Home / FOTO / Mëngjes në Devoll
loading...
Kolorit kulturash ne Bitincke
Kolorit kulturash ne Bitincke

Mëngjes në Devoll

Mëngjes në Devoll

Këto fotografi janë marrë në mëngjesin e 27 korrikut 2013, prej orës 8.00 deri në 10.00 gjatë një shtëtitjeje me biçikletë në itinerarin Bilisht –Baban – Stropan – Eçmenik – ura e Trenit – Bilisht.

Fusha e Babanit është një nga më pjelloret në Devoll, por dhe babanarët u rrinë punëve mbi kokë.
Në Stropan në orën 9 lokali në qendër të Stropanit ishte plot me të rinj që shijonin freskinë e mëngjesit nën hijen e shelgjeve lotues.

Eçmeniku përfund fshatit ka kryesisht ngastra me grurë dhe fermerët po mbledhin dengjet e fundit të kashtës.
Në Bitinckë larmia e kulturave është më e madhe, ka mjaft sipërfaqe me jonxhë e perime.

Fotot:

1. Ngastër me misër në Baban
2. Ngastër me fasule të pyrtekës në Baban
3. Ujëmbledhësi i Stropanit
4. Gjelbërim i harlisur në Stropan
5. Plepi i egër i Eçmenikut,
6. Një kumbull e egër krënt me kokrra në Eçmenik
7. Kolorit kulturësh bujqësore në Bitinckë
8. Piezazh baritor në Bitinckë.

Teksti dhe fotot: Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...