Home / SOCIALE / NE DIMË, NE MUNDEMI, A DUAM? (4)
loading...
Kosta Nake
Kosta Nake

NE DIMË, NE MUNDEMI, A DUAM? (4)

NE DIMË, NE MUNDEMI, A DUAM? (4)

Rekrutimi i punonjësve të administratës nëpërmjet konkurseve shënon fillimet e një administrate të qëndrueshme. Mirëpo praktika e realizimit të kësaj kthese të madhe kërkon vullnet politik nga gjithë spektri politik, kërkon edhe mbështetjen e gjithë opinionit publik. Sepse psikologjia e derisotme shqiptare komandohet nga ligji i kërrabës, vepron vetëm me një kah, rrjedhimisht çekuilibrohet peshorja e drejtësisë. Praktikat e deritanishme të organizimit të konkurseve janë të njohura për të gjithë ata që kanë shpresuar të fitojnë një vend pune. Fituesit paracaktohen sipas përkatësisë partiake dhe zhgënjimi bëhet bashkudhëtar i farsave të tilla.

Si mund të kapërcehet ky hendek midis parimit dhe zbatimit?

Vetëm me transparencë. Një portal i besueshëm elektronik shtetëror duhet të shpallë të gjitha vendet e lira të punës dhe të përcaktojë kritere të përpikëta, të bëjë ekuivalentimin e tyre më pikë. Një nga kanalet informativë të TVSH të shpallë numrin e konkurrentëve të paraqitur për çdo vend pune, të deklarojë fituesin, të bëjë listimin e vlerave të garuesve. Paralelisht një zyrë e posaçme shtetërore të arkivojë dokumentacionin e paraqitur dhe ta riaktivizojë automatikisht për vende të tjera pune.

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...