Home / POEZI / NJË HEKURISHTE PËR SKRAP
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

NJË HEKURISHTE PËR SKRAP

NJË HEKURISHTE PËR SKRAP

Dhashë, e ç’nuk dhashë
nëpër vitet e zhurmshme,që pas i lashë
dhashë fëmijërinë,nëpër kampet me tela
dhashë djersën e zaparitur,, nëpër vepra dhe skela

Dhash’ lëkurën shtresa-shtresa,gjersa, mu hollua
aq,sa kallot ugurzeza ,u zemëruan me mua
në lëkurën e cfilitur,të hollë, flet’ cigare
kallot kërkonin rrënjë,gjer, u përthanë fare

Dhashë, dashurinë e parë, ta fsheh,se fsheh dot
lulëzoi buzë Fanit, e u vyshk në Milot
në atë kohë të helmuar, nga spiunë koktrashë
sa herë më penguan,por u mbajta, e s’rrashë
nuk desha ta thosha,mi nxorrët, si me mashë

Mblodha ajkën e gjakut , e dhashë qelizat
e mbolla Fidanë,e u rritën filizat
dhashë lulen e rinisë,ngarkuar aromë
dhashë vargje të lodhura,buzëqeshjen e njomë
dhashë mirësinë,Nënë Tereza u bëra
dhashë e dhashë,e i dhashë, të tëra

Dhe ikën vitet, ngadalë,si duke fjetur
një hekurishte e ndryshkur,vjetërsirë, kam mbetur
ç’prisni,më merrni,më çoni për skrap
se dhashë e dhashë,tani, s’kam ç’të jap

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...