Home / REPORTAZH / NJE SINICE, PA SINICARE
loading...

NJE SINICE, PA SINICARE

NJE SINICE,PA SINICARE
(Reportazh)

Dembeli nuk ka brire.Mire i kane thene.Sa kemi ikur ne kembe,shpesh here dhe dhjetera kilometra gjate nje dite,por sot nuk di ,dolen keto makinat,,Keto jane fajtore,qe une u bera dembel,dhe jo vetem une..

Per te shkuar ne festen e Arrezes,mendova te shkonja me makine deri ne Dardhe,ose me sakte deri ne Fureza,aty ku dikur ndodhej reparti ushtarak,qe atje nje vrap pele ,kur thoshin qemoti,apo s’ eshte dhe tatepjete,…Aty tek ish reparti ushtarak,qendruan plot makina te tjera,diskutonim te shkojme te mos shkojme,jo kalohet po s’kalohet,kur ,vjen nje makine Wolsvagen,me 4-5 te rrinj brenda,kaloi me shpejtesi,aty para nesh,na buturosi mire e mire me nje re tymi,dhe u zhduk ne kthesat e Dobergores.

Pame ate dhe u nisem e ne te tjeret,Pas beriajt..Aty prane ishte dhe nje kope me lope,Njeres prej tyre i vajti miza e zekthit,e i zhurmonte ne bishtit, bzzzzzzzz..bzzzzzzz…,,Dihet qe lopa nuk e duron dot kete lloj mize,dhe ngriti bishtin perpjete e ja therri me vrap ahishteve,,,Lopet e tjera,pane te paren dhe u cakerdisen dhe ato,u bene xhom .Kot se koti,se vetem njera e kishte mizen ne bishtit,po te tjerat c’paten?..Edhe ne si lopet,pame Wolsvagen-in,dhe u leshuam pas tij.Makinat vetem goje nuk kishin qe te tregonin,..Ku e ku zinin neper gure dhe ngritjet e rruges.Dikush mbetej dhe pa hunde,parakolpi shkulej nga vidhat,e i binte perdheUne desha te kthehesha mbrapa po ku,.ishte e veshtire..Tanime kisha hyre ne valle.Zbrita poshte ne Arreze..Po per tu kthyer, mendova,Po per tu ngjitur..Hidhja syte lart ande nga kisha ardhur,..Dobergora me dukej sa nje Everest..C’bera qe solla makinen,,C’bera,c’bera..Per 20 minuta rruge me kembe,shkaterova makinen,mire me gjeti..Po dembeli nuk ka brire

Mbas feste,vendosa qe, per tu kthyer ne Korce, te marr rrugen tjeter,Arreze-Sinice-Dardhe,,Me mire duhet te jete mendova,dhe nuk ishte dhe keq,megjithese makinat e vogla veshtiresohen..Aty de Ara Nisit,ishte hapur nje trase e gjere,duket se do te ndertohet ndonje central.Gje e mire dhe kjo.. Ne Shkalleze, u ktheva per ne Sinice,..Para 90-tes,kjo rruge,edhe pse,nuk kishte shume makina,vetem ato te ushtrise dhe te kooperatives, ishte ne gjendje te mire.Sot qe te hysh me makine te vogel,mallkon veten
.Sinica mban nje sekret,ajo i ben suprize vizitorit..Ky fshat karakteristik,qe per mua eshte perla e Devollit te siperm,te befason ,sepse shfaqet aq papritur,sa,thua ta kene fshehur qellimisht,te paret qe kane shkelur ketu

Ne te djathte lartesohet kisha,..Cfare mjeshtrash kane qene,dore florinj,cfare arkitekte,hajde gjeji sot..Por dhe kisha u persekutua,ne vitet e pushtetit popullor..Ka qene me duket viti 1970-te,Kisha ishte nxjerre jashte cdo funksioni,Ne ishim femije adoleshente..Kisha ishte kthyer ne nje magazine per ushtrine,ushtaret hipnin permbi thaset me miell,shkulnin shandanet ndoshta shekullore nga tavanet,Shandanet stoliseshin prej copezash kristali,me forma kubike,konike etj,dhe kishin nje ndricim te cuditshem,xhepat e femijve mbusheshin me kristale.,U luteshin ushtareve,..ushtaret vareshin perseri e shkulnin te tjera,,Ikonat u mbuluan nga pluhuri,per to nuk kujtohej njeri..Shen Mëria,Shen Thanasi ,Shen Nikola,etj,ishin ne ate kohe armiqte e popullit,Kush i mbronte ikonat futej brenda..Kleriket ishin armiq…Vetem nje Shen ekzistonte ..Shen shoku Enver

Poshte nen rruge ,shkolla,..Sa nxenes,sa breza e breza ka percjelle,sa zhurme kishte atehere,..Tavani i ballkonit ka rrene,asnjeri nuk ka vene dore,asnjeri.Asnje zhurme..Shkollat jane pushim,por kjo nuk eshte dhe aq e justifikueshme..Dikur,ne kohen e veres,fshatrat e devollit mbusheshin me plot femije,zienin,zienin….Ne oborr nje pllake perkujtimore,i kushtohet mesuesit te palodhur Dhimiter Farmaqit,dicka qe mbetet,..Nje fotografi tek kjo pllake,nje kujtim..Me tej cezma e shkolles,nuk eshte me cezme,diku nga nje zgaver, qan si me pertese,pakez uje,…rrjedh neper faqen cimentike te cezmes,sikur te jene lote..Edhe cezma duket sikur loton,per kete zbrazeti..Nuk pipetin njeri fare..Dua dike te takoj,por me kot,xhan-xhin njeri

Lumi gurgullon,aty prane,sikur ja ka marre kenges,por kjo kenge do dhe dike qe ta mbaje,do dhe iso kenga,.Qemoti iso ishte gjalleria e fshatit ,sot vetem heshtje,heshtje..Edhe dallendyshe nuk pashe..Thone se dallendyshja nuk jeton dot pa njeriun,vijne dallendyshet nuk shohin njeri dhe ikin diku tjeter…Rinia e fshatit iku,iku si dallendyshet ne shtegtim,por dallendyshet kthehen ne pranvere,ndersa rinia,iku ketu e mbi 20 vjet ,dhe zorr te kthehet

Ura e qemerte shekullore,,nje monument,nje nga deshmite qe na tregon,se sa e qyteteruar,ka qene Sinica,Mjeshtra te perpunimit te gurit,jo vetem ura,por dhe shtepite karakteristike,te rralla ne Shqiperi,e tregojne kete.

.Dikur ketu ishte qendra e kooperatives bujqesore..Mbaj mend ishte fundi i dimrit te vitit 1969,babai ishte i semure pas nje operacioni te rrende,4 femije, me i madhi 10-11 vjec,pa asnje te ardhur,..Donim te punonim,donim ndihme..Trokitem ne zyren e kryetarit,te kooperatives ,Todi Karamelo,nje njeri per te pire ne kupe,shpirt njeriu..Urdheroi arketaren te nxirrte 2700 leke,Sa e kemi uruar Todin….2700 lek,2700 halleNa punesoi si familje,na dha nje tufeze me shqera te posaqisura,qe donin nje perkujdesje te vecante se ishin mjaft te dobeta..Ato shqera aq te dobta,pas rreth 2 muajsh,erdhen ne vete,ja hodhen dimrit,por dhe ne ja hodhem..Faleminderit Todi Karamelo
Vite me vone Ligor Tahiri,po sinicar,ishte per nje kohe te gjate Kryetar i Keshillit te Bashkuar..Aso kohe punonja veprave e kantjereve anembane Shqiperise,dhe njekohesisht studioja..Lejet e punes dhe ato te vazhdimit te shkolles duheshin riperteritur cdo vit..Ligori me kuptonte,une desha te punonja dhe te shkollohesha..Asnjehere nuk me nxorri pengesa,edhe pse e dinte se une isha nga nje familje e persekutuar,per te cilen dhe vete Gorua,(keshtu i therrisnim ) kishte respekt

Njerez te mire ka patur Sinica,njerez punetore,Me disa me tyre dhe kam punuar,me Saliun e Eqeremit,punuam qe te vegjel ne Ndermarjen e ndertimit Korce,me Bedir Memellin ne fabriken e Bakrit,me plot te tjere na njihnin aktivitete e kohes,,Por tani jane te gjithe te shperndare..Sinica ka nxjerre aq e aq intelektuale,mesues,politikane,gazetare,sportiste e te tjere,mbi te gjitha Sinica ka qene simbol i bashkejeteses se shkelqyer midis dy feve,dhe mbetet e tille..

Por, ketu ne Sinicen e boshatisur ndjej nje boshllek..Levizja demografike ka bere te sajen,vetem natyra,vetem natyra nuk do tja dije shume,per shperngulje dhe ndrim sistemesh,ajo mbetet e njejte,po ai gjelberim,po ato kaçka hijerenda,po ata shelgje, vetem qe shelgjet jane zgjatur me shume,dhe purtekat plot gjethe shtrihen gjer poshte ,duke lepire ujet e lumit,me gjuzat e fleteve Ne lagjen e pertejme,shikoj qe,dicka kane dashur te ndertojne,te ndertojne nje shtepi te re bashkekohore,Nje betoniere,qe hesht ne obor,.Ne ballkonin e siperm te nderteses, 2 flamure,ai shqiptar dhe tjetri, flamuri i Bashkimit Europian,ndertese e mire mu duk nga larg,por nuk me pelqeu,mu duk sikur ja prish origjinalitetin dhe karakteristiken Sinices,me duket sikur e shemton..
Neper shume oborre ka lule,bile dhe perime,..Shume avlli duken te lyera rishtazi,duke me lene pershtypjen qe njerzit,ku dhe ku i hedhin syte nga vendlindja,ose dikush e ka marre dhe statusin”banor i perhershem”

Ketu ne Sinice,vetem nje rruge mungon,te tjerat jane,..vetem infrastruktura,..Nje nga fshatrat me te bukur,ndoshta ne gjithe Shqiperine,.Ketu natyra ka punuar me hater,ajken e bukurise e ka mbledhur ne Sinice..Edhe Dardha e bukur eshte,por ,ndersa Sinicen e ka mbajtur me hater natyra,Dardhen e ka mbajtur me hater politika e gjithe koherave,aq me teper ajo e sotme..Makinat e zeza luksoze te politikaneve deri ne Dardhe qendrojne,deri aty ka asfalt,deri aty kane qendruar qe ne kohen e Zogut,dhe ate enveriane,edhe sot..Harojne qe vetem 3 km me poshte,ndodhet Sinica,qe per nga bukuria,ja kalon kujtdo fshati tjeter,,Por ,vetem qe e mban te fshehur kete bukuri,,.Kjo vetem per nje rruge..Dhe nuk kujtohet njeri,.Thaju moj dore ,te hedhe dikush nje lopate çakell,pa le per asfalt asqe behet fjale
Rruga Sinice-Dardhe,thuajse e pakalueshme per makinat e vogla..Me duhet te shkoj ne Miras,per te mbritur ne Korce..Dhe Sinice -Miras mos me keq..Aty kur kaluam Qytezen,dhe kanali vadites shkon paralel me rrugen,nje i moshuar ja kishte marre rrugen me kembe.Qendrova
-Hajde -i thashe,ku do shkosh
-Ne Miras,-me tha duke mbyllur deren e pasme te makines
-Nga u kemi -me pyeti ai i pari
-Nga Nikolica,,po ju-e pyeta,megjithese kisha pershtypjen qe ishte qytezar
-Nga Qyteza jam,..Kam patur nje nxenes nga Nikolica,nje Fidani,mesonte shume,nuk e di c’u be me te,nuk e di ku ndodhet
E morra me mend kush ishte,mesues Nikua,Niko Farmaqi,..nuk e perfytyroja fare,rreth 6 muaj me dha mesim,pastaj e derguan ne Librazhd,
-Ai Fidani,qe po pyet, jam une z. mesues
-Si ore vertet,ti je,sa mire..Pastaj kuvenduam gjithe rruges,.Mesues Nikua,kishte nje memorje te perkryer,i mbante mend,pothuajse ,te gjithe nxenesit,megjithese kane kaluar 44 vite
E pyeta per mesuesit e tjere,per Dionis Pavllon,per Marjeten,per Tasin,e pyeta per Ilon e Koci Menkes,per Nasin etj
-Per Kocin -i thashe- kam shkruar dhe nje poezi te cilen e kam titulluar “Aishtajni I Devollit”
-Dhe vertet ishte-me tha,se ishte, prandaj e denoi diktatura
Ja dhe rruga me gropa u dashka.Ne rruget e prishura, udhetimi zgjat shume,dhe une desha te zgjaste,shume,kaq shume, te mos mbaronte kurre ky udhetim,ky takim i papritur me mesues Farmaqin,familja e tyre,dere mesuesish,edhe Dhimitri ,i ati,mesues,..Dhe gjithe Qyteza mbetet burim arsimtaresh..

Me tregoi per familjen e tij,per djalin qe i punon ne lokalin “Ana Maria”,ne Korce,per vajzen qe i ka marre nje apartament,me tregoi per pensionin ,..220 mije lek merrte

U ndame ne Miras,pas atij takimi te papritur,pas 44 viteve..Qe ne Miras e tutje,te duket sikur je ne Europe,nje rruge e parametrave bashkekohore,e sapondertuar..Bravo,..Nje pune e persosur..Ndoshta nje dite dhe Devolli i Siperm do te kete nje rruge te shtruar,qe kjo treve te marre gjallerine e dikurshme,gjallerine qe e meriton..Ja,vetem per nje rruge ,vetem,….Ndoshta vjen dhe ajo dite,..ndoshta..

METI FIDANI 20 gusht 2013

loading...

Komento!

loading...