Home / POEZI / NË SHKALLZË TË SINICËS
loading...

NË SHKALLZË TË SINICËS

NË SHKALLZË TË SINICËS

Një degë në dorë,mbushur plot qershi
hamë duke qeshur,një unë e një ti
të dy të përqafuar, Shkallëzën duke ngjitur
togfjalëshin “të dua”,belbëzova papritur

-Të dua-dhe u skuqa,u bëra gollogjinë
qershiçkat e fundit,nuk u kapërdinë
u pamë në sy,ti u mbulove me nur
për një “të dua”,ishim djegur, si zhurr
-Të dua-dhe në Llapashë, bilbilat u zgjuan
katarraktet e Valkës,në argjend u thërmuan

me donje e dashur,të donja si i marrë
ishim lule maji, që sjellin beharë
takoheshim poshtë, dë bashtat me mollë
ku lumi i Sinices,e takon Devollë

dasmën do ta tundnim,vjeshtën e tretë
kur të mblidhnim mollët,t’i vinim kavaletë
kur ngjyrë kuqëreme,të merrnin ahishtat
kur veç lakra e fshesa,të mbetnin dë selishtat

ne ishim si dy zogj,zili për Devollë
ngjanim si dy qershi,ngjanim si dy mollë
unë zeshkan, e ti esmerkë , belhollë
ndryshimi…unë,ah unë, në biografi një njollë

kjo njollë, dhe xinxifet u ngrinë nën dëborë
kjo njollë, dhe kollogjinkat,si zu njeri me dorë
kjo njollë, dhe u prish foleja, dë majë të goricës
erdhi muri i Berlinit, dë Shkallë të Sinicës

ne vetëm pse duheshim, kishim bërë një krim
veshët na i shkulën, poshtë në sigurim
ashtu të përqafuar,ja plasëm të qarrit
na i prenë ëndrat, me sëpatën e dardharit

-Përse o fat-thashë,kaq keq më përplas
i dua njerzit,jetën,një zog nuk e ngas
dhe Dobërgorë e kam ndezur, kandilkën me gas
dhe lis, nuk kam prerë, kurrë, në Shën Thanas
pe Gurit të Strëngës të hidhem, të pelcas
a të zhytem dë Devoll,e i mbytur Menkulas
Ehh,,,kështu ishte e shkrojtur,konaku nuk qas
……………

Të pashë pas vitesh,nuk më njohe dot
u drodhën ahishtat,në Popoven e Dobiot
s’qënke më çapkënia,belholla që të lashë
s’qënke më sorkadhja,që ngjitesh në Llapashe

dhe ti nuk më njohe, më mirë mos më gjeç
jam bërë si Cekja,ai plakushi, në skeç
nuk i ngjit dot më, udhishtat e Prapasit
kam mbetur, e dashur, Zaimi i Menkulasit

dë bashtat një ditë,këmbët më shpunë vetë
ku lumi i Sinicës,takon Devollin, një jetë
mbi goricë era, kish flakërirë,foletë
mollët ishin kalbur,…gjëkundi kavaletë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...