,qe kanë lene mbresa të shumta tek dëgjuesit e lexuesit e shumtë .

..”-Fjala” në dorën time,ështe si një magji, si ai brumi,që mund t’i japësh çfarë forme që dua,kulaç apo për petë bakllava,prozë apo poezi…..
…Tregimi im “Rojtari i Librarise” botuar tek “Eordea” pati jehone tek lexuesit dashamirës.

I kushtohej një librarie,që për arsye fitimi u kthye në biznes arkivolesh…..dhe një plagë dhimbjesh për letraren e aposionuar.
Aktualisht po punoj dy romane paralele, “Funerali i Luleve” ku nga një këndeveshtrim shumëplanesh ,vëzhgoj karakterin dhe diinjitetin e njeriut si dhe…. “Pertej horizontit”, nje trillër fantastiko -shkencor i përpjekjeve njerëzore për te gjetur çelsin e universit….”
….Pasi dëgjuam fjalët e saj,gur xhevair, me plot gojë mund të themi,pa e zmadhuar, që ajo ështe një gjeni e letrave,por pak e njohur,nga mediat letrare.

Duke e uruar për krijimtari të begatë,dhe e inkurajuam për botime të sukseshme,do të deshim ta falenderonim në emër të lexuesves tanë, miq e dashamirës,për kenaqesinë e madhe që na krijon,duke na ushqyer pa pushim me bukën letare të Devollit, të grave tona të talentuara artiste duararta devollesha.

Ajo ndjehet krenare me fëmijet e saj te ritur,me vajzën e saj, poeten Jonida Dikon,dhe me të brin,i cili sapo mbaroi këte vit dy fakultete njeheresh te universitetit,dhe njerin, për Gjuhe -letersi, një ënderr e rinisë së saj.
Këto ditë Valentina, ndjehej e lumtur por edhe brengosur dhe pak e mërzitur,pasi vajaza e saj e martuar,Jonida që jetonte në Itali,mbriti familisht në Amerikë duke iu realizuar një ënder e saj e fëmijerisë,ajo iu bashkua familjes së saj të madhe atje në Waterbury,të Connecticutit,shkoi pranë gjyshes,dajos dhe tezeve.

Urojme vajzën poete, mbarësi në emigrim duke i perfunduar këto reshta modeste të protretit të Valentina Dikos, të qëndistares të fjalës letrare,duke shpresuar se një ditë do te takohemi këtu në Amerikë e të bisedojmë shtuar, me lirshem e gjatë për krijimtarinë brilante letrare të një gruaje,Nenë, një”matkë” koshere bletësh qe vetëm nxjerr majtë nga goja e saj..
..Bravo Valentina!

Nderim ,mirenjohje e respekte familisht për Ju, dhe gjithe grave artiste devollesha..

Zhuljeta Kalana,
Luan Kalana,
maj 2014,Florida USA.

loading...

Komento!

loading...