Home / KULTURA / Muzikantet e Devollit, tenori kitarist i Bilishtit
loading...

Muzikantet e Devollit, tenori kitarist i Bilishtit

MUZIKANTET E DEVOLLIT, tenori kitarist i BILISHTIT
Muzikantet-e-Devollit-1
M’u desh të përmblidhesha për momentin,para se t’ia jepja dorën në takim,një djali të ri trup gjatë simpatik,me flokë të zes e të dëndura që i qëndonin me lezet si ombrellë mbi kokë e shume tërheqës..E përmblodha,memoria u vonua pak,por ishte e saktë.Nuk ishte Vali këpucari,por i biri,me nje kitarë të varur pas shpine,tëpkë muzikant .

-Jam Devi Becolli nga Vranishti,djali i Valit ,shokut tënd,- m’u prezantua vetë para se të ndërhynte nipi Visi ,shoku i tij i ngushtë,me të cilin kishin mbaruar fakultetin bashkë….

-Lere ,lere,- i thashë nipit ,e njoh.E po sikur e kishte nxjere Vali,i ati nga hunda, si i thonë, aq i ngjante.Nuk thotë kot populli, pillmë të të ngjas.Nuk i kishte lënë asgjë mangut të atit. As nga fytyra,mimika,gjestet dhe nga zeri.I kisha mik shtëpie familjen e tyre..
Devi ate ditë kishte erdhur me artistet e tjerë,që morën pjesë në promovimin e librit në Bilisht.Këndoi aq shumë,sa kitara e tij,u lodh dhe telat u nxehnë,por ai nuk u ngjir,kënge qytetare,patriotike,serenata,dhe këngë iso popullore te Devollit, me të zjerë, ia mbante këngen,bilbili i devollit, Endri Fifo.

Nuk mund ta harroj zërin brilant të tenorit kitarist Devi Becolli.Ai bashkë me këngëtarët Dashamir Cakëri, Bashkim Cukon dhe Pandeli Tasen,kanë konsiliduar grupin muzikant ,kuartetin e Tenoreve kitaristë të Devollit,të cilët janë bëre të njohur në gjithë trevën e vendin, me koncertet e tyre.

…Gjyshi i Devit,i paharuari Seladini një burrë zotni dhe i nderuar, ish partizan me plakun tim, shoferi i parë i makinës të fshatit Vranisht.Ndërsa me Valin,të atin e Devit njiheshim,e takoheheshim shpesh nëpër aktivtetet kulturore sportive nëpër fshatra e në Bilisht,.Ishte aktivist i shquar i rinisë,tip i gjallë alegro e me talent artisti dhe për shoqerine linte kokën.

Por më shumë e njoha kur punova në Vranisht me familjen e tyre.Vali atëhere punonte në këpucarinë e fshatit,ishte djalë i ri,por dhe një këpucar, specialist i mbaruar.Bënte ca kepucë me porosi,aq sa dhe mjeshtrat këpucarë të Bilishtit, që ishin famozë atehere në Shqiperi e kishin zili,dhe mua m’u bë rodhe derisa më beri një palë këpucë me porosi që i kisha për merak.
Kujtoj njëherë kur për ca kohë në punishtet e këpucarive të Bilishtit ,nuk i punonin makinat e qepjes,se u mungonin gjilpërat ,vini nga eksporti.
Vali sa më dëgjoi m’u lut që t’ja shpija atij këpucet e fëmijve,se ai kishte makinë qepje të këpuceve,e nuk i mungonin asnjeherë gjilpërat.Ishte tip i futur ,vinte vetë në Tiranë nëper magazinat, e i gjente ku të mos kishte..

Tani m’u kujtua diçka, do të dal nga tema.E dini ç’më polli. me këpucët qe i qepi,qei meremetoj Vali.
I kisha futur në çantën e dores,të librave,prej meshin tip dosje,por atë dite ishte e fryrë,se kishte këpucët brenda.
Kur shkova në fshat,si zakonisht në mbrëmje, burat e fshatit mblidheshin tek sheshi grupe grupe e kuvendoni pas pune.Në njerin grup që ishte një kushëriri i gruas,dikush i tha që, shikonte me marifete,që të shikonte çfarë kisha brenda në çantë e fryre.Kishin zënë bast,midis tyre se ishin të sigurtë,se do të kisha mish të sjellë nga Vranishti,këte e mora vesh më vonë.
Seç i pikasa nga larg e menjeherë ia hapa çantën,kolegut,të shikonte këpucët(mishin e marë me mend nga thashethemexhinjtë). Jo vetëm ai por edhe të tjerët i çapluan sytë.Me njehëre ata kthyen kurizët të turpëruar,të zënë gafil.

Kusherriit të gruas,Miços që ishte burrë i drejtë,nuk i thashë gjë ,s’desha ta ofendoja,por e kujtoja, se herë tjetër të mos u bëhej vegël qore e thashethemeve. Kur ia tregova Valit ndodhinë, u shkul së qeshurie e tha prere “varja”, e kish ne maje te gjuhes kete fjalë.
Ruaj shumë kujtime e mbresa në ato vite,takoheshim e bisedoninm si shokë te vjetër,por më shumë biseda per sportin,ishim te dy tifoza të gjermanit në futboll dhe ai i ngacmonte shumë me shaka tifozat e hollandës qe s’ju ecte fare ato vite..Shikonin ndeshjete sportit ne TV e trye,na terhiqte per krahu,shkonim per gjah bashkë me shoket ,delnim piknik nga rezervati i Cangonjit,sipër në mal,në gështenjat e Bickes,dhe gjithmonë i qeshur e me këngë në gojë ,pa le që ishte një shakator gazmor.

Këndonte këngë serenata të shoqëruar me kitarë, pa le të ngopte me barsoleta dhe me aforizmat e bejtexhiut ,nga ato të xha Arifit të Pilurit..
Një mbrëmje vonë,kthehesha nga puna në Progër për në shtëpi me motorçikleten të tipit të vjetër çek, Java 250w.Ai më shumë bënte zhurmë si ndonjë traktor,se i binin mormitat,antizhurmuesit, nuk ngrinte më shume se 40/km në orë. Rrugës që ishte bosh atëhere,se tani është autostradë e me dy korsi . Aty në të dalë të rrugës së Vranishtit tek stacioni i autobusit urban,i vetemi mjet transporti pasagjeresh në terë Devollin, takoj në errësirë anës rrugës Valin.

E mora në motor,do të shkonte në Bilisht.E dini ç’kemi punuar atë natë rrugës ?!
Kemi kënduar me të madhe gjatë gjithë rrugës deri ne Bilisht,pa frikë se mos na degjonte njeri,pasi melodite i mbytte zhurma e motrit si tanks..Nuk pëpitinte njeri rrugës.Repertori i këngëve tona nisi me serenata dhe me pas keneg te lehta,me “valsin e lumturise” te Vaçe Zeles.
Kur po i afroheshim qytetit te Bilishtit qe llamburiste nga dritat neon,ulem zerin e ngrita gazi e motorit qe mos degjoheshin kenget tona te huaja,te cilat ishin te ndaluara,si ate Toto Cutunjes “insieme”,”Saranada” te Albanos dhe e mbyllem me kenget tona te preferuara te legjendarit amerikan Elvis Preslit.

Aq e kemi ngritur zërin ate nate duke kënduar, sidomos Vali qe kishte një zë tenori si profesionist,sa të nesërmen kur u ktheva ne mengjes ,ca fshatare qe vadisni natën nëpër parcelat anësh rrugës,më thanë,se na kishin njohur…
-E dini sa shume e kishit ngritur zërin mbremë natën kur këndonit, sa i nçuat lepujt nga pollokët.?!..reportri i atyre kengeve la gjurme ne tradite,ato i kendon sot i biri Devi Becolli.

…..Ja dhe i biri,Devi,ia kaluar të atit,me një zë brilant të një këngëtari profesionist me nota në partiture ,sa e nxora mallin e këngëve të Valit.Ja të tillë ishin ata të rinjtë e brezit tonë,gjithë talente e alegro,të mrekullueshem,të varfer por me zemer te madhe bujare dhe me shpirt artisti.Edhe më të mirë po bëhen djemt tanë.

Aso kohe ishte një dorë e mirë ustallaresh,artiste te rinj, neper fshatra e në Bilisht,zanatçinj qe ia kalonin e mjeshtarve te tyre,veçanerisht kepucaret,si Engjellush Xhafi ,Bitincke,Ylli Hoxha Bilisht,”mikja” Sami Bejleri në Poloskë,sot shoferi i linjes Bilisht-Tirane, e shume te tjere qe i kam njohur nga afer..

Midis tyre te paharuarin artistin e madh,këpucarin e talentuar,mikun e shokun tim me te ngushte Petrit Bashin nga Vishocica,i cili pasi erdhi e punoi disa vite ne New Jersi dhe me familje ne Amerike,u nda shume shpejt nga jeta, nga nje semundje e parakoheshme,… e shumë të tjerë,këpucarë dhe artista me talent,te cilët kanë lenë gjurmë e mbresa në memorit tona.

& Luan Kalana
Florida,USA

loading...

Komento!

loading...