Home / OPINION / Mirësevjen At i Shenjtë
loading...
Papa Francesku
Papa Francesku

Mirësevjen At i Shenjtë

Mirësevjen At i Shenjtë
Po afrohet ora e madhe kur këmba e Papa Françeskut do të shkelë mbi tokën shqiptare, duke sjellë me vete mesazhin hyjnor për gjithë shqiptarët se Zoti i Madh dhe ne nuk na ka harruar, përkundrazi jemi në vemendjen e tij përderisa përfaqësuesi më i lartë i klerit katolik është i angazhuar direkt në dhënien e këtij mesazhi. Ardhja e Atit të Shenjtë është një ngjarje e madhe për popullin tonë të shumëvuajtur, por gjithashtu edhe një detyrim shpirtëror për vlerësimin që po na bëhet nëpërmjet kësaj vizite për të gjithë ne si shqiptarë. Në zemrën e çdo shqiptari ravijëzohet në mënyrën më të sinqertë një “mirëseardhje” e frymëzuar dhe mbështetur në vlerat më të mira shpirtërore.

Duke përjashtuar klasën politike e cila për arsyet e veta pragmatiste kërkon t’a shndërrojë këtë vizitë në një fasadë politike për të nxjerrë në pah ato merita që s’i ka pasur kurrë ndonjëherë, përkundrazi mbetet klasa politike më e korruptuar në Ballkan. Papa Françesku do të vijë në këtë vend për këtë popull aq shumë të përvuajtur nga komunizmi enverist, si modeli më i shëmtuar dhe më gjakatar që ka njohur deri më sot historia e zezë e komunizmit. Ai njëkohësisht duhet të mësojë dhimbshëm se të persekutuarit e djeshëm janë edhe sot pothuaj aq të persekutuar sa edhe dje, dhe persekutorët në vazhdimësi brezash janë po ata të djeshmit, natyrisht me fytyra të reja.

Ti do të shikosh o Papë fotografitë e priftërinjve të pushkatuar nga regjimi komunist, por për të gjitha ato krime që ndodhën mbi popullin shqiptar për 50 vjet rrjesht, asnjë kriminel nuk u dënua qoftë edhe një ditë të vetme përkundrazi, bijtë e xhelatëve sot i ke biznesmen e politikanë që akoma vazhdojnë t’i bëjnë gjëmën këtij populli të inkurajuar nga mosndëshkimi i etërve të tyre. Etërit xhelatë ecin sot krenar për krimet e bëra, sepse janë të sigurtë se bijtë e tyre në pushtet të vazhdueshëm, janë garancia absolute e mosndëshkimit fyes për një popull të tërë. Mirësevjen o At i Shenjtë në tokën shqiptare, në këtë tokë me aq shumë halle. Populli shqipëtar njëherazi t’a uron mirëseardhjen… por sërish t’i duhet t’i hedhësh sytë mbas fasadës llamburitëse që do të ofrojnë pushtetarët, për të parë realisht atë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend. Ti do të shikosh pallatet e larta dhe natyrisht do të gëzohesh për përparimin “e madh” që ka bërë Shqipëria, por ato pallate i kanë ngritur “kapitalistët e rinj” duke j’u rrëmbyer tokën pronarëve të vjetër me lloj-lloj formash dhe mundësish që i krijoi pushteti neokomunist i pseudodemokracisë i pas viteve ’90. Pronarëve të vërtetë në Shqipëri j’u është marrë prona me dhunën e shtetit e mëshiruar në të gjitha ligjet e miratuara për pronën deri më sot në Shqipëri e sidomos me ligjin (antiligj) 7501. Sot pronarët e vërtetë janë shtresa më e varfër, më e përbuzur dhe më e persekutuar e këtij vendi, ndërsa pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm mbeten pa më të voglin dyshim shtresa më e privilegjuar apo më mirë e vetprivilegjuar, e cila i ka dhënë të drejtën vetes të grabisë e rrëmbejë çdo gjë që i del përpara, që ka vlerë materiale dhe monetare.

Ata kanë grabitur e po grabisin pa ndrojë gjithçka që ishte dhe është krijuar me mundin, djersën dhe gjakun e një populli të tërë. Ata nën ngasjen e pangopësisë perverse të zullumqarëve pa cak rrëmbyen dhe grabitën dhe pronën më të madhe fizike që kishte shteti shqipëtar, tokën në pronësi të shetit e cila e kalonte masën e 52 % të sasisë së tokës në Shqipëri. Mijëra njerëz janë vrarë në Shqipëri për pronën, e mijëra të tjerë do të vriten akoma në të ardhmen, por kjo nuk i shqetëson fare pushtetlënësit dhe pushtetmbajtësit shqipëtarë ( në qoftë se ata e meritojnë të quhen të tillë ), mjafton që ata të shijojnë pa u shqetësuar pronat e grabitura e të rrëmbyera. O At i Shënjtë ! A nuk është ky paradoksi më makabër i kohës që jetojmë, i pseudodemokracisë shqipëtare që ata që deri dje s’kishin asnjë kacidhe në xhep dhe as një metër tokë të trashëguar nga të parët e tyre, sot janë bërë zotërit e vërtet të këtij populli dhe këtij vëndi? Mirësëvjen o Papë në atdheun e errësirës për të sjellë pak dritë e për të ndriçuar sadopak shtigjet e ngushta ku zvarritet në grahmat e saj të fundit shpresa për pak drejtësi e dinjitet në këtë vënd e për këtë popull. At i Shenjtë, të gjithë shqipëtarët të presin krahëhapur pa dallim feje, por më shumë të presim me gjithë ngrohtësinë e shpirtit ne viktimat e komunizmit, ish të burgosurit politikë, ish pronarët dhe ish të persekutuarit që dhe sot vazhdojnë të jenë sërish viktima të padrejtësive të mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në këtë vënd.
At i Shenjtë, ne të persekutuarit politikë të diktaturës komunisto-enveriste e dimë ç’është urrejtja, sepse kemi qënë vet viktima të një urrejtje çnjerëzore dhe pa shkak e cila s’njihte kurrë ndonjëherë kufij e moral, por ne kurrë nuk iu nënshtruam ndonjëherë ngasjes së saj djallëzore duke dhënë mesazhin e madh dhe aq të nevojshëm për kohën se: Duhet të falim deri në dhimbje për mos të krijuar më dhimbje të tjera. Mirësevjen o At! Ju në vizitën tuaj nuk mund ti shmagni dot takimet me parin politike të këtij vëndi e cila ka në përbërjen e saj edhe banditë e kusar, horra e vrastar, të cilët është e natyrshme që nuk e meritojnë bekimin tënd, përvec mallkimet që duhet të marrin si shpërblim i vonuar për atë që kanë bërë e po bëjnë mbi shqipëtarët e aq shumëvuajrur.

O At, lutju Zotit për këtë vënd e për këtë popull që mbi errësirën ku dergjet aktualisht, Ai të dërgojë pak dritë për ta zbuar njëherë e përgjithmon errësirën dhe demonët e saj prej tokës së begatë shqipëtare.

Fatmir Lamaj
I burgosur politik

Mirësevjen At i Shenjtë Po afrohet ora e madhe kur këmba e Papa Françeskut do të shkelë mbi tokën shqiptare, duke sjellë me vete mesazhin hyjnor për gjithë shqiptarët se Zoti i Madh dhe ne nuk na ka harruar, përkundrazi jemi në vemendjen e tij përderisa përfaqësuesi më i lartë i klerit katolik është i angazhuar direkt në dhënien e këtij mesazhi. Ardhja e Atit të Shenjtë është një ngjarje e madhe për popullin tonë të shumëvuajtur, por gjithashtu edhe një detyrim shpirtëror për vlerësimin që po na bëhet nëpërmjet kësaj vizite për të gjithë ne si shqiptarë. Në zemrën…

Review Overview

Mirë!

Summary : Mirësevjen At i Shenjtë

User Rating: 4.55 ( 1 votes)
loading...

Komento!

loading...