Home / BOTIME / Misteri i fotografisë – Tregim
loading...

Misteri i fotografisë – Tregim

Misteri i fotografisë – Tregim

(Tregimi ka fituar çmimin e dytë në konkursin Fationart në Amerikë,….marre nga Bota e Re)

…Një të shtunë, në mbrëmje, takova një çift të sapo erdhur në Amerikë nga Shqipëria dhe pasi u përshëndoshëm, vazhduam së bashku shëtitjen në Tree Silver Park , jashtë qytetit.

Tree Silver Park është një xhungël e vërtetë që ka livadhe shumë të bukura, një lumë të qetë dhe një pyll që është pothuaj se i pakalushëm. Koha ishte mjaftë e qetë dhe shumë e bukur. Dielli sapo kishte perënduar, kohë kur njerzit kishin filluar të largoheshin pak e nga pak nga parku. Mu kujtua që me vete kisha aparatin fotografik dhe ju thashë t’ju bëja një foto si kujtim nga Amerika. Ata u gëzuanë jshtëzakonisht shumë pasi kjo do të ishte fotoja e tyre parë në SHBA dhe do t’jua dërgonin të afërmëve në Shqipëri. Gjetëm një pozicion të bukur, buzë lumit dhe përballë kodrës plot me drurë dhe shkurre. Shkrepa aparatin dhe ju thashë se të nesërmen do t’jua sillja në shtëpinë e tyre. Ata, si të mbërthyer, qëndronin akoma në atë pozicion që u mora fotografinë. I pyeta se mos donin të bënin një foto tjetër por ata nuk pranuanë dhe më thanë faleminderit. U largova duke ju uruar natën e mirë.

Të nesërmen, siç ju kisha dhënë fjalën, shkova në shtëpinë e tyre dhe ju dhashë fotografinë. Të them të vërtetën, unë nuk i kisha parë me shumë kujdes fotot e mija, po ashtu edhe foton e tyre. Burri tha se fotoja qe shumë e bukur por ja prishnin pak dy njolla drite që kishin dalë në të dy krahët e tyre. Mora foton menjëherë dhe vura re se dy drita të çuditëshme në formën e dy njerëzve kishin qëndruar në të dy krahët e çiftit. Njëra dritë ishte më e gjatë se tjetëra. Në të dy njollat e dritave veç e veç, dalloheshin fare qartë këmbët, duartë dhe kokët e dy njerëzve – dritë!
Po i shikoja me shumë vëmëndje dhe sa më shumë që i vrojtoja aq më shumë po bindesha se ishin vërtetë dy qënie njerzore në formën e dritës; njëra dritë dukej si burrë dhe tjetra dritë dukej si grua. Njeriu – dritë më i shkurtër ishte në krahun e gruas dhe njeriu – dritë më i gjatë ishte në krahun e burrit. Gjatësia e ‘dy burrave’ ishte njëlloj dhe gjatësia e ‘dy grave’ ishte pothuajse e njëllojtë. Ngela një moment si i shastisur dhe po mendohesha. Kisha lexuar se drita bën shumë çudira me teket e saj sidomos kur perëndon burimi i dritës. Një fenomen që akoma askush nuk e ka shpejguar dotë. Po kisha lexuar edhe tjetrën që shpirti le njollë drite dhe është i kapshëm vetëm në shiritat e filmave. Thërras gruan e mikut dhe e pyes, “a janë gjallë prindërit e tu?” dhe ajo më tha se kanë vdekur 15 vjet më parë. Që të dy ishin të rinj kur vdiqën. E pyes se çfar gjatësie trupore kishte babi dhe nëna dhe ajo mu përgjegj se, “babi qe i gjatë, larg qoftë, ja kaq sa burri im dhe nëna ishte e gjatë ja kaq sa unë por pakëz më e shkurtër. Pse?” Nuk ju përgjigja por i zgjata foton. Gruaja pasi e kqyri me vëmendje foton, hapi pak gojën nga habija dhe qëndroi ashtu e shastisur. E pashë që u trondit, zgjata dorën e ja mora fotografinë. Pashe se në sytë e gruas dolën sumbullat e lotëve. Mbuloi gojën me pëllëmbën e dorës së djathtë që të mos i dilte ndonjë pasthirrmë habie e hutimi. I kërkova të falur për këtë ‘hetim’ dhe vazhdova hulumtimin tim rreth fotos së çuditëshme.

Kisha lexuar se ky fenomen ishte i njohur nga shkenca e sotme por i pa shpjeguar. Shpirtërat e njerëzve të dashur janë përherë pranë nesh dhe ata na shoqërojnë kudo e gëzohen me gëzimin tonë apo hidhërohen me hidhërimin tonë. Ata janë të padukshëm dhe të pakapshëm nga syri jonë por, thonë se aparati fotografik i kap kur ata janë shumë të gëzuar dhe në ngjarje tepër të rëndësishme të jetës sonë, ata çfaqen vetëm në evenimentet e para të çdo gëzimi apo hidhërimi. Çifti që unë po tregoj, kishte vetëm tre ditë në Amerikë dhe gruaja e çiftit kishte edhe motrën më të madhe në Amerikë, e cila kishte erdhur qe prej shumë kohësh përpara dhe ata ishin miqtë e mij në Albany . Familja Çorbaxhi, Reis dhe Irena.
Vendosa që të bëj një provë. U thashë që të vinin në takim të shtunën tjetër ne Tree Silver Park dhe mundësisht të vinin bashkë me motrën dhe burrin e motrës, Reisin dhe Irenën. Ata pranuan.

Pa humbur kohë, shkova më herët se orari i lënë tek parku dhe i prita. Nuk vonoi dhe të dy çiftet erdhën në kohën e caktuar. Shpejt e shpejt u bëra nga disa fotografi rreth vëndit ‘misterioz’ dhe u largova për ti larë ato. Brënda 10 minutash i mora fotot e lara. Vetëm tek njëra, ajo që bëra të parën, u dukën përsëri të ‘dy njerëzit-dritë.’ Ishin të së njëjtës formë e gjatësi dhe po ashtu qëndronin anash në të dy krahët e dy çifteve. Tani për mua nuk kishte më asnjë dyshim se diçka e jashtëzakonëshme po ndodhte. Vendosa që të bëj përfundimisht edhe një provë. Thirra të dy burrat, pra baxhanakët, dhe u thashë që të bënin diçka për të më ndihmuar mua që të zgjidhja këtë enigmë. U kërkova që të bëjnë një takim ku të mblidhen të gjithë pjetarët e të dy familjeve të tyre për të parë nëse do të ishin edhe atje këto dy drita-njerëz. Ata e pranuanë me shumë kënaqësi dhe bile, pritësi, më tha se e kishin ndërmënd të mbidheshin të shtunën tjetër në shtëpinë e tij pasi duan të bëjnë një darkë për mirëseardhjen e të porsaerdhurve nga Shqipëria. Mu lutën që të vija edhe unë me familjen time.

Me padurim prita që të vinte e shtuna tjetër. Ndërrova edhe aparatin fotografik duke blerë një të ri, pasi mendova se këtë ‘lojë’ mund ta bëjë edhe aparati! Isha përgatitur me mish e shpirt që ta zbuloja enigmën e të dy fotografive. Bile lexova shumë edhe për mediumet që, nese do të paraqitej rasti, edhe mund të komunikoja me ‘fantazmat!’ Lexova të madhin magjistar Haudini disa herë dhe pashë të gjitha faqet në internet që flisnin rreth fotografimeve të fantazmave. Lexova tregime të shumta dhe pyeta shumë shqiptarë e amerikanë në Albany për mendimet e tyre rreth fantazmave. Shkova u këshillova edhe me një mjek psikiatër dhe me një psikolloge. Kështu mësova shumë rreth spirit photographs!
Java kaloi shumë shpejt dhe erdhi e shtuna e shumëpritur.

Trokas i vetëm në shtëpinë e miqve që më ftuanë. Gruaja ishte e sëmurë atë ditë. Sapo vura dorën në dorezën e derës së miqëve, dera u hap rrëmbimthi. Befas një dorë e fortë më tërhoqi në koridorin e errët duke më përplasur pas murit! U vrava pak por edhe u befasova i trembur nga kjo e papritur e pakëndshme. Një shishe verë e zgjedhur dy litroshe që kisha blerë për miqtë, më shpëtoi nga dora dhe ra në koridor duke u thyer. Dikush hapi dritën dhe ç’të shoh, i zoti i shtëpisë ishte ai që më kishte tërhequr ashtu befas! Më kërkoi një qind herë të falur dhe më shpejgoi se ai priste pas derës pasi dikush trokiste dhe fshihej prej një ore dhe ata s’mundeshin dot ta kapnin. Kjo qe arsyeja që i zoti i shtëpisë qe fshehur dhe priste trokitjen kur unë vajta atje! Gruaja e tij me vrap erdhi dhe filloi të lajë koridorin. Mua më ishin lagur këmbët e pantallonave me verë, sidomos e majta. Askush s’po më pyeste nëse isha ndotur.

Po më vinte inat dhe mendova keq për vete pse kisha vajtur atje! Shpesh ne njerëzit jemi vetë fantazma dhe kaluar fantazmave dhe kërkojmë lugetërit e përtej botës! Burri i shtëpisë më mori për dore siç mërret një kolopuç dhe më shpuri në dhomën ku ishin mbledhur miqtë. Të gjithë u çuanë në këmbë sipas zakonit shqiptar dhe më dhanë dorën. I përshëndeta një e nga një dhe zura vend atje ku më thanë. Kaq ishte pjesa me mua. Ishin mbi 30 njerëz, të shtëpisë dhe të ftuar. Dhoma e mbushur plotë e përplotë me tym e me llafe vazhdoi në të sajën. Ngela një cop herë pa asnjë fjalë dhe pa asnjë saidisje. Kjo gjëndje më dha të drejtë që unë të filloja të ëndërroja me sy hapur e të mendoja se ku mund të jenë në këto momente dy shpirtërat e prindërve të zonjës së shtëpisë?

Shikoja me vëmëndje çdo lëvizje dhe çdo detaj për qark. Nga përplasjet e dyerve lëviznin disa piktura të varura në mur ose grilat e dritareve dhe unë shikoja me shumë vëmëndje se mos shquaja atje ndonjë lloj hije apo dritë…Askund nuk dalloja dot asnjë shenjë fantazme. Të gjithë të pranishmit hanin sikur s’kishin ngrënë kurrë dhe pinin sikur do vdisnin të nesërmen. Tavolina qe plot e përplot me pije dhe ushqime dhe në mes të saj ishte vendosur një tufë me karafila të freskët. Befas po ndjeja një si fërkim në këmbën time të majtë! Tavolina e madhe kishte një mbulesë shumë të gjatë që varej deri në dysheme dhe unë s’mund të shihja dot asgjë poshtë. Zgjata disa herë dorën por më kot. Një fërkim si një lëpirje maceje vazhdonte tek këmba ime e majtë, në atë këmbë ku edhe isha lagur nga vera e derdhur pak më parë. Mos vallë, – mendova – kjo plaka dhëmbërënë që kam përballë më fërkon këmbën me këmbën e saj?! Ndoshta do të kruhet?! Ku i dihet! Ja ngula sytë me një farë përçmimi që ta kuptonte se unë jam bezdisur nga ai fërkim por plaka e gjorë nuk e kishte fare mëndjen tek unë dhe i mëshonte fort me nofullat e saj pa dhëmbë, një copë mishi që zgjatej dhe mblidhej si llastik në gojën e saj si kamare. Fërkimi sa vinte dhe bëhej më i madh. Isha shumë i shqetësuar dhe e humba durimin. Shtyra karriken prapa dhe pasi u ula në gjunjë, ngrita mbulësën e tavolinës dhe pashë poshtë tavolinës. Interesant, asgjë nuk dukej atje përveç këpucëve apo lëpitkave që mbanin mbathur burrat dhe gratë! U ngrita dhe zura përsëri vëndin tim. Njerzit dukeshin sikur nuk e kishin vënë re këte veprim timin por nuk qe ashtu, sapo unë vendosa që të shkoj në banjë për të parë këmbzën e pantallonave që kisha të lagur, ata filluan të pyesin për mua se kush isha unë. Nuk qëndrova shumë në banjë dhe ndënja në koridor për të parë një fotografi të varur në mur që më tërhoqi vëmendjen. Një çift, burrë e grua, kishin pozuar të shtërnguar pranë njëri tjetrit dhe midis tyre shquajta një pikë të ndritëshme që më tërhoqi vëmëndjen dhe e mora foton në dorë. Koridori lidhej me dhomën e gostisë me një derë të hapur që ndahej vetëm me një perde tyli. Kështu që unë dëgjova në të njëjtën kohë edhe një pjesë të mirë të bisedës që bëhej për mua. Dikush pyeti se ç’lidhje kisha unë me të zotin e shtëpisë që isha ftuar në këtë festë familjare! I zoti i shtëpisë po i sqaronte se unë isha një mik i vjetër i baxhanakut të tij, Reisit, që e kisha ndihmuar shumë kur ai me familjen e tij erdhën në Amerikë dhjetë vjet më parë. Një grua tha për mua se i dukem shumë i hutuar dhe shumë enigmatik! Një tjetër tha se unë jam një lloj stupid-i që kërkoj gjilpërën në kashtë! Një zë i ëmbël, i njomë dhe ledhatues, megjithëse ironizonte me humor, më pëlqeu, pasi ai zë kishte shumë mjaltë, pamvarsisht se nuk dinte mirë shqip, prapë se prapë më mikloi me hiperbolën ironike që ndërroi bisedën për mua:

“Dëgjomni një histori të vërtetë,
lerini sharjet se nuk u kanë lezet.
One bright time,
një të pasharë po shajmë…
in the middle of the night,
two dead boys came out to fight.
Boys stood back to back
and faced eachother,
drew their swords
and shot eachother.
The deaf policeman heard the noise
and came to kill
those two dead boys.
If u dont believe my story,
pyesni këtë lloj horri…!”

Shpërthyen të qeshura histerike dhe disa duartrokitën. Vallë për mua ta ketë fjalën, mendova, kur zë ëmbëla tha, “Pyesni këtë lloj horri!” Mu drodh trupi dhe më ra fotografia nga dora duke u bërë copë e çikë. Fillova të mbledh copat e xhamit të kornizës por shtanga! Një lloj drite si top i vogël i rrumbullakët, mu duk se doli nga fotoja dhe u rrukullis nëpër dysheme. Vrapova ta kapja por, sa më shumë që unë vrapoja, po me atë shpejtësi rrokullisej dhe topi i dritës! Njëlloj siç na largohet ylberi kur i afrohemi. Të gjithë të pranishmit dolën sakaq në koridor dhe më gjetën mua duke rendur pas pikës së dritës. Me këtë veprim, mendova, e vulosa që jam tamam një stupid. U ktheva nga i zoti i shtëpisë dhe i kërkova ndjesë. I thashë se desha të shikoja këtë foto por…
– Oh, s’ka gjë, mos u shqetëso. Gjëra që ndodhin. Këta janë vjehrri dhe vjehra ime që kanë vdekur vite më parë.- Më tha i zoti i shtëpisë duke më treguar foton e thyer.

– A je në rregull? – Vazhdoi të më pyesë ai.

Nuk fola. Të gjithë më dukeshin armiq dhe ndjehesha shumë i prekur. Por, një këshillë më erdhi në mëndje, “Njeriu i mirë, i bën për vete njerëzit dhe i keqi, shet veten tek dreqi.” Duhet të ndryshoj, thashë. Fillova t’ju buzëqeshja të gjithëve dhe pas pak, pasi u qetësua gjëndja, e mora fjalën dhe fillova nga ato fjalimet e mija që i bëj edhe të vdekurit të më dëgjojnë. Fillova t’ju tregoja me pasion e zjarr për Ibrahim Pashën, Gjeneralismin e vetëm shqiptar që pothuaj se nuk njihet fare nga shqiptarët. U tregova atë pjesë ku Ibrahim Pasha ndeshet me Rushid Pashën, gjeneralin e pamposhtshëm turk në Konja të Anadollit. Ngjarjen e tregova me ngjyra dhe me detaje sikur ta kisha jetuar vetë atë luftë të ndodhur 190 vjetë më parë. S’më mungonin notat tragjike dhe njëkohësish madhështore, tragjike sepse atje luftuanë ajka e shqiptarëve nga të dy krahet, dhe u vranë mijra shqiptarë, madhështore sepse beteja u fitua nga Ibrahim Pasha, korçaro-egjyptiani i madh që e kapi rob Rushid Pashën. Një ditë historia do ta tregojë se ai ishte më i madh se Napoleon Bonoparti dhe shqiptarët do ta venë përkrah Skënderbeut për nga shqiptaria, kurse për nga arti ushtarak, do ta venë krahas 7 gjeneralëve më të mbëdhenj të botës. Të gjithë u shastisën nga tregimi im. Historia mbaroi dhe askush nuk lëvizte dhe fliste. Secili meditonte dhe jetonte ato momente që unë tregova. Fillova ti shoh të gjithë me radhë, një e nga një, në fytyrat e tyre të ngelura pezull…

– Dëgjoni! – Ju thashë. – Kam një propozim, a mund t’ju bëj disa foto kështu siç jeni?
Asnjë s’foli. Pezullimi u kishte kapur jo vetëm pamjen e jashtme por edhe shpirtin. Tamam miq të ngrirë. Pa marrë përgjigje, bëra gati aparatin e ri dixhital dhe fillova ta shkrep… Bëra shumë foto dhe kur mbarova, mora në telefon Gertin, djalin e mikut tim dhe e urdhërova që të vinte të merrte aparatin fotografik, siç e kishim biseduar më parë dhe, ti print-te fotot. Gerti i përpikët dhe i papërtuar erdhi në çast. Nuk kaloi asnjë orë dhe ai mi solli fotot. Ç’të shoh! Dy njerëzit-dritë ishin kudo nëpër shtëpi veçse në ato foto dalloheshin edhe pamjet e tyre! I kërkova të zotit të shtëpisë foton së cilës i theva kornizën dhe bëra verifikim e pamjeve. Shtanga. Vërtetë njerëzit-dritë ishin vjehrra dhe vjehrri i të zotit të shtëpisë. E thirra atë mënjanë dhe i tregova duke i thënë se ata ishin aty bashkë me ne. Pashë që fytyra e tij u zbeh dhe goja po i mbahej. E kuptova që i zoti i shtëpisë u tremb.

– Mos u tremb, – i thashë, – ata janë hije dhe asgjë të keqe nuk u vjen njerzve të gjallë prej tyre. Ata s’kanë asnjë lloj fuqie mbi ne.
– Kam hallin e fëmijëve, – më tha.
– Shpirtërat vijnë këtu sepse janë të gëzuar me gëzimin tuaj.
Shpirtërat nuk vdesin kurrë dhe një gjë që nuk vdes kurrë, nuk e ka as nocionin e vdekjes, dhe s’mund të vrasë e as të vritet dot. Prandaj neve, ashtu siç s’mund të na bëjnë dot gjë, as ne s’mund t’ju bëjmë atyre dot asgjë. Ne mund të vrasim një trup por jo një shpirt. Derisa nuk jemi dot në gjëndje t’ju bëjmë dot gjë, le ti lemë ashtu si ata na lenë neve, mundësisht edhe të bisedojmë me ta…

I kërkova të zotit të shtëpisë që të më krijonte mundësinë që të bisedoja me shpirtërat e vjerrit dhe vjerrës së tij. Ai i habitur më shikonte si i ngrirë. Nuk e pyeta fare. U ngrita dhe i kërkova të shkoj në dhomën e gjumit ku nuk kishte asnjeri. Mbylla derën dhe dritën dhe ashtu në errësisrë ndënja një cop herë. Pasi u ambjetova me errësirën thashë disa fjalë mrekullibërëse të mësuara përmëndësh dhe hapa sytë. Dhoma ndriçonte si nga një ndriçim fosforeshent. Në mëndje kisha postulatin shkencor se “asnje lloj energjie nuk humbet e as nuk fitohet vetëm kalon nga një formë në formën tjetër,”… Hapa gojën dhe fola, ” Unë e di mirë, ju; Vojsava dhe Drini, (kështu quheshin prindërit e të zonjës së shtëpisë) jeni këtu dhe gëzoheni me familjet e dy vajzave tuaja të bashkuara në Amerikë! Ju lutem, më thoni që jeni këtu dhe ç’far t’ju them vajzave tuaja në emërin tuaj?”
Prita. Mu duk se prita një orë! Kur po bëhesha gati të dilja, dëgjova zërin e Drinit, “Prit! Ne jemi këtu. Thuaju vajzave se ne i duam shumë dhe se atyre u kërcënohet një rrezik i madh. Vajza e vogël të largohet menjëher nga Albany !” Trupi mu rrënqeth. Qimet mu ngritën përpjetë. S’po ju besoja dot veshëve. Zëri ishte shumë origjinal. Njëherë më shkoi mëndja se ndoshta dikush nga kjo shtëpi ma bën këtë reng! Zëri më vinte nga përballë, ku s’kish asnjë kthinë apo dritare.

Ja që paska edhe shpirtëra! Shpirti është element i përbashkët i të dyja formave të ekzistencës, d.m.th, edhe kur ekziston trupi, edhe kur nuk ekziston. Sepse në fund të fundit ai është produkt, është atributi brëndshëm i sistemit nervor dhe trurit të njeriut në veçanti. Edhe kur vdes njeriu, truri i tij në një farë mënyre jeton me shpirtin. Duke qënë një energji radioaktive, (biorrymë) ai vazhdimisht, ditë dhe natë, shpërndan mesazhe, sinjale dhe çdo mesazh, çdo sinjal kapet nga shëmbëllimi i tij në jetën e gjallë.

Prita se mos fliste më shpirti por më kot. E pyeta Drinin të më shpjegohej se për çfar rreziku bëhet fjala por më kot. Ndënja dhe pak dhe u ngrita. Isha i tronditur dhe i pak i trembur. Hyra në dhomën e miqve. Atje ishte si më parë; tym, llogje dhe shkujdesje. Të gjithë mu dukën budallenj ose budallai isha vetëm unë.

Mëndja më rrinte në atë bisedë me të përtejshmin. Nuk jetoja më me miqtë.
Po meditoja. Përbindshat janë real, edhe fantazmat janë real gjithashtu. Ata jetojnë përbrënda nesh, dhe nga njëherë, ata fitojnë kur ne mendojmë për të shkuarën e largët e të pa njohur apo për të ardhëshmen që nuk e dimë. Mos jam duke bërë ndonjë gabim që po e shtyj vehten drejt një lajthitje?! Si mund ta përzë këtë fantazi të sëmurë që më ka kapluar?
Mbaje vehten! I dhashë urdhër vehtes, se s’ka kush të mban tjetër.
Le të jetojmë të tashmen dhe le të mos mendojmë më për të shkuarën që s’është gjë tjetër veçse një fantazmë, të mos mendojmë as për të ardhmen sepse edhe ajo është vetëm një ëndërr. Në kemi vetëm të tashmen. Këtë të mos e harrojmë kurrë.

Ndërsa mundohesha ta përzë fantazmën dhe aluçionacionin brënda vehtes, një zë bubullues më shkundi: “Zbato porosinë!” Ishte përsëri Drini.

Albany, 26 Maji 2003

Agim Bacelli

loading...

Komento!

loading...