Home / SOCIALE / NE DIMË, NE DUAM, NE S’MUNDEMI (2)
loading...

NE DIMË, NE DUAM, NE S’MUNDEMI (2)

NE DIMË, NE DUAM, NE S’MUNDEMI (2)

Ishim duke prekur ëndrrën, Brazili na ishte afruar më shumë se kurrë. Prandaj më shumë se katër mijë sportdashës udhëtuan drejt Sllovenisë. Prandaj qindra mijë sy u mbërthyen tek ekranet. Po Sllovenia kishte fatin e vet. Në këtë flluskë të shpuar mediat bënë protagonistin. Madje fill pas humbjes, u lëshua shprehja “megjithatë ëndrra nuk ka mbaruar.”

Personalisht mendoj se ne nuk jemi ende të përgatitur për ëndrra të tilla. Tanët luajtën mirë, për herë të parë e pashë se kemi mundësi të ushtrojmë presion edhe në një fushë të huaj. Po për mua tanët bënë shumë pasime të gabuara duke u dhuruar mjaft topa kundërshtarit. Kemi lojtarë shumë të mirë, po ata po bëhen të tillë larg Shqipërisë.

Po nesër kur Kosova do të ketë kombëtaren e vet?

Prandaj duhet të rifillojmë edhe një herë që në shkollat 9-vjeçare me klasat sportive duke u krijuar mundësi talenteve të zbulohen që herët dhe të përgatiten cilësisht për vite.

Po edhe kjo nuk mjafton. Futbolli është vetëm një nga llojet e sportit,vetëm një lule. Na duhen më shumë lule. Vetëm kështu mund të kemi edhe ne disa kombëtare që mund të shkojnë nëpër botërorët e ardhshëm të futbollit, basketbollit, voeljbollit…

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...