Home / POEZI / NJË NËNË ARRZARE
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

NJË NËNË ARRZARE

NJË NËNË ARRZARE

Këtë vjershëz ja kushtoj,një nëne devolleshë,Fide Kodrës nga Arrëza,dhe djalit të saj,shokut tim të bangës,Myrtezait,i cili u nda nga jeta në moshë të re.U aksidentua nga shpërthimi i minave, në Malin e Kuq,në vitin 1978,kur kryenim bashkë shërbimin ushtarak.Me ndihmën e mjekëve të kohës,dhe forcën rinore,përkohësisht mundi të shpëtonte,megjithëse gjysmë i paralizuar,por ….jo shumë gjatë..
Qofsh i paharuar, shoku im i bangës,i shtrenjti Myrteza…

Një Korcë,një spital,një dhomë në katin e dytë
një ushtar i plagosur,mbledh forcat të hap sytë
një kokë në fasho,e një gur,në të, i zhytur
një frymëmarrje e lodhur,dhe një gërhitje e mbytur

një nënë arrzare, dhe një bir i gjakosur
një shpresë e venitur,dhe një heshtje e pllakosur
një krevat,një div,një djale, dy metro djalë
njbuzë që përthahet,e s’lidh dot një fjalë
një nënë që loton,nën ata sy, të thellë
me tuba serumi,kur sheh djalin mbështjellë

-Ngrehu Zaçja i nënës,lëviz këmb’ e dorë
se nëna të ndezi,një qiri,Dobërgorë
ngrehu shiko diellin ,mbi Qafën e Kazanit
ngrehu, të freskohesh,de shpella e Ormanit
ngrehu,ledhatohu,nga flladi Kolimeresë
hapi syçkat e zinj,më jep, pakëz shpresë
i vogli i nënesë

ngrehu bëju flutur,bjerri rrotull Dobiotit
dil nga Kolipeca,nga bregu i Varrizotit
dil lart, nga stenat,mbi kullën e Muratit
ngrehu Zaçka i nënës,dhe nur, jepi fshatit.
………

SA I LEHTË O ZAÇE,KY DHE, E KJO TOKË
SA QIELLIT JU NGJITE,DHE YJET BËRE SHOKË
SHOQE KE ORBITAT,ME TO, JE DASHURUAR
O SHOKU IM I BANGËS,30 VITE MUNGUAR
QOFSH, I PAHARRUAR

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...