Home / POEZI / Merita Bajraktari (Poezi)
loading...

Merita Bajraktari (Poezi)

Merita Bajraktari McCormack, lindi në Korçë, u rrit në Cangonj të Devollit.

  • ÇMIME LETRARE:

Në vitin 2005, Merita u nderua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me çmimin

“PENA E ARTE” ne poezi.

  • BOTIME:
  1. “Me Zërin e Zemrës” – Poezi
  2. “Tinguj Malli” – Poezi
  3. “Lulet e Jargavanit” – Tregime
  4. “The Lilac Flowers” – Tregime në Anglisht
  5. “Dritaret e Shpirtit – Ferestrele Sufletului” – poezi te zgjedhura, ne Rumanisht, botim i Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Bukureshtit.
  6. “NENES”-Editore e Permbledhjes me shkrime nga 26 autore dedikuar Nenes. Pjesemarrese ne disa antologji letrare.

Kontribute ne Publicistike: Analiste dhe korrespondente e Gazetes

“ILLYRIA” ,New York dhe e Revistave “Kuvendi” Detroit, SHBA dhe “Informatori” Zagreb, Kroaci.

Disa nga krijimet e saj

FALMËNI!

Kam kohë që s’kam shkruar ndonjë varg
A të krijoj ndonjë vjershë me rimë
Koha, ah kjo fajtore që s’di të ndalojë
Më ka “vjedhur” muzën dhe qetësinë

Por sot, diç ndjeva, të më shtyjë
Diç ndjeva, vargut, tek m’i dha udhë
Është dhimbje, forcë, mall a gaz?
Ah, se ç’më preku, ç’më dha muzë!

Në ju gjetshin këto vargje
Këtij mëngjesi, a muzgut sonte
Falmëni, për mallin që më morri…
Falmëni, për shpirtin që vend kërkonte….

Sonte

U stepa nga bukuria e sime bije
U mallëngjeva nga sytë e saj të kaltër
Tek më shihnin plot habi!
Më kujtuan sytë e përlotur të nënës
Kur më përcolli së fundi…
U mrekullova pastaj
Nga kërshëria e syve të djalit
Të mëdhenj, kërkues
Plot kurreshtje e mendim
Sikur donin të më gjenin
Të fshehtën e shekullit
Zhbirues deri në pafundësi
Më kujtuan sytë e Atit, kur gaboja
S’ishte vendi për fjalë,
Veç sytë e kishin thënë
Atë që fjala s’mundet
Sonte më mallëngjyen
Sytë e kaltër të sime bije
Veshtrimi ngulmues i tim biri
Unë Nëna e tyre,
Sonte jam e pafuqishme
t’i bëj ballë largimit…

Brezi im…

C’i bëra vetvetes sonte
Ja vodha gjumin, këngët
Ja prisha vargjet, i rashë më qafë
e bëra të vajtojë, të mbajë zi
për këtë gjeneratë.

Brezi im i munduar
epokës së re i vjen rrotull
ke mbetur në udhëkryq
gjenerata ime e lodhur

Djemtë e brezit tim
nuk e shijuan dot
bukurinë vasherore

Vajzat e brezit tim
mbeten pa fëmijë në bark
“vejusha” mbeten”
pa burrat e vdekur
fëmijët të mëdhenj e të rritur
s’e njohën dot t’Anë.

Pengesë “emigracion ilegal”
per nje copëz bukë më të butë
për pak ujë për të pirë pa qenë etur
për pak dritë në strehëzën e rremë

për të vdekur larg e mos u tretur
për mallin që shpirtra dogji
që merr jete pa marrë shpirtin më parë
brezi im i bekuar,
ne udhëkryq epokal,
C’të bëjë më parë ?

Të kthehet djathas, majtas
a të marrë rrugën e mbrame,
përpara s’ka dritë të shohë matanë!

Brezi im i plakur
pa i ndritur mustaqja djaloshare
vajzat e bëra gra nga mosha…
pa burrat në shtrat,
fëmijët, dhe prindrit, te pafajshmit
trauma dhe plagë e brezit tim…

ja ç’i bera vetes dhe juve sonte…
gjeneratës sime…
ca vargje si vajtim…!

Nënës sime

Falenderim

Në krahët e shqipes

Si një zog i vogël
pa krahë, pa sy,
që s’di ç’është qielli hapur
fshehur diku nën një degë
e pafuqishme,e vogël
kam qënë !
Derisa një ditë,
në krahë më mbarte
Më tregove qiellin
Si shqipja, në fluturim
Atehëre kam ndjerë
Se si m’i dhe krahë trupit
Edhe shpirtit tim..

Unë dhe ti – nën një çadër

Cadrën mbajmë të dy sonte
Shiu i rrembyer na ka lagur
Cuditerisht çadrën shtrëngojmë
Ecim,rrugës ,sytë e shpirtit hapur
Ecim rrugës pa krye, pa fillim,pa dritë
Cadrën e rreckosur mbajmë sipër kokës
Duke ëndërruar për shiun të pushojë
Të thajmë trupin, flokët, rrobat
Mbase dhe zemrat e lagura
Cadrën mbajmë si jeta,elementin tokë
Duam të besojmë në diçka, mbase dhe gënjeshtrën
Që ndoshta një sup i lagur s’është asgjë
Presim ylberin tani, të dy me sytë nga qielli
Nuk flasim, ndjemjë dridhjet,ankthin
Të dy, me sytë lart, ku pritet dielli
Mendojme ,pyesim.,kur laget shpirti
Përpelitjet e tij, cila çadër i mbulon?
Jemi të dy mesantës, vetëm,të lodhur
Në heshtje, pyesim, vallë c’ditë po agon?

Lutje

Zot, pak ,vetem pak..më lerë të shoh
shkëlqimin yllëzor që rrezaton
fjala, flladi,deti,ëndrra,poezia
cdo gjë që vendlindjen më kujton
më bëj të ngrihem nga mendimi
ku jam zhytyr, lodhur nga rrugët e gjata
nga pagjumësia e shpirtit të rraskapitur
që troket çdo ditë portave të mërgimit
shpesh herë pa shpresë, pa dritë, pa siguri
më lerë të prehem pak, Zot,
në ëndrrën irreale, të gjej pak Shqipëri
Pastaj më trego si të prek ujvarën e zhurmshme
petalet e luleve, të imagjinatës, jetës
të ngrihem të hedh tutje mundimin
të prek gurgullimën ,premtimin e shpresës
motivin e mirë më jep të marr fjalën
me të të ngrej “kala” shpirti për botën e tërë
pastaj të këndoj si në rininë e hershme
shpirtin më bëj, o Zot, si deti, të gjerë…

 

Merita Bajraktari Mccormack

09-10-2011

loading...

Komento!

loading...