Home / OPINION / Misteri i fundit i Titanic-ut
loading...

Misteri i fundit i Titanic-ut

Misteri i fundit i Titanic-ut

Që nga viti 1940 dhe deri në vdekjen e saj, Helen Kramer na siguronte të Loraine Allison , megjithatë, analiza e ADN-së në fund të fundit, zbuloi tentativat e rrejshme…

Helen Kramer u demaskua plotësisht shum vjet pas vdekjes por kjo edhe nuk është më karakteristikja e kësaj historije. Ajo që nga viti 1940 e gjer në largimin për në amshim, pohonte të jetë Loraine Allison, vajza dy vjeçare që udhëtonte me prindërit e pasur dhe vëllaun e vogël për në New York e mandej për në Kanadë. 102 vjetë pas fundosjes së Titanic-ut, misteri “i fundit” morri fund.

ADN sqaron pa mëdyshje se pasagjerja e vogël, kufoma e së silës nuk u gjet asnjëherë (ja ky mister ngelën disi pazbërthyer,) nuk është dhe nuk mund të jetë zonja Helen Kramer. I vetmi që shpëtoi nga familja katër anëtarëshe ishte vëllau i Loraine-s të cilin në ato momente kritike e kishte në krahë njëra nga kujdestaret e tij.

Mirëpo, pas 25 vjetësh, gjegjësisht më 1940, Helen Kramer nisi të dëshmon se ajo ishte Loraine nga Titanic-u. Ajo vazhdoi tentativën e saj edhepse pasardhësit e familjes Allison e këshilluan të hjek dorë nga këto marrina. Dëshmitë e të mbijetuarve ishin në favor të Allisonëve. Ata deklaruan se familja në çastet e fundosjes së anijes ishte në bord. Kufoma e z. Allison-it u gjet dhe kjo disi zbërthente një pjesë të misterit.

Dhe pas 102 vjetësh, në një takim të rastit që i ngjau, zonjës Tracy Oost, patologe dhe studiuese në Universitetin e Sudbury-t, në Kanadë, ajo tregon: ” Unë isha për pushime me familjen time në Ontario, kur banorët e rinj të shtëpisë, Allison-ët, më thanë se ata ishin në kërkim të ndonjë shkencëtari i cili mund të kujdeset për një çështje të tyre.”

Me ndihmën e bijve të dy familjeve, shkencëtarja mbërrini të kryen testin dhe kështu të përfundojë shpresat e familjes Kramer …: “Familja Allison tani është e kënaqur. Deklarata të tilla si të zonjës Kramer mund të hapin plagë të dhimbshme, edhe pse shumë breza kanë lindur në ndërkohë “, u shprehë shkencëtarja kandeze.

Kush ishte Helen Kramer?

Tracy Oost, me këto teste i dha fund një herë e përgjithmonë misterit Loraine Allison, por jo edhe krejt historisë rreth kësajë çështje. Tani pyetemi se kush ishte në të vërtetë Helen Kramer, e cili vdiq më vitin 1992? “Ndoshta ajo besonte sinqerisht që të jetë Loraine Allison, ndoshta vuante nga ndonjë sëmundje mendore, ose mendonte se Allison-ët do të pranonin dhe në këtë mënyrë do të mund të marrë një trashëgimi?” Kështu e shpjegon këtë aferë zonja Tracy Oost.

Por si duket familja Kramer e ka pasion ose obsesion një qasje të këtillë ngase mbesa e Helen-ës beson gjithmonë dhe pretendon se gjyshja e saj, pavarësisht nga rezultatet e ADN është Loraine nga Titanic-u. Ky pretendim tani më kalon në paturpësi…

Tracy Oost deklaroi akoma se shkenca tashmë ka disa mënyra për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve të reja dhe vazhdon: “Ne mendojmë se ajo (Helen) ishte më e vjetër se mosha e saj, dhe ajo ka gënjyer disa herë në lidhje me datën e saj të lindjes. Sipas disa dokumenteve, do të ishte me rrënjë poloneze ose gjermane. Shpresohet tani pas fakteve dhe publikimeve rreth çështjes në fjalë, familja e largët, e cila nuk dinte asgjë për këtë histori tani do të mund të shprehen dhe të vërtetohet kush ishte saktësisht Helen Kramer.

Bess Allison me fëmijët Loraine dhe Trevor

Bess Allison me fëmijët Loraine dhe Trevor

Nga Rami Miftar Laçi

loading...

Komento!

loading...