Home / POEZI / NE BUKËSHKELURIT,AT
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

NE BUKËSHKELURIT,AT

NE BUKËSHKELURIT,AT

Ne bukëshkelurit, ne faqenxirrët, At
që 50 vjet,u çmendëm pas të marrit
ne, dhe te vdekur,s’të lamë rehat
dhe eshtrat e lodhura,ti shkulem prej varrit

ato eshtra, që na sollën,të parën abetare
ato eshtra ,që tundën Kongresn’ e Manastirit
ku ti hodhën At,ku,..ah, nuk dihet fare
në Bunë,në Drin,a në zallishtet e Kirit

ato eshtra,që tundën,Konferencën e Fuqive
ato eshtra që trembën,mbretër e baronë
ato eshtra, që ballë u bënë hordhive
ato eshtra, që shpëtuan,Shqipërinë lehonë

ne bukëshkelurit,At, me marksizëm helmuar
infektuar me teza.me pleniume ,me frikë
në atë gjysmën e dytë,të shekullit të shkuar
me historinë u tallëm, i veshëm politikë

Ti na le testamentin, me shkronja,me shtet
ne kockat ti hodhëm,në lumenj e zallishta
o zot,ç’mëkat ,se lan as lumë,as det
ne bukëshkelurit,ne,…i miri im,At Fishta

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...