Home / POEZI / Një lule Magnolia në Tiranë
loading...

Një lule Magnolia në Tiranë

Një lule Magnolia në Tiranë

“ Pemë e lashtësise me lule boçe të bardha, kthjelltësi”
Pierre Mango,
Botanist francez

Një lule Magnolia në Tiranë

Çdo mëngjes, gjelbërim me shfaqet nga dritarja,
sytë puthin lulet magnolia,si dashuri platonike
lart majë degëve mes rrezeve të arta të diellt
bulzat e vesës argjend lagin petalet e bardha .

Pemë e rrallë me lule ,petalet elike që shndrisin,,
me gjethe lepushka si të lyera me kallaj ,
ditën si topa bore,natën si yje llamburisin,
zbardhin ne majë të degëve si margaritar,,

Lulebardhoshe që rendnin pas rinisë time,
Tiranë në shkollat ,nje lule magnolja sillte behar,
Durrës marinar, më ndiqnin si pulëbardha,
krahëhapur në Amerikë si lejlekët shtegëtarë,…

Ec çdo ditë nën kurorat ombrella jeshile
nuk ngopem së thithuri aromën luleborë,
plaçkat më mbajnë erë si larë me trendelinë
fluturojnë petalet ,si zogjtë që sillen qiellit vërdallë..

Të bukra janë,princesha të kopështeve,
Mos ndodhtë kurrë ajo njgjarje tragjike,,..
të ndalë trokitjet , zemren e dashuruar
nën magnoljen me lulet qumështore …

Parkun Rinia ,Tiranë mes pemëve dekorative,
altar një mbretëreshë e vetme, magnolja si nishan,
fëmijet rendin të mbledhin petalet si bora mbi bar,
djemtë presin për vajazat të hedhin karemat ,
pleqtë ne stol sodisin, lexojnë gazetat si kureshtarë.

Nën magnolja një tip ” Bens” natën kish gdhirë,
i pirë a i dashuruar ,befasoi një kalimtar,
rrezet e diellit ishin përkulur mbi Dajt,
brenda në të nje njeri,..i vdekur a i vrarë,..

Nje vajzë a nuse e re e veshur me të zeza,
mes turmave të njerezve rendte si e marrë,
mbante zi për vëllanë,mbytyr ne rezervuar
sikur iu rëfe ne mengjes, tani dhe burri i vrarë

Nuk mund ti përshkruaj ato çaste tragjike,
nuk mund të prek zemra,të lëshojnë rrëke sytë,….
..Me duart e ngrira e veshëm dhendër për nuse,
ishte yll ,u njgjt lart,. iku në qiell me qilimat magjikë..

Gruaja rrëmbeu tiranasin si fëmijën në gji,
e njëjta skenë e kobshme si me të vëllanë,
e puthte a i jepte frymë ,qepallat ia hapte,
– “Më njgjallni burrin ,” -me kuje thërriste,
më la djalin jetim,amani, ka zot, lutej lënçiste,,,

Lotët me ndalin lapsin, s’mund të zhgaravis..
………………………………………………………………….
………………………………………………………………….
Ajo derdhte lotët lumë, qante a këndonte ,,,,
“Bensi” nën magnolia ,mbuluar me lule,
nën pemën var , si arkivol pushonte,
nusja e re si filmat me Irenë Papas, përlotej..

I biri, u rrit u bë burrë,të atit i tëpke i njgjante,
kur e pashë ne facebook,pa pritmas u shokova,
sytë i Shkëlqenin, i buzëqeshur ,asgjë s’i kish lenë,
i ati qe njgjallur apo…. ,se dhe emrin e tij mbante.

Magnoliat i shoh nga larg si një romantik tinzar,
druhem të ec nën to, s’jam supeticioz,s’e njoh frikën,
një e dridhur si korent,mornicat me behen pyrtekë,
petalet e bardha pikojnë bulza vese a lotë ,
s’mund të haroj nusen e ve,me dy plagë me dy morte,,,

….Më bëhet sikur qan, Mangolia margaritar, e përlotur,
fshehurazi mos më shohë njeri, fshij me gishta lotët…

Luan Kalana

Florida , SHBA

loading...

Komento!

loading...