Home / POEZI / MINAT dhe KALI i AGIM ZORBËS
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

MINAT dhe KALI i AGIM ZORBËS

MINAT dhe KALI i AGIM ZORBËS

Kur tradhtare,na doli Kina
edhe malet,morrën rrudha
bamb e bumb, pëlcisnin mina
për qëndra zjarri,si kërpudha

thoshin, do na sulmojë Kina
me raketa,bomb’ atomike
bamb e bumb,kërcisnin mina…………
sa dhe kafshët ,plasën frike

sa dhe kalit, të Agim Zorbës
kur plasën minat,në Mal të Kuq
gurët breshër,pam -pum kokës
aq u tremb,sa morri huq

ju bë koka, xhumba-xhumba
ku të fshibej ,kafsh’ e gjorë
ja nis vrapit,me kolotumba
sa në Dardhë,në Dobërgorë

e bënë gurët,me alamete
sa nga koka ,nga samari
ndoshta thosh’, kali me vete
“mos u gjençin, qëndra zjarri”

rrendte kafsha,çudiste botën
ndiq zborista,ndiq ushtarë
s’kapej kali, i Agim Zorbës
lemerinë, kishte marrë

që atëherë,kali i shkretë
sa dëgjonte fjalën “minat”
ngrinte bishtin ,vrap tatëpjetë
nëpër arat e lëndinat

veshët mbante, ngritur,palë
“Minat” thërrisnin dhe njëherë
pordhët vërrr,..nëpër shalë
plumb për Miras,bëhej erë

kot qëndra zjarri,e kot mina
se i tha truri,Enver Hoxhës
kot e pritëm,një sulm nga Kina
ç’kusur dhe kali,i Agim Zorbës

Meti Fidani..

loading...

Komento!

loading...