Një Ditë dimri në Devoll (Shënime udhëtimi)

Një Ditë dimri në Devoll (Shënime udhëtimi)

-Ishte një mëngjes, fillim janari kur ne morrëm rrugën për në Devoll, duke lënë Korçën akoma të përgjumur në ëndrra të bardha, që pelerina e dëborës e kishte mbështjellë atë. Mjegulla te kthesa e Cangonjit bëhej më e dendur, si një tis gri i padepërtueshëm pamor. Në kabinën e makinës ne nuk e ndienim të ftohtin dhe erën fishkëlluese të “Cangonjares”. Në qëndër të qytetit të Bilishtit ishte një grumbull i madh njerëzish. Kafenetë ishin plot e për plot. Shoferi ndaloi makinën dhe pyeti një burrë trupmadh me fytyrë si pjeshkë e bërë:

- Ju lutem, ku është qëndra tregëtare, që është ndërtuar para shumë viteve me financim të qeverisë suedeze? Burri shtrëngoi pak nofullat e mëdhaja, nën qeshi dhe me ton therës dhe ironik na tha, duke na vështruar nga koka në këmbët në mënyrë të çuditshme:-”Ja aty, ajo ndërtesa e madhe, që i ka “mbirë barr” dhe tregoi me dorë Qëndrën Tregëtare me një territor të madh në mes të Bilishtit, që dergjej si një “relike e kohës së shkuar”, pa jetë, pa funksion.

-Eh, tha shoferi, duke psherëtirë i inatosur:-”Po ky dhe të tjerët s’ka çi bëjnë gomarit dhe i bien samarit…” -Mos u mërzit,- i thashë unë, për t’i ulur “kacabunjtë” në kokë, duke i thënë:-”Faji u bë qyrk, e se vesh njeri!” (Në vitin 2003 Qeveria Suedeze, nëpërmjet Agjensisë Suedeze për zhvillim ndërkombëtar SIDA me një sunvencion pre 130 000 dollarë u ndërtuan tregjet ruralë në Bilisht, Pirg dhe Plasë, por që nga ajo ditë e deri më sot ajo nuk ka funksionuar dhe fermerët përsëri tregëtojnë nëpër rrugë!…..) (Pirg) Lamë pas Bilishtin dhe morëm rrugën për në Miras, rrugë e asfaltuar para gjashtë viteve, por që tani ishte e dëmtuar dhe tërë gropa, si rezultat i punimeve me cilësi të dobët. “Me vehte mendova: Këta supervizorë rrugësh dhe trotuarësh, jo vetëm për këtë rrugë, por dhe në Korçë, si s’ju ka hyrë deri tani asnjë gjemb në këmbë. Çudi! “Korrupsioni s’ka brirë”, duket sheshit…

-Po Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve e di këtë problem, apo i merr nën sqetull, duke ia fshehur gjendjen reale qeverisë? Nuk kishim udhëtuar as 500-600 m nga Bilishti, kur në krahun e djathtë të rrugës shohim një grumbull të madh plehrash dhe një njeri që ngrohej midis flakëve dhe tymit që ngrihej lart shtëllunga-shtëllunga, në një zjarr që kish ndezur me letra e mbeturina që lëshonin një erë të keqe. Vazhdojmë rrugën ku në dy krahët shihet një bardhësi e pafundme dhe flokët e dëborës si flutura të bardha që vërtiten rreth makinës duke sjellë një parafytyrim iluzor që bashkë me ngrohtësinë e kaloriferëve të makinës të krijonin një dremitje. Në këtë kohë shoferi vuri një kasetë dhe kabina u mbush me zërin melodios të Ardit Gjebresë, ku filluan të rrjedhin si ujë burimi vargjet e poetit të madh shqiptar, Nderit të Kombit Dritëro Agollit.

-Këtu s’do jem, do jem larguar. Në tokë i tretur, si të tjerë. Në kafenenë e preferuar, nuk do të më shohin kamarier. Dhe nëpër rrugët, ku kam ecur, s’do ndihet kolla ime e thatë, mbi varrin tim do t’rijë i heshtur, një qiparis, si murg i ngratë… Këtu s’do jem, do jem larguar, Në tokë i tretur, si të tjerë Në kafenenë e preferuar, S’do më shohin kamarier. Ti do të trishtohesh atëhere, kur s’do të më shohësh në dhomë të gjallë, dhe kur mbi xhama, të fryjë erë, Do qash me erën dalë-nga-dalë. Dhe unë përtej xhamave të makinës, si në një ekran të madh, më dilte para syve duke bredhur fushave, kodrave dhe maleve Dritëroi me leshra të gjata ngjyrë argjendi, pastaj më dilte në shtëpi pranë oxhakut që kuqëlonte zjarr, duke pirë raki kumbulle të zjerrë dy herë me miqtë, me gotë prej piperke të çarë në dysh…. Pastaj duke tymosur cigare e rufitur kafe e shkruar vargje rubaira, tregime, romane… fletë-fletë të pafundme të shkruara me kaligrafinë e tij karakteristike, që i merrte era e furrishme dhe bashkë me fluturat e dëborës nëpër bardhësinë e pafundme të hapësirës… dhe njerëzit rendnin, rendnin, i kapnin dhe i futnin këto fletë në kraharor, sikur donin të ngrohnin në këto ditë dimri me dëborë trupin e tyre, që ua fishkëllonte era e acartë e kësaj dite dimri…

Godina ku do pasqyrohet
jeta dhe vepra e shkrimtarit
të madh Dritëro Agolli

Godina-dritero-agolli-Makina ndaloi, unë u përmenda dhe u shkëputa nga gjendja iluzive. Kishim arritur në Menkulas në vendlindjen e Dritëroit. Hekuran e Dëfrim Begolli (antarë të Këshillit të Komunës-Miras), na tregojnë godinën dykatëshe të sapombaruar dedikuar jetës e veprës së publiçistit, poetit dhe shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit. Godina është ndër-tuar me suvencion të sho-qatës “Devolli”. Kemi dhe pak punë, thotë Hekurani me Dëfrimin dhe godina në pranverën e këtij viti do të jetë gati. Sa për dokumentacionin, objektet, fotot, materialet e shkruara, kujtimet, librat, etj i kemi gati falë punës së apasionuar të bashkëfshatarit tonë Sami Begolli, mësuesve, nxënësve. FIGURAT E SHQUARA DUHEN VLERËSUAR QË KUR JANË GJALLË, ASHTU SIÇ PO BËJMË NE….. Ministria e Kulturës dhe Qarku, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë… Në pranverë Dritëroin, njeriun tonë të zemrës do ta presim krahë hapur këtu në Menkulas në festën e madhe që do të organi-zojmë. Lemë Menkulasin dhe udhëtojmë përsëri në drejtim të Mirasit, Bozhigradit. E pyes Hekuranin dhe Dëfrimin si janë sivjet qepët me nam të zonës suaj. Hekurani disi i shqetësuar, por dhe i revoltuar thotë:

-”Ishte vit i mbarë sivjet, shumë i mbarë, patën të gjithë fermerët mbiprodhim, në qepë e grurë, por i gjithë malli dhe mundi ka mbetur i pa shitur nëpër magazina. Çmimi shumë i ulët, 1.8 lek e se merr njeri. Nuk interesohet kurkush. Si do t’i vejë halli kësaj pune…. S’ka ardhur njeri nga Qarku i Korçës të pyesë, ta bëjë problem në Qeveri. Dëgjojmë nga bashkëfshatarët tanë emigrantë në Greqi që punojnë në pemtoret e pjeshkëve, ullirit, etj, se shteti bën KONTRATË dhe prodhimi është i garantuar si dhe shitja…” Hekurani dhe Dëfrimi duke dialoguar me ne shprehet: – ”Çmimi i qepëve dhe i grurit ulet, ndërsa rritet punimi i një dynym tokë të lëruar me traktor vajti 4000 lek të vjetra. Një kujtal nitrat amoni 58 mijë lek të vjetra, e kështu me rradhë… “ Vendimi i ri i qeverisë për pemtoret dhe ujitjet (mbi 6 dynym) me sunvencion nga shteti është masë e mirë që do përshëndetur, se është në favor të fermerit. Kështu në Komunën e Mirasit janë krijuar 6-7 pemtore të reja, këtë vit do krijohn më shumë. E pyes përsëri Hekuranin dhe Dëfrimin:

-Po Kryetari i ri i komunës ç’thotë? Ai përgjigjet menjëherë:- ”Është djalë i mirë, i përkushhtuar për tu zgjidhur problemet njerëzve, e do populli inxhinierin, por do mbështetje edhe nga Qarku, edhe nga lart ta ndihmojnë, sa për njerëzit ngatrestarë dhe ziliqarë që tërë ditën merren me llafe dhe nuk punojnë Ai nuk do t’ia dijë. Ata janë pak, shumë pak. Në Këshillin e Komunës ka debat, por për të mirë, për të marë vendime të pjekura në dobi të komunitetit që na ka zgjedhur, sepse “uji që fle qelbet”. Duke biseduar kështu arritëm në Miras. Kryetarin e Komunës Ing. Arben Muçka e gjetëm në kulmin e punës, midis letrave dhe kompjuterit, njerëzve që Z.Arben Muçka Ditë dimri në Devoll Godina ku do pasqyrohet jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli bisedonte dhe administratës, që e gjitha ishte e impenjuar plotësisht në punë. Mua më erdhi pak zorr që nuk e kisha lajmëruar, por Ai me shumë mirësjellje na priti dha biseduam qetësisht për Komunën e Mirasit, rezultatet dhe problemet që atë e shqetësonin. Fillimisht ai na bëri një panoramë të shkurtër:

-Komuna Miras shtrihet në pjesën jug-lindore të rrethit Devoll, në rrjedhën e sipërme të lumit me të njëjtin emër dhe karakterizohet nga një larmi e relievit, klimës dhe mikroklimës, si dhe për pasojë e florës dhe faunës në përgjithësi. Komuna ka një shtrirje mjaft të madhe territoriale dhe kufizohet me shtetin grek në një vijë kufitare rreth 45 km. Lartësia mbi nivelin e detit varion nga 800 deri në 2000 m. Ka një klimë mesatare kontinentale me dimër jo shumë të ftohtë dhe të lagësht dhe me verë të nxehtë dhe të thatë. Sasitë e rreshjeve varjojnë nga 200- 900 ml në vit, me një shpërdarje të çrregullt gjatë vitit. Temperaturat më të ulta kanë arritur denë në -17 dhe më të lartat +35 C. Komuna e Mirasit ka një sipërfaqe prej 9210 hektar (Më e madhe në qarkun e Korçës), nga të cilat 5169 hektar tokë arë, 3218 hektar pyje dhe 823 hektar kullota. Komuna Miras ka një popullsi prej 12 mijë banorë të shpërndarë në 15 fshatra:- Miras, Sul, Ponçarë, Menkulas, Vidohovë, Braçaj, Arzë, Çetë, Dobranj, Ziçisht, Fitore, Sinicë, Gjyrez, Qytezë, Nikolicë. Mbas panoramës së shkurtër të Komunës Miras z.Arben Muçka vazhdon të tregojë për rezultatet e arritura, sidomos ato me grandin e qeverisë dhe prespektivën për 2011. “Kanalizime në Fitore dhe Menkulas, rikon-struksion shkolle në Ponçarë, ujësjellës në Arzë, asfaltim ……….” Problem, vazhdon ai pak i dëshpëruar, rruga Miras- Bilisht, që siç e patë edhe vetë është dëmtuar shumë, megjithëse ka pak kohë që është ndërtuar. Sa për ilustrim për rëndësinë e kësaj rruge;

-Dymbëdhjetë furgona bëjnë çdo ditë nga tr rrugë Miras-Bilisht dhe anasjelltas 2 autobuzë shkojnë Miras-Korçë. Problem është evadimi i qepëve. Sivjet kish mbiprodhim 8000-9000 ton. 500 familje në qoftë se i shesin marrin nga 2 milion lek. Gjithë fer-merët e komunës fitojnë nga shitja e qepëve 1 miliard lek të vjetra, por qepa është e pashitur në magazina. Edhe me grurin sivjet ishim shumë mirë. Njerëzit po i kthe-hen bujqësisë. Fatos Bylyku-(ndërhyn Hekurani) në Trestenik prodhoi 400 kw grurë, sivjet ka mbjellë 15 hektar. Në Menkulas rendimenti arriti 50 kw/ha në disa parcella.

* * * Ndahemi me kryetarin e Komunës Z.Arben Muçka, duke e lënë të punojë për të zgjidhur problemet e komunitetit dhe duke i uruar suksese në punën e tij të nderuar.

Shkolla-9-vjecare-ZicishtMakina udhëton drejt Ziçishtit, fshatit të kitarës, mollëve, nikoqirllëkut të amvisave në pregatitjen për dimër (drutë e zjarritzajretë- turshitë-rakiverë…) Tek pragu i një shtëpie takojmë Z. Gjergjin Naston, i cili s’pret ta përshëndesim, por menjëherë na fut krahun dhe na fton në shtëpi, i gjithë Devolli shquhet për mikpritjen. Tek familja e Gjergjit na pret e shoqja Marsela, vjerra dhe djali, i cila ka mbaruar shkollën e mesme profesionale mekanike në Korçë dhe tani pret të vazhdojë studimet e larta në Greqi. Gjergji fillon të tregojë:- Fshati ka pasur 115 shtëpi, sot ka 60 familje, 30 familje i kanë bërë të reja shtëpitë, ose i kanë rikonstruktuar. Në emigracion ka 150-200 Ziçishtarë e ziçishtare. Fëmijët mësojnë në shkollën 9-vjeçare të fshatit në Ziçisht dhe vazhdojnë si çupa ime në shkollën e mesme në Fitore. Devolliu është përveç punëtor dhe arsim-dashës. Prodhime kemi, por s’kemi mall të garantuar për shitje, si gjetkë, e gjetkë… 3000- 4000 kw mollë kanë mbetur pa shitur (Starking-Gold- Renetëbaoman-Renetë Kanadeze, etj). Ujin e kemi futur në çdo shtëpi. Shoqata “Shenjt Rinia” e themeluar që më 1934, merret me rregullimin e çezmave, kalldrëmeve të rrugëve, pastrimin, etj.

Në bazë të të ardhurave që paguan çdo familje, një “kod i pashkruar’, por që zbatohet rigorozisht nga çdo familje. Problemi është, se si rezultat i emigracionit 30-40 % e tokës mbetet dierë. Gjergji ashtu si papritur, duke rrëkëlluar gjysmë gote rakie i bën me shenjë Marselës të shoqes dhe të dy ia morrën një kënge të bukur dashurie që mbushi dhe jehoi melodioz nga dueti i tyre dhomën e ngrohtë: -Mbi barr në kurriz ti ke rënë, guguçja mbi degë gugit, një grusht me shkëndia kam zënë mbi ballë dhe mbi faqka, t’ja ngjit.

gjergji* * * (Refren) Eja pranë meje Ti edhe një herë, se unë. O yllkë, TË DUA! Eja, dëgjo, se si reh zemra ime dhe pastaj më thuaj, S’TË DUA!… Ndahemi nga Gjergji, një burrë devolli që i ka mbërthyer fort këmbët në tokën e tij dhe gruan Marsela, e cila gjatë bisedës u shpreh: -”Gruaja kur është nikoqire, e mund dhe atë që ka shumë pasuri, por nuk di… “

* * * Kish rënë muzgu i mbrëmjes dhe mjegulla ishte tendosur mirë, kur morrëm rrugën e kthimit. shoferi pyeti një Sinicar që banon në Korçë i cili ishte në makinë, sa për të thyer heshtjen: -A e ke rikonstruktuar shtëpinë në Sinicë, apo e ke lënë në mëshirë të fatit… Sinicari buzëqeshi dhe pastaj filloi të tregojë:- Sinica, Qyteza, Dardha, janë tre gurë të çmuar në gjerdanin e art turistik të rajonit të Korçës. Rruga Bilisht-Sinicë është 24 km, por e pa asfaltuar. Bilish–Qytezë 21 km, e paasfaltuar. Sinicë- Dardhë 4 km. Qytezë- Dardhë 7 km. Popullsia e Devollit 40 000 banorë, asnjë pikë turistike. Sinica ka pasur më parë 120 shtëpi me dy mëhalla ku të dy fetë myslymane dhe krishtere shkoni dhe shkojnë në harmoni të shkëlqyer. Sot Sinica ka 37 shtëpi, 20 të reja, ose të restauruara, siç janë familjet Karamelo, Panot, Memeli, Nikolla, Shkolla 9-vjeçare – Ziçisht Gjergji dhe Marsela Nasto VEHBI FURXHI Themeli, Tahiri, Damo, Dimoshi, etj. Po Qyteza pyet përsëri shoferi për të yshtur muhabetin. Qyteza ka 23 shtëpi, nga të cilat banohen shtatë.

* * * Hymë në Bilishtin e përgjumur dhe kthyhem përsëri kokën nga qëndra tregtare e zhytur e tëra në errësirë. Dikush në makinë tha: -Vitin e kaluar kryetari i Bashkisë Z.Valter Miza deklaroi në një televizion të Korçës, se problemi i mbetur pezull për shumë e shumë vitesh për këtë qëndër tregtare të ndërtuar me sunvecion nga suedezët do të zgjidhej e do të bëhej funksional në dobi të komunitetit, por siç duket akoma “nyja gordiane” mbetet e pazgjidhur?!… Ja dhe Korça e larë e tëra në shkëlqim dritash shumë ngjyrëshe e zbukurime që kanë mbetur nga festat. 

Mirupafshim Devoll, mirupafshim, o njerës të mirë, punëtorë, me duar të arta, mikpritës e patriotë.

VEHBI FURXHI

POSTIMET E FUNDIT

autori

Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Komentoje ne FaceBook

Nuk ka akoma komente për tu shfaqur

HAVE SOMETHING TO SAY?