Home / POEZI / NJERIU SERENATE
loading...

NJERIU SERENATE

NJERIU SERENATE

(Kushtuar Mihallaq Andrese,idhullit tim te serenatave)

Kur pashe Mihallaqin,me sy te lotuar
ne strehet e akullta,qirinjte u ngrine
neper peme shtangen, zogj te cingeruar
era me deboren, morren arratine

…kur ne faqe shkane,lot te munduar
nga Brozdoveci i zbardhur,rreshqiten orteke
guret e sokakut, jane shkoqur e thermuar
e dielli rrendi ,e perendoi,qe ne dreke

shket loti i fshehur,30 vite me pare
kur koha qe mbarsur,me plenume te genjeshtra
kur endra gjenish ,i kycnin ne sirtare
kur stresin e mbillnin ,ne gjak, e ne eshtra

qan kjo legjende, e gjalle,e shkruar
loti i rrenqethur,ne rrudhe i ka mbetur
gjysma e trupit,ne karroce te ngarkuar
dhe gjysma tjeter,neper vite, e tretur
……
Por kur kollozi,rrembeu, kitaren ne dore
gurgulloi me shume,burimi ne Cardhak
e malet e shkunden,jorganin me debore
u rrokullisen serenatat, sokak me sokak

kur nisi te kendoje, njeriu serenate
qirinjte e akullit, u thermuan ne obor
ne Bigell,u perkulen, bredhat e gjate
dhe zogjte mbi tela,ja krisen ne kor

kur mbreti i qan, serenatat korcare
perkedhelen bliret, e dhurojne arome
nga cukitje gotash ,burojn’ nota kitare
cupkat buzemjalte,nxjerrin lleret e njome

Fati, ah fati,i rrembeu dy gjymtyre
nje lot i dhimbshem ,me njom faqen e thate
pastaj lote te tjere,zinxhir ne fytyre
kur ulem e kendoj,me njeriun serenate

Meti Fidani.

loading...

Komento!

loading...