Home / POEZI / Nusja me vjeren, ranë në dashuri
loading...

Nusja me vjeren, ranë në dashuri

Nusja me Vjerën…. ranë në dashuri

humor tragjik…
&
Nusja me vjerën,ranë në dashuri
lidhën besën për së gjalli
mos marrë vesh njeri,
të mos shajnë njëra tjetrën,
pas nje viti meri, plasën,
dhanë e ndanë,panë e ç’panë ,
me hir e me pahir,
ranë në dashuri…
&
Kur mori vesh mëhalla,
e dinte e tërë dynjaja,
“Klan” dhe “Ora news”
u çanë më dysh me lajme,
në Facebook u gojosën,
gjersa u nxorën ujë të zi.
&
-S’ka më vrasje në TV,…-
lëvizi fëmija nga barku,
u thye dhe bardhaku,
u bë qameti
“-Nuset ranë në dashuri,
për vjerat do të bëhen fli…”
&
Avazi pëshpësheve gurgullonte,
Nuset një front, më një anë,
s’lanë fjalë pa sharë ,
“faki” në englisht,pa le shqip,
kësaj here pa zarar,
i nxorën vjerat në pazar..
&
Vjerat vunë tellallë,
mbledhur sokakve si ushtarë
“-Nuset s’mbajnë me brekë,
djemve tanë ia venë në kokë
t’i mbajne qeleshe si dybekë”.
&
“-Ne kemi lidh besën,tash e tutje,
të mos shajmë me njera tjetrën,
do themi vetëm ç’kemi hequr,
tani do të përgjërohemi,
deri në var për vdekje,
si Romeo me Zhuljetën…
&
për “dashurinë” tonë të shtrenjtë,
përherë në buzë do puthemi ,
bota le të çmëndet,
deri ne ekstazë,…
aq do të duhemi ?!…
&
Një ditë,s’kishte më turp ne botë,
i panë të shtrira në dysheme,
një herë i hipte mbi gjokset vjera,
nusja në qafë e kafshonte,
i qe ngjitur sipër e s’e leshonte…
&
Fërkoheshin e rënkonin,
përdridhnin këmbë e duar,
i grisën robat më thua,
aq sa u bënë limua.
&
U lodhën,nxorën gjuhët jashtë,
s’kishin më takat për jatak,
nga goja u dilte shkumbë,
gjersa u jargavitën,..
&
-E dini ,moj gra, c’kish ngjarë,
le ta marrë vesh bota mbarë,
si do t’ja bejmë,u tha dermani,
s’ishte parë e s’ishte dëgjuar,
ndukën mishtë ne faqe,sytë poshtë,
-Po bëjnë gratë “seks” ,mallkuar qoftë,
ptu,ptu moj dit zeza,turp pa lezet.?!..
&
…………………………………………
Nusja me Vjeren, ikën për lesh,
..kishin mbytur njëra tjetrën ,
mos qaj e as mos qesh ..?!

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...