Home / POEZI / NJË KARPUZ PËR DARKE
loading...

NJË KARPUZ PËR DARKE

NJË KARPUZ PËR DARKE

Fruta,sa te doni
hani, dhe një arkë
po kurrë, mos pranoni
një shalqin, për darkë

mbrëmë, bëra një gafë
s’hëngra pak ,e pakë
më morri më qafë
karpuzi, i kuq flakë

një shalqin për mbretër
hë, një thelë,hë dy
shoh, dhe gjysmën tjetër
po ma bën me sy

përpara një tepsi
përvesha buz,e llërë
nuk jam kot, devolli
e mbarova,të tërë

po kur rrash’, të flinja
kacek, barku nga fundi
në banjë,hynja dilnja
s’më mbahej, gjëkundi

besoni, a s’besoni.
vërtitem, rreth e qark
moj nëne, çfar’presioni
si pompë, në bark

-Ç’pate ,mor i gjorë
thot’ gruaja, e tmeruar
të thërresim doktorë
mos ke, tubo të shpuar

-Bostani, moj e shuar
e ka fajin ,e gjeta
solina, nuk ësht’ shpuar
po s’mbyllet rubineta

Ç’e do, karpuz’ e mirë
tër’ natën, në banjë
her’ ,e nxirrnja birrë
e herë ,si shampanjë

u gdhiva, me pahir
kaq ujë, nuk e di
gjith’ natën,nxirr e nxirr
ndoshta një fuçi

dyqani,karpuza t’lirë
po un’,i shikoj,vëngërt
të hash ditën , mirë
po natën,,,,mos u hëngërt

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...