Home / POEZI / NJË GËRDEC, ÇDO VIT TË RI
loading...

NJË GËRDEC, ÇDO VIT TË RI

NJË GËRDEC,ÇDO VIT TË RI

Ja po vjen, dhe vit’ i ri
oh,sa jam i frikësuar
dal në rrugë, çdo fëmi’
me kapsolle,nëpër duar

ja po ikën, dhe vit’ i vjetër
plot dyqanet, fishekzjarre
kush e kush, të marr më tepër………
edhe qahen,s’kemi pare

u çmendëm,o për kokën time
nisim gratë, nëpër pazare
ta dërgosh për ushqime
sjell, dy çanta, me fishekzjarre

ne të mjerëve, ç’na ka zënë
flak kërcaçka, pa mbarim
edhe luftë, të kish qënë
do ta kish,një armpushim

Pa le natën,e vitit t’ri
pimë ,mburemi si binbashë
zbrazim plumbat breshëri
sa me çifte,me kallashë

predha,saçma,fishekzjarre
flaken,ndritin ,në mesnatë
plumbin qorr,s’e merr vesh fare
nga të vjen ,bam, si dhuratë

zbraz kapsolla, fishekzarre
digjemi, piqemi, kukurrec
dogjëm pare,dhamë pare
e çfar’ blemë? Një Gërdec

Vit’ i ri,kur të kalojë
shkundim xhepat,ikën paret
mbetemi, me gisht në gojë
e na rrofshin, fishekzjarret

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...