Home / POEZI / Mos u çmënde o Enver
loading...

Mos u çmënde o Enver

MOS U CMENDE O ENVER

Po,pse bre Enver,mos valle ,u cmende
tere bota kthyen,vec ti,de dymen’tende
me mban mend Enver,une jam Muarrem Zjarri
kur na shkeli hasmi,ne mal dola i pari

C’me the ,te degjova,me shume se babane
se jemi nga te Zjarrit,luftojme per vatane
sergjenet i zbraza,e boshatisa hambare
dhe oken e fundit te dhashe,qe e kisha per fare

po sot qenke cmendur Enver,per koken time
ci ke keto kooperativa, perralla, tufezime
tu mbyllte o Enver,te morri ere koka
nuk rron dot Muarremi,pa bageti ,pa toka

me thone Muarrem Zjarri,e ta dish, kur marr zjarr
me quaj si te duash,kulak a tradhetar
ne dac dergo kelyshet,nuk me ben dot zap
as lopet,as buallicat,as token nuk ti jap

per kok’ te Ferdinantit,ste jap as dhe nje pule
ti me thuaj kulak,me damke e me vule
nuk ma mbush dot mendjen,lodhesh,eshte e kote
as Parti e Punes e asnje parti ne bote
me pagezo armik,ne Devoll ,ne Menkulas
te ndoqa ,c te ndoqa,,tanime ste vij pas

kaq ta besh dhembin,nuk hyj de kolkos
qeni qepen te haje, e deti te behet kos
c’i ke kto tufezime,mos u cmende valle
do na thash gushmaqne,per nje canak dhalle

s’ta jap djersen time, malli im me dhemb
mbyllme dhe ne burg,burgu nuk me tremb
nuk me tremb as vdekja,e s’fshihem si trumcaku
se jam Muarrem Zjarri, jam burre, dere oxhaku

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...