Home / POEZI / NË ASHEFIN TONË
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

NË ASHEFIN TONË

NË ASHEFIN TONË

Punuam dit’ e natë,dhe e ngritëm shtëpinë
me dhoma plot dritë, me banjë,me guzhinë
me sallon,me kolltukë,të shtruar për qef
por, na shtyn shejtani,e rrimë në ashef

e,ku ka si ashefi,jo, ashefi nuk tallet
aty gatuajm e qeshim,aty qajmë hallet
aty shtyjmë mbrëmjet,me pasdarket e gjata……
aty buçet zjarri,dhe përpin drut’ e thata

aty në ashef,hajde ç’vete aty
un’plaku me plakën,mbetur vetëm të dy
aty vemë syzet,e hyjm’ në internet
me fëmijet flasim,jan’ larg, në kurbet

aty zhgryhemi,aty dremitim,e si derrat, gërrhasim
pastaj ngrihemi e zhvishemi,nxehtë,pëlcasim
aty ngrohemi e djersijmë,thua të jetë behar
aty zjarrri kërcet,por, dhe ne marrim zjarr

aty nxjerrim trupin, me rrudha si zhabë
e i afrojme turinjtë,me ato hundët si krrabë
një çast përqafohemi,dhe kujtojmë rininë
haroj që është plakë,më duket balerinë

e i flakim bluzat,e kanatjeret me rripa
pika na rrëntë ,pleq, na plasi cipa
por gjaku na zien,si tenxherja me groshë
e shkreta sevda,nuk pyetka për moshë
dhe hallet i harrojmë,hajde qef po qef
dhe ku pa………në ashef

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...