Kryefaqe / AKTUALE / PERSONALITETE / Mësues humanist i palodhur dhe historian i apasionuar i Devollit (Andrea Palloj)
Andrea-Palloj

Mësues humanist i palodhur dhe historian i apasionuar i Devollit (Andrea Palloj)

Mësues humanist i palodhur dhe historian i apasionuar i Devollit…Andrea Palloj

”Duaje jeten ashtu siç eshte,
duaje kur te duan apo te urrejne….
Mother Tereza:

Mund te shkruhen e te flitet per secilin patriot ,me nder e respekt te pa mase per kontributin e tij,vlerat e pasurite e tyre ,te cilet do te mbeten te pavdekshem ne breza .Ndonjehere historia do te vonoje, por kurre nuk dote harroje ,per ata qe e shkrine jeten e tyre per Shqiperine.
Kur i thashe gjate nje bisede, shkrimtarit e poetit te shquar devolli,Thani Naqo,se po hedh disa reshta per te paharuarin Andrea Palloj,ai me tha se do te besh mire,e njoh nga afer,kur ishte drejtor ne Zicisht,….

Me kedo qe te biesh ne bisede per mesuesin e tyre, te njejtat fjale do te degjosh : “Andrea ishte djale per se mbari dhe nje intelektual largpames dhe i formuar,dhe i kishte shoket te rralle…. “

Ishte nder te paret mesues ,pasi mbaroi shkollen e mesme pedagogjike “Ndrec Ndue Gjoke ” ne Tirane ,bashke me ata studente te tjere devollinj qe dolen e shkuan vullnetare,per te punuar e jetuar atje ku kish nevoje atdheu.,si mesues ne rrethet malore te vendit si ne Librazhd e ne Pogradec.Mund te duket si paradokse e sllogane e sistemit,por e verteta s’mund te mohohet,ata sakrifikuan moshen e rinise se tyre ,me veshtiresite e viteve. duke sherbyer pa u kursyer ne rrugen e tyre te drites,te dijes te edukimit arsimimin te brezave te rinj.
Gjurmet e tyre jane te pa shlyeshme per ate kontribut te madh ne emacipimin e jetes ne fshat e te vete shoqerise ne cdo skhkolle e fshat ku punuan.Kalonin dite ,muaj ,e vite qe iknin pa u ndjere e ata asnjehere nuk u ankuann ,pa le qe te mbureshin,e ata asnjehere nuk u thuen ne rrugen e perparimit te vendit……
..Kur na percolli ne Bilisht ,i ati Dionisi ,nje bure i urte ei mencur,me nje kamion te hapur mr karoceri per ne Pogradec duke na dhene dy denjgje me rrobe e tesha,si dhe nje deng tjeter te lidhura me tela fort ca derrasa e ristele,te pergatitura vete per te montuar dy krevate prej derrase,.
I ati ishte nje mjeshter ndertimi,nje specialist mulluxhi,pronar i mullirit te Ormanit ,te Poloskes nen kodrat e Dembraves te Inonishtit,buze lumit Devoll,qe e kishte ngritur vete gur pas guri e dru pas druri duke bere te gjitha vete edhe turbinen,kaden,gurin e bluarjes qe e kaliste me mjeshteri te rralle e qe banoret e zones e therrisnin mulliri i Nisit. Ai ,i biri, nisi profesionin e tij aposionant,ne Mokren e zeze,ne fshatrat,Homezh,Radokal,Proptisht ne kufijt midis Prenjasit e Librazhdit.Mesues i ciklit te ulet,pastaj ne ciklin e larte ,ne shkollen e mesme e me pas drejtor i saj ne Proptisht,aty ku shkon anash lumi i shkumbunit,por gjithnje si nje mesues i mirefillte e edukator i madh.
.Ne Pogradec,me se dhjete vjet mesues e drejtor shkollash, shquhet si nje mesues i talentuar i lendes te historise e te gjeografise,ku me vone formohet portreti i nje historiani te ri e studjues i aposionuar i saj,
Nje aktivist i palodhur ,i pa mposhtur, per emacipimin e arsimimin e shoqerise ,edhe ne Moker kur s’kishte drita elektrike,me llambe vajguri ,e ku nxenesit vazhdonin vinin ne shkolle me opinga e ndonjehere zbathur,Isht e kulmi i varferise prapambetjas kulturore ne ate zone,flas per vitet ’60,,jo per te ofenduar ate banore te mencur e bujare,me te cilet familja e tij, ka nje miqesi te ngushte familjare edhe sot pas kaq vitesh, por per te treguar veshteriseti te cilat ata kaluan e i kaperxyen me sukses brena pak vitesh.
Mbaj mend ne nje fshat ,ku na coni neper baza. fjetem ne nje dhome pa tavan ,e pa jastek, na vune ca dure qe qafa na dhembte,pa ai s’fjeti tere naten se e…. Midis drejtoreve te rinj ai u shqua per t’u bere shembull ne te gjithe rrethin,me shkollat e tij,ne Rodokal,drejtor i 7-vjecares e me vone Proptisht,si drejtoi i pare i shkolle se pare te mesme ne ate zone te larget te rrethit. Ai shquhet per artin e tij te drejtimit e te organizimit te puneve ne shollat ku drejtoi edhe si edukator jo vetem i nxenesvet por edhe i mesuesvet,ku kolektivat e tij ishin kompakt e te perparuara.
Pas nje dekade pune te palodhshme e te pakursyer ne kete rreth transferohet ne rrthin e Korces.,nje deshire e i tj per te qene mesues ne venlidjene tij.Por pas transferimit , nga malesia ne malesi prap ,ne Rakicken malore te devollit,drejtor shkolle.Hapi malesor i devolliut nuk u ndal,as duke u pajtuar ,me nje fjale, atje kemi nevoje per ty,Ai nuk u mposht por, bashke me fshataret qe e deshin pa mase e me nxenesit inteligjente te Rakickes qe ai mbante gjithnje ne goje punoi disa vite atje duke u dalluar jo vetem si mesues por edhe si nje drejtor i dashur me nxenesit e me kolektivin e mesuesve,
Prandaj e kujtojne me respekt te paharuar dretorin e tyre e mburen me te shume fshatare,mesues e nxenes . E kujtojne me respekt te madh e thone fjalet me te shtrenjta per te, si nje mesues e nje drejtor me figure te paster morale,,dy mesueset e reja te talentuara ,motra Agolli, nga Bilishti.,qe me pas u bene me pervoje…..
….. Nga andej zbret me ne fund ne fushe ne venlindjen e dashur ne fshatin e tij,Poloske ,atje ku ai mori mesimet e para.Polosken nuk e zevendesonte me asnje fshat.Kur fliste per te ai s’ndalej tere pasion e krenari.prandaj u shkri per ate fshat e ate shkolle duke punuar si mesues e drejtor.Shkolla e Poloskes behet shume shpejt nje nga shkollat model te devollit e te rrethit te Korces dhe ai nje nga kuadrot metodist e te dalluar te mesuesise te historise ne rreth ,ku pervoja e tij si mesues mori dhene.
Ai ishte nder te paret ata mesues qe krijoi klasat kabinet e ku beri edhe eksperimentime te tjera ne lenden e vet ,por edhe ne shkolle .Bashke me mesuesite aposionuar te shkolles qe e ndiqnin hap pas hapi ,ai ngriti nje nder muzeumet e pare historik ne fshat mbi baza historike-shkencore ,jo si nje amator por si nje studjues i mirefillte. ..bashke me mesuesin e vjeterte aposionuar te fshatit ,Driton Kambolli,duke qene gjithashtu nder te paret qe oranizuan sesione tematike-shkencore ,per historine e zones e te fshatit Poloske,te cilat mbeten me vlera te pa krahasueshme per studjuesit e per trashegimine e brezave.{nuk dihet ku ruhet ato materiale me vlere e doreshkrime,qe ia vlen te kerkohen].
Ai ne bashkepunim me komitetin kombetar te veteraneve ,me nenkryetarin e tij,Ylli Poloska,mblodhi dhe shkroi biografine e deshmoreve jo vetem te Poloskes por te te gjithe Devollit,duke i botuar ne enciklopedine e vellimeve seri me titull”Yje te pashuara”
Per mesuesin ,drejtorin e tyre,per fshatarin e birin e tyre,per kolegun e shokun e tyre jane te shumte ata qe shfaqin deshiren e tyre per te folur e per te treguar ,kush e kush me i aferti duke thene se “une e kisha shok te ngushte,”, “kam edhe une per te then shume per Te”, Ata jane te shumte,kolege,nxenes ,fshatare,miq te gjithe qe e njohin,{shenimet e mija jane me emra te shumte e me thenijet tyre te cmuara per te,], si gjithnje asnje te mos i mbetet hatrin ,une do te permend vetem disa prej tyre si Muharem Menkulazi,Pellumb Agolin,Sulejman Bejleri,Mico Palloj,Shpetim Meta,Gjergji Cikopani,Lirie Bylyku,Lefteri Palloj.Koco Naqe,Endri Fifo,Fori Samaraj e te tjere.pa mbarim………..
………Me pas transferohet ne shkolle e Zicishti ,ku puno pa u lodhur ,vec si mesues e drejtor ,por edhe per vlerat historike e kulturore te fshatit Zicisht…Duke vazhduar me vone nje karire tejer ne fshatin Fitore ne shkollen e mesme bujqesore ,si drejtori i pare i saj qe e ngriti ne nje nivel te larte cilesor shkollen e emrin e saj, ku shume kolege te tij e kujtojne me respekt te madh.
Gjate kesaj kohe ai njekohesisht mbaron studimet e larta per histuri -gjeografi e specializohet per historine,Dale ngadale shohim te formuar pjekurine e tij si nje studjues i historise qe me vone do merrte mbi vete nje bare te rende, , ate te studimit te mbrojtjes e te sovranitetir tokesor te ceshtjes kombetare mbare shqipetare.
Qe kur ishim bashke mesues ne Pogradec,per te zbritur ne rugen automobilistike,per te ardhur ne shtepite tona ne devoll,duhej t’i binim qe nga Prenjasi poshte,se rruga per ne Pogradec qe nga miniera e Cervenakes,bllokohej dimrit pa le qe duhej te beje tete ore ruge qe te zbrisje ne Pogradec,,e ne duhet te benim nga 6 ore rruge duke pershkruar fushen e Prenjasit e deri sa dilnim ne reze te Qafes se Thanes.
Ai tere frymezim,me thoshte me pasione krenari”E di ku jemi, ne fushen e Domosdoves ,ketu ku heroi yne kombetar,Gjergj Kastrioti Skenderbe,mundi hordhite pushtuese turke duke u sulur nga lart , nga mali i Skenderbeut,sot lagjja skenderbe e Rajces,e te tjera .
.Ai mori mbi vete nje studim te madh e te veshtire ,ku per te cilin deri atehere te pakta e te kufizuara ishin materialet e dokumentat Studimin me teme “Fshatrat e Devollit te Eperm e te Devollit te Siperme qe ju anaksuan teritoreve te Greqise e te Serbise,ne caktimin e padrejte te kufijve te Shqiperise,duke e copetuar Shqiperine prej trungut te saj, pervec teritoreve te medhaje si Kosova,e duke plotesuar keshtu oreksin e shteteve shoveniste te Ballkanit.
Duke iu shkeputur prej teritorit te Devollit te lashte e etnik,Ilir, ne veri te tij,Devollin e Eperm, fshatra te tera si Resnja,ne kufi me Rakicken e me Cerjen e te tjere dhe dhe rreth dymbedhjete fshatra te Devollit te Siperme ,sic thirrej atehere , ne juge lindje te Devollit,ne kufijt e sotem qe nga Tresteniku deri ne Vidohove,si fshatrat Llabanice ,Oshanj ,Kercisht,Shagu ,Revani,e te tjere,qe sot i eshte nduar emri e popullsia shqiptare eshte e shperngulur me force ne drejtim te Egjeut te Greqise,duke sjelle ne keto fshatra te shkrete te tjere banore nomade,qe nuk i dihet te cfare kombesie jane .Pa harruar qe ne disa nga keto fshatra kryesore kane mbetur banoret e pare si deshmi e e historise shqiptare.
Vetem sa per te permendur per vlerat historike te studimit u zgjata pak ne brendine e ketij studimi,. Ai i argumentonte me fakte historike e dokumenta nga historia e nga albanalogjija.Kumtesat ,referate per studimet e kryera ai nuk i lexonte por i dinte permendesh e si nje orator i zjarte ,me argumente shkencore,trgonte e mbronte padrejtesite qe ia bere Shqiperise e ne dem te kurisit te saj, ne teresi por e ne vecanti,per copetimine saj per asimilimin jo vetem te gjuhes por edhe te identitetit ,nga fuqite e medha te kohes kryesisht ne vitet 1912-1944.
Nje shans i madh i erdhi atij ne dore per temen e studimit ,sic thosh ai, se ishte shumei gezuar atehere,me erdhi zogu ne dore.Vjen ne Shqiperi ne vendlindje ne Vishocice ,pas pesedhjetevjetesh nga SHBA ,emigranti ,patrioti i madh i levizjes tone kombetare ,bashkepunetori i ngushte i Fan Nolit,Adem Kasem [Hysi]Vishocica,ish sekretari i shoqates mbare kombetare “Vatra” ne Amerike. Ai pervec qe ish nje deshmi e gjalle per studimin e tij, solli me vete shume matriale e dokumenta me vlere qe stjudusi i talentuar i shfrytezoi e i analizoi ne menyre shkencore duke perdorur nje metodollogji shkencore,i bente analize fakteve,i ballafaqonte,hulumtonte,bente kerkime te tjera,bente analizen ,pastaj nxirte konkluzione..
Me kujtohet si tani ne vitet shtatedhjete kur isha mesues ne fshatin Trestenik,e ai vjen bashke me xha Ademin keshtu e therisnim ,se ishte bure i vjeter por shume i mbajtur.Ai na tregonte ne e nxenesvet te mij,duke shikuar ne horizont pertej kufirit per teritoret shqiptare dhe fshatrat matane,te cilat me pare i kishte shkelur me kembe kur ishte i ri pa ikur ne amerike e na fliste pa pushim e i mallenjgjyer ,duke u perlotur eduke na pershkruar prepjekjet e luften diplomatike qe kishin bere me Komitetin e shpetimit kombetar e me shoqerine Vatra,nepermjet protesave te organizuar, letrave e dokunentat e shumta,edhe nepermjet dergiimit te delegacioneve ne Europe, , per mbrojtjen e demaskimin e pakteve e te traktateve te quajtura, te liderve te fuqive te medha te Europes per mos njohjen e copetimin e Shqiperise. e vecanerisht te vendlindjes te Devollit .
Mesuesi ,studjusi mbante shenime duke e shikuar te gjithe ne goje
.Mesuesi shume shpejt behet nje bashkepunetor i akademise se shkencave [por pa titull.nuk u kujtua njeri qe t'i jape edhe titullin me te thjeshte] ,pavaresisht se ishte nje nga studjuesit e histotiranet me te mirefillte te rrethi te Korces.Per fat te keq mendoj qe as dhe keto dokumenta me vlere te jene ruajtur gjekundi,megjithate ,le te shpresojme,vetem nje burim dihet se ai dorezonte ne kabinetin pedagogjik te Korces ne,grupin i historise e te tjera.Thelbin perbajtjen e studimit te tij nga do e permendte ,jo per t’u mburur,per per te bere te njohur brezave,devollinjeve e korcareve,se kush eshte devolli e banoret e tij patriote e trima te pamposhtur,te mencur e punetore te medhenjen,
Pa le ta degjoje kur i fliste nxenesve te tije pasion .jo me dilitantizeme me amatorizem,por duke theksuar date e dokumente historike pakte e trektaktet e pazarlleve qe te pa skrupullta “,nga mbreter e dordolecet e kohes te errete per historine e kombit shqipetar”sic i quante ai ,padrejtesite e copetimit te Shqiperise te Devollit ne vecanti.
.Erdhi nje here ne Devoll,nje studjues i aposionuar i folklorit Fatos Merro Rrapaj nga Vlora qe nderroi jete kto kohesi njeri i humbur i paralizuar ne shtepine e tij,..dhimbje ekrenari (nper te cilin shkruajta disa rreshta modeste parra do kohesh )…,me rekomandim nga akadamia e shkencave,si mbeshtetje e studimit te tij ,por me nje specifike te vecante per te studjuar per folklorin e Devollit te Siperme e atij te Eperm.
Ai kish ngritur nje manjetofon te madh nga ata te vjeterit me shirit qe duhej nje ane samari per ta ngarkuar.E shkuan me te fshat me fshat,duke me mare dhe mua si nje studjues i thjeshte i folklorit dhe per temen e studimit qe kisha [per toponimet gjuhesore te devollit e te Vishocices] ne ato fshatra te kufirit rreth tre muaj ,tere pushimet e veres,per te rene ne kontakte me banoret e atyre fshatrave qe kishin mbetur nga kjo ana jone soe ishin martuar ne fshatrat ketej ,kryeshit banore te vjeter e i degjonin ata i regjistronin me manjetofonin ,ai si gjithnje mbante shenime e hehre pas here kerkonte ti perseritnin ato qe thoshin ,kenge popullore,fjale te urta ,perralla tregime e historirae te tjera.
Pas asaj pune te lodhsme studjuesi i ardhshem,ndjente kenaqesine me te madhe ne jete duke me perseritur here pas here mua, si shoku me i ngushte,”Tani kam nje thesar te madh,qe do shkoqis,kam nje deshmitar te madh sic eshte populli autokton.”te cilit i hapi horizonte te rej studimi per ate teme qe ai e mbronte jo vetem si nje studjues shkencor ,por si nje patriot i flakte
.Ai nuk reshti se studjuari ,duke bere e nje teme studimi per “Devollin,historine e i tj te lashte e te re” ne bashkepunim me muzete historike te fshatrave dhe me ate te muzeut historik te qytetit te Bilishtit ,i cili ishte shume i pasur me objekte ,meteriale e dokumente,te cilen e perfundoi dhe e kumtoi ne nje konfernce ne rreth, edhe e kishte ne plan per t’iu rikthyer serish me nje bagazh me te gjere e te thelle.por qe ,s’u realizua dot pasi jeta e tij u ndrepre shume shpejt
Gjithnje bashkeshortja e Andreas ,Nexhmija, nje vajze devolleshe vishocare dhe e shkolluar, nga nje familje me tradita patriotike e intelektuale nga fshati Vishocice.,i lutej qe te shlodhej e te pushonte kur vinte ne shtepi .Por ai do te gjente kohe te argetohej me femijet e tij qe kujdesej shume qe ata te ishin shembull ne shkolle jo vetem ne mesime por edhe ne sjellje te ishin shkelqyer ,model dhe ashtu u bene edhe djali edhe vajzat e tij.,Por njekohesisht,si gjithnje, lexonte e shkruante pa pushim.
Ai dha nje ndimese te madhe duke mbledhur dekumenta e deshmi te gjalla, per nje studim te veshtire e serioz qe i mori shome kohe, bashke me, Komitetit Shteteror kombetar te Veteraneve, te ngritur enkas per njohjen e statusit kombetar e nderkombetar te burgut,te kampit famekeq te internimit te Porto Romanos ne Dures,si nje nga kampet me shfarosese te njerezimit nga pushtuesit fashisto-naziste gjate Luftes se dyte boterore ,ku ishin burgosur si shume djem e bura antifashiste devollinje nga fshatrat e Devollit , edhe i vjeri i tij nga Vishocica ,nje luftetar i paepur antifashist ,i denuar me vdekje ne ate kamp sketere ,ku humben jeten me qindra bij e .bijte me te mire te Shqiperise,gjate luftes per clirimin e Shqiperise,qe vetem ne vitet e demokracise u be i mundur njohja e statusit ..
Per kete ai ndjente nje kenaqesi te vecante e ishte krenare me ta pa le sa igezur,ishte nje pune e lodhshme e me pergjegjesi per te e shume lavderuese.
Ne vitet e demokracise u be nje nder nje nga aktiviste e mbrojtjes te te drejave te njeriut dhe ishte per nje demokraci te drejte pa eksese ,pa ekstreme ,paqesore duke perdorur nje fjalor te paster e me duket pa ofenduar e injoruar njeri ,pa fjale brutale e arogante,…
Ai ishte ne shpirt nje demokrat i ralle,i cili qe ne hapat e para te saj u be mbeshtetes e perkrahesi fjalimeve e artikujve me permbajtje demokratike, ,nimetar i saj ,u be nje shembulli i demokracise ne shkolla ku punonte,ai ishte pishtar i saj,vecanerisht ne shkollen e fshatit te Cipanit,Fshataret e nxenesit e itj benin be per te ,pasi debati i tij ishte tolerus ,i hapur pa opinone e i mirepritur paqesor e dashamires Gjithmone cuditeshim me te, per gjakftohtesine e tij te mencur ,qe pas debatit qe bente me opozitaret,i cili nuk mposhtej por me argumente e fakte konkrete i mbronte ato qe dikutonte,e pastaj i ftonte te pinin kafe duke u ulur e biseduar per probleme te tjera.Ishte per t’u admiruar e per t’u mare shembull
.Tek ai meshirohej shprehja e gjalle opozitere e vellezer.,shoke.Kur dikushu mundua te errsoje e te hedhe balte per periudhen historike te luftes antifashiste clirimtare te luftes se II boterore,qe gjthe bota i ngre larte i permend me respekt,ai mbronte me fanatizem ate dhe thoshte si mun te shkel gjakun e bijeve e bijave me te mira te Shqiperise e te devollit ,te xhaxhait te tij,qe i njgjiste shume, luftetarit te brigades se pare ,komandantit te kompanise Vangjel Palloj i cili ra heroikisht ne betejen me gjermanet ne Gurin e Kamjes ne Pogradec,nje nga betejat me te njohura te historise duke i paraprire me mitrolz ne dore ne sulm..,Apo te te riut njezet vjecar nga Poloska, Xhevat Skermo Poloska.,te matrozovit shqiptar, qe ia vuri gjoksin bumkerit gjerman,per te shpetuar shoket e per te asgjesuar ate pike te blinduar. nje heroizem i rralle ,gjate clirimit te Devollit ne Malin e Thate..
..Une e njoh Andrean nepermjet shkrimeve te btuara ne gazetat e kohes ,-kujton mesuesi dhe shkrimtari N. Morava,-ne shkrimet e tij derdhej gjithe patosi e dashuria e tij e pakufijshme per vendlindjen,per figurat historike te saj ,per deshmoret,deri tek njerezit me te thjeshte.,
Rralle kam ndeshur mesues te aposionuar pas saj ,sic eshte dhe Fari Spaho me studimet e shkrimet e tij,,nga me te vjeterit,Fariu gjithmone do te me kujtonte per Andrean sa here qe binte fjala,se ai pervec qe ka nje pasion te madh per vedlindjen por edhe eshte adapt per kete pune pasi eshte njohes i thelle i historise ,jo se ka mbaruar per te ,por se eshete nje studjues me baza shkencore.,e ai do t’i jape devollit vlera e studime te reja.
…Por une do te shtoja e nje fakt ,te punes te tij te palodhur ne te gjitha fushat si mesuese e aktivist i madh.Ai dha nje kontribut me vlere ne formimin e pasurimine gjuhes letrare kombetare shqipe,sic ishte edhe shembull ne te foluren e tij te paster,nga dialektalizmat,apo kontributi i tij edhe me mesuesit e kolektivat ku udhehoqi ne mbledhjen e fjaleve te rralla te shqipes.,nje aksion me vlere per te gjithe mesuesit.
Nga nje ane une punoja edhe me nje grup mesuesish te gjuhes shqipe per mbledhjen e hartimin e fjalorit me emra ship,gje qe u realizua me me sukses e iu dha gjendjeve civile per orientim e venieve emrave shqip te fmijeve ,ashtu sic beri vete me emrat e femijeve te tij.
Ai u ngrit me force edhe atehere kur dikush leshoi direktiven e tokes se djegur ,per te shkateruar gjicka te periudhes se kaluar komuniste, se kish shpirt demokrat,duke iu drejtuar nje lideri ne Bilisht ,si ne sheshin e mejdanit,-
“Kush jeni ju qe leshoni keto diretiva te djegjes e shkaterimit te Shqiperise te djerses se nje populli te tere ne nje gjysem shekulli,,,,si Don Kishoti me mullinjte e eres…..Ajo s’mund te ndodhe????!
“-Vetem ushtrite e hordhive naziste tegjermanit,shkateruan e dogjene i vune zjarrin fshatrave te Devollit,i bene zhur si Kucin ,Polosken ,Bracanjin e te tjere fshatra,ne Luften e dyte Boterore?! Apo e beni si ata qe tregojne ..S’kane ç’ti bejne gomarit i bjene samarit”…Por me kot ,kisht marre ferra uraten,, ndodhi ajo qe ndodhi…nje dore mizore vuri zjar e mbi vatrat e diturise , mbi shkollat,,,,,
Historia do te na denoje e s’do na fale ,si deshmitare te asaj periudhe.
Te nesermen kur shkoi ne shkolle ajo ishte shkateruar, sikur kishte kaluar ndonje kryqeztae,xhame te thyera, dyer te shkateruar ,banka pa le djegur tere dekumentacioni,atje ai mbante e nje pjese te meterialeve te studimit te tij.Erdhen nxenesit per te pastruar ate dhe pyesnin mesuesin se kush i ka bere keto shkaterime.Ai i pergjigjej me lot ne sy duke i perseritur atyre se cdo kush mund te ishte ,por keta s’jane shipetare,c’duan me shkollat?!
Ai e mbante koken larte,nuk e leshoi veten para nxenesv e nuk perkulej,punoi me pasion te madh e me shume e ne vitet e demokracise.
Kur ne te gjithe prisnim me shume prej tij.kur atehere ai ishte ne vitet e pjekurise profesionale si mesues ,drejtor e si historian nje studjues i se ardhmes,ai u shkepyt nga jeta ,filli i perit u keput,ai u nda shume shpejt nga ne,nga nje semundje e shpejte dhe e pasheruaeshme .
Ishte nje dhimbje e madhe jo vetem per familje e ,nenen ,dy motrat e kater vellezerit e tij,gruan e tre femijet e tij qe i la te vegjel e jetime por sidomos per gruan e tij Nexhmijen. Ajo duke qene gjithmone nje grua e forte qe perballoi veshteresite e jetes e te ritjes te femijve duke punuar sa ne shtepi e ne fushe si nje burneshe e vertete shpuri ne vend amnetet e te shoqit ,te Andreas te pavdeshemte,per edukimin e femijeve te dy vajzave e te shkollimit te djalit te vetem te tyre.
E motra e madhe Llambrinija,kujton me lot ne sy ,duke thene se ai na i prevei krahet atehere,sidomos mua qe me kish vdekur buri ,Thomai nje burre i madh i nderuar e i respektuar nga gjithe fshati,,E im vella , Andrea,se e deshte jo si kunat ,por si vella, kujdesej per ta, per ritjen dhe edukimin e tyre.Por ndodhi nje drame tjeter ne familje ,nje mortje tjeter,vritet ne krye te detyres ne Librazhd,oficeri polic,komandonte i policise te Bilishtii,i nipi, qe ai e deshte pa mase, Gjergji Palloj qe te gjithe e kujtojne me respekt,,qe keto kohet e fundit iu dha titulli i larte deshmori i demokracise.
Duke me folur per Andrean ,tani 65 -vjetorin e lindjes ,kolegeja e mesuesja e nderuar e me pervoje qe tani eshte ne pension,Lirie Bylyku,me tregoi vec te tjerave per nenen e Andreas,Erifilin,nje shoqe e mamase se saj,e mbante e mend kur ishte vajze ne fshatin e saj ne Poloske,ajo ishte nje grua trimereshe te merte gjak ne vetull,prandaj Andrea i njgjiste asaj.
Kur u martua njeri nga djemte ,vellai i Andreas,i ati ishte shume i semure e diten e dasmse u rendua pa mase. ndodhi nje drame e madhe qe te gjithe e tregojne si nje histori.,edhe dasme edhe mortje ne nje diteAjo i mblodhi te gjithe e i tha se dasma dote vazhdoje ,nusja eshte nisur e po vjen ,ne do te vazhdojme dasmen ,prandaj ju mos beni ze.
Mirpo ndodhi ajo qe u befasun te gjithe.Ne momentin qe hyn nusja ne shtepi,i shoqi e therret gruan dhe e pyet me nje ze te mekur duke i thene se a erdhi nusja apo jo.Erifili me lot ne sy iu pergjiegj : Po ia bejne te gjitha adetet..Ai leshoi vetem dy fjale si ne erresire duke thene “te trashegohen”
.e mbylli syte pergjithmone.Ajo u berititi grave te mos qanin e te mos u merte vesh nga dasmoret.Doli nga dhoma duke fshire lotet e u thiri sazaxhinjeve t’i binin sazeve se kemi dasme…te neserme pas dasmemes bene xhenazene e ceremonite e zise…
Eshte shume e dhimbshme kjo njgjarje qe te tjeret e moren vesh me vone.I ati nderroi jete ne duart e Andreas.Duke qare si femije per te , nje baba shume i dhimbsur per femijet. .Ai bashke me Pellumbin qe e kishte nje nga shoket e tij me ngushte e nje koleg te aposionuar te mesuesise,,qe ishte njeri i vecante,nuk linin te semure pa vajtur,pa le neper vdekje ,ne te gjitha ne fshatrat e tyre ku punonin por edhe ne fshatrate tjere,ishte i dhimbshur,prekej e mallengjehej shpejt duke nxjere lot te shumte.Ishte njeri human i kishte te gjithe shoke e miq,nuk i bente njeriu keq ,vec te mira,keshtu e mbajne mend te gjithe.
“Ne e kishim komshi,-kujton Endri Fifo ,bilbili i kenges popullore devollite dhe mesues i aposipnuar,-,me babain tim ishin shok,megjithese kishin diferenca ne moshe,une e konsideroja si vellaun tim te madh,ai me theriste shok. Eh ,kam shume kujtime per Ndrecin,keshtu e therisnin shoket e fshataret. Ne hapat e para te mija si mesues me ka ndihmuar pamase,pas darke kur mblidheshin neper shtepiat tona ,ishte i pa pertuar per te te ndihmuar.
-Kur fillova punen si edukatore ai ishte drejtor,por keshillat e porosite e tij dashmirese,ishin si nje busull orientuse ne punen time e kur punova si mesuese deri sa dola ne pension-thoshte gjithnje Lefteria.
Me kujtohet nje njgjarje e thjeshte por shume d,m.th.s.Ishim ne nje grup kontrolli e ndihme nga seksionii arsimit te rrethit te korces,une mbuloja gjuhen e letersine ai histori-gjeogeafine Me thirri mua per te dhene konkluzionet e nje ore mesimi qe ishte tek mje mesues i ri porsa mbaruar universitetin,E lavderoi e uroi per oren e mesimit qe e kishte degjuar,pasi i dha e disa porosi te vlefshme si i ri qe ishte ne profesion.
Kur iku ai me tha mua,e di ishte pa plan ditar,por m’u trgua i sinqerte pa hyre ne klase”T’i hajde degjo por une s’e kam bere planin ditar”Andrea si u mendua me tha mua nuk do tta bejme problem,se ne te kunderen do te merreshin masa e do t’i dilte emri per keq.Vec te tjerave ne konkluzionet qe beme Andrea ia permendi emrin si nje nder mesuest e dalluar e me perspektive.Kur e takonte gjithnje mesuesi nuk dinte si ta falenderonte.E ai me te vertete u be nje mesues i dalluar.
Me respekt e kujton edhe Zhuljeta jo si kunat por si shoku me i ngushte i jetes i te shoqit,duke ruajtur kujtimet e mbresat me te mira ,si shok e si vella ,pa le kur diskutonim problemet e arsimit e mbarevajtjen e tyre ,kur punonnte ajo ne pushtet,ai jepte mendime konkrete e me vlera te medha per mbarevajtjen e puneve neper shkoola.-Andrea ,jo vetem per njerezit e vet behej cope por edhe per nxeneit e tij ,per fshataret per shkollimin e tyre .Ai i kishte te shumte shoket e miqte,jo veten ne Korce por ne tere Shiperine, e i kishte pa interes ,mjafton nje fjale t’ia zije ne goje emrin e tij ose nje cope leter e thjeshte nga ai ,e hapeshin dyert ,
Ai kish nje shpirt prej humani te madh. ishte njeri me zemer te madhe,nisej nga parimi qe gjithnje duhet ndihmuar njerezit, – le per ne qe u kujdes per shkollimin tone ,kujton i nipi i tij Berti Palloj ,i cili mbaroi universitetin e Tiranes per finance,vetem prej Andreas e kam universitetin,,se disa here ia prene bursen duke qene dhe nje student i shkelqyer.
Kur bisedonte me mesueset shtruar i thoshte gjithnje, edhe ne mesuest bejme gabime,se ne pune e bejnme gabime e kemi edhe te meta por ato korrigjohen, nuk jemi te gjithe te persosur. Kocua nej mesues i vjeter e me pervoje nga Zicishti,,i cili u nda nga jeta ,vitin e kaluar,pushim zemre ne gjume, me thoshte gjithnje duke kujtuar Andrean me respekt.”Ai e njihte mire pedagogjine e psikollogjine,ai ishte nje mjeshter i madh ne profesionin e mesuesise,Ai dinte te bente lidhje dialektike e t’i kombinonte,metodat e mesimdhenijes te mesuesit me metodat e te nxenit te nxenesvet e studenteve,ai e njihte mire si shkollen e Lindjes ashtu edhe ate te Perendimit.
Ne vitet e demokracicse,duhet vleresuar e duhet e te mesojme vecanerisht ne brezat e rinj e te mesuesve nga pervoja e dija e tij.-Ne ishim mesues me te rinj se ai, -kujton Sulejmani, kur ishte inspektor i arsimit ne rrethin e Devollit,para ardhjes ne amerike.Por mund te them me plot goje ,Andrea ishte jo vetem nje mesues i madh ei pa arritshem per ne,por dhe nje intelektual i kompletuarne te gjtha drejtimet,nje mesues qe merrte vesh, nga te gjitha deget ,nga shkencat, i talentuar ne matematike, qe nje njeri me dije universale. ..
.Micua ,nje shok i tij i ngushte e komshi ,gjithmon e permendte Andrean si pike referimi ne biseda e thoshte qe ate ne nuk e arrijme dot ,duhet t’i shkojme nen krahu se ai eshte i vecante..
Ndersa nje shoku i tij ngushte ,nuk jam i autorizuar t’ia ve emrin se ende s’kam kontaktuar me te,thoshte hapur neper mjedise ..-Eshte nje fatkeqesi qe Andrea jeton e punon ne province,ai ka prirje e talent prej nje udheheqesi popullor ,por per ne perpara ka nje mur kinez qe s’mund te dalim nga guaska., se kemi perpara korcen…
Ai ishe nje enciklopedist i rralle,vec saj kishte edhe nje dhunti te pashoq,ai kish nje memorije per tu admiruar.Mbante mend jo vetem data ,vende e njgjarje por edhe fraza te tera permendesh e i citonte pike per pike..
.Ai ishte njohes edhe i shkences se gjuhesise,dhe here pas here me pyeste per t’u siguruar per burimin e fjaleve e te emrave ,prejardhjen,strukturen,formimin e tyre pastaj sigorhej …Vec te tjerav ai ishte edhe njohes i aposionuar i filozofise ,pasi kishte lidhje me degen e tij me historine .
..Pergatitja aso kohe lenden e historise se filozofise per provim,pasi vazhdova e nje shkolle tjeter te larte per filozofi,e ai me mirrte letaraturen plotesuese per ta studjuar ,se teksti e zoteronte ,pasi ishte kureshtar per filozofet e koheve moderne ,si te lindjes e te perendimit ,megjithese ishin shume te kufizuara…
Shume shpejt ai do te behej nje studjues i filozofise dhe interpretues i zellshem i saj,i ligjeve te natyres e te shoqerise,duke i argumentuar me shembuj nga jeta e perditeshme……….
Andrea ishte gjithashtu edhe nje ateist i madh e realist ,ai e njihte mire fene ,packa se s’kish mbaruar ndonje shkolle fetar apo teologjike,por ishte edhe realist. Me kujtohet nje kohe kur lexonin librat me nje fryme ,nga nje ane lexoja libra me me kolegun tim ,mesuesin e madh per mua ,nje specialist i mesuesise,Skender Topciun,ca romane te ndaluar ,per tae kohe,te Chals Dikensit,si “Oliver Tuist”,”David Koperfild” e te tjere…..dhe te Teodor Dajzerit “Nje tragjedi amerikane ” dhe Gjeniun”ne disa pjese voluminoze,dhe nga ana tjeter lexonin se fshehurazi me Andrean ,qe ai e dinte dhe per Skenderin ,qe lexonim bashke libra te ndaluar,kish respektkt te vecante e njihte mire kur ish mesues ne Kuc ,ai e mbante ne goje ,mesues si ai jane te rralle – thoshte shpesh. A e dini se cfare lexonim,”Biblen” dhe “Kuranin”,qe ishin kategorikisht te ndaluar,
Atij i kish rene ne dore e mbante skret s’ma tregoi asnje here,Ndersa mua “kuranin”ma kish sjelle per dhurate[qe e mbajte te fshete per ate kohe] nje miku tone i vjeter i familjes ,nje shqiptar besimtar qe kish studjuar ne Siri per fene e qe ka qene disa here ne Meke ,Haxhi ,bashke me gruan,,i nderuari Nexhat Lloga nga Ohri ,qe eshte martuar me njeren nga kushurirat tona me te dhimbshura ,Shpresen ,nje vajze moderne e qytetare nga Tirana.
Gjithnje me Andrean konsultoheshim per ato qe i lexonim ,pasi i shkembenin here pas here,e kur ecnin neper ruge ,se ne shtepiat ishte me zararr se edhe muret kane veshe ,ndersa ne rruge ,fjalet marin udhet.,e bente analogjira e dilte ne konkluzione .Gjithnje me thoshte qe te gjitha ,si materlializmi edhe idealizmi edhe feja nje burim kane ;
Te verteten ,ndresa interpretimi ndryshon,kush i largohet e kush i afrohet,por shkenca eshte me afer te vertetetes..,ndersa fete si dhe partite jane te veshura me ideologji,me qelime te caktuara strtegjike edhe taktike,keshtu qe edhe teserat per partite jane protofole ku ti mendon se mund te jetosh te kesh perfitime apo te behesh i pasur ,varet nga qellimet qe i ve vetes..Ishte njeri i prere ,fliste shkurt e qarte ,ta thoshte hapur te verteten pa dorashka e pa komplimente..
..Jo se ishte superticioz,por ca gjera sic thoshte ai ,nuk dua te ndjek rrugen e fatit e te papriturave ,jo se kam frike,por se ndonjehere te ndjek ,pa dashur fati e te papriturat ,prandaj duhet te pergatitesh per to.Ishte largpames .e kishte kete dhunti ,i parashikonte gjera ,e kur ndodhnin ,me thoshte shpesh :Te thashe…-nuk,levdohej,por i dinnin parashikimet,vecanerisht ne situatat qe kalonte bota por edhe ne procesest shoqerore te shoqerise ,e sidomos ato proces qe po kalonte procesi shoqeror i demokracise ne bote e ne Shqiperi ne vecanti,..
Dikush na tha njehere ,si me shaka ,….po si jeni lidhur kaq ngushte, shoke e tani u bete miq, ,ju jeni me dy fe te kunderta,nje “kaur “i krishter e tjetri?????..
Ai me njehere me pasion e tere emocione ia kthen,..
“-Ne jemi vellezer devollinj,..
…pastaj Feja e shqiptarit esht shqiptaria ,…ec e fole me…
Ndersa mua te them te drejten, s’me kish shkuar mendja kurre per kete gje…dhe as qe me bente pershtypje se kishim dhen e kishim marre ne familjet tona me fe te ndryshme..
.Ishte koha e dmokracise e disutonim per te bere diferenca per pikpamjet qe jane personale e qendrimet ndaj tyre jane te pa imponushme ,secili ka te drejten e zgjedhjes se partive e antersimin e saj sipas interesave, tjeter eshte qendrimi i tyre i majte apo i djathte,- por nje gje duhet te dallojme- me perseriste vazhdimisht,ideali.Ideali ka nje kuptim me te gjere klasor,eshte nje koncept i mirefillte,.Nuk mund te themi ideali i ipartise ,shume eshte spekulluar ne kete fushe sidomos nga propaganda e sistemit ne fuqi,ideail ka te beje me kombin ,ideali eshte kombetar dhe ideaili tone eshte liria ,Shqiperia e lire e demokratike…..
Ai ishte ne shpirt nje demokrat i thelle .packa se te tjeret s’e kuptonin ose nuk deshen ta degjonin.Ai respektonte mendimin e lire e gjithnje nisej nga parim se feja e besim nuk duhet imponuar tek njerezit. Edhe ne familje e ne shkolle nuk ishe pragmatist e strikt, kur ishin festat fetare apo rrite pagane si dita e veres apo te tjera. se ata ishin te krishtere, , edhe kur feja ishte ndaluar, pa le me vone .
Me kujtohet Visi ,djali i tij,kur qe i vogel i thoshte gjyshes se tij ,qe ishte nje besimtare bektashiane nga i ati ,se nga i shoqi ishin famije hoxhe, gjyshi i tij ishte mesues dhe hoxhe ne vishocice,”Nene do te vish per diten e shen merise se do ta festojme ?”Ajo ia kthente se do te vij .por na shan babi.” Jo.jo – thoshte ai .-E kjo, ai kthente- po ti a do te vish per Sulltan Nevruz,festa e bektashjaneve, ne Inonisht Po.po pergjigjej – se edhe baba ka qeijf e vjen shpesh me ne atje, megjithes ne jemi te krishtere…
Nje nxenesi i tij Fatos Alevica,e kujton me respekt te madh duke thene se ne nxenesit e fshatit Kuc ,mesues Andrea na deshte shume ,na kishte per vecan jo se mesonin e ishim nxenes te urte , por se kishte miqesi me prinderit tane sidomos me xhaxhi Imirin qe sherben ne Inonisht.
Kur vinim atje, Imiri se linte rehat duke e pyetur per situaten ne bote ,jo c’kemi andej nga Vietnami e te tjera. E ai ia shpjegonte me hollesi.Une i nderprisja e i thosha se mja tani se ai nuk do te jape prognozen e kohes ,lini ca per here tjeter ,hiqni ndonje kupke raki,se une shikoja hellin mos digjej ,sic e e kishim bere adet..
Xha Imiri ma kthente duke me thene mua me te qeshur,-E dime qe edhe ti je i zgjuar por ,ky ta kalon .E na hidhte krahet e tij ne supet e na thoshte : “Baba Kasemi, [lideri i fese bektashiane, si nje profet], do t’u mbroje e do t’u ndihmoje se jeni djem te urte e te zgjuar e ai ju ri gjithnje ne supet ,qe mos beni gabime ,” Na percillte duke na thene “e mos haroni te vini prap”..
Andrea,gjithnje nuk haronte qe ishte nje bir fshatari i thjeshte nje bujk devolli qe se kish shokun,e i bente te gjitha punet e bujqesise ,pa le kur korte me kose jonxhen ,hapej si ndonje autokombanje e merte dy polloke njeheresh… Andrea ishte njeri shume i thjeshte ,me te mund te njiheshe e te miqesoheshe fare shpejt,prandaj e kujtojme me respekt e mirenjohje te thelle i madh e i vogel. …Andrea i deshte e i respektonte koleget e vjeter jo thjesht per etike, por se ata mbartnin mbi vete nje jete te gjate me pervoje te madhe ne rugen e dritese,e gjithnje merte mendimin e tyre.
Si te tille ai nderonte vecanerisht mesuesit e vjeter te fshatit,si Qerim Pepin,i cili ishte edhe nje babaxhan bure i nderuar e i respektuar nga te gjithe,qe me pas rrugen e tij e vazhdoi e bija Nigjare Pepi[Hoxha]si nje mesuese e talentuar,sapo mbaroi pedagogjiken, filloi pune ne shkollen e Vishocices e ne ruajme kujtimet me te mira per te……Driton Kambollin ,mesuesi themel te shkolles se poloskes sic i therisnin te gjithe,e nje mesues metodist i ciklit te ulet, …. Furzuli Xheka mesuesi specialiste kopetent i matematikes,njeriu korkt ne jete e ne pune me nxenesit e me fshateret,..Njazi Mulla bashke me Adelinen e Vernikut ,gruan e tij te marre me dashuri nje mesuese me pervoje ne cilin e ulet.Me te,Njaziun ,Andrean e lidhte e nje motiv tjeter,ai i fejeses si lajmesi i tij :”-Une te lidha me Nexhin ,-i thoshte gjthnje atij e i rihte gjoksin,-,une ta gjeta me bashin e cupave te vishocicecs e te tjera,prandaj ai e respektonte si mesues por edhe is drejtori me stazh me te gjate ne Vishocice e ne Poloske..
.Andrea nuk ishte vetem nje mesues i thjeshte per te marre rogen, por ishte nje veprimtar e nje aktivist i gjalle i levizjes sociale e kulturore ne fshat.- Te gjithe mesuesit vijne ne shtepi sa mbarojne mesim,- i thoshte dendur e shoqja, -ti vjen naten ose me nete tetera s’vjen ne shtepi.Ai ia kthente se ne nuk jemi ne fshat per te bere ato oret e mesimit, ne kemi nje mision te madh ne fshat ,”te hapin dritaret e dijes qe dielli te rezatoje nga te gjithe anet e te llamburise fshati e te ndricojne shpirtat e njerezve”.
Me respekt te vecante e nuk e haron ish nxenesi i shkolles se tij ,Ali Gjoza,, i cili tregon shume kujtime ,por mbi te gjitha thote se ai ishe i dashur me ne nxenesit me shume se nje prind -”Une mesoja,por isha ca ters sic me thoshin megjithese s’beje ndonje gabim,vija leq per zogjte ,per thellezat e te tjera nga ato tonat te femijerise ne fshat.Ai i thoshte mesuesve, prinderve e te tjereve per mua se nuk eshte ters ,ai eshte djali me i zgjuar i shkol les” se ai me shume ka qene mesues jashte fshatit.Une e kuptoj ,tani se ma bente qejfin,por e verteta eshte se ai na deshte shume ne Kur u ritem ai me me kishte shokun e tij me te ngushte,por na iku shpejt.se per cdo gje qe kishim i drejtoheshim atij jo vetem ne, por tere fshataret…
Ai i kishte si shoke te ngushte e jo si baxho,kuneterit e vet,i respektonte si vellezer Valterin,Enverin e vecanerisht Fejziun me te cilin kishin punuuar bashke ne Fitore e Menkulas,e gjithmone do ti shihje bashke e te bisedonin gjate,nderasa grate e tyre i respektonte si motra.
Ndersa Agimi Kalana, ish aviator dhe nje nder pilotet veterane te aviacionit ushtarak ne Shqiperi dhe nepunes i ambasades te SHBA ne Tirane,do ta mbante ne goje dhe here pas here do ta kujtoje edhe ketu ne Amerike,,aq sa ka bere me te,si njeri enciklopedist e i gjithanshme i cili kishte e zoteronte dije dhe nga fusha ushtarake e avicionit,duke qene gjithnje kureshtar per te mesuar edhe me shume informacion , pa u futur ne sekret ushtarake.
Sesi ra fjala nje dite,duke kujtuar Andrean,ketu ne Amerike,gjate nje bisede familjare me miqte tane te vjeter,koleget tane te nderuar,Dekanin e Matematikes ne shkollat amerikane ,ne High School CROSBY, Prof.Medali Beshi, ish aso kohe drejtor i gjimnazit te Bilishtit,nje nga shkollat me te degjuara ne Shqiperi per studentet e saj te shkelqyer ne mesime,dhe me bashkeshorten e tij Monden,nje mesuse metodiste e talentuar e ciklit te ulet,ata pasi u interesuan per shkrimet e mija per t’ja rekumanduar per lexim, studenteve shqiptare,u shprehen me fjalet dhe me konsideratat me te larta per figuren e Andreas,si mesuses,drejtor shkolle dhe mbi te gjitha nje njeri i persosur me karakter te forte dhe te ndershem,,,,njeres te tille lindin rralle ne jete,.. e nuk i gjen lehte ne shoqeri…
..Midis shokeve tij te ngushte ,qe eshte e pamundur te shkruash kujtimet e mbresat e tyre ,do te vecoja ate qe ai e deshte si vellezerit e tij ,Sotir Dimushin,nje mesuese e i ciklit te ulet ,nga fshati Proger,qe ka qene i nderuar ne cdo fshat e shkolle ku ka qene mesues.”_Me deshte si veten ,ishte shume i sinqerte e i dhimbshurKu jam une para tij,ai qendron shume lart para nesh si njeri e si intelekual.si nje mesues i madh ei mencur,dhe i ndrepret fjalet se mallengjehet shpejt e syte i mbushen tere lot ..
Na iku shpejt Ndrecka,keshtu e theriste ai,ne shoqeri ,se ne shkolle e theriste drejtor,kur qene bashke ne fshatra sidomos ne Rakicke,”Nuk gjen drejtor si ai ,ishte njeri shume i persosur,human ,pastaj ..prap s’flet dot dhe emocionohet”Ai do te gjente kohe e do te shkonte bashke me Sotirin per peshkim ne lumin e devollit se atij i vinte doresh per te hedhur pezivulin,[nje rjete per te zene peshk] Pas vdekjes shume fshatare qe e kishin pare e kishin njohur ,pasi ai vinte shpesh ne vari i itj ne Poloske e i conte nga nje lule…
Raqi,vellai me i madh ka kujtime e mbresa te shumta per te,si shok e luftetar i jetes ,sic thote ai,si nje nga njerezit me te afert tone qe gjithmone do te gjendej prane nesh me ato keshillat e cmuara qe na jepte,megjithese qe me i vogel se ne,si nje prind i madh me nje pervoje te gjate jete.
Ne se ka njeri qe do te flase me shume per Andrean,eshte veterani i moshuar ,Haxhi Gjoza,vellai i deshmorit te Luftes se dyte boterore,Nevruz Gjoza , nje nga trimat e Poloskes,emer qe mban shkolla e fshatit..Ai do te tregoje per pune e palodhur e me pasion qe udhehoqi Andrea si specialist,dhe pa botekuptime,ne pergatitjen e Historikut dhe te Muzeut te fshatit,qe ishte shembull ne gjithe Devollin.Ai shkroi dhe beri me durim,nje pune kolosale ,me gjurmimin e materialeve dhe te fakteve,dokumentave ,dhe deshmive te gjalla nga goja e njerezve. monografine e gjithe deshmoreve te fshatit,..Pale sa i deshte dhe respektonte veterante dhe bashkepunonte me te gjithmone.Ai jep dhe nje fakt ,ku tregon se po pregatiste dhe Historine e Luftes te Devollit ,por qe nuk e perfundoi…
Ne nje bisede te lire,ketu mergim,ku na ze malli per njerezit,ish kolegja etij mesuese,Krisanthi Naso,do ta kujtoje Andrean,kur thote,se ai nuk qe si te gjithe mesuesit e zakonshem ,figura e tij qendron shume lart,si mesues edukator,historian,atdhetar i perkushtuar qe punoi me vetmohim,si nje intelektuali pjekur e patriot e i pashtereshme nete miren e kombit tone.

Andrea Palloj-Luan Kalana

Andrea Palloj-Luan Kalana

Ai mbetet i gjalle mes nesh,si nje pishtar udherefyes qe s’dote shuhet kure. Te tille nuk do ta harrojne kurre i madh e i vogel,ne Pogradec,ne Rakicke,,ne Zicisht,ne Fitore dhe ne vendlidjen e tij ne Poloske.
Ne komentin e bere, poetje Brunilda Xhemo Hoxha me banim ne Itali,pasi lexoi shkrimin e hedhur ne internet per te,shpreh vleresimet maksimal,per portrtin e Andreas duke thene se ky shkrim eshte pak,ai qe e ka njohuur nga afere qe ka punuar me te ,si ne ne nje shkolle ne Fitore ne Devoll,do te shkruante me shume si nje figure shembull,si njeri dhe intelekual i i persosur.
Le te sherbeje ky shkrim im modest,nje porteret i thjeshte e i shkurter per te, si nje parathenije e nje libri te madh autobiografik per Andrea Palloj, ku te shkruajne qe te gjithe kujtimet e mbresat me te mira per te duke filluar nga shoket e tij te ngushte,koleget,mesuest,ish nxenesit e tij,prinderit e fshatret ,familja e te afermit,gruaja, vajzat e djali,niperit e mbesat.
Mendoj qe me shume interes dhe vleresim mund te kene organet perkatese te pushtetit e te arsimit,per per vepren e figuren e tij,si nje mesues i palodhur,studjues e historian demokrat,nje patriot i flaket dhe trim i pamposhtur i mbrojtes te ceshtjes mbare kombetare shqiptare dhe per gjetjen e materialeve studimore te tij,ashtu sic eshte e amaneti i tij qe Ai na i la me goje ne momentin e fundit te jetes :-”Mbaheni te forte Shqiperine,ngrijani me lart emrin Devollit e devollinjeve!”
Le te mblidhemi e te perulemi me respekt,ne kete pranvere stinore,para portretit te Andreas, te ketij historiani te apasionuar qe u shua kur pishtari i tij po flakeronte,..
… duke vendosur buqeta me lule,per njerin nga figurat me te shquara te mesuesve e te drejtoreve te paharuar te Devollit,qe u shua si nje qiri ne moshe te re ,si nje homazh e mesazh per te e per brezat e te ardhmes,si nje pishtar i pa shuar i dijes e i patriotizmit,per te shpene me lart stafeten e tij per perparimin e Devollit e te Shqiperise .

Jetëshkronjesi
Luan Kalana
SHBA

P.s
Andrea Palloj lindi me 14 shkurt 1946 ne fshatin Poloske te rrethit te Devollit e pas 30 vjet pune te palodhor si mesuese edukator ne rrethet e Shqiperise e ne fshatrat e Devollit u nda prej nesh ne nje moshe te re,nga nje semundje e shpejte dhe e pasherueshme,me 13 maj 1995.

Rreth Devolli Net

Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Shkruani një përgjigje...

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>