Home / SOCIALE / NE DIMË, NE MUNDEMI, NE S’DUAM (1)
loading...

NE DIMË, NE MUNDEMI, NE S’DUAM (1)

NE DIMË, NE MUNDEMI, NE S’DUAM (1)

Kryefjala e bisedave të sotme është “Ne s’kemi shtet.” Besoj se pjesa dërrmuese e njerëzve që e artikulojnë këtë dëshmi, nuk e kanë idenë e shtetit apo kanë një përfytyrim virtual për të. Unë do t’u thoja atyre: “Shteti fillon tek ti, tek unë, tek individi. Ai është një kontratë e shkruar dhe e pashkruar e marrëdhënieve që ne pranojmë të vendosim në një plan thjesht vetjak dhe në një plan më të përgjithshëm shoqëror.”

Sot do të sjell vetëm një shembull të prekshëm dhe tepër të rëndomtë: Qasjen tonë ndaj cigares dhe mastikave. Fatmirësisht apo rastësisht nuk jam përdorues i asnjërës prej tyre, po çfarë më vret sytë duke parë përdoruesit e tyre? Hedhja e paketave dhe bishtave të cigareve me shkujdesje të plotë, ngjitja e mbetjes së mastikës pas sipërfaqes së poshtme të tavolinës apo edhe flakja mbi rrugica e tapete.

Një gjysh nga Poloska më tregonte për nipin e vet që kishte lindur në Angli dhe, kur erdhi në Shqipëri, letrën mbështjellëse të mastikës nuk e hidhte, por e mbante për ta vendosur aty masën e mbetur pas përtypjes dhe këtë e fuste në xhep për ta hedhur tek koshi. Ky rrëfim flet për një kulture sjelljeje ndaj mjedisit që merret që në agimin e jetës. A e bëjmë ne këtë me fëmijët në familje, në kopshtin e fëmijëve dhe në shkolla? Mbi të gjitha, a e domonstrojmë ne të rriturit këtë në çdo moment të ditës dhe në çdo hap të jetës? A nuk është e mundur ta korrigjojmë këtë sjellje që s’kërkon asnjë kosto, asnjë shpenzim energjie?

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...