Home / POEZI / NË DIVJAKË,NJË MUSHKONJË
loading...
Avjoni Divjake
Avjoni Divjake

NË DIVJAKË,NJË MUSHKONJË

NË DIVJAKË,NJË MUSHKONJË

Në Rinas,një mushkonj’ u ngrit
bzzz e bzzz,si një shejtan
lart u enjt,u fry, u rrit
dhe na doli, aeroplan

një mushkonjë ,u ngall lugat
bëzz e bëzzz,e bisss e bisss
ju lodh krahu,s’kish takat
dhe në rërë ,u qorrollis

ju thyen brinjët nga pesha
rra të çlodhet në Divjakë
rrendni,rrendni,bre sylesha
po rrënkon mushkonja plakë

rrënkonte,mushkonj’ e vjetër
ngarkoj shum’,mbeti sakat
kishte frik’ se rradhën tjetër
s’gjente mall,në Lazarat

u bë film,u bë përrallë
një zot, e di të vërtetën
mushkonjën, e zun’ të gjallë
pse jo..mish të ngordhur, gjetën

kaq e pat,dhe kjo mushkonja
mburren,mburren me potere
qeveria jon’, e zonja
e zë lepurin, me qerre

jo mor jo,sa të jet’ bota
nuk e kapnit,kurrën e kurrës
fat i keq,ju shqye rrota
se do zinit ,lesht’ e Currës

Lum si ne, lumi na marrtë
lum për shtet ,për qeveri
do na ndrojn’ , emrin në hartë
në Europë,një Kolumbi

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...