Home / KULTURA / Në kërkim të “Arit te bardhë”-Devollesha leskoviqare,mëndje ndritur e duarartë
loading...

Në kërkim të “Arit te bardhë”-Devollesha leskoviqare,mëndje ndritur e duarartë

Në kërkim të “Arit te bardhë”-Devollesha leskoviqare,mëndje ndritur e duarartë…

(vazhdim-pjesa e dyte,.)

Skice -Portret

“Gjithe dashurine per Nenat qe jane e do te vijne,ne preherin tend i kam vene,t’i kam sjelle t’i ngrohesh o Nene!”

Dritero Agolli.

Devollesha Leskoviqare

Rrugën nga Bilishti në Vishocicë e bënë ë këmbë se s’kishte taksi e makina aso kohe, ashtu të zënë dorë për dore si dy fëmijë të vegjël. Kishte një javë që ishin martuar ushtaraku me leskoviqaren,..E c’martese ishte ajo,…. i mbylle te dy ne nje hotel, ne hani me dy porta, si hengren e pine ate nate ne restorant Borova me fshataret e tij ,ish partzane ,…
.Mbërritja e tyre në fshat mori dhenë.Prisnin t’i shihnin me padurim,,,ta shihnin nusen me vello sipas adeteve te erdhur me krushq e mbi kale,, Të gjithë, por më shumë gratë e fëmijë, kishin hapur portat e deriçkat e shtëpive për të parë çiftin e ri, më shumë nusen e devolliut. Dëgjoheshin pëshpëritje pas krahëve të tyre, veç shikimeve tërthorazi.
“Paska zgjedhur djali”,”qenka e mirë, e bukur”,”është ca e vogël” e të tjera fraza të shkëputura i vinin në vesh nuses së re, e cila i përshëndeste me një pamje të qeshur pa nxjerrë fjalë nga goja.
…..Kështu i kujtohet asaj dita e parë e ardhjes në Vishocicë. Do të qëndronin për ca kohë në fshat,deri sa i shoqi të zinte shtëpi në Korçë, se ishte ushtarak, një partizan i vjetër, trim e luftëtar i lirisë.,
Ende nuk ishin mbyllur plaget e luftes clirimtare,ishin vitet e para pas Luftes se Dyte Boterore, ,vendi ishte i djegur dhe i zhuritur…Aty ketu neper germadha vinte erre zhur, te djegur,,,,

….Ajo lindi e u rit ne qytetin shkembor mesjetar e shume te degjuar te Leskovikut. Aty mbaroi dhe shkollen unike qytetare te vajzave..
Por….jeta e saj kaloi në të shumtën e viteve në fshat, ne nje treve tjeter shqiptare po aq te degjuar e te bukur, por ne fushe….. në Devoll, pas qendrimit ne qytetin e Korces dhe me shume ne Tirane disa vite,me drama të papritura, ..
Ajo qëndroi e fortë para vështirësive të jetës duke u ritur jetime,dhe me halle te madhaja mbi kurizin e saj te moshes te njome duke u kujdesur si nene per motrat e vellane e saj me te vogel,e per te punuar dhe ne vreshta bashke me te atin.
Mbeti gjithnjë një grua e thjeshtë si gjithë nënat e gratë tona devollesha,por me prejardhje leskoviqare..
Megjithëse tani ajo i kaloi të tetëdhjetat ka disa vite, , manifeston tipare të një gruaje energjike që është gati edhe tani, megjithëse mosha bën të sajën, ta bëjë bakllavanë, ashtu siç bëri kur i erdhën nipi me mbesat nga Amerika.
Vajza e madhe e Nevruzit, një mjeshtër vreshtar e shumë i dëgjuar në Leskovik, bëri emër në mjeshtërinë e përgatitjes së pijeve, të rakisë e veçanërisht të verës, aq të shijshme e me nuanca karakteristike.
Ajo bëhej copë, ende e parritur e trupvogël, për të ndihmuar të atin, një punëtor që e merrte dheun në kurriz me thasë e torba dhe bëri vreshtë majë gurëve. Ai u martua me Selimenë, një grua fisnike e bujare.. Edhe ajo e deshte Hysnijen, vajzën e madhe të gjetur,si fëmijën e vet. Bëri fëmijë të tjerë, dy djem e dy vajza. Hysnija i deshte ata si vëllezër e motra të një barku, edhe pse ishin më të vegjël, Asllani, Syrjai, Bashkimi, Rubija e Shaqja.
E deshte si fëmijën e saj Benin, djalin e Asllanit, u kujdes edhe kur ai ndiqte shkollën e mesme teknike në Korçë. Po kështu edhe nipërit e mbesat e tjera. Ata e deshin, e nderonin dhe e respektojnë edhe tani, venë e shohin përsëri në Vishocicë,si nënën e tyre.Veçanërisht Bashkimi, një fizikant e radiolog në mjekësi dhe Lumja, një mjeke e njohur dhe një amvisë e nikoqire e veçantë, sidomos për ca gatime si mesniku me mish. Është për t’u përmendur, sa herë që venë në Shqipëri, shkojnë e shohin e çmallen si me nënën e tyre, bashkë me vajzën, Joridën e dashur.
Si motra më e madhe për të dy palët e fëmijëve, Hysnija, për të cilën ajo s’bënte as më të voglin dallim, bashkë me Tetenë, një grua duararte , nikoqire e pastërtore e madhe, ia nisi rrugës në kërkim të’ arit të bardhë” që në Leskovik.per tetene, te paheruaren Selime me halle,ruaj kujtimet me mbreselenese ,per te cilen, mbase nje dite do shkruaj me gjate.
Sapo erdhi në Devoll si nuse e re, u miqësua me komshijet, veçanërisht me nënë Resmijen Hysi, një burrneshë tipike, devolleshë që ia nxirrte mallin e nënës së saj dhe me vajzat që ishin punëtore të zonjat, por edhe shumë të dashura, të emancipuara e përparimtare, Qerimja, Muhazezi, Salka, Qeska, Fijorja, Engjëllushja.
Ato thyhen konceptet e vjetra e u martuan në fshat: Qerimja me Elmazin e dhembshur e marangoz; Muhazezi me Tekiun, një burrë i fismë e traktorist, ndër të parët në Devoll; Salka me Hajdërin, një djalë i pashëm e ushtarak i vjetër; Fijorja me të pavdekshmin, bahçevanin e dëgjuar të Bilishtit, Muharem Çakërin; Lushi me Mediun e paharuar e te zgjuar e shumë të respektuar.
Ajo mësoi shumë prej tyre, por edhe i mësoi ato nga traditat e vendlindjes. Që në fillimet e saj u shqua si specialiste në kërkim të arit të bardhë, me vajzën e madhe Muhazezin, një grua e urtë e pa fjalë, punëtore e madhe, sa në shtëpi e në fushë, bëhej copë e rriti një stan me fëmijë të urtë, punëtorë e të zgjuar. Fati e solli që fëmijët e tyre, vajza e madhe me djalin e vetëm të dashuroheshin e të martoheshin dhe sot i kanë fëmijët e tyre, nipërit e mbesat në Amerikë.
Nuk do të ndante as komshijet e tjera si Qerimen, nënë Naxhijen me vajzën Xheviko, që bënin ca gatime tradicionale. Xhevikua u bë mjeshtre gatimi e kur u martua në Bilisht me Njovitin, po kështu si vetja i mësoi vajzat e saj.
Të njëjtën gjë thotë për Anën e xha Zyrdinit, një nga kuzhinjeret më të vjetra të mensës së fshatit, që në vitet e para të hapjes së tyre, një mjeshtre e gatimit. I mësoi vajzat e saj Shiden, Lulen, Shpresën e më të voglat, Dianën e Elin, artisten e madhe të teatrit e të kinematografisë shqiptare. Shidja, sa herë që shkoja në shtëpinë e saj në Pogradec, i thoshte Gafurit, një korçari bujar: “Gatoi ndonjë gjë nga ato tuajat, të Vishocicës.”
Edhe me komshijet e Demir Jemenit, vajzat e tij, do të shkonin si motra, sidomos me Xhenetin, Ifakatin e Qefserit, Zydijen e Xhefkës, Dudinë e Zikes. Edhe me nënë Nadijen e xha Rahmiut që ishin ngjitur,shkonin shumë,me kunatat motra nga Babani, te pashollinjve me Vexhijen dhe Nekije, ete te tjera..
.Ajo kishte shumë shoqëri me vajzat e gratë e fshatit, edhe ato e respektonin pa masë: Rubija e xha Nevruzit, Vexhija e Hytbiut, Dilja e Rustemit, Kadezi e Hajriut, Urania e Xhevdetit, Myzejeni e Bashkimit, Lirija e Qamilit, Vasfija e Isait, Salka e Nafizit, Nefiseja e Remziut, Behija e Zijait, Kimetja e Shabanit, Xhekua e Fuatit, Mynefeja e Servetit, Qamja e Kimetit,Ferdaneja e Muhametit, Vexhija e Nekija e Pashollinjve.
Pastaj u zhvendosën në shtëpinë e re nga Laramçetdhe shoqeve te saj iu shtuan Azizja e Sabajdinit, Sibja e Remziut, Adelina e Sinanit, Nurija e Fejzos, Bashkija e Nexhdetit, Sabikja e Nazmiut, Kudretja e Ziqiriut, Fidarija e Ziniut, një komshije që kanë shumë muhabet edhe tani.
Ajo kishte lidhje me vajzat dhe nuset e reja të fshatit: Azbija e Meçkollinjve, Alltëzia e Kasëmit, Xhevahirja e Ismetit, Manushaqja e Agimit, Violeta e Irfanit,Gurazija e Fehmiut,Leta e Sulos,etj. Ajo shkonte shumë me gratë e tjera: Zyraja e Fehmiut, Mydurja e Dervishit,Ferideja e Sheqadetit, Nafija e Çeços, Ismeti e Maliqit, Resmija e Bektashit, Shega e Sulos, Havaja e Tekiut, Afsaja e Lameve, Beglija e Enverit,Neimeja e Fehimit, Gurija fatkeqe e Xhevatit që iu vra djali i tyre i vetëm, Urimi.
Po ta pyesësh atë, do të thotë: “Verë edhe ca emra,këtë dhe atë, se i ke harruar…”
Ajo i deshte dhe i respektonte Saxhidenë e Ruhiut, Sabahetin e Ismetit, Salkën e Remës,një grua e vuajtur dhe e shtypur, Sulltanën e Veliut që vete e sheh shpesh, Bukurien e Gures që gjithmonë ia hapte shtëpinë dhe e ndihmon edhe sot, nënë Bexhenë të patriotit të madh në mërgim, Adem Kasëm Hysi, që e rriti me sakrifica të mëdha djalin e vetëm derisa i erdhi i shoqi nga mërgimi kur ai ishte bërë burrë.
Një tjetër grua kuzhinjere që punoi gjatë në mensën e fshatit, nënë Feruzja e xha Etemit, një grua mjeshtre e gatimit. I shoqi, një emigrant, punoi vite të tëra në minierat e Amerikës e ajo u kujdes për rritjen e një tufe me fëmijë, sakrifikoi për t’i mbajtur me bukë, u bë copë me mençurinë e saj për gatimet e shijshme jo vetëm në mensë por edhe në shtëpi. Gjithmonë gatuante si një nikoqire e vërtetë, pasi shkoja shpesh në shtëpinë e tyre. Birin e saj më të vogël, Alikon, e kisha shokun më të ngushtë të fëmijërisë.
Devollesha Hysnije nuk pushon së treguari për fillimet e jetës në Devoll, duke pohuar se është devolleshë, vetëm vendlindja i ka mbetur leskoviqare. Ajo mësoi e u bë mjeshtre e gatimit, e bërjes së glikove e reçelrave, të turshive, pa le që ishte një kasape e zonja. Mbaj mend një vjeshtë,për dy orë ka therur e ka rjepur katër shqerra për pastërma,i vari në trarët e ahurit të bagëtive. Pa le sa mirë i bënte pastërmatë që i kriposnin dhe i varnin të thaheshin nëpër dhoma e ashefka.Si kudo në Shqipëri, pastërmaja qe karakteristike si ushqim i thatë për dimër.
Në Devoll dimri është i gjatë prandaj përdoret pastërmaja, sidomos fasulet bëhen aq të shijshme, sa gratë tona bëjnë edhe këtu në Amerikë. Pa le që bënte ca kukurecë me të brendshmet sa sot s’i bëjnë dot as shefat më profesionistë, me korminat bënte ca paçe që t’i mbaje në gojë, bënte edhe petanikë me kormina e mëlçi, ose mesnikë si i quajnë në Leskovik.
I vajtinjë herë miku i vjetër i familjes Nexhat Lloga, një shqiptar nga Ohri, që ishte martuar me kushërirën time, Shpresën, një vajze moderne tiranase. Bashkë me mamanë shkuam në Inonisht, se ajo ishte besimtare e madhe bektashiane. Ajo e ka idhull baba Kasëmin, misionarin e fesë bektashiane e gjithmonë lutet me të. S’do ta harroj atë çast të vështirë, mezi e kaluam lumin, kishte ardhur shumë e të arrinte gjer në brez. Desh na mori dallga me gjithë dashokun.
Një herë theri një shqerrë në Inonisht.Vinte shpesh ,ishte besimtare bektashiane qe nga i ati . Sa shpejt e theri, sa xha Imiri, një burrë i mençur që shërben edhe sot në Inonisht me pasion, u çudit, ca më shumë për mjeshtërinë e saj. Lamë aty të brendëshmet dhe një këmbë për sevap. Kur shkova me familjen në vakëf vitin e kaluar, Imiri s’e kishte harruar, ma përmendi atë moment. I shpumë një plaçkë për vakëfin që e kishim blerë në Amerikë, si amanet të sajin për baba Kasëmin.
Ajo gjithnje do te kujtonte e do te gatuante ,disi se fshehurazi dhe nga koha e meparshme, dhe per festat e ditet e bekura,ritulae-fetare,si krishtlindjet,barjamin,pashket,diten e Veres ,dhe vecanerisht per Sulltan Nevruzin,festen e bektashianeve,qe e krenmtonte si diten e emrit te te Atit te saj ,gjyshit tone te paharruar,duke bere gatime te vecanta e karaktreistike te dyja trevave te devollit e te leskovikut.
Të folmen e Leskovikut s’e harronte, e përdorte shpesh dhe në fillim i vinte për të qeshur kur dëgjonte ato fjalë përkëdhelëse të Devollit: tepsiçkë, kusiçkë, etj.
Nje herei shkuan ne shtepi, disa të rinj e të reja, shokë të djalit nga Portugalia, e u shtroi drekë. Ata u mahnitën se as kishin parë e as kishin ngrënë bukë të tilla, nja dy pëllëmbë të trasha me qiqra, apo byrianin që ata e quajtën ‘pilaf sulltan’ aq u pëlqeu. E përqafuan e ia puthën duart kur u larguan duke i thënë “Maestro, maestro…”
Mbresa dhe kujtime te paharruarakur ia shpune ne shtepi, për vizitë ambasadorin rus dhe gazetarët e kohës u befasuan nga gatimet e saj. U nxori për qirasje një gliko të bërë me pekmez e me kunguj, feta-feta, një reçel aq i shijshëm, por aq dhe artistik nga syri e nga servirja. I vinte në gërqele të pastër, të blerë kastile. U çuditën me tharjen e misrit në kurora bashkë me qepët të varura në trarët e hajatit të shtëpisë, traditë tipike e devolleshave. Thonë, por nuk kam siguri për të vërtetën, që kur erdhi Hrushovi për vizitë në Korçë, i shpunë disa nga llojet e reçelrave të devolleshës leskoviqare.
Pasi qëndroi ca vite në fshat, u largua në Tiranë, pasi u transferua i shoqi dhe erdhën sërish në fshat, kësaj radhe me katër fëmijë të rritur, duke sjellë me vete kulturën e qytetërimin e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.
Në Tiranë ajo bëri shumë shoqe, jo vetëm komshijet, pasi ndërroi dy shtëpi, deri sa u vendosën përfundimisht në pallatet “Agimi” e kur iku, u nda me lot në sy, aq shumë duheshin. Ajo ndjehej krenare kur dëgjonte emrat e shoqeve,ish-nxënëseve të saj në kursin e analfabetizmit që drejtoi disa vite. Ato vazhduan shkollat e u bënë mjeke, inxhinjere, juriste, deri me poste të larta në shtet e mbante lidhje me to. Mbi të gjitha u lidh me Nevrijen e babë Hysenit, një babanare burrneshë, duheshin si motra. Burrat i kishin nga një fshat dhe ata duheshin si vëllezër. Edhe fëmijët shkonim shumë me njëri-tjetrin. Me Dritonin isha moshatar e luanim gjithnja bashkë. Tani Nevrija është në Boston me djalin që është mjek specialist i reomatizmës. Ajo bën një gatim tipik devolli dhe gjithmonë e kujton Hysnijen duke thënë që mësoi shumë gjëra prej saj, e ka patur mësuesen e parë në të gjitha aspektet, si një qytetare e gjithanshme.
Ajo u rikthye tashmë më e pjekur, më e formuar, si një qytetare moderne, duke sjellë përvojën e jetesës në qytet, pasi në Tiranë u shqua si një aktiviste e palodhur me gratë në lagje e më gjerë, në drejtimin e kurseve kundër analfabetizmit, si vullnetare e palodhur, pasi kishte mbaruar shkollën qytetare të Leskovikut, ishte më e arsimuara për atë kohë. Ajo shpesh i kujtonte e krenohej me ish-nxënëset e saj. Mbaj mend se isha goxha fëmijë, më merrte në gjithë ato aktivitete kur shkonin të organizuara. Më merrte në Teatrin Kombëtar, në Teatrin e Operas e Baletit, në estradën e ansamblin e ushtarit, në teatrin e estradës së shtetit, në kinema e në muzetë e Tiranës.
Sa erdhi në fshat, gjeti kunatën e saj Myrvetin, edhe kjo kolonjare, e xhaxha Zylkës që s’do ta harroj kurrë, një burrë i gjallë e tërë humor dhe i emancipuar qysh atëherë, ndihmonte e bënte edhe punën e gruas. Ishte një devolleshë kolonjare e zgjuar e pastërtore e madhe, kishte ardhur nga qyteti i Elbasanit. Ato edhe sot, megjithëse janë larg, flasin në telefon. Betja e mësoi edhe Zenën, vajzën e saj si vetja për gatimin. Ajo edhe sot kur flasim në telefon më thotë “Xhan e shpirt, të kam si Agimin e Begatorin.” Sot djemtë e saj janë një në Greqi e një në Amerikë.
Edhe Myzejeni, gruaja e Agimit, një vajzë vishocare intelektuale, mësoi prej saj, nga gatimet e saj të pakta,kur vinin per pushime ne fshat bashke me femijet,, por më shumë nga e ëma Myneveri.
Kur u kthye në fshat nga Tirana, dikush u shpreh se ajo do të kthehej në një grua të rëndomtë fshatare, por ajo me vullnetin e këmbënguljen që e dallonte në jetën e saj, mbeti një grua artiste shtëpiake, me kujdesin për rritjen dhe edukimin e fëmijve të saj që dalloheshin me veshjet e tyre të hekurosura, me flokët e krehur honde-honde, por edhe në rrugën e gjatë të kërkimit të arit të bardhë, megjithëse fatkeqësite e ndoqën pas.
Pas vdekjes së njërës vajze që ishte si yll, ia internuan motrat e saj të martuara në vendlindje, Dylberen e Balen, në Saver të Lushnjës. Një dramë e madhe, e dhimbshme që e ndoqi tërë jetën, por asnjëherë nuk e përkuli. Dylberja vinte e shikonte gjithmonë bashkë me Ahmetin, një burrë shumë i respektuar. Erdhën edhe këtu në Amerikë e na takuan. Dylberja qante me lotë malli për të se e ka jo si motrën më të madhe Hysnijen, por si nënë. Shpesh shkojnë e shohin atë në fshat bashkë me vajzën e tyre Lirën dhe Hajriun, të shoqin,Vali me Luanin, Lidia Cane me motrat nga Greqia,,Beni me Lanen. Ndërsa Balja shkon më rrallë se i kanë rënë hallet me shëndetin e fëmijëve. Më shpesh vinin e shikonin Nexhati me Qerimenë nga Erseka, kushërinjtë e saj të parë, duheshin si vëlla e motër. Edhe ajo u vinte në çdo sebep që kishin. Tani këta janë rënduar e moshuar për vete, por venë e shohin Hysnijen e dhimbshur.,nje jete e tere me plage ne zemer per motrat e internura,me frike….edhe kur kendonte ajo qante me shume,,,,
Devolleshën leskoviqare nevoja e mësoi të kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpisë si një ustallare perfekte, i zinte dora çdo gjë. Kur bënë shtëpinë e re në një lagje të re të fshatit, një shtëpi të thjeshtë, vetë u kujdes për ndërtimin e saj si burrë, prandaj gjithnjë na thoshte: “Ruajeni këtë shtëpi, se me thonj e kemi ndërtuar e mbajtur.” Kështu e mësoi edhe të renë që të kujdesej të mos kishte asnjë pikë shtëpia. Në shtëpinë e re i bëri të tëra vetë, që me vatrat, oxhakët dhe furrën e pjekjes së bukëve.
Mukadezin, nënën e Ridvanit e të Syrjait të dhembshur, me gjithë Tashën e fëmijët e tyre aq të dashur, i mbaj mend kur gatuanin e piqnin bukët në furrën e shtëpisë sonë. Ajo ishte mjeshtre, dukej sikur këndonin nën zë, por ajo ishte më shumë një e qarë shpirti e brendshme, na i fshinin lotët e tyre ne fëmijëve. Kishin pothuajse të dyja të njëjtin fat.
Vetëm kur erdhi demokracia u qeshi buza e u takuam me motrat e vëllezërit e tyre pas vitesh. Ajo i bëri komshijet jo shoqe, por si motra, duke shkëmbyer përvojën e duke punuar së bashku për gatimet në dasmat, bukët, të gatuarat, bakllavatë e revanitë, në gostitë apo gëzimet që kishin. Kur bënin bakllavatë, e nisnin punën në njërën shtëpi e me radhë, çdo ditë shkonin te shtëpitë e njëra-tjetrës, te nënë Vaideja, nënë Nurija, Razija, te Sefideja, te Xhibja, te Alideja, Myzejeni, Adelina, me Deskën, Nebijen, Fatimen, Katinën, Valin, e më të rejat Nysin, Tanën ,…
….dhe sot me Dritën e Melekut,, Jetën e Dashit,, Tashën dhe Syrjajin, dhe Leten e Bertit,komshijet,qe gjendet arty prane saj per dite e per nate..
Azizja, një shoqja e saj e ngushtë, ishte gjithnjë e pranishme në çdo sebep, megjithëse u mplakën. Ajo shquhej si mjeshtre e bërjes së pastërmasë së deleve, kur i varte ata rripa të bardhë në stofë, ishin më të bardhë se postet e saj me lesh të gjatë mbi mindere.
Devollesha ishte edhe një mësuese e mirë duke i mësuar gratë, shoqet, komshijet, vajzat, nusen e mbesat, sa gjithnjë shprehej se ato ia kalonin asaj. Mbesa Dëshira është bërë një specialiste e gatimit, duke marrë nga e ëma, por edhe nga zanati i burrit të saj Dhimitrit, furrtar e pastiçer, që ua kalon atyre mjeshtrave që dalin në TV me emisionet e tyre. Po kështu edhe Ida bashkë me të shoqin, Bardhin, që i vjen ndoresh, pasi ka punuar gjatë nëpër restorante si shef, ia kanë marrë dorën, aq sa t’i lëpish edhe gishtat. Edhe sot e kësaj dite u thonë atyre: “Ju lumtë juve që e ngritët më lart mjeshtërine e devolleshës leskoviqare.”
Stafetën e kanë marrë më të rejat, mbesat e saj me recetat e sotme nga më modernet të gatimit. Mbesa e vajzës së madhe e Dëshirës, Katerina,gjithnjë i thotë gjyshes së saj: “Më bëj petulla si ato të nënë Nijes, një petull të madhe sa një tigan,” sepse mban mend kur shkoi në Shqipëri e ajo i bëri petulla. Sa të lumtur ndjehen nipërit e saj kur shkojnë tek ajo, pa le kur e marrin në telefon e i thonë se do të venë, por t’u bëjë këtë apo atë gjë, me shaka.Visi, një menaxher turizmi, i thotë shpesh e ia bën qejfin duke i thënë: “Të ishe ti, nënë Nije në këtë restorant, sa klientë do të vinin për gatimet e tua speciale. Ashtu e duan dhe e respektojnë gjyshen e tyre Elsa me Relën, Geni me Bertin, Arbëri me Xhuljon,nuk e heqin nga goja, kanë bërë shumë fotografi me të. Edhe Taqka i vogël i Ervinit me Tancin, sa herë që venë e shohin, i sulet dhe e përqafon me dashuri. Pa le kur kemi vajtur në shtëpinë e tyre,jo vetëm Tanci, por edhe Liljana me Dhimitrin bëjnë ca gatime karakteristike, pispili prej misri që ta mbash në gojë. Një dashuri e respekt të veçantë kanë Monda me Timin e Xhaferit, venë e shohin shpesh që nga Tirana ose e marrin dendur në telefon.
Shtëpia e saj ishte gjithnjë e hapur për miqtë e ajo e kishte zakon ta përmbyste shtëpinë, vetëm e vetëm që t’i kënaqte ata. Sa për raki e verë, s’kishte frikë, kishte boll, e nxirrte vetë nga hardhitë e mbjellura në oborr. Shërbimet i bënte po vetë, kur ishte e re, një mjeshtëri që e kishte trashëguar nga i ati. Hysnija ruan në vetvete shumë kujtime e mbresa nga puna e saj e palodhshme, në përgatitjen e gjithë atyre gostirave, fejesave, martesave të djalit e të katër vajzave. Ajo ishte jo vetëm zonjë shtëpie, por edhe kuzhinjerja, apo më mirë të themi kryekuzhinjerja e dasmave, që veç gatimit të traditës në dasma bënte edhe një gatim special si surprizë për dasmorët që e njihnin dorën e saj.
Kujton ajo me respekt artistë e shkrimtarë që vinin për vizitë, për drekë e darkë, si: Fatmir Gjata, Dhimitër Shuteriqi, Sterjo Spasse, Sotir Andoni, por më shumë Dritëro Agolli, që rrinin me muaj për punën prodhuese në fshat. Ai, si njeri i shtëpisë, i kërkonte piperka me gjizë, se ato i pëlqente.
Pa le kur i vijnë vajzat me dhëndurët, me nipërit e mbesat, bëhet copë, çfarë s’bën për ta, ashtu çalë-çalë, me shkopinj, por ngrihet e u gatuan, e ata ia pëlqejnë. Por më shumë çmallet ajo me ta, prandaj i shkojnë shpesh në fshat. Përvojën e Hysnijes e morën vajzat e saj Neta, Nexhi,Lili, e Vera.Vera shquhet për ato sheqerparet aq të shijshme që ua ka mësuar edhe vajzave Elsa e Aurela. Lili mësoi shumë edhe nga vjehrra Basja, një grua nikoqire nga Kurila e cila gatuante për mrekulli, kishte lezet kur shtronte sofrën. Nexhi, nikoqire e madhe, megjithëse mësoi nga Erifili, një grua kapedane Maro Mokra e Poloskës. Nexhi shquhet për ato tollumat, sheqerparet, qoftet gënjeshtare me oriz. Kur isha mësues në Poloskë, vinin vajzat Tanci me Monën e më luteshin të kthehesha për drekë, se kishte ardhur edhe Andrea, i ati, por më shumë se mami kishte bërë një gjellë të veçantë. Ashtu qe me të vërtetë. Ajo gjithmonë na nxirrte ca meze kur pinim nga një gotë me Andrean, megjithëse të dy s’e kishim qejf.
Nusja e djalit të saj të vetëm, Zhuljeta, është një amvisë e shquar, mjeshtre e gatimit duke ua dhënë zanatin vajzave të saj dhe mbesës Katerinë, megjithëse ajo është ende e vogël. Recetat e saj janë të kërkuara nga shoqet shqiptare dhe nga gratë amerikane që punojnë me të. Ka një imagjinatë krijuese për shumë gatime. Është specialiste e bërjes së kafesë që në Shqipëri. E bëri edhe të bijën, Idën, mjeshtre për kafetë e akulloret mikse. Zhula punon në supermarket dhe është bërë e preferuar për gatimet, veçanërisht për kafen expres dhe kapuçinon. Pas asaj punë të gjatë, të mundishme, shumë të lodhshme, është kënaqësia e tyre të mblidhen e të kuvendojnë për të nesërmen duke pirë nga një kafe si për t’u çlodhur e për të ripërtëritur energjitë.
Në fund lamë nipin e saj, Elionin, që ajo e rriti si fëmijën e vet. Ai e kujton e gjithmonë flasin në telefon. Kur shkoi herën e fundit në Shqipëri,u shkrinë së qeshuri me ato shakatë që ai aq bukur i tregon. Ngrihej gjithnjë për të bërë ndonjë gatim të shpejtë që ia ka mësuar ajo, por edhe nga këto të Amerikës. I thoshte shpesh: “Rri, ti nënë, se do të gatuajmë ne, të mësosh edhe nga ne.” Ai bënte ca omeleta me vezë e me perime, që nëna mallëngjehej kur e shikonte. Ajo ndjehej e lumtur.
Shtëpia e nënë Hysnijes gjithnjë është plot me komshijtë e saj, të mëdhenj e të vegjël, që e duan dhe e shikojnë në gojë për t’i ardhur në ndihmë për çdo gjë që dëshiron apo ka nevojë. Bëhen copë për t’ju gjendur çdo moment pranë e të mos e lënë të mërzitet. Ata e duan si nënën ë gjyshen e tyre.Nene Nijen, Hysnije Guda Kalana ….
Gjthnje prane saj do te ndodhen njerezit e zemres ,leskoviqaret ,motrat e vellezerit,niperit,mbesat dhe kushurinjte,si Dylberaja me Balen,Nexhati,Asllanin,Syrjai,Rubija,Shaqja,Beni, dhe Bashkimi me Lumen nga amerika, …Gjthnje do ta njoftojne per dhimbje e gezime nga Leskoviku.keto kohe ishte e pikelluar kur mri vesh per vdekjen e kusheririt te saj ,Aliut Guden ,babain e Fatmir Gudes,kryebashkiakun e qytetit te Leskovikut.,,ishin ritur me te bashke, si vella e moter,kaq shume duheshin,,..
.Dhe sot kur e marim ne telefon ne shtepine e saj jane femijet,nusja e komshiut te Berti Mulluxhiut,,Tasha me Syrjajin, Meleku me Driten e vajzat, dhe Dashi me jeten e djemte, ete tjere komshinj e kujdesn per te si per nenen e tyre.
Ajo vazhdon te jete enrgjike si ne moshte re edhe tani qe mbahet me nje shkop,bastun,duke embajtur shtepine te paster si dikur e re, e bujare,…keto dite erdhen prinderit e Bardhit ne amerike,Engjelli me Valentinen, dhe e kishin takuar para se te vinin,,,,i kishte,.. bere pershtypje se ajo ishte gati ti bente dreke percjellese atyre,,..
Apo ke qejf ta shohesh baçen e saj,qe mbjell ndonje perime sa per vete,erreza,qepka te njoma ,sallata ,domate ,mashurka,luleshtrydhe,barbunja si i thone nga leskoviku.. Se disa fjale i ruan tipike dialektore te treves Kolonje-Permet,..Cuditej kur erdhi ne devoll kur thoshin roshka,..dege te thata druresh,se ne leskovik i thone shkarpa, e te tjera si keto..Edhe Qaniu,krushku yne nga Kelcyra,nje bure i vjeter e i fisme ,shkulej se qeshuri kur i trgoja nga keto fjale dialektore te folmes te Devollit ,…..
Nje merakçeshe e madhe e luleve,..edhe tani qe mezi i bejne kemba e dora, para shtepise , ne vazo e lulishtet e saj ne oborr, jane tere lule,trendafila,shpatore ,zambake e te tjera…Sa here vene mbesat i luten e dalin fotografi mes luleve te shtepise se saj,,

Rrëfimet për këto nëna e gra të mira në botë s’kanë të mbaruar në rrugën e gjatë të kërkimit të arit të bardhë, arit të vertete jetës.
E kjo traditë do të vazhdojë në breza nga gratë tona devollesha, kudo që janë në botë, një rrugë e gjatë që s’pushon tërë jetën nga duarartat devollesha.Është ky shkrim një mesazh,per nje liber te hapur, kujtime e malli krenarie, respekti, mirënjohje e falenderimi për nënat e gratë tona të fisme, devolleshat burrnesha, amvisa të shquara në botë, artiste e mjeshtre të kuzhinës shqiptare.
Mirënjohje të thellë, krenari e respekt pa kufi për nënat tona te shenjta e te shtrenjta,me te mirat ne bote.

Fund
(mbarimi i pjeses se dyte )

loading...

Komento!

loading...