Home / POEZI / METI u PAGËZUA
loading...

METI u PAGËZUA

METI u PAGËZUA

Kur Athinën shkela,që në ditët e para
i pari afendiko,një zonja Varvara
nga mëngjesi në darkë,fap-fup,me mistri
shtëpinë i suvatova,,bukur,mrekulli

-Ç’ësht’ ky emër-thotë-Meti, s’të thrres dot
ti je nga Koricaja, je vorioepiriot
të kam bler’ kostumin,kryq edhe jelek
do të vaftis ,Mihalis,emër i bukur grek

E më shpje në kishë ,kjo zonja, morr’aman
-Hajde zhvishu më thotë, do hysh në kazan
dridhem si i dënuari,në një sallë gjyqi
s’dinja ç’ishte kisha,as, s’i bëhej kryqi

-Aman,moj kiria, ç’jan’ këto që flet
si të zhvishem unë, jam bërë dhe synet
ku ti fsheh moj zonjë ,jam burrë, kam allate
sheshit, s’mund ti nxjerr,nuk i kam patate
jo moj greçkë,nuk zhvishem ,gollogash i tëri
lakuriq m’ka parë,vec nëna që më bëri
ç’të të them, Varvara,për hir të së vërtetës
ku e ku,m’ka parë ,dhe mikja e jetës
-Hyr’e zhvishu,-thotë-,mos u merakos
sot ësht’ dit’ shenjtë,tha gjinis kristianos

hyj në dhom’ të zhvishem,shoh një derë, nga prapa
mu kujtua loja,me hapa-dollapa
hapa pakëz portën,të dal të mos dal
e i thashë vetes:-Ç’pret more, Mihal
e u bëra xhom,vrapit, morra dhenë
në kishë më presin, un’ u lash’ shëndenë
kërkojnë Mihalin,nga hyri ,nga doli
po u fsheh korçari,se gjen as interpoli

Shkuan 20 vite,miq, un’ sot u hapa
mu kujtua kisha,me deriçkën prapa
e gjora Varvarë,ndoshta, pret dhe sot
të vaftisë Metin,vorioepiriot

1992,Agios Joannis,Neos Kosmos,Athina

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...