Home / BOTIME / Nga e ka prejardhjen fjala burrë
loading...

Nga e ka prejardhjen fjala burrë

Nga e ka prejardhjen fjala burrë

NOTË GJUHËSORE – ARKEOLOGJIKE

– NGA MIT’HAT FRASHËRI

Nga vijnë këto fjalë në shqip: BURRË; MBURREM; O BURRA; O BURRANI Këto fjalë janë shumë të vjetra dhe lidhen me historinë e Arbërisë (Shqipërisë). Dyke kërkuar burrimin e tyre, po gjejmë rrënjët e historisë sonë, po duhen vjete dhe punë që të provosh të vërteten. Kam më shumë se 40 vjet që po skalis dhe gjyrmoj bibliotekat e mëdha të botës për të arrirë këtë qëllim
Fjala BURRË, BURRI, nuk është tjatër, veçse fjala që të kujton emrin e mbretit, stërgjyshit tonë që grekët e quanin P-Y-RR-OS. Mbi këtë fjalë, një shkronjës i vjetër nga Roma na thotë: “PYRRHUS, BURRUS DICEBATUR”. Atë që grekët quanin PYRRHUS, ishte BURRUS-i nga vendi i EPIRIT. Për ç’arsye grekët e ndryshuan? Seepse grekët nuk thoshin dot kurrë tingullin alfabetik B, dhe këtë labiale (buzore) e shkëmbejnë kurdoherë me të tjera labiale: P. V. F. Për këtë ka shumë prova që nga kohërat e vjetra gjer sot e kësaj dite. Katër vëllezër të kolonisë arbëriote Andros (nisi të Greqisë) të një familje me emër shqip nga “Bishti” e kanë ndryshuar llagapin e t’et kësisoj: MPISTIS, PISTIS dhe dy të tjerët që janë doktorë në Kairo të Misirit nuk e thonë emrin e tyre “BISHTIS”, po “PISTIS”
Kështu edhe në kohën e vjetër, emrin e shqiptarëve BRYGHES, BRIGJE, BREGHE, BREGESIT, siç shkruanin latinët, grekët e bënë “FRYGJES” Herodoti, historiani grek i madh, thotë: “Kur u hodhë shumë prej BRYGESI në Asi, emrin e tyre e bënë FRYGES” (PHRYGES E PHRYGIE) BRYGESIT qenë shumë farësh në Ballkan prej racës HYLLINJEN a HYLLIRINJ që flisnin një gjuhë që afrohej me greqishten, por për këtë gjuhë Platoni thotë se “është arkaike”, më e vjetër se glua (gjuha) e Athinës. Gjuhën e BYRGESIT e flisnin tërë Makedonasit, HYLLINJTË që quheshin PELASGË. Latini Justinus thotë: “Tërë Makedonia ishte populus PELASGUS si edhe EPIRI dhe HYLLIRIA e tërë; kishin gjuhën pelake (PELASGE) të cilën gjuhë nuk e kuptonte dot Herodoti”. Ky i fundit, duke bërë fjalë mbi to thotë: “Tërë Makedonia gjer në HELISPOND është PELASGE dhe, përveç kolonive grekë, anës detit, kudo flasin një s’di çfarë soj gjuhe; kuptoj vetëm që ajo është barbare ( e huaj)”. Është ajo gjuhë që flisnin ushtarët Makedonas të ALEKSANDRIT kur ata nuk deshën të merrnin vesh të tjerët, ushtarët grekë. Po edhe ALEKSANDRI vetë e dinte se atë gjuhë e fliste e ëma, një grua nga Toskëria. Me fjalë të tjera, Makedonët, Byrgesit dhe EPIROTËT flisnin një gjuhë që kish tingullin B dhe nuk e shkëmbente me P, V, F. Që EPIROTËT flisnin shqip, kemi shumë prova historike, po neve do të çfaqim dy, të patundura kundër profkave të zotërinjëve J.Reinach dhe Apostolodhi

1- Gjeografi grek i madh Strabon e thotë fare qëruar që “edhe tani vise të Helladhës (Greqisë) si ETOLIA, AKARNANIA janë mbushur me Barbarët EPIROTË a HYLLIRINJ… EPIROTËT si dhe HYLLËRINJTË, të formuar prej racave të vogla, flasin pikërisht si MAKEDONAS një gjuhë; kanë ato rroba, ato zakone dhe ato qeleposhe (të kokës; për shkak futen të tërë në MAKEDONI”). Pra, MAKEDONËT, EPIROTËT dhe HYLLËRINJTË kishin një gjuhë, një rrobë, një zakon e aspak ato nuk u afrohen atyre të GREKËVE. Ata e kanë letrën B dhe e shqiptojnë BE dhe jo si GREKËRIT, P ose F.. Kështu EPIROTËT thërrisnin mbretërit e tyre BURRË dhe jo PURE a PYRRE

2 – Që Epirotët të Gjeografit Straboni si dhe të tjerët, MAKEDONET dhe HYLLËRINJTË, flisnin shqip në kohën e tij, s’ka asnjë dyshim. Është fare e kthjellët dhe sheshit e vërtetë që Kolonitë e Mëdha të Arbërit në Greqi katër a pesqind vjet më parë, zbritën nga SHQIPERIA, duke prurë emrat e fshatrave dhe të farefisit të tyre, si dhe gjuhën e zakonet e ARBËRIT ose të ARBËRORËVE (EPIROTËVE), të cilat janë tonat, të TOSKËRISË sonë. Këta Arbërorë edhe sot thonë BURRË dhe jo PURRE, ashtu siç thuhej në kohë të BURRIT ( të PIRROS). Në Kairo, DR. Apostolidhi na kundërshtonte dhe thosh që EPIROTËT E PYRROS, s’flisnin shqip, se shqiptarët zbritën atje më pastaj. Kjo është krejt e lajthitur. EPIROTËT ishin kurdoherë dhe janë fis shqiptari dhe tërë jetën e tyre prej 4000 vjetësh më parë, gjuha shqipe flitej në TOSKËRI (EPIR). Kur ardhi Turku dhe u vendos në ato vise, vetëm shkolla e Janinës ua ktheu gjuhën vendëse, rreth kryeqytetit të TOSKËRISË
Straboni numëron këto far e fise në EPIR Barbar (në kohët e vjetra fjala Greqisht barbar kishte kuptimin e të huajit), SEKULIOTË, ÇAONES ose ÇAMËR, MOLOSIJ, AMFLOKES, AM-BREKES, THES-PROTES sit ë vjetrit MYREMIDHENES. Tërë këta popuj të vegjël kanë emrin shqip, ndonse pak të ndryshuar dhe gjer sot e kësaj dite rrojnë SEKULIOTËT, ÇANËRIT, AMBREGASIT, FLOKËSIT dhe MALËSHOVITËT. Prej këtyre popujve rrinin dhe m’atanë detit, n’ë Itali dhe SIQELI. Sekuliotët u kolonis në në Siqeli dhe quheshin sekuliotë. Këta me gjuhën e tyre pagëzuan limanë e BRINDËSIT, fjala e të cilit është Brindësi (bri të ndreut), nga forma e bririt që ka ky liman.
Kur shkruan këto Straboni thotë: BRINDËSI në gjuhën e Sekuliotit ka kuptimin qeras elafu (bri ndreu a kokë ndreu)
SEKULIOTËT i kishin për nder brirët e drerit dhe stolisnin dhe qeleposhet (kelpis) e kokës me brirë, kështu bënin edhe çaonët (çamërit) e Epirit si edhe vendasit rreth Vjosës. Këtë gjë e siguruam kur në TEBE (në Kryeqytetin e vjetër të Egjyptit) u gjet një inscription i mbretit Ramsez, faraon shumë i vjetër, ku mbreti ka zënë për briri të kokës sekuliotët, çamët dhe avoiunët (nga vjosa oas Aos, siç quhet në greqisht lumi; këta të fundit ishin shqiptarë të vjetër që u hodhë në KRETË (Gjirit) dhe s’andejmi në MISIR
Mirëpo kundërshtarët më thanë: “ Ku dreqin u ndodhë këta SEKULIOTËT shqiptarë në MISIR ato kohra kaqë të vjetra?”. Përgjigjja ishte fare e lehtë. Arkeologët na provojnë se shumë faraonjë, kanë ardhur atje nga BRYGESIT e HYLLIRISË – MAKEDONISË, të cilët s’qenë tjatër veçse SHQIPTARË. Aleksandri djali i Olimbisë, me shqiptarët nga Emathia (Dibra), themeluan Aleksandrinë (Skënderien). Ptolemeu i Mënçmi ishte nga Apolonia (Berat-Fier). Byzantinët me Justinianin nga Dibra –Prishtina dhe zaptuan MISIRË. Mehmed Ali pasha, Khedivi, bashkë me Vrionasit e Beratit dhe bejnë e POJANIT, më një grusht shqiptarësh e zaptuan MISIRË. Kur gjithë këta shkelë MISIRË në kohrat e mesme dhe në kohërat e fundit, përse atëherë të mos i kënë shkelur fushat e Nilit edhe SEKULIOTËT?
Kështu, në tempele të TEBËS ka pllaka të skalitura me sekuliotë që flisnin shqip me qeleposhet e tyre brinjë dreri; ata janë robër të faraonëve dhe nën këmbët e tyre duken të skalitura në gur edhe emrat e tyre. Midis tyre ka ehe çamër dhe Voises a Auses. Lumit të Vjosës ne nga Dangëllia i themi Au dhe kjo provohet prej lutjes së vjetër pagane që bëjnë në DANGËLLI ditën e parë të vitit, e cila është Au, au, rrushi sa kau, delli sa freri.. Kështu i këndojnë Vjosës që ta bëjnë kohën të kthjellët dhe të ketë ujë plot për vaditjen e kopështeve, të vreshtave dhe ta bënjë kokrrën e rushit të madh

Ka edhe shumë fakte të tjera që tregojnë se Epirotët e vjetër nuk ishin tjatër veçse stërgjyshët tanë, shqiptarë që thoshin BURRO dhe jo PURRE. Dri Lardy thotë që kur hidheshin EPIROTËT (toskët) të merrnin armët e grekëve në MELUNË, thërrisnin: O BURRANI…! dhe me këtë fjalë e fituan luftën. Këto sot për sot, më vonë do të shpjegojmë se emri i EPIRIT është ARBËRIA

Vepror Hasani.

loading...

Komento!

loading...