Home / SOCIALE / NE DIMË, NE MUNDEMI, A’DUAM? (3)
loading...

NE DIMË, NE MUNDEMI, A’DUAM? (3)

NE DIMË, NE MUNDEMI, A’DUAM? (3)

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit kanë sjellë rrotacionin qeverisës dhe bashkë me të edhe pyetjen e shpresës: “A do të bëjë shtet kjo shumicë parlamentare dhe qeverisëse?” Unë mendoj se duhen përmbushur dy kushte. I pari dhe më i lehti, Rama dhe Meta duhet të kenë vullnetin për ta bërë të prekshëm atë që njerëzit rëndom e quajën shtet. I dyti dhe më i vështiri, duhen nja dhjetë mijë idealistë që t’i përgjigjen thirrjes për të bërë shtet.

Pse kaq shumë idealistë? Sepse shteti nuk është vetëm në Tiranë, por edhe në fshatin më të skajshëm të Shqipërisë, edhe te kasollja më e harruar. Sepse shteti dhe individi lëvizin në drejtime të ndryshme, prandaj kahja e lëvizjes do të përcaktohet nga më i fuqishmi. Sepse ajo që është e drejtë për shtetin dhe mishërohet në ligj, shpesh është e padrejtë për individin i cili përdor mjetet e veta për të kundërvepruar

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...