Home / POEZI / NA VJEN DRITEROI NE NIKOLICE
loading...

NA VJEN DRITEROI NE NIKOLICE

NA VJEN DRITEROI NE NIKOLICE

Kur na thane ,atehere,qe po vjen Driteroi
te dalim e ta presim ne Sinice,ne Shkalle
me krahe u beme,u gezuam tere soji
por dhe mendja,ama,na vinte verdalle

Epo ku ta presim thame,te shtepia e dajes
se kish bufe 7000-jshe,stolisur qelqurina
motres se fejuar,ja hapem valixhet e pajes
me jorgan akllazi ja morrem,me perde, me kurtina

po vjen poeti,e ne, na zuri data
qyngjet e stofes i ndruam,se ishin te nxira
dhe pjata kerkuam,sikur s’kishim pjata
se nje komshie,vallaha,i kishte me te mira

dhe dolem e pritem ,me pelen e kuqe
e zuri per kapistre,si ta kishte te veten
e ledhatoi e zbuti,sikur tja dinte huqet
dhe hipi menjane,si druvar,tere jeten

dhe etjen ku e shojti, do thoni?,ne lume
aty ku piu pela,aty piu dhe shkrimtari
-Ne 40 guricka, po shkoi uji,jo me shume
pihet-tha,-pihet, e ka thene i pari

ne luadhi u clodhem,e ndezi nje cigare
s’na ngjante si poet, njesoj ,si ne te tjeret
dhe ujet e holle,pa u turperuar fare
si ne, e derdhi, caze me tutje, de ferret

kur erdhi ne shtepi, u kapardis,de minderet
ne bej rixha:- Sje mirre, rri ne kolltuk
dhe gotat me lulka kot i morrem nga te tjeret
ai dolline e ngrinte,me filxhan, tak e tuk

kot pirunet e ndritur,kot luge ,kot pjata
me dore kepuste mishin,e llangosej vesh me vesh
per petanikun , thoshim:-Mos haj anet e thata
ai thembrat i zhyste, ne kos,per pershesh

nuk deshem,po hyri qe hyri, ne asheft te dajes
sheh dhalle dhe qypeshken,de koket, pa teklif e ngriti
kot jorgani i motres, dhe jasteket e pajes
se rrembeu nje gune,dhe de asheft dremiti

e keshtu do mbetet,shkrimtari,ne jet’ te jeteve
i thjeshti devolli dhe ajka e devolliut
i thjeshti poet,dhe ajka e poeteve
mbi te gjitha njeri,dhe ajka e njeriut

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...