Home / POEZI / Nuk ishte Sula për Shatë
loading...

Nuk ishte Sula për Shatë

NUK ISHTE SULUA PER SHATE

Sulo Ago, bitinari
dikur, ne kohe te Enverit
ishte shofer pararoje
i dalluar,ne tabel’ te nderit

me Saurel e me Tater
Ne Fierze,ngrihej centrali
mbushte digen me argjile
I palodhuri,Sulo djali

por malli e morri per vendlindjen
per Bitincke,e per Devoll
per mbremje,ne vatren e kultures
de fusha, te loze futboll

te kendonin serenata
e te dilnin per piknik
hau-hiu,shko de Baban
kiu-fiu,gjer de Vernik

e na vjen Sulua me leje
nje muaj pushim ne fshat
si hengren pine, e kenduan
i keput nje gjume, ne krevat

por, pa zbardhur dita mire
therret i jati,si i marre:
-Ngreu Sulo, merr shpejt shaten
dielli te na zere,nd’are

duhen prashitur fasulet
dhe uje duan patatet
dhe nga dreka, hip gomarre
e shko merr hucka, per domatet

diten tjeter,e dergon per dru
ne Shuec, e ne Rakicke
aq lodhej ,Sulka i gjore
sa i behej ,menderja ficke

shtrihej nd’are, derr i dalldisur
djersa,e lagte nga tulet
-He,ngule kazmen,- i thosh i ati
mbushi brazdat,per fasulet

u lodh, u be per qep e kripe
s’ishte per belin, as per shaten
iku jave e pare e lejes
ngreu menate,e ktheu naten

ja futen koken ne zgjedhe
dit perdite, nje avaz
do te fshihet, e t’ja dredhe
por i ati ,e ndjek nga pas

gjersa i erdhi ne maj’te hundes
-Degjo ketu-i tha te atit
do te hedh, nje gur per prapa
e s’do t’ja shoh, me bojen fshatit

merre belin, na dhe shaten
ja ku ke hunjte,me gjith’ varene
une,do nisem per ne Fierze
ika baba, te lash’shendene

s’me sheh mua, me n’ Devoll
atje do ngordh,ne timon t’makines
do vi vetem,ne m’sjellshin eshtrat
sic ja sollen,Hasan Prishtines…

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...