Home / POEZI / Mushkë “xanxare”
loading...

Mushkë “xanxare”

Mushkë ” xanxare ”

“ngarkoje hajvanë, si i do mushka drutë” …
Populli

Sa herë gjyshi shikonte nje femër të pispillosur,
është si tip qejfli, por s’është i zararit,
vëngër me bisht te syrit,i lëshon goja lëng,
shfryn ndër dhëmbë “mushkë xanxare”,si “Kapedani,..

-Hë ,e di unë si i do drutë ti ,virane asgane,
fjalët qe murmiris gjyshi.. janë ca banale,..

Kur shkuan në fshat, si “Beni ecën vetë “
u njgjitën në mal për dru,me kalë e mushkë,
do zbulonte sekretin,të zgjidhte kërshërinë,
pse fjala “xanxare” kish lidhje me mushkën.

Gjyshi hipi kalin ,Beni iu hodh mushkës,
e pa tinës nipin , s’nxori fjalë,vetullngrysur,,
kur morën përpjeten ,hiqte vërckla si dehur ,
sikur kish pire bute me vere a mariuanë,
tundte vidhet,përdridhej,të hidhte samarë….

Ca s’dinte të mbahej,mushka shkalafitej,,
i binte bisdunkës me thupra,ajo me kupka,.
U bë të qante,do ta hidhte mushka,
-”Xanxarja “s’do pyrteçka,do hunjë,..
-bërtiste , fliste me inat, gjyshka,….

Kalin e ngarkuan me rroshka e dru,
mushkës namusqare gjyshi i vuri kondurë,
-Tani le të kercejë prapanicat,po të dojë,
le te tunde vithet!,-dridhte mustaqet kapedani,
samarë ia njgjeshi me plloça e gurë..

Kërshërisë të kureshtarit i erdhi fundi,
-E dini kë ka prinder,nënë Mushka,?!.
-Baba ka një gomar hamshor të zi,
mama ka një pelë pasamar, dëndake ,
andaj Mushka është e asdisur,”xanxare”….

P.s.

Fjalori devollit:

-xanxare,-figurativ,e perkedhelur,e lëvizur,e asdisur,,
-kondurë,-trarë,trungje të drureve per dërrasa,,,
-hajvan,-kafshë ngarkese, me samar,
-bisdunkë,-sinonim..,zevzeke,e prkëedhelur,
-pyrteçka- pyrteka,…degë,filiz shkure,,,
-roshka- degë druri të thata,shkarpa,..
-dëndake -e shendoshë,trup madhe,,
-hamshor-kalë mashkull, qe rritet pa samar,..
-e të tjera,,,

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...