Home / SOCIALE / Misionerja e hapjes se shkollave shqipe ne Diaspore
loading...

Misionerja e hapjes se shkollave shqipe ne Diaspore

Misionerja e hapjeve te shkollave shqipe ne Diaspore

Shkrimtarja Kozeta Zylo, SHBA

Para disa kohesh lexova me interes artikulin e meposhtem te z.Kozeta Zylo botar ne gazeta Iliria,shkruajta e disa fjale por kaluan tagent.
Ne prag te ditelindes te alfabetit shqip,iu ktheva prap se mendoj se eshte me shume interes per tu publuar per te sensabilizuar mbare opinionin kombetar e mediat,per hapjen e shkollave shqipe ne diaspore,per mesimn e gjuhes shipe ne brezat e ardheshem ,per t’i bere qendrese asimilimit kombit tone ,firosjes se tij,kur dihet qe nje pjese e madhe e shqiptareve gati nje e treta jetojne ne diaspora dhe vete gjuha shqipe eshte mjeti i pare,themeli e mburoja e kombesise.
Me kenaqesi e interesim lexova shkrimin ,i cili percjell nje mesazh jete per ceshtjen tone kombetare,per mbijetese e shqiptarit ne Diaspore.
Pergezoj z.Kozeta Zylo ,per ate perkushtim te denje patriotik,atdhetar,intelektual,per obligimin e saj ne mediat e ne internete,per hapjen e shkollave shqipe si dhe ate me konkreten per mesimin e gjuhes shqipe,nga femijet,mbesat e niperit tane kudo qe ndodhen ne Bote,Ky eshte nje problem i madh kombetar ,sic shkruani ju,me se domethenes ,jetik per mos asimilin e kombit tone ne shekuj.
Desha te falenderoj edhe mesuesen Blerina Bejleri per vazhdimesine ,bashke me ju,te shkolles shqipe ne Broklin, ne New York.
Vec asaj qe ju te vazhdoni kete mision,te kohes se papaguar,e te veshtire,te ngritjes te opinionit mbare shqiptar, duke mbledhur sa me sume,
patriote e intelektuale pas vetes,Kam mendimin qe duhet menduar e vepruar njehkohesisht e ne mundesite e rruget konkrete,si ne ngacmimin e ndjenjes se atdhetarise,tek pronderit shqiptare,njera ane,nepermjet shoqatave apo aktiviteteve ne mjediset e shqiptareve,por edhe nepermjet njohjes e zyrtarizimin e ketij problemi ne shtetin amerikan,nepermjet lobeve te tij, e dashamires te kombit tone.Duke Ju, pershendetur edhe njehere,pas asaj qe ju kam falenderuar dhe e ne facebook, per kete pune te mencur e me pasion,uroj qe te degjohen me shume zera,e qe sa me shpejt te hapen kudo sa me shume shkolla shqipe.
Kam deshire te obligoj me nje ndihmese modeste ne kete aksion te madh kombetar do ta quaja,duke afruar vjershat ‘Bubulna e vogel “ dhe “Ditelindja e shkronjave shqipe ” per femijet shqiptare qe mesojne gjuhen e nenes,shqipe.Ashtu si e kane mare ate ne greqi,ne australi,ne programet e tyre kete poezi te thjeshte ,per te mos haruar gjuhen e nenes,atje ku i kane rrenjet atje ku buron gjaku i tyre.
Per me shume flet artikulli i mencur,mesazhi i saj perkushtues,nje thirje e re bashkimi, per mbare kombin shqiptar.”Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë, pengon asimilimin “
Gjithmonë shtatorin e kam një muaj të veçantë, ngase ka krijuar një folezë të përjetshme, një dashuri brenda kraharorit tim, kjo falë profesionit të mësuesisë ushtruar qysh në rininë e hershme. Eshtë nje muaj që zakonisht fëmijët pasi vinë nga pushimet të gëzuar fillojnë të mësojnë gjuhën e ambël shqipe, ABC-n. Edhe pse shumica e fëmijëve në Diasporë janë lindur dhe rritur këtu, ata me dashuri dhe gjithë hare ulen pranë bangove të shkollës për të dëgjuar mësimin shqip.Janë këto ndjesi kaq të bukura që e kanë frymëzuar profesorin e pianos z.Petrika Melo për të kompozuar himnin e shkollës shqipe që midis të tjerash ka dhe këto vargje: Mezi presim shkollën shqipe/ Që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ëngjëjt Kombin e mbrojmë/ Eshtë gjuhë e Ilirisë/ Që në lindje të njerëzimit/ Do t’i këndojmë Shqipërisë/ Kryezonjës së Naimit!
Në një ditë të bukur shtatori, nxënës, prindër dhe mësues erdhën të lumtur pranë shkollave publike në Brooklyn dhe në Staten Island dy qytete të bukura të New Yorkut që vezullojnë nga dritat e shumëngjyrta dhe zërat e bukur të fëmijëve nga e gjithë bota, ku midis tyre do të dëgjosh edhe shqip, atë gjuhë hyjnore që na e kanë lënë të parët tanë amanet, na e kanë lënë martirët e gjuhës shqipe si dhe Papa Kristo Negovani i cili shkruan:
…O djem, o vashë, vraponi, Nd’ i bekuar mësim/ Gjuhën e Mëmës mësoni/ Me dëshir’ e mallëngjim!
Gjithmonë me ushtojnë në vesh këto vargje, ngase amaneti nuk tretet!…
Janë fjalët e Papa Kristo Negovanit, martirit të gjuhës shqipe i cili u vra pabesisht nga armiqtë e Kombit tonë në moshën 30 vjeçare, i cili kishte hapur shkollën shqipe brenda shtëpisë së tij.
Sa gjak është derdhur për të ruajtur këtë gjuhë hyjnore, por lind pyetja a ka nevojë më për gjakderdhje për gjuhen shqipe? Absolutisht jo, në se ne do të jemi të bashkuar, në se ne do të punojmë me fëmijët tanë që të mos asimilohen.
Duke jetuar në Amerikë, në vendin më demokratik në botë, kupton dhe shijon se ky vend t’i ka hapur të gjitha mundësitë për të ruajtur gjuhën dhe traditat e bukura të vendeve nga vimë.
Nuk ka më bukur kur shikon fëmijët grupe-grupe pranë shkollave publike amerikane në Brooklyn dhe Staten Island me çanta në shpinë dhe abetaret në duar për të mësuar gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.
Mësimi i gjuhës shqipe filloi me një seriozitet nga prindërit, mësuesit, dhe nxënësit, të cilët mezi prisnin të shkruanin alfabetin shqip.
Disa prej tyre ishin miqësuar qysh nga viti i kaluar, disa të tjerë takoheshin për herë të parë. Kishte dhe ndonjë nxënës që shtrëngohej fort pas gjoksit të prindërve dhe lotonte që të mos ndahej prej tyre.
Por mësueset si Blerina Bejleri, Brunilda Osmani, Lavdije Misku plot përvojë janë mësuar dhe me lotët e tyre, dhe e dinë që ato janë lot të përkohshëm, ngase ata shumë shpejt ambientohen me shokët dhe shoqet e klasës si dhe me mësimin e gjuhës shqipe dhe historinë shumëshekullore të saj. Dhe kështu ndodhi vërtetë me nxënësin simpatik Leart Kabashi. Ai edhe pse është 4 vjeç është miqësuar shumë shpejt me moshatarët e tij dhe nuk mund të presë ditën e shtunë për tëardhur në shkollë thonë prindërit e tij aq patriotë.
Nxënësit e të gjitha moshave kujdesen për njeri tjetrin dhe iu ngazëllehet shpirti kur komunikojnë dhe përshëndeten vetëm shqip, sidomos me gjyshërit e tyre.
Ka dhe nxënës që të emocionojnë me krijimet e tyre në shqip. Kështu në klasën e mësuese Bejlerit nxënësit Andi dhe Elisona Kadriu kishin sjellë krijimet e tyre duke i kënduar vendlindjes si: O vendlindja ime/ bukuri e rrallë/ ti je më e mira/ në gjithë botën mbarë/
Edhe në Staten Island nxënësit u pritën me dashuri dhe plot gëzim nga mësueset e shkollës Betulla Bollati dhe mësuesja e re për këtë vit shkollor, Ornela Melo.
Është tejet emocionuese kur shikon që prindërit I sjellin që nga New Yersey një shtet tjetër në kufi pranë New Yorkut fëmijët e tyre. Prindërit Balidemaj kanë sjellë të katër fëmijët e tyre që si yje ndrijnë pranë shkronjave shqipe. Po ashtu dhe muzikanti Adriatik Sefa ka sjellë vajzën e tij për herë të parë në shkollën shqipe, ai vjen po nga New Jersey.
Të punosh me fëmijët është puna më e bukur, më fisnike, ata shpesh të befasojnë me pyetjet e tyre. Në këtë kontekst do të përmendja nxënësen e klasës së parë Alba Ujkashi, e cila kur erdhi pothuajse nuk dinte fare shqip, por tani ajo ka filluar të kuptojë dhe të përgjigjet saktësisht, kështu në një orë mësimi ajo duke parë shqiponjën dykrenore në libër pyeti mësuese Ornelën se: vetëm në vendin tonë në Shqipëri shqiponjat fluturojnë në qiell me dy kokë?
Po lind pyetja a ka vend për punë më shumë me komunitetin shqiptare për të sjellë fëmijët e tyre? Edhe pse themeluesi i shkollës shqipe dhe TV Alba Life, z.Qemal Zylo së bashku me mësueset e shkollës dhe aktivistë të tjerë në Diasporë ka kohë që iu ka bërë thirrje si në TV dhe në mjedise të tjera gjithë prindërve shqiptarë për të sjellë fëmijët e tyre, përsëri pjesëmarrja le për të dëshëruar në krahasim me numrin e madh të tyre që ndodhen në New York.
Duhet akoma më shumë punë, më shumë përpjekje, që shkollat publike amerikane të mbushen me zërat e fëmijëve shqiptarë, që qytetet të gumëzhijnë shqip, ngase vetëm në Amerikë ndodhen 1.000.000 shqiptarë.
Shqipëria ka dy shekuj që ka emigruar në Amerikë dhe akoma nuk ka qoftë dhe një shkollë të rregullt shqip të institucionalizuar ashtu sic kanë ndërtuar komunitetet e tjera të fuqishme në Amerikë, që fëmijët tanë krahas mësimeve në anglisht të mësojnë dhe gjuhën e ambël shqipe.
Prandaj që amanetet e martirëve për gjuhën shqipe të mos treten dhe vargjet e Gjergj Fishtës të ushtojnë të zjarrta në zemrat tona sillini fëmijët të mos asimilohen, por të mbajnë të gjalle shkronjat shqipe, përndryshe Fishta shkruan:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari/ qi këtë gjuhë të Perëndis/ trashigim, që na la i pari/ trashigim s’ia len ai fmis/ edhe atij iu thaftë, po, goja/ që përbuzë këtë gjuhë hyjnore/ qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja/ flet e t’veten e lèn mbas dore.( Marre nga gazeta ILLYRIA )

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...