Home / BOTIME / Njeriu i Fjales dhe i punes, fjalëpakti e punëshumti
loading...

Njeriu i Fjales dhe i punes, fjalëpakti e punëshumti

FJALEPAKTI E PUNESHUMTI

Halil Menkshi, njeriu i fjales dhe i punes…

Atë mëngjes u ngrita herët,më doli gjumi sa u hap dita.Pa u ngritur nga krevati hapa TV,por s’më tërhoqi ndonjë gjë, as edhe ndonjë News .
Pa e mbyllur atë vetëm duke i ulur zërin që mos i shqetësoja njerësit e mij të familjes,zgjata dorën ne komoja njgjtur dhe mora “lodrën” time të preferuar për pleqëri,keshtu ia ngjitëm emrin loptopit,pasi unë s’e lëshoj nga duart çdo kohë,më keq se lodrat e fëmijeve.

Sa të numëroj tespijet,e shtyj kohën,lexoj e shgaravit në plasmën e internetit kujtimet e mbresat e jetës,merrem e me ndonje krijimtari,hob i zantit të dytë i rinise time,”veçse pa bukë” – më thonë këta të shtëpise,por “me bereqet”-ia bëj qejfin vetes për kënaqësi. …
Pastaj i hedh një sy faqes te Yahoo-s ,kaloj më pas nga e-mailet,pastaj dëfrehem me facebook-un.Kështu bëj dhe unë,- me thotë mbesa,

-Gjyshi paskemi të dy një mendje…
Si gjithnjë aq e ka plaku, e “fluturon”,kështu e do pleqërija,një fjalë e mirë të mban gjallë,pa le kur të mburin,më falni,mender fluturon me presh në b..th……..

Kanë erdhur kohët moderne tani.Nejse mos zgjatem,se po të më lesh ju gdhij me llafe,e them vetë,s’ka nevojë të më ndërhyni e të më ndërprisni..
….Mesazhi vinte nga larg,përtej oqeanit,nga kontinenti plak,nga Europa…se ne Amerika jemi prapa botës.
Më zgjoi interesin por isha dhe pak konfus,çdo ky djalë i ri shoqëri me ne të moshuarit,nuk është as dhe nga ata te Letrave, te kijimtaririsë,se domodo do bënim nje urë ,një lëshim?!.
U shkëputa për monetin,por dërguesi i mesazheve, sikur të ishte prapa dritares të internetit, dërgoi mesazhin e dytë,dhe me ngulm më donte t’i përgjigjesha shpejt, ndoshta s’e priste puna,kushedi si e kish punën,hallin.
Ia hap faqen e tij,i shoh foton,një djalë i ri simpatik,me një veshje të bardhë si prej mjeku.Ndryshova mendje dhe dialogova.
E zgjidhi vetë situaten disi të ndrojtur qe u krijua,me pyetje rrufe e të sakta,pa koment,si ata hetuseat nëper filma apo në gjyqe.

-A je Ti që ke qëne në Pogradec?- më pyeti shkurt.
Vetëm ,-Po- i thashë,pa u menduar mirë, se bëri pyetjen e dytë.

-A ke qenë mësues në fshatin Homezh të Pogradecit?!-prap vetëm nje fjalë une,-PO,-se ku të linte ai me pyetjet si breshëri kallashnikovi.
Batutat me replika nuk vazhduan gjatë dhe unë u çlirova nga një ankth i papërshkuar,por u befasova me supriza njëra pas tjetrës.
Pasi u prenzantuam,si me urdhër, më tha te dilja në skajp,se më kerkonte te flas me një mik i vjeter.Nuk thone kot i riu si veriu.Më hipnatizoi dhe instikitivsht hapa skajin…
-C’të shoh?!

Një fytyrë burri e njohur m’u shfaq para syve te mij,si ajo gjysëm shekuli më parë,plot 50 vjet, por vitet kishin bërë punën e tyre,vetullat te bardha e me rrudha ne fytyrë.

-Ku je or djalë se na thave sytë së kërkuari ne Shqiperi,ti qenke Amerikë,more Mësuesi ynë,-ishte zë i njohur si dikur,-na ka zënë malli..dhe i ngeci fjala në fyt,.. Lotët i rëshiten në faqet nëpër vijat e fytyrës ,si në ata përenjtë e Jamës të Cervenakës.
…Ishin lotë dyshimi,malli,lotë gëzimi apo hidherimi,nuk e mora vesh, sikur shihte djalin e tij, më tha kur ju hap goja,,ndjenjë që e shfaqi me fjalë më vonë gjatë bisdës…( i ishte vrarë djali i madh 20-vjeçar me aksident,një tragjedi familjar ,një plagë e hapur , në zemren e tij.)

-Por t’i qënke thinjur ,unë të mbaj mend djalë të ri, qysh atëhere kur u ndamë për herë të fundit…
S’ka sesi të mos emcionhesh në këto momente prekëse,dhe lotët me dolën vetiu…Ai ishte për ne,mësuesit e rinj ,të porsa dalë nga bangat e shkollës pedagogjike Tiranë, të ardhur vullnetar nga rrethi Korçës,shok e vëlla,prind dhe edukator,aq i dashur sa kishte lënë gjurmë të thella në jetën e në memorjen tonë edhe pse orteku i viteve kishte lënë pas gjysem shekulli..
Ai ishte inspirusi ,ideaori,i jetës tone të re në fshat,pishtar i kultures qytetare ne fshat,ne nje zone te thelle te prapambetur me zakone prapanike e patriarkale te Mokres te “zeze”,sinonim i marrë nga faqet e errta te maleve,sic do të zbuloheshin më vonë te pasura me shtresa qymurguri.

Ishin vitet ’60 kur mungonte drita elektrike,koha e llambës dhe kandilit,një radio ishte vetem në vatrën e kulturës,me gas vajguri punonte,qe me shume tymoseshim se sa dëgjonin zërin e radios,se për Televizor s’bëhej fjale as e imagjinomin.Shkuanim dhe lexonin natën nën dritën e kandilit ,se as qirinj nuk gjenim dot në treg.Të shkuara tëharuara,…brezat e rinj as që mund t’i përfytyrojnë e jo më, t’i besojnë keto që shkruaj,kot të zgjatem.
Ai jo vetëm na inkurajonte e na nxiste ,por na mbeshteste moralisht e praktikisht në të gjitha nismat,lëvizjet,aksionet dhe aktivitetet shoqërore,kulturore dhe artistike.
Nuk e harroj faktin, i kam mbresat më të pashlyra kur ngritëm grupin folklorik të fshatit,në prag të festivalit folklorik kombëtar që do bëhej atë vit ne Gjirokaster,ne prag te 20-vjetorit te Clirimit te Atdheut,edhe me pjesmarjen te vajzave grave te reja,ku shembull e iniciatore u bë gruaja e tij,megjithes kishte dy djem te vegjël.
Ai na qendroi aq afër,suksesin e grupit,ne ia dedikojme atij,me talentin ,pasionin e tij organizator dhe kembengules para veshtiresive,kur ne fituam vendin e parë ne zonë,si grup,dhe vend të parë në konkurimin ne rreth,per veshjet më te bukura me kostumet kombëtare të grupit,e sidomos te grave.

Fotot e tyre u benë, faqet e kopertinave të revistave te kohes,”Shqptarje e re”,”Ylli” e te tjera me deciturat,veshje kombetare e Homezhit,si dhe kartolina postale per Vitin e Ri.
…Pasi e ngamë gjatë bisedën duke pyetur për shumë aspekte nga jeta,ai nuk haroi te më pyeste per tim atë,i cili ja mbante mend emrin dhe i kishte lene mbresa, megjithese u takuan vetem njehere ne jete,iu poq fjala muhabeti ,thonë te vjetrit, ne te tilla raste ,sikur njiheshin prej kohesh,shokë lufte e pune të ndertimit te Shqiperise të re.U prek dhe i erdhi keq , kur i thashë se ka vite qe nuk ron më.
Ajo që më preku dhe më tronditi mua ishte pyetja suprizë qe ma beri pa pandehur.As që më kishte shkuar ndërmend në kujtesen time ajo ngjarje.

-E mban mend kur u ndamë,-me tha qetë qetë e shtruar nga ekrani me atë zërin e tij të ulët,-kur u largove nga ne,se u transferove në rrethin e Korçes,por ike me nxitim pasi të erdhi një telegram për motrnë e sëmurë dhe kishin shtruar në spital të Korçës…
Më hynë të dridhura në trup dhe u mallëngjeva.
…Me njëherë m’u drejtua,ja ashtu ballë perballë sikur ishin pranë, gju më gju para ekranit të loptopit.

-Si u bë Bardha,Fatbardha,motra jote e vogël që e ishte e sëmurë…-e vazhdoi pyetjen….Cfarë kujtese, pesëdhjet vjet të shkuara..?!
Mbeta ,u shokova për momentin, jo se më befasoi me kujtesën e tij gjeniale,por se më tronditi shpirtërish për një ngjarje të paharuar në jetën time e te familjes…Pergjigjen sikur ma shkuli prej zemres me dorë, sa dëgjova emrin Bardha.Nuk e di si u bëra në fytyrë ato çaste,por di se ia ktheva përgjgjen me gjysëm zëri….

-Bardhën,…-e më mbeti fjala ne lsring, pa dalë nga gryka……për motren e vogel që desha pa masë,kuptohet për shume vite i larguar nga shtëpia,nëper shkolla e ne rrethe mësuses,…
-Fatbardhën,nuk e arrita dot gjallë,…këmbim zorësh,kishte mbaruar në spital…-i fola me ndërprerje…
Ai e kuptoi ligështim tim dhe për disa sekonda nuk me pyeti,por unë e mblodha veten shpejt,duke kapërxyer situatën….pasi edhe ai më kekoi falje për pyetjen qe me beri,pa qene nevoja,por ishte e natyrshme,jetesore,jeta i ka këto…
Biseda mori ters ,pasi ai më pyeste dhe për shokun tim te jetës,per të cilin ai nuk jeton më…..për kolegun tim, ish mësuesin e talentuar te historise dhe drejtorin e shkollave te zones te Proptishtit ,për më shumë se një dekade,Andrea Palloj,nga Poloska.
Të dy ishim mësuesë te rinj si vellezer,te apasionuar pas profesionit e te perkushtuar per edukimin e brezave te rinj,..I erdhi shume keq,duke thene vete dy fjale:

-Mos,mo..të mos më ishe pergjigjur kësaj pyetje..-dhe ndrroi bisedën shpejt,si njeri i matur e i mençur që është.
Për ta mbyllur bisedën, ma bëri një suprizë të këndshme që nuk e prisja.
-Do te tregoj një kujtimin tend,-me tha,- që ma ke lëne si amanet ato ditë qershori , kur u ndamë,-..dhe nxori nga xhepi i brendshëm i xhaketës një fotografi…dhe afroi para kamerës te internetit..
-E shikon,është fografija jote që ke dalë në stendat e shkollës në Homezh kur erdhe ne fillim ne fshatin tonë,shënon daten ,nentor 1964.,eshte shkrimi yt…..

-E kam ruajtur në portofol,bashkë me fotot e djemve të mij…..
S’di se çfarë të shkruaj e si ta përshkruaj, këtë gjest prinderor e njerezor ,human, të një njeriu të madh e të urtë..
Jua a le juve te dashur lexues ta gjykoni e ta vlerësoni…
S’mund të le pa shkruar dhe një fakt bujar te familjes se tij,duke na mbajtur ne shtëpine tij për afro tre muaj.Jo vetem na leshuan nje dhomë,por na mbajten me të ngrene e te pirë në një sofër,deri sa na ndertuan një dhome brenda shkollës.
Ja kjo eshte bujaria e besa e shqiptarit,,ta leshon shtepine,ngushtohet per vete ,vetem e vetem te rehatohet miku,te shtron dhe jatak per te fjetur…

…Ja ky eshte Njeriu i Fjales dhe i Punes,84-vjeçari Halil Menkshi nga Homezhi i Pogradecit,fjalëpakti e punëshumti,një nga njerëzit më te dashur ,simboli,idhull i njeriut te perkryer te jetes time,burrë babaxhan,mokrar me taban,qe unë e kam përmendur shkarazi emrin e tij në shkrimet e mija..
Ja tani erdhi rasti qe une te shkruaj shkurt ,portertin e jetes se tij te madhe,te malesorit dhe liderit popullor te Mokres te Pogradecit..
Pervec qe shkelqeu talenti i tij si aktivist shoqeror,ai ishte njekohesisht dhe nje specialist i zoti ne drejtimin e ekonomise ne fshat,per shume vite ne Homezh dhe ne Rodokal,…

Ai u be nje minatori i zoti me pervoje e shume popullor ne Minieren e re te qymyrgurit ne Homezh,aq sa shume shpejt fitoi popullaritet te madh me shembullin e tij,sa e therisnin te gjithe “luani” i tuneleve, epitet i njohurper minatorete vjeter, ky ne minierat e vendit tone.
Një emer shume i njohur dhe i degjuar ne gjithe krahinen dhe ne qytetin e Pogradecit.
Kush nuk e njeh ate, i madh dhe i vogel,kur e degjon tek sa i tregon brezave te rinj,per Mokren trime dhe mokraret luftetare te lirise e te jetes te re, e te pamposhtur nga pushtuesit e huaj,inteligjente e bujare te pashoq.Nje jete e pasur e gjithe aktivitet sa duhet nje encikloedi njerezore ta përkruajë me detaje..
Le te ndalemi pak kronoligjikisht në momente jetësore punës se tij,per ta bere me te plote portretin e tij modest ,te njeriu te thjeshte,liderit i urtesise popllore dhe pishtar i qyterimit te ri ne fshat.
* * * *
NJERIU trinom Jete….

Malil Menkshi lindi me 19 maj 1930 ne fshatin Homezh,Moker ne Pogradec.
-Luftëtar i Lirisë…
Ai rrjedh nga nje familje me origjine fshatare me tradita patriotike.Djaloshin trupgjate e te imët lufta nazi-fashiste e gjen vetem 15 vjec.Ndjenja e larte atdhetare urretja per pushtuesin e detyron Halilin ,megjithse I vogel ne moshe bashke me kushurine e vet Qemalin ne pranvere e viti 1944 me 28 mars per t’u bashkuar forcave partizanen .
Si shum te rinje e te reja ai rreshtohet ne batalionin e Rinise ne Lavdar te krahines Oparit ne Korce ku kreu shume detyra qe I ngarkoi komanda deri ne qeshor te po atij viti.

Me pas komanda e cakton me detyre e korierin partizan ne krahine e Mokres ne rrethin e Pgradecit ,detyre te cilen e krehu me devoteshmeri te plote.Nderkohe I ati I Halilit, Ismaili nisi partizan edhe djalin tjeter Rakipin I cili u reshtua ne batalionin e “Reshit Collakut” ku ne perpjekje me gjermanet u plagos ne krah dhe dergohet ne spital partizan ne Skrapar per tu kuruar.
Ngarkohet me pas me detyrn e e korierit partizan,te cilen e kryen me trimeri e devotshmeri te madhe deri ne clirimin e vendit.
Gjate peridhes se luftes tek Halili u skaliti guximi trimeria ndjenja e larte e pergjegjesise ndaj detyeres e shume cilesi te tjera te luftetarit e te njeriut te pesosur,fjale pakti e vrap shpejti.
….Pishtari i Qytetërimit

Ai nuk largohet nga fshati,dhe si djali me i vogel qendroi prane prinderve pe tu kujdesur e pleqruar ata.
Tregohet I gatshem dhe pranon detyra dhe pergjesi te tjera duke marre pjese ne aksionet dhe ndertimit te vendit,tharjen e kenetes Maliqit ,ne digen e lumit Devoll ne Cangoj ,ne ndertimin e hekurudhes Durres-Tirane etj.
Ne vite 1952- thirret per te kryher sherbimin ushtarak ne Librazhd,megjithes i kishte bere ate ne moshe te vogel gjate luftes, duke e kryer me sukses.Ne vite 1955 zgjidhet ne fshat kryetar keshilli opuoe dhe me pas populli e zgjedh kryetar kooperative per disa vite. Ne vite 1969 zgjidhet kryetar koop, per tre fshatra me qender Rodokal sipermne,detyre qe kryeu me nder .Ne vite 1971-1980 drejton keshillin e bashkuar duke punuar afer popullin, I gatshem ne cdo kohe per zgjedhjen e halleve te vellezerve fshatare me respekt e e dashuri me te gjithe popullin.
…”luani” i minierës…

Ne vite 1980 ai nis punen ne Mineren e Re te qymyrgurit,qe u hap ne fshatin e tij, ne Homezh deri sa del ne pension.Jane vitet qe shkelqeu si punetor i zotii papertuar e i palodhur,minator specilalist dhe dhe njeriu me i nderuar e i respektuar nga gjithe minatoret.
…Tani ne pension drejton organizaten e Veteraneve dhe ,duke e u aktivizuar dhe ne mendime dhe veprimtari konkrete ne fshat.Me moshen 84 vite jete ai aktivizohet duke organizuar takime konkrete me brezat e rinj per njohje dhe trashigimine e ketyre vlerave brezave te ardhshem…vazhdon jeten e pleqerise,me “profesionin” bacevanit ne fshtat.

…Shtoi e plotësoi, me humor,nipi i tij Donald Pogradeci,per gjyshin e e dashur,Halil Menkshi,qe vjen here pas here ne Pogradec e shmallet me nipërit e mbesat e tij qe duan shumë..

Luan Kalana.
ish mesues ne Homezh,Pogradec

loading...

Komento!

loading...