Home / KULTURA / NJË KAMPION BOTE NË BILISHT
loading...

NJË KAMPION BOTE NË BILISHT

NJË KAMPION BOTE NË BILISHT

Sot në qytetin e Bilishtit Shoqata Atdhetare Kulturore “Devolli” u dha titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës” dy vëllezërve Ismail dhe Gjetan Keta nga Bulqiza, kampionë bote në kick-box. Ceremonia u zhvilluan në një nga lokalet luksozë të qytetit në prani të prefektit Ardit Konomi, zv/prefektit Artan Keco, kryetarit të bashkisë Bilisht Valter Miza, kryetarit të komunës Miras Kryeart Sejdo, etj.

Gazetari sportiv Dëfrim Methasani vuri re një akt të lartë qytetarie të devollinjve sepse një ngjarje e tillë kishte ulur në të njëjtën tavolinë edhe dy kandidatët e rinj për bashkinë e Devollit. Përfaqësuesit e pushtetit vendor përshëndetën dhe vlerësuan dy vëllezërit kampionë.
Në fund kryetari i shoqatës “Devolli” Z.Guri Seferi i dorëzoi titullin Ismail Ketës, tre herë kampion bote në kick-box në vitet 2011-2012-2013, kurse Gjetani nuk erdhi se po përgatitej për ndeshjen e radhës. Në fjalën e vet kampioni i botës Ismail Keta mes të tjerash tha:

“Kam qenë edhe përpara 10 mijë shikuesve, po sot ndiej emocione të veçanta dhe, siç e shikoni, po bëhem me djersë. Kisha dëshirë të njihja vendlindjen e të madhit Dritëro Agolli. Kisha dëgjuar se Korça dhe Dibra ka njerëzit më punëtorë në Shqipëri. Këtu kuptova pse Dritëroi është kaq i madh, keni një natyrë piktoreske dhe njerëz dashamirës. Ju e meritoni respektin tim. Ju premtoj se do të stërvit falas deri në tre fëmijë nga Devolli për t’u përgatitur si kampionë bote.”
Veprimtaria u konceptua si spektakël dhe u shoqërua me këngë e valle nga grupi artistik i shoqatës “Devolli” nën drejtimin e koreografit Agron Kordalli. Kampioni iu përgjigj të gjithë pjesëmarrësve për të bërë fotografi me tё.

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...