Home / LAJME / Mesazhi prekës i vajzës së shkrimtarit Dritero Agolli.
loading...

Mesazhi prekës i vajzës së shkrimtarit Dritero Agolli.

Mesazhi prekës i vajzës së shkrimtarit Dritero Agolli
(Një mesazh në Fb i dt. 23 janar 2017 i Elonës, vajzës së shkrimtarit Dritero Agolli, drejtuar babait të saj nga Londra)

“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë.”Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse. Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.

Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”

loading...

Komento!

loading...