Home / OPINION / Opinion (Ese) mbi lashtësinë e gjuhës sonë
loading...

Opinion (Ese) mbi lashtësinë e gjuhës sonë

Opinion (Ese) mbi lashtësinë e gjuhës sonë

Shqipja, kjo gjuhë e lashtë (1)

Hyrje

E filloj këtë shkrim të ndarë në dy kapituj të shkurtër për arsye se vazhdimi dallon dukshëm nga kjo pjesë e parë që ndoshta mund të quhet më së miri opinion se sa ese mbi një dukuri negative tonën, kurse më tutje, do të bëhet fjalë për meditime gjuhësore mbi një numër fjalesh të përngjitura, për rrënjën dhe prejardhen e tyre, të cilat vërtetojnë lashtësinë e gjuhës sonë bashkëkohore e sidomos zhvillimin e saj në një periudhë kohore tejet të lashtë (homo habilis), zënafilla e cilës, sipas disa tezave më të guximshme, shtrihet në kufijtë e para 2,2 milionë vjetëve.

Nuk di nëse janë shkruar më parë në shqip, hulumtime mbi disa elemente të prejardhjes dhe formimit të fjalëve të gjuhës sonë, ose më mirë thënë, të parardhëses së gjuhës së sotme shqipe. Të cek që në fillim, as që kam kërkuar enkas të gjejë ndonjë studim mbi këtë që dua të flas (kryesisht në vazhdimin nr. 2) në këtë shkrim timin e as synoj që ky i njëjti të jetë një studim gjuhësor. Këtu bëhet fjalë për meditime të mijat rreth krejt asaj që kam lexuar dhe lexoj kohë pas kohe mbi prejardhjen tonë e sidomos dokumente, teori e plot hipoteza gjuhësore mbi shqipen e bukur. Thjeshtë, (ishin dhe janë) hipotezat që më irritonin…, hipoteza të pabaza e ëndrrallore mbi lashtësinë e gjuhës sonë pa u zhytur me seriozitet në shkoqitjen themelore të fjalëve të lashta. Ndodh që fjalë të osmanishtes por edhe të tyrqishtes moderne, sllavishtes, latinishtes e greqishtes (helenishtes) të merren si dokument i lashtësisë së gjuhës sonë. Por ka absurd mbi absurd: fjalë që rrënjët i kanë që në formimin e e njërrokësheve të para, pa asnjë rezervë i atribuohen gjuhëve të ndryshme indoevropiane ose të tjera mbi të cilat nuk është bë aspak fjalë.

Historiku i dredhimeve dhe i marrjes së të thënave të gatshme nga studjues e sharllatanë për të vërteta dhe përhapja e tyre si shkencë, pa u kujdesur se kush dhe nga cili kënd ka shkruar, më formonte gurë në lukth. Falja me lehtësi të turpshme e fjalëve tona sllavishtes, latinishtes, greqishtes; sikur vijnë nga këta gjuhë, shkaktojnë irritimin e njeriut të rëndomtë i cili nuk ka mundësi të shkruaj, të thotë e t’i kundërvihet kësaj « shkence » albanologjike trishtuese. Thuhet se fjala Kosovë është vërtetuar, vjenka nga sllavishtja, këtë e thonë edhe gjuhtarë shqiptarë; Pollgjën e hangrëm si Pollog dhe e pranuam se është fjalë sllave! Si është fjalë sllave kur: poll, > pjell, > pjellore nga e folmja e Pollgjës (së Epërme) që përfshin fshatrat në mes Xhepçishtit e Odërit duke zbritur edhe gjer në brigjet e lumit Vardar thuhej gjer vonë e përdoret edhe ditëve tona nga më të moshuarit:  «A poll gjâ sivjet toka nga ana e juaj… ?»

Pa u këthye larg në histori, Pollgjë janë në fillim vetëm fshatrat rrëzë Sharrit duke u nisur nga Xhepçishti e gjer në trojet e fshatit Odër. Banorët e kësaj ane quhen edhe sot polljanë). Askujtë nuk i shkon ndërmend t’i quaj banorët e Pollgjës në kuptimin e sotëm gjeografik polljanë, shum e natyrshme, ata nuk janë nga Pollgja. As fshatrat anëve të Vardarit dhe as ata të ngritura në rrëzët e Sharrit në drejtim të Pirokut sikur edhe vet qyteti i Gostivarit nuk quhen dhe andaj as nuk janë polljanë (Në kaptinën e dytë ku flitet mbi një lloj specifik të fjalëve të përngjitura, që është praktikisht pjesa kryesore e këtij shkrimi, do të shohim në mes tjerash një shembull për Eoniam-in- Tetovën).

Kur jemi te toponimet si dhe në fjalorin e përgjithëshëm, studjuesë shqiptarë i marrin disa fakte nga dukuria e shkrirjes apo ndërrimit të bashkëtingëllores s në sh kur ajo është e para tek fjala përkatëse (por shpesh edhe në brendi të fjalës psh pescis – peshk) dhe pa u ndalur aspak të shkoqisin format e njohura etimologjike të kërkimit të prejardhjes së fjalës, ia ngjesin vulën latine emrave të vendbanimeve që egzistonin dhe logjikisht pra, themelimi i tyre datonte para se romakët të pushtonin Gadishullin Ilir. Nëse këta toponime i gjejmë të përmenden për herë të parë nga autorë romakë (ose helenë në raste tjera gjuhësore), nuk do të thotë aspak se vendasit autoktonë e shdnërruan s-ënë e latinishtes në sh por ndodhi e kundërta, në këto raste, latinishtja bëri përshtatjen e bashkëtingëllores sh në s (s’është vështirë të gjeni me qindra vendbanime shqiptare para kohës latine që fillojnë ose e kan në brendi por shpesh edhe në fund (në pask.) sot e gjithëmonë një sh që në shkrimet romake e gjejmë si s. E njëjta gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për toponime që gjinden të shkruara në gjuhët sllavojugore dhe tyrqishte. Shkrirja dhe sidomos tendencat e ekonomizimit gjuhësor (shkurtimi i fjalëve) është bë në të dy anët dhe këtu duhet kërkuar gjeneza e saktë e toponimës pa ra nën ndikimin e lehtësisë të marrjes së gatshme të tezave hipotetike.

Nuk do të ndalem më shum mbi toponimet sepse shkrimi im do të flet për një « zbulim » që ka të bëjë kryekëput me një meditim i lindur nga hidhërimi ndaj moskujdesit dhe nënshtrimi me vetkënaqje ndaj të thënave: „gjuhë e vjetër“, „e lashtë“, „më e lashta në botë“ e pa u ndalur t’i shoshisim „disertacionet“ e ndryshme ku në mënyra perfide na përvetësohen pasuritë gjuhësore nga të huajët, pa u ndalur t’i rradhisim veçoritë e fjalëve që sot mund t’i rendisim si themel i formimit dhe zhvillimt të kësaj gjuhe të bukur që tani e flasim janë gati të pavlera elozhet tona për lashtësi. Më së fundi, ç’është edhe më brengosëse, falen nga vet na shqiptarët me një lehtësi vetëvrasëse për kulturën, historinë dhe prejardhjen e gjuhës sonë disa të dhëna faktike të periudhës së hershme të fjalëformimit të dëndur.
Meditime drejt lashtësisë

Si do që t’a marrim, kodi gjenetik i njeriut tregon për aftësinë (dhuntinë) e tij për të krijuar (me kohë do të themi: prodhuar) zëre dhe si vijim i kësaj, për të folur në një periudhë të dhënë historike e kjo u arrit në kohën e zotësimit dhe shkathtësimit. Ai fillon të organizohet (Homo habilis) e ky fakt është tregues se në këtë kohë më kishin buthëtua zëret e para (onomatopeat). Neriu organizatif fillon poshtë-lart të artikullon nga se aftësitë e homo habilis-it për të prodhuar vegla kërkon një bashkëpunim më të madh mes tyre, një ndërlidhje aftësuese (didaktike) të tjetrit për pjesëmarrje në këtë proces të « formësimit » të diçkafit që do të përdorej për veprime të përditëshme. Pra një lloj të kuptuarit mes vete ishte i pashmangshëm për krijimin e këtyre marrëdhënieve shoqërore, e kjo shtin në mes (së paku) fjalë të caktuara për veprime të caktuara. Megjithë kompleksitetin krijues, na nuk mund të pohojmë me ndonjë siguri se e folmja e mirëfilltë egzistonte në këtë përiudhë me të vërtetë të largët. Vetë them se kjo tezë është tejet guximtare sepse shumica e shkencëtarëve (gjuhëtarë, sociologë, historianë) janë të një mendimit se fjalët e para buthëtuan ende më vonë, në kohën e njeriut plotësisht të arsyeshëm.

Të përmend këtu edhe homo sapiens-in, dhe të them se në kohën e tij nuk ishin më tepër se disa dhjetëra mijë individë. Kjo çon drejt pyetjes së prejardhjes të rreth 6000 gjuhëve. Kemi të bëjmë me një gjuhë amë (monogjeze), nga e cila lindën të tjerat me shpërndarjen nëpër troje të ndryshme të sapiensit para 60 000 – 80 000 vitesh ose:
a) me këtë shpërndarje ata ndikuan në cytjen grupeve të tjera për të folur  dhe
b) poligjeneza: aty më folej një gjuhë dhe në kontakt në mes grupeve, lindën gjuhë degë dhe me kohë, familje gjuhësh dhe nëngrupe të tyre ?

Por t’i rrekem meditimeve të mia ku për të gjetur shenja e shembuj lashtësije të gjuhës shqipe, më përhidhej një tezë e amerikanit Merrit Ruhlen i cili thot se në familjen e protogjuhëve ku përfshihen 32 dy sish, të cilat ishin në përdorim para afro 52 000 vitesh, fjala e parë e thënë do të ketë qenë monosilabja tik ose aq’wa. Pa ndërhy në atë se këto fjalë kanë mundur ose jo t’i kenë mbijetuar aq shum vjetëve, do t’i drejtohem shqipes së sotme ngase fjala tik në shqip do të thotë gisht që faktikisht çon drejt rrënjës së lashtë TIK (lat. digitus, gr. δάχτυλο që poashtu çojnë drejt të njëjtës rrënjë). Fjala ak’wa ka gjithashtu shum mundësi të ketë evoluar dhe sot na kemi ujë që fonetikisht lidhet me shkrirjen « ekonomike » të ak dhe dhe sjell: ‘ua > uja > ujë.

Nuk do të zgjërohem momentalisht më shum në përcaktime kohore dhe krahasime sepse, si që përmenda më lart, ky shkrim ka të bëjë me meditime dhe jo hulumtime nga autorë të ndryshëm të cilët permenden këtu vetëm si kompletim anësor ngase dokumentimet (tezat) e mia janë të një natyre tjetër. Unë i qasem fjalëve të lashta që sot në gjuhën shqipe janë të gjalla, në përdorim të përditëshëm por në formë të përngjitur dhe kjo enkas me sekuencën ng, të cilën në raste të ndryshme të mëvonëshme e gjejmë edhe me g-ënë e shkrirë kur punohet për fjalë që nisin me zërin gj si psh. gjall/ë – n-gjall/ë.
Unë në vijim do të tentoj të gjejë rrënjën e mirëfilltë të fjalës së përngjitur sepse është kryesisht kjo që çon drejt shekujve të kaluar.

Gjejmë sot një renditje ng fillestare (në krye të fjalës) por që nuk është në asnjë moment digram si në rastin e shum gjuhërave në botë, sidomos atyre indoeuropiane. Nuk kam njohuri se ndonjë gjuhë tjetër ka më shum fjalë në repertoarin e vet se sa gjuha shqipe ku ng është nismëtare e posaçërisht të fjalëve njërokëshe. Akoma më karakteristike është se këto fjalë, historikisht shiquar, janë të përngjitura por duke ruajtur gjithënjë statutin njërokësh e kjo është specifika e gjuhës shqipe e ruajtur me mijëvjeçarë! Së pari për sqarim fonetik, do të përmend se kemi edhe në anglisht këtë rend që gjindet në vënde të ndryshme të fjalës dhe shqyptimi është tejet i përafërt me gjuhën tonë (finger), kurse në shum gjuhë sllave shqyptimi është plotësisht i njëjtë sikur në shqip por ato fjalë, janë të huazuara nga gjuhë të huaja (bingo, gong, ring…) dhe që poashtu gjindet e shpërndarë në vënde të ndryshme të fjalës E njëjta vlen edhe në tyrqisht: rengli, mangall…
I përmenda disa shembuj nga gjuhë të tjera me qëllim të pasqyrimit të dallimeve me rendin (në lat. sequentia – vijim, rend) e bashkëtingëlloreve në fjalë. Duket mirë se aty nuk kemi të bëjmë me raport lashtësije sikur që është rasti me shqipen, të jetë ajo vazhdim thrako-ilir apo si që e shoh unë, vazhdim i një të folmje shum më të lashtë por të papërcaktuar gjer më sot.
NG është rend i bashkëtingëllores hundore n dhe qiellëzores shpërthyese g që anatomikisht dhe shpirtërisht shiquar përbëjnë, secila në vete shprehje emocianle dhe reakcione të «dorës së parë» të njeriut primitif. N-ëja e shkurt, me nazalitet të shterur, dhe shtërngim të nofullave, shpreh mosaprovimin e një të bëme, refuzon një shërbim, shoqërim por edhe tërhjek vërejtjen ose ndalon një veprim të tjerëve. Shpërthyesja g, më së miri do të jetë përdorur për shprehje kënaqsije dhe gëzimeve të vogla duke e përsëritur të bashkuar për disa herë sipas rëndësisë që i jepej ndodhisë e cila i lënte përshtypje. Në raste kur g-ëja përfundonte me përmbyllje, pra duke humbur nga zëshmëria, ishte shenjë e moskënaqsisë, gjente diçka si të tepërt, monotone.

Këta dy bashkëtingëllore duhet të jenë të nxjerra nga goja e njeriut në të njëjtën periudhë me zanoret a, e, o, u; grykoren h, buzoret f dhe p me të cilat u formuan onomatopeat e njeriut primitif.

Shqipja, kjo gjuhë e lashtë (2)

Si erdhi deri te bashkimi i n me g dhe si u formuan fjalët njërrokëshe

Gjer më sot, në gjuhën shqipe studimet etimologjike kanë devijuar duke iu ngjitur pa asnjë kontroll (kryesisht) latininishtes dhe greqishtes. E gjej disi të natyrshme këtë anim sepse është shum lehtë të gjinden studime, teza e hipoteza në këto gjuhë dhe me këtë, është anuar nga e lehta; aty janë marr shumë teori dhe janë ndërlidhur me shqipen, përsëris, kjo lidhshmëri është bërë traditë dhe nuk nguron përherë ta merr si udhërëfyese njërën apo tjetrën gjuhë duke anashkaluar hulumtimin autokton në lashtësi…, në lashtësi të plotkuptimtë, duke u zhytur në protogjuhësim por edhe në kërkim të një gjuhe amë, me përvijim gjer në klithmat e para të njeriut e sikur thotë një teori angleze, të kërkohet gjer tek Hava dhe Ademi (Gjuha Adamike).

Në fillim të fillimeve, njeriu dëgjoi zërin e natyrës të cilin e imitoi aq sa kishte aftësi të riprodhimit të ngjyrërave të zërit. Por kjo është vetëm atëherë kur ai arrinte moshën e komunikimit. Nuk don asnjë arsyetim paraprak se foshnja e posalindur lëshonte zë, ajo qau posa erdhi në këtë botë dhe me këtë, zanoret ishin më të njohura për parardhësit. Zanoreve egzistuese i u bashkangjitën në të njëjtën periudhë bashklëtingëlloret më të lehta, ato që njeriu i dëgjonta nga frymëmarrja e vet (dhe të tjerëve). Kjo çon te bashkëtingëllorja h, që nuk kërkonte asnjë aftësi artikulimi sepse prodhohej vetvetiu nga frymëmarrja. Mundësitë janë reale që arabishtja t’i ketë ruajtur tri lloje të h-ësë (ﺡ- ha, ﺥ – hi , ﻩ – he). Që nga kohët e ndarjes nga trungu amë, 3 – 5 shekuj para Mbretëreshës Saba dhe fiseve të zhdukura arabe, A’ad e Tamud që janë pasardhës të Iramit i cili është njëri nga djemt e Profetit Nuh.

Të këthehemi tani te zanoret dhe kuptimet e para që sot i gjejmë më së shumti në gjuhën shqipe. Fondi i këtyre fjalëve është aq i pasur sa që çdo krahasim me gjuhët tjera që pretendohet të jenë « më të lashtat », bëhet i pakuptimtë. Ata janë, s’ka mëdyshje, të lashta por nuk mund në asnjë moment të pretendojnë se janë më burimore se shqipja. Pse ?
Fjalët e para që sot i gjejmë në gjuhën tonë në formën më të ngjashme me vet lindjen e kuptimit janë me qindra. Do të ndalem në këto meditime nëpër kohët primitive duke i zgjedhur fjalët që fillojnë me dy nga bashkëtingëlloret më të hershme që njeriu i prodhoi në të njëjtën kohë me zanoret. Do të flas për zërin n dhe g të cilët i nxorri njeriu si nevojë për të ju dhënë kuptim më të plotë dëshirave dhe emocioneve në përgjithësi me anë të një të folmeje pa sintaksë, që unë preferoj ta quaj e folmja parasintaksore.

Zëri O, shiquar në aspektin natyror të egzistencës së njeriut, është i lidhur me relacionin amëror dhe në përgjithësi familiar, ndaj pa dyshim u përdor i veçuar nga zanoret e tjera si thirrje e thjeshtë, si kuptim dhe me ndryshimin e ngjyrës e nyancimeve në të shqyptuar, merrte kuptimin e caktuar në situatë të caktuar. Natyra thirrëse e këtij zëri u ndërlidh me gjestin pyetës dhe habitës (a s’dëgjon?!…) e prekjes së veshit në raste kur mungonte përgjegja apo më mirë thënë reagimi i tjetrit dhe me kohë, u krijua fjala (folja) o (dëgjoj) duke dhënë mandej formën e përgjegjes ou ose oi për të arritur kështu, te bashkimi mke bashkëtingëlloret që lajmonin rrezik, kujdes, mbrojtje, sulm si dhe në raste të zgjatjes e përngjitjes me zanoren apo gjysëmzanoren ë, shprehte gëzim ose thënë shkurt, shprehte mospranim, mosdakordim. Përgjigja ou ose oi dha nërën ndër fjalët e para abstrakte që do të thoshte dëgjim. Metej, me përngjitje të « klithmës » shumkuptimëshe ng dhe o-së u krijuan fjalët e para të komunikimit dinamik duke krijuar kështu shprehje që lidhen me relacionet fillestare të njeriut të quajtur primitif, fjalë të cilat ruajtën rrënjën e tyre mijëra vjeçare gjer më sot e këtë e gjejmë më të përhapur në gjuhën shqipe andaj them se në periudhën e lulëzimit të komunikimit e gjer para 2000 -2500 vjetësh, gjuhërat e tjera huazuan (dhe mësuan) fjalë nga paraardhësja e jonë.

Se o-ja muar kuptimin dëgjoj, dëgjim mbështetet edhe nga fjalë tjera që kanë të bëjnë drejpërsëdrejti me zërin si që janë:
oi > goi > goj, sot GOJË dhe folja goj –gojoj-flas, që akoma në fund të shekullij XX përdorej dhe kishte kuptimin (bashkë)bisedim si dhe në kontekst tjetër: fjalosje (« u gojasën »);
zô > zâ (zë) ;
dhe fjalët me karakteristikë thjeshtë shqipe që u ruajtën vetëm në këtë gjuhë gjer më ditët e sodit të të folmes moderne: ngo – dëgjim-dëgjoj ngo(i)j – ngojoj- flas- përflas dhe më vonë, në kohën e shtëpijëzimit (zbutjes) së kafshëve dhe shpikjes së pajisjeve për mbarëvajtje të tyre u krijua fjala ngos – ngosë (frê) që poashtu përdoret edhe sot (ngosë, ngosa f. sh. a -at).

Këto meditime janë prodhim i një gjatësije kohore dhe jo « shpikje » e rastit. E them këtë për të paralajmëruar lexuesit se nga o-ja që po ju flas, pa dyshim se me zënien vënd besimi (ose bestytnitë do të thoshte dikush) në psikologjinë e njeriut u krijua fjala ZOT. Spjegimi vjen gati vetvetiu : o – dëgjim / dëgjoj që më vonë solli zô –morra (thirrjen), dëgjova, për të ardhur tek përemri arkaik t – ti, që e përngjitur (digresion: shqipja me arabishten dhe greqishten është një ndër gjuhët më të pasura në botë me fjalë të përngjitura) jep ZOT. Shumë më vonë, Helenët e huazuan (dhe e përvetësuan) këtë fjalë duke ia përshtatur gjuhës së vet kur e emëruan Zotin e tyre kryesor si Zeus. Nuk kam njohuri nëse kjo fjalë u huazua dhe u tejzgjat edhe tek popuj të tjerë si psh. reformatori religjioz Zaratustra për të cilin ekspertët thonë se jetoi para 3200 vjetësh (pers. زرتشت. gr. Ζωροάστρης, int. Zoroastre e Zarathoushtra) dhe përkthejnë emrin e tij gabimisht në Ylli i Artë. Përkthimi i saktë ështe Ylli që Flet (Ylli që bë Zô- Zôni i Yllit ).

Në idhujtarinë e parardhësve tanë u krijuan edhe perëndeshat, por kjo i takon një periudhe të mëvonshme të historisë kur më e kishim fjalën zâ që evoluoi nga zô kështuqë perëndesha e « lindur » u quajtë Zâ-na (na dëgjon).
Para se të vazhdoj më tutje do të vë në pah se o-ja e lashtë që dha në gjuhën tonë ngoj, në latinisht nuk egziston fare. Nëse shqipja huazoi nga latinishtja fjalën dëgjoj ajo u bë nga ndonjë snobizëm i klasave të privilegjuara nën okupimin romak (nga audiens – dëgjoj), dhe nuk ka të bëjë aspak me lashtësinë që trajtohet në këtë shkrim. Për më tepër, audio – audiens së pari është me prejardhje nga o-ja që flas unë e që u mësua nga të parët tanë dhe me kohë në latinisht erdhi gjer tek audiens të cilën mandej e adaptuan ilirët e okupuar në: dëgjim ; dëgjoj.

Sa i përket greqishtes, fjala ακοή qëndron më afër zanafillës mirëpo është dy rrokëshe e kjo flet për përngjitje më të vonshme por kjo nuk e largon aspak nga rrënja fillestare e marrur nga gjuha amë e shqipes së sotme.
Para pellazgishtes

Përderisa shum shkrime rrotullohen rreth pellazgëve, thrakëve, ilirëve dhe gjuhës së tyre si vazhdimësi të prejardhjes së gjuhës së sotme, unë kërkoj lidhëshmërinë e gjuhës së sotme me fillimet e kohës kur njeriu « meriton të quhet njeri » ose thjeshtë, me lindjen e tij të plotëkupimtë që në të vërtetë është animi im nga teoria monogjeze që do të thot se rreth 6000 gjuhët e folura sot kanë një prejardhje. Natyrisht që me këtë, hedh poshtë teorinë e poligjenezës e cila më duket ireale ngase krijimi i njeriut, për bindjet e mia si edhe shumicës në botë, është hyjnor e kjo na çon te Ademi (Adam) dhe Hava (Eva). Me shpërndarjen e pasardhësve të tyre, në vitet shumë të vonëshme, fillon ndarja në degë e nëndegë që për provë kemi ditët e sotme ku zhduken por edhe krijohen gjuhë (dialekte, të folme, fjalë të reja…)

T’i këthehem tani pikës c) dhe të vazhdoj me esencën e meditimeve dhe tezës sime për lashtësinë e gjuhës shqipe. Më poshtë do të rradhis disa të dhëna që vërtetojnë në mënyrë të paluhatshme të dhënat e mia mbi shqipen gjuhë ëmë e të gjitha të tjerave, ose së paku, gjuhë e cila ruajti më së shumti elemente të një lashtësije mijëravjeçare.
Fjalët që do t’i rradhis më poshtë, i quaj të përngjitura me arsyetimin se rendi i bashkëtingëlloreve n dhe g (ng) u përngjit me zanoret e para të asaj periudhe dhe kështu buthëtuan kuptimet më të plota me të cilat njeriu nis përdorimin e fjalive. Përkujtoj, fjalët e mëposhtëme përdoren edhe sot në gjuhën shqipe ku disa kanë pësuar ndryshime të vogla por duke e ruajtur rrënjën fillestare historike.

Këto kuptime (fjalë), së pari dalloheshin nga njëri tjetri me ngjyrën e zanores të cilat unë do t’i jap me theks të rëndomtë e jo me transkripcion për shkak të lehtësimit dhe afërsisë me të gjithë lexuesit:
ng-a >
prej, ku, kah, Theksohej sikur a-ja e sotshme e rëndomtë e pa akcent;
ng- á(t) >
afër -afroj,
ng-à >
vrap-oj, nxitim-nxitoj, shkall-oj(s), largim me të shpejtë, ikje por edhe: smadhim, përforcim, shtim të gjësendeve dhe ndërmarrjeve, (akcioneve) ngucje
si dhe të mëvonëshmet
ng-a-rend
që në një mënyre është pleonazëm sepsa ngà – nxito, vrapo dhe rend gjithashtu nxito, vrapo dhe antonimi i nga-rend, Ng-a-dal ; dal-dale dhe përsëri pleonazëm,- dal-nga-dale ;
ng-â dhe ng-á >
kohë
ng-e > arrítje – arrí/j në disa vise përdoret akome me g të shkrirë (e pallatalizuar) në gj : ngje(j)(h), ngjeu ; ngac,- arríj, kap, marr
ng-e-k >
përcjellja e ushqimit, kapërdij
ng-ë-k >
vështirësi gjatë kapirdirjes;
si dhe të mëvonëshmet: ngëllk – përcjellja e ujit; ngërpí, ngrënie e shpejt, urí e madhe
ng-í (ng-î) >
i ngrënë, (i) ngopur
ng-u-c >
ngacmim, shqetësim, irritim, prishje rendi dikuj ose diçkahit.

Më të vonëshmet:
ng-ë-rk >
përmbytje
ng-a-rdh >
mbrojtje, me kohë kemi gardh nga e huazoi latinishtja (gard – rojë (mbrojë)

Më poshtë do të rradhis disa fjalë që ruajtën këtë rrënjë edhe sot (ng) por që janë më të vonëshme, të them me lashtësi duke filluar nga para 20 000 vjetësh e këndej. Mos të harrojmë se këto fjalë kanë egzistuar pa asnjë dyshim gjatë periudhës që përmend kur të kihet parasysh se qendra të qytetërimit të mirëfilltë me lashtësi dhjetë dymbëdhjetë mijë vjeçare janë zbuluar viteve të fundit që e shtynë me mileniume kuptimin dhe njohuritë tona mbi evoluimin e kulturës dhe shoqërisë humane. Në Göbekli Tepe (Kodra me Kërthizë) të Turqisë, gërmimet vërtetuan këtë qytetërim dhe treguan se njeriu njihte atëherë ndërtimtarinë e mirëfilltë, prerjen dhe gëdhendjen perfekte të gurit si dhe artin gëdhendës mbi. Për të ndërtuar këto qendra duhej pjesëmarrja e rreth 500 vetëve në të njejtën kohë, që tregon se në këtu, një shoqëri e qytetëruar funkciononte e për këtë duhej patjetër një fjalor i pasur për komunikim. Nëse këto arritje i takojnë kohës së lartëpërmendur, atëherë sa mijëra vite iu dashtën njeriut të filloi ndërtimtarinë, gëdhendjen si dhe raporte të tjera ndënjerëzore që kërkonin dialog, mësim, nisma të përbashkëta…

Ja edhe fjalët me dy e më tepër rrokje:

  1. ng-arkoj etj me rradhë
  2. ng-allis(t) (allis – cys, nxis)
  3. ng-a-rend (rend – ec, shkoj)
  4. ng-a-dhënjej (dhënjej, njgjej, arrij, fitoj)
  5. ng-a-herë ( që moti)
  6. ng-a-ndo-nj-herë
  7. ng-a-një-herë
  8. ng-ër-qeshj-e,a (zgërdhimje)


Në këtë punim i kam rradhitur vetëm fjalët e përngjitura të cilat egzistojnë edhe veçmas, pa rendin ng dhe ng-a. Natyrisht se këtu mund të rradhiten edhe shumë fjalë të tjera por nuk kam njohuri mbi kuptimin e ndarë ndaj u abstenova nga rënditja e tyre në këtë shkrim.

Nga:Reis M. – Ramçe

loading...

Komento!

loading...