Home / POEZI / Nga përmbledhja poetike “Deti i qiellit” – Shaban Cakolli
loading...

Nga përmbledhja poetike “Deti i qiellit” – Shaban Cakolli

Nga përmbledhja poetike “Deti i qiellit” – Shaban Cakolli

UJKU DHE QENGJI

Se ç´na qenka krijuar
bota për hata
i forti të dobëtit
në shpinë për ti ra.

Qengji i butë
ujku egërsirë
ujku nën një shkurre
qengji nën lendinë

Ujku i uritur
bënte llogarinë
“Nëse e marr delen
do të kem mundim
po e mora qengjin
lum si barku im”!

Fare i tërbuar
kërceu nga kaçuba
se çí çmendi delet
qengjin ndau nga tufa.

Por e deshi fati
qengji s´qe pa zot
sot kërcen i lirë
ujku mbeti i ngordh´t.

DACI PËRTACI

Natë dimri
plot shtërngatë
Fjeti daci mbi oxhak
Sa e zuri gjumi ëmbël
një mi të madh
e pa në ëndërr
Me ngulm të madh
mori vrap
dëpërtoj thell në oxhak
qëlloj zjarri,plot urna
Dacit në prush
i mbeti lëkura
të nesërmen qeshnin
fëmijët në fshat
pa shiqoni
dacin cullak!

NË VRESHTË

Baca Beqe punon ne vreshte
Lushi zuri tí buzeqeshe.
-Çfare qesh ashtu,mor Lush
-Baca Beqe,me jep pak rrush?
-rdhero merr sate duash
-Lushi vrpap vajti te rrushi
fet e fet grushtat i mbushi
Po te nesermen mori ves
ne vreshte u duk me thes
-Çfare te duhet or i mjere?
Per te ngrene,apo per te bere vere?
Ik largohu pa vonese
ne daq vere,puno ne vreshte!

KËNGA E SORRËS

krra,krra,krra
krrokati sorra
shkoi ra në male
mbi kurora.

Qeshi bilbili
këngëtar i zgjuar:
Nga vjen kjo këngë e shëmtuar?!

Sqepgjati flet prej mollës
-si se njeh këngën e sorrës?!

Sorrat vetëm një gjuhë kanë
kur këndojnë edhe kur qajnë.

KAM NJË DAC

Kam një dac
është përtac
i sheh minjtë
sú vehet pas.

Përherë neve na trazon
vjen nën sofër mjaullon:
MJAU;MJAU!:::
KAM URI
kërkon bukë
e s´gjahton mi.

Çka na duhet
ky dac dembel
veq bënë gjumë
nga porta s´del?.

TË MENDUARIT GOMARISHT

Na ishte se ç´na ishte
njehere ne Druvar
nje gomar
mizat ipriste me bisht
dhe mendonte gomarisht:

-Nuk jetohet
me barre ne shpine
do te iku
do ta te shtepine!

Iku gomareziu
e la shtallen
shkoi ne fund t´katundit
ia krisi pikes se gjumit.

Dhe ,kur i doli gjumi
pa ujkun te lumi.

E ktheu koken anash
paksa me pertese
ujku dhembemprehti
i thote:”Miremengjez”!

Deshi gomarziu
te beje nje taktike:
-Me falsepo iki,

prijes i ujqerise,
atje me pret zoteria
shume pune ka shtepia!

-Te ikesh dot sía del,
or gomar dembel,
une dhe ti
do ta shtrojme nje duel,
me vjen keq gomar zoteria
barkun tim e ka marre uria!
Denesi gomari
e tha fjalen e fundit:
-Ah,edhe nje here
sikur tí kthehesha bujkut
dhe t´u shpetoja
dhembeve te ujkut
barra do te me dukej
e lehte si vese
te gjitha punet do ti beja
pa pertese.

Thoneqe nga ajo dite
ai gomar
kurre me nuk ngreri bar
asmizatnuk i priti me bisht
nuk mendoi me kurre gomarisht.

Një kapele Mikut

Kam një shok
për merak
e ka kokën
cupëllak
kur acari të e godas
mbyllet brenda
s´del përjasht!
Unë shkoj e thërras te porta
jo nuk dal thotë:më mërdhinë koka
unë i them:më dil prej dere
të shpërblej me një kapele!!:::

LEPURI E KORBI

Ra lkorbi ne dru te thate
e ja nisi me krrokate
krrok-krrok
krrak-krrak
u struk lepuri ne çubak
E ndjeu veten korbi i gjore
zuri lepurin ta ve ne loje
lepur ,lepur frigacaj
veshet te gjate,bishtin cubak
qke qe strukesh nen çubak?
Mos i ke ti ndokuj hak?
Une jam nje lepur mali
kam frike nga zagari
jo me pak nga gjuetari
por mbahem krenare fort
qe nuk linda si ti korb

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...