Aktualisht: 28 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 54%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Reklama

    Një Jetë midis dy Oqeaneve

    Nga Devolli.net - Sht Shk 18, 7:49 pm

    LUAN KALANA

    Një Jetë midis dy Oqeaneve,
    meditim…

    Jetojmë  matanë  oqeanit,prapa diellit,
    dikur detin si qytetin  kishim pranë,
    tani fjalë e harruar,deti mbeti përrallë ,
    Oqeani  si jorgan e qiellin  ka mbuluar.

     

    Flemë me uturimën e valëve të oqeanit,
    me të u mësuam ,si të ishim komshinj,
    sic rinë qiejt me retë ,si pendë me qetë,
    ëndërat janë shtuar me peshq e delfin.

     

    Oqeanin as s’e kishim ëndërruar,
    e gjetmë si sofren shtruar….
    Dikur shkonim  rrallë e për mall në plazh,
    tani lahemi si zhabat  përditë në oqean.

     

    Sytë shihni më parë fusha me jeshil,
    lugina me lumë,me drurë, kope me bagëti,
    male të lartë kurorë me qeleshe të bardhë,
    ndëruan njgjyrat,bari u bë ujë,…kaltërsi

     

    Qënka shkruar,të bredhim si arixhinj,
    të ndërrojme si nomadet  foletë,
    pa mbaruar njërën ngrem tjetrën,
    iku jeta refugjatë si zogj shtegëtarë.

     

    Fluturojmë larg deteve,mbi oqeane,
    s’e dinim nga binte,  u bëmë me dy ,
    që rinë si vëllezër  binjakë ,një Atlantik,
    një nga ana tjetër i madhi Pacifik.

     

    U rritëm të përkedhelur me Devollin lumë,
    valoma e lumit vinte rrëke me zhurmë,
    volldë – volldë,mbulonin grazhdinj,hendekë,
    të trembur e shihnim nga larg  pa rezik.

     

    Ec i gjej valët e detit,sic tund djepin ,
    me to dashuroja në anije,kur isha marinar,
    hipnin e përplaseshin me  bashin e kiiçn,
    sic spërkatin gratë kur fshijnë në oborr.

     

    Kur deti kish dallgë,shtrëngonim cimat
    na tundnin  e shkundnin si i piri në valle
    lodroja me shkumbët , si me bebin,
    ato na ndiqnin me revan si manar.

     

    Tjetër dallgët e Oqeanit,
    harroji  ninullat valët e detit,
    kur egërsohen bëhen uragan,
    një lëmsh stuhi, erë me shi,
    të egërsuar si bajlozi, sunamët,
    përlajnë  ,mbulojnë tërë bregdetin.

     

    Në mbrëmje shoh diellin në perëndim,
    kënaqem të shoh lëmshin e zjartë si zhytet,
    një horizont  i portokalltë ,s’ka si ky sanset ,
    pleqtë shkrepin blixat,të rinjtë puthen “frenç kiss ” !

     

    Jetojmë në kontinent  mes dy oqeaneve,
    kam mall të ngopem ,të shoh syri një det ,
    por ja retë dhe oqeanet,ujët e qiejt
    na ndjekin  dallgë-dallgë, si fati në Jetë.

    Maj 2010
    P.s.

    Ripunuar janar 2012
    -valomë-valë-dallgë,-fjalë e vjetër e përdorur në devoll gjatë ujitjes ose në lumë.
    -volldë-voltë-rymë kohë pas kohe,-fjalë e huaj
    -bashi,kiçi dy anët e kundërta të anijes..

    Devolli.net 18-02-2012

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    1 Koment: Ne {Një Jetë midis dy Oqeaneve}

    Përgjigje -49 - 0 fund 1Parë« MbrapaTjetri »Fundit
    1. 0

      “U rritëm të përkedhelur me Devollin lumë,…”

    Përgjigje -49 - 0 fund 1Parë« MbrapaTjetri »Fundit

    Shtoni një koment...

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet