Home / POEZI / Mozaik lulesh për Ty
loading...

Mozaik lulesh për Ty

“..Nëse ne jetojmë me lulet,
gratë janë vazo që mbajnë rrënjët e lules
të freskëta e jetëgjate,ndryshe hamë dynjanë…”
Agim Shehu

[title type=”h3″]Mozaik vargjesh,lule për Ty…[/title]

I dehur nga aroma e bimeve shumëngjyrëshe,
kërkoja lulen më të bukur të kopshtit të Edenit,
mes petaleve gjetheve ombrellë,lule anguliçe,
kokëulur e njomë,mbuluar me vese si kësul kuqe.
&
Mëkatë,se e shkula me rrënjë të parritur,
e futa në gji e mbajta ca kohë të fshehur,
e mbolla në vazo relike,stoli për shtëpi,
e mbaja në dhomë ku flija,si kukull,flori.
&
Në errësiren e muzgut piktoresk të mbrëmjes,
nën gardhim me kumbulla sapo kishin çelur ,
mes këngës ritmike të gurëve të mullirit,
në vendin magjik,takoja të bukurën e dheut.
&
Ditën rendja ugareve,mblidhja lule me trifil,
ovrateve vraponte me traktor si kali në lëmë,
mes pluhurit saull,në detin me vija brazdave,
e takoja mbi plisat me trendelinë,ajo falte dashuri.
&
Dashuria s’u matka me moshë e me vite,
ajo ri e ndezur si flaka e diellit me harmoni,
gjysëm shekulli u shtuam rohitëm si zgjoj blete,
si ngjyrat e ylberit,nuk venitet,s’njeh pleqëri.
&
S’e ndrroj me asnjë lule më të bukurën në krua,,
shpirtin a saj që rinohet,limon e mjaltë me uratë,
s’ka kuptim jeta pa lulen ngarkuar me burbuqe,
lulja e dashuruar,ka emrin e shenjtë qiellor, Grua… !

(L.K.)

loading...

Komento!

loading...