Home / LAJME / PERSONALITETE / Mihallaq Andrea Orfeu i kenges korçare
loading...

Mihallaq Andrea Orfeu i kenges korçare

Mihallaq Andrea Orfeu i kenges korçare

Kantautori qe nisi te kompozoje kur ishte 14 vjec

Korçë-Sirena e ambulances u degjua qe tutje. Ishte nje sirene teper e trishte dhe rreqethse, njesoj sikur kerkonte te paralajmeronte dicka te frikshme. Pas pak minutash ambulanca kishte mberritur te dera e spitalit. Po aq shpejt nga makina zbriten disa njerez, nje infermiere dhe nje doktor. “Dikush tha: “hapuni… hapuni…”. Te gjithe ata qe gjendeshin aty levizen nga vendi te shqetesuar. “Cfare po ndodhte valle..? I semuri kishte qene nje djale i ri, me shtat te larte, por qe ate cast kishte nje pamje te lodhur. “Cfare ka ky djali”? pyeti dikush nga te pranishmit. Nje tjeter afer tij, u pergjigj me nje ze te ulet: “Me duket se do t’i presin kembet.” “Cfare…”?! “Si thate…”?! “Me duket se do t’i presin kembet.”. “ Po pse…”?! “Nuk e di, tha tjetri, keshtu kam degjuar.” “Te dyja…”?! erdhi pyetja tjeter, qe me shume se te ishte pyetje, shprehte tmerrin e asaj qe kerkonte te dinte. “Nuk e di”. “ Po kush eshte ky djali”? pyeti nje tjeter. Turma qe gjendej para dyerve te spitalit levizi serish e shqetesuar. “Ai eshte Mihallaq Andrea”, tha nje grua e moshuar, ndersa nje pike loti po i zbriste prej syrit. “Eshte Mihallaqi”, peshperiti gruaja e moshuar. “Mihallaq Andrea… Mihallaq Andrea…. Mihallaq Andrea”…Turma kishte nisur te persersite emrin e tij si ne nje teater te frikshem. “Eshte ai djali qe kendon serenata. “Oh, Mihallaqi… kengetari yne…”. Ate cast mes turmes se njerezve u duk edhe nje vajze e re. Mbante koken ulur dhe qante. Nje cast njerezit kthyen koken nga ajo, por askush nuk e njihte. Sa here permendej emri i Mihallaqit, denesat e saj beheshin edhe me te dukshme. Turma e njerezve kishte mbetur si e ngrire. Flitej per nje nga njerezit me te dashur te Korces. Jane te pakte ata qe mbajne mend se cfare ndodhi me tej. Nese ajo vajze e re hyri ne spital apo iku; nese vinte cdo dite te dera e spitalit ose jo. Te tjerat, se c’ndodhen qe nga ajo dite e me pas, na i tregon vete Mihallaq Andrea.

Me kishin nisur drejt vdekjes

“Me kishin nisur drejt vdekjes”, nis te tregoje historine e jetes se tij, 58 vjecari, Mihallaq Andrea, por pa na spjeguar se kush kishin qene “ata” qe e kishte nisur “per atje”. “Ate cast sapo kisha mberitur ne spital, por ne te vertete nuk e dija se cfare do te ndodhte me mua. Ende shpresoja. Befas, nje dite, doktori im, kirurgu me tha: “Mihallaq na duhet te te presim kembet”. Zeri i tij dridhej dhe syte i kishte gati ne shkrepje te loteve. Mbaj mend qe nuk kisha ndonje pergjigje per te dhene. Nje ndjenje e turbullt me pershkoi gjithe trupin. E ndjeva deri te kembet. Nuk do te isha me ai qe kisha qene. Do te isha gjysem njeri e gjyesm eter, ashtu si gjithe krijesat mitologjike. Edhe kur erdhi nena, Sofika, nuk me tha asgje me shume. Rrinte te koka ime dhe perpiqej te fshinte lotet fshehurazi. Nuk e harroj dot as time moter, Merin. Ajo nuk ishte e zonja te fshinte asgje nga trishtimi dhe dhimbja. Tashme jeton ne Amerike, por gjithnje me merr malli. Te njejten gje bente edhe babai, Vangjeli. “Mihallaq, me thoshte ai, behu i forte”. Ndoshta ai kishte te drejte, gjithe jeten i ishte dashur te qendronte i forte. Tashme radhen e kisha une. A do te mundesha valle? Fatmiresisht asnje cast nuk e pashe veten fillikat. Shoqeria me vizitonte shpesh, por prerjen e kembeve nuk e zinin ne goje. “Mihallaq, do te kendojme serish”, me thoshin. “Perseri do te shkojme atje te “Panda” dhe do te kendojme”. “Do te ulemi te “Cezma e Shetros” dhe do te kendojme serish per cupat”. “ Po deshe ia themi ndonje serenate edhe ketu ne spital…”. “Do te kendojme edhe poshte ballkoneve…”. “Mos na thuaj qe nuk e ke gjetur vajzen e zemres..”. “Ne dasmen tende do te mblidhemi te gjithe…” Ata me benin te harroja ate cka do te ndodhte me mua. Qe te gjithe me kujtonin vargje te serenatash, histori te ndryshme qe na kishin ndodhur. Perpiqeshin te me krijonin nje atmosfere krejt tjeter. Nuk me mungonte as shoqeria e fansave te mij”, tregon Mihallaq Andrea

Isha vetem 27 vjec

“Ne ate kohe isha vetem 27 vjec”. Kujton kengetari i mirenjohur ne mbare vendin Mihallaq Andrea. “Gjithcka kishte filluar te me dukej si nje enderr e keqe. Kur te gjithe iknin, ne ato caste qe mbetesha vetem, perpiqesha te sillja ndermend jeten time. Si do te isha valle pasi te kisha dale nga salla e operimit? A do ta pranoja dot veten? Si do t’i dukesha valle nenes time, babait, vellezerve, Gjergjit dhe Taqkes? Po ime moter, Meri si do ta priste ate cast…? A do te mundtte ta mbante dot veten, apo do te shkrehej ne vaj dhe ulerima? Ajo cka kishte ndodhur nuk e besoja dot. Cuditerisht po me kujtohej gjithe femijeria ime, me te gjitha detajet. Me delnin para syve gjyshrit e mi, Mihali dhe Spiro Tabaku. Ata dinin te kendonin bukuar. Kishin ze te magjishem. Me kujtoheshin te gjitha kenget e babait, qe i kisha degjuar qe kur kisha qene i vogel. Me kujtoheshin castet kur loznim ne lagje dhe kur vraponim rrugeve me kalldrem. Me vinin ndermend perpjekjet e para kur perpiqesha te kompozoja, edhe kur doja te shkruaja kenge dashurie etj, etj.. Befas m’u kujtua edhe nje vajze e vogel. Ne ate kohe isha vetem 14 vjec. Ajo banonte ne Tirane, por shpesh vinte per pushime te njerezit e saj edhe ne Korce. Nje dite u ndal te porta ime dhe me tha: “Te kam sjelle nje tekst, e ben dot kenge”?. Kaq me tha dhe iku. Qe nga ajo dite nuk e pashe me. As sot e kesaj dite nuk e di se kush ka qene. Tashme me duket sikur kam degjuar zerin e Orfeut, te shfaqur me fytyren e nje vajze te vogel. Zeri i saj sikur donte te me thoshte: “Perpiqu, Mihallaq, do t’ia dalesh mbane”. Mbaj mend qe mora kitaren dhe nisa te kopozoja mbi ate tekst qe ma kishin dhuruar krejt cuditshem. Nje tekst qe perjetesisht do te mbetej anonim. Lexova vargjet e para dhe nisa te kendoja: “A te kujtohet, ajo nate? / Kur dy duart m’i hidhje ne qafe? / E me puthje, me puthje si e marre. / Me ato buze qe aq shume te ishin thare / Do me kujtosh, o shpirti im. /Do me kujtosh e s’do me gjesh…etj.”. Kjo kenge shenoi kompozimin tim te pare. Nuk e di por per qytetin tim u be mjaft e dashur. Shume shpejt do te kendohej edhe ne qytete te tjera. Qe nga ajo dite kendova e kompozova shume kenege te tjera. Tashme ne repertorin tim kam me shume se 400 kenge. Dhe ndersa sillja ndermend feminine time, befas zgjohesha si nga nje gjume i embel dhe po kaq befas shihja se gjerat nuk do te ishin me ashtu sic kishin qene me pare. Do te rrija edhe disa dite shtrire ne shtrat dhe pastaj do te vinin kirurget…”

Jeta ime, “bisturi” qe pe priste cdo dite

E kisha shume te veshtire te mesohesha me vendimin qe kishin marre mjeket per mua. Ne te vertete nuk kishte mbetur rruge tjeter. Tehun e mprehte te “bisturise” e kisha ndjere qe kur isha i vogel. Thika kishte nisur te priste pjese te trupit dhe te endrrave te mia qe kur isha femije. Ne moshen 8 vjec isha shnderruar ne nje femije me “bigrafi te keqe”. Im vella, qe kishte shkuar per studime ne Gjermani, shkoi dhe nuk u kthye me. Qendroi atje. Qe nga ai cast, qe nga viti 1957, ne u kthyem ne nje familje me “njolle” ne biografi. Babain tim, qe deri ate dite kishte qene drejtor ne Ndermarjen e Prodhimeve Artizanale, e larguan nga puna. Dy vellezerit e mi do te mbeteshin pa shkolle. Njerin do ta dergonin me pune si montator dhe tjetrin ne miniere. Te njejtin fat do te kisha edhe une. Pas perfundimit te Shkolles se Mesme do te perfundoja ne Uzinen e Instrumenteve dhe me pas ne NSHN. Per ne studimet e larta do te ishin nje molle e ndaluar. Ndersa prisja qe kirurgu miku im te me thoshte, “sot do te cojme te salla e operimit”, mua ende vazhdonte te me rrinte ne mendje feminia. Kur isha ne fillore, te “7 nentori” rashe ne sy per vizatimet dhe pikturat e mia. Desha te shkoje ne Liceun Artistik. Hyra ne konkurs dhe fitova, por te drejten per t’u bere piktor nuk e fitova dot kurre. Ne tashme ishim nje familje me njerez te arratisur, qe kishin “tradhtuar” atdheun. Ne raste te tilla kthehesha ne shtepi dhe merrja kitaren. Perpiqesha te krijoja nje kenge te re. Zeri Orfeut dukej sikur me thoshte: “Mihallaq, te kam sjelle nje tekst, e ben dot kenge”? Me pas u pergatita per te shkuar ne Akademine e Arteve. Per kohe me radhe mora mesime nga aktori i madh, Stavri Shkurti. Ai kishte besim se une do te fitoja dhe ne te vertete munda t’ia dilja mbane. E fitova konkursin, por porta e Akademise se Arteve nuk u hap asnjehere per mua. Kur nuk me lane te shkoje ne Lice, nuk u ndjeva edhe aq keq, por kur me thane jo, edhe per Akademine e Areteve, ndjeva nje zbrazeti te trishtueshme. Dicka e ftohte me pershkoi gjithe trupin. Ate te ftohte e ndjeva deri te kembet e mia. Ajo akullime nuk do te me ndahej kurre. Ne trishtime te tilla ndjeja dhimbjen ne te gjitha eshtrat e trupit tim. Tashme gjendesha ne spitalin e Korces. Kembet, qe me ishin dridhur aq here nga dhimbja, tashme nuk do t’i kisha me…”

Jeta ime me nje te neserme te paditur

“Deri ne ate cast dija gjithcka kishte ndodhur me mua, por nuk dija asgje se si do te ishte e nesermja ime. Kjo gje ishte e frikshme. Mungesen e se nesermes nisa ta ndjeja me mire edhe kur perfundova gjimnazin te “Raqi Qirinxhi”, por nga shoket dhe miqte e mi kurendonjehere nuk njoha braktisje. Kur im vella shkoi ne Gjermani dhe nuk u kthye me, gjithe familja ime u pushtua nga tmerri. Kishin friken e burgosjeve, te internimeve. Prisnim cdo dite lajmin e keq. Gjithcka mund te ndodhte. Asgje nuk ishte cudi. Nuk kam per te harruar ndonjehere veshtrimin e babait dhe te nenes. Ata veshtronin nga dera sa here qe trokiste dikush. Nese ishte mik u qeshte fytyra, por nese do te ishte dikush me uniforme a dikush tjeter… atehere nuk e di c’do ndodhte me ta. Ndoshta babai kishte te drejte te frikesohej, pasi ne kohen e Zogut, ai kishte patur nje rrobaqepsi te veten ne Tirane. Mund ta konsideronin edhe borgjez, edhe…ku di une cfare… Sigurisht do t’u duhej te beheshin te forte, por trishtimi nuk do t’u ndahej kurre. Edhe kur rrija shtrire ne shtratin e spitalit, fytyrat e prinderve me shfaqeshin edhe kur ata nuk ishin aty. Vetem atehere nisa te kuptoja se feminia ime nuk kishte qene aq e lehte. Rreqethja qe me kishte pershkuar trupin gjate gjithe jetes time, kishte hyre ne thellesi te eshtarve te mia. Tashme nuk do t’i kisha me kembet… Kirurgu mund te hynte ne dhomen time dhe mund te me thoshte: “Mihallaq shkojme ne sallen e operimit”? Une do te vija re vetem dridhjen e zerit te tij dhe syte e tij gati ne shkrepje per lote… Deri atehere kisha kompozuar mjaft kenge, kisha kenduar bashke me shoket. Nuk mund te shprehem dot ndryshe, por ne ate kohe isha bere mjaft i njohur. Kendoja kenge dhe kompozoja. Mbremjeve dilnim te gjithe bashke dhe kendonim. Isha i bindur se vetem kengen nuk ma merrnin dot. Ajo ishte e imja, prona ime”.

Shpresa vdes e fundit

“Kujtimet po me conin me tej. Me ne fund me moren ushtar. Nuk e di por atje ne Shkoder u ndjeva krejt ndryshe. Askush nuk me pyeti per vellane e arratisur. Punova ne nje vater kulture te ushtrise. Ishte viti 1969. Bashke me nje shokun tim, te cilin e quanin Raqi, kenduam dhe kompozuam mjaft kenge. Ato kenge kendohen edhe sot e kesaj dite. Jane kenge te mrekullueshme. Ne Shkoder kalova dite te bukura te rinise time. Por edhe kur u ktheva nga ushtria, nuk u ndjeva dhe aq keq. Me derguan te punoja ne Uzinen e Instrumenteve. Ne ate kohe sapo ishte krijuar grupi artistik i ndermarrjes. Fal talentit me takoi te isha Udheheqes Artistik. Kishim grupin e estrades, ku une merrja pjese si kantautor. Ato vite nuk kam per t’i harruar kurre. Kenget e mia po kendoheshin gjithnje e me shume. Mund te them se po me ecte mire. Ndoshta e kishin harruar vellain tone te arratisur. Ne vitin 1970 me thane te kendoja ne trupen profesioniste te Estrade se qytetit. Te them qe u bera me krahe eshte pak. Une vertet fluturoja. Qe ne daljen time te pare, u prezantova me dy kenge te reja, te sapokompozuara. Mbaj mend qe duartrokitjet nuk kishin te pushuar. Kenget e mia i degjoja te kendoheshin gjitheandej…”

Festivali i 11-te

Nuk e kisha menduar kurre se shume shpejt do te permbysej gjithcka. Erdhi nje dite kur partia me menjanoi nga gjithcka. Sapo kishte perfundur festivali i 11-te. Kerkohej medoems qe te goditej edhe dikush nga artistet e Korces. Duket se e kishin patur shume te lehte te gjenin emrin tim. Une isha biri i nje njeriu qe kishte patur rrobaqepsi private ne kohen e Zogut, une kisha nje vella te arratisur. E cfare tjeter me mungonte per te qene ne tabelen e qitjes. Brenda disa diteve me menjanuan nga gjithcka. Me hoqen te drejten e krijimtarise, me ndalun te drejten e daljes ne skene, me larguan nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve. Tashme e tutje une duhej te isha askushi, sepse krijimtaria ime kishte qene “dekadente”, “borgjeze dhe revizioniste”, kenget e mia kishin qene “sentimentale” dhe “ckurajuese” per rinine etj, etj. Serish u rreqetha nga te gjitha ato qe po degjoja, e ftohta me pershkoi gjithe trupin, madje me zbriti deri te gishtat e kembes. Per gati nje muaj me radhe mbledhjet per festivalin e 11-te nuk kishin te pushuar. Here mblidheshin te Teatri, here te Shtepia e Ushtarakeve, here ne Pallatin e Kultures dhe here ne vende te tjera. Kudo qe shkonin te njejtat gjera thoshin.. Permendej emri im dhe nxiheshin kenget e mia. Kritikonin vazhdimisht kengen time “Bie shi”, te cilen e kisha paraqitur ne festivalin e 11-te, por qe nuk kishte marre miratimin e tyre. Une rrija ne shtepi. Per mua nuk kishte asnje ftese. Edhe pse flitej per mua, prania ime konsiderohej e panevojshme. Vetem ata e dinin se cfare duhej te benin. Me te perfundur mbledhjet, lajmet mberrinin edhe ne shtepine tone. Nena ime trishtohej e gjitha, por nuk guxonte te thoshte asgje. “Duhet te jemi te forte”, na thoshte babai, ne te vertete ai kishte merakun e burgut dhe te internimeve, jo per vete, por per jeten e femijeve te tij”. Deri sa u bera 27 vjec, rreqethja qe me pershkonte trupin nuk m’u ndane kurre, stresi kishte zene vend edhe ne gjymtyret e mi. Tashme duhej ta nxirin prej andej vetem mjeket. Ne eshtrat e mia kishin hyre “ata”.

Ne sallen e operacionit

“Doktori me kishte thene te hyja ne sallen e operacionit. Nje cast me vone me kishin cuar atje. Kisha filluar te numeroja marrjen e narkozes. 1-2- 3- 4- 5… Nje gjume i embel po me afrohej ngadale, po me ulej mbi qerpike e po me thoshte” “Mihallaq, fli”. E ndersa perpiqesha te futesha ne gjumin e thelle, nje ze po aq i embel me peshperiste: “Mihallaq te kam sjelle nje tekst, e ben dot kenge…” Ne ato caste mora tekstin dhe nisa te kompozoja… Po shihja nje ender te madhe, te cilen do ta shihja te realizuar vetem ne vitet ’90. Ne keto vite do te me kthenin perseri ne Estraden profesioniste te qytetit. Ne te vertete ishte ndihma dhe perpjekja e mikut tim te pavdekshem, Aleko Prodani. Pastaj dhashe recitalin e pare. Per 7 nete me radhe salla e Teatrit “Andon Zako Cajupi” qendroi plot. Ne fund te ’91, nxora diskun e pare ne vend, si kantautor, te realizuar nga TVSH-ja. M’u dha mundesia te kendoja ne te gjitha qytet, Vlore Berat, Fier, Pogradec e ne shume qytete te tjera. Kam qene ne Greqi e vende te tjera, pork am qene edhe Amerike. Atje kam qene i ftuar nga Instituti Nderkombetar i Biografive, me qender ne Uashington. Merrja pjese ne kongresin e tij te 27-te ne Korrik te vitit 2000. pas kongresit pata dy koncerte njerin ne Boston dhe tjetrin ne Uster. Vec kesaj kam marre pjese te “Kenga Magjike”, te “Kenget e Stines” etj. Shkoj kudo qe me ftojne dhe kudo qe kam mundesi. Ne vitin 1998, formuam Shoqaten Kulturore te Serenatave Korcare, ku une jam president i saj. Edhe sot e kesaj dite vazhdoj te kompozoj dhe te kendoj. Tashme jam i martuar me Irenen, kemi dy femije, Kristi 15 vjec dhe Klaudia 19 vjec. Megjithate qe nga ajo dite kur dola nga spitali kane kaluar shume vite, gati 30 vjet, por nuk do ta harroj dot kurre, castin kur po dilja nga narkoza. Ndersa gjithcka po me qartesohej prane shtratit tim pashe doktorin prane shtatit. Vetem ai e dinte perse qe nga ai cast do te isha gjysem njeri dhe gjysem eter ashtu si gjithe qeniet mitologjike. Ndersa vesjtrimi po me qartesohej edhe me tej, pash se doktori i kishte syte me lote.

Ndjeva te dridhura ne trup, ppr nuk kisha asgje per te thene. Shpirti im do te vazhdoje t’i thote te gjitha permes kengeve. Shpesh me shfaqet Orfeu duke me thene: “Mihallaq, te solla nje tekst e ben dot kenge”? Ketu perfundon tregimin e jetes se tij i pavdekshmi Mihallaq Andrea, i njohur pertej kufijve te vendit te tij, por i panjohur deri me sot nga ata qe mund t’i ofrojne nje medalje, nje titull nderi…

Vepror Hasani

loading...

Komento!

loading...