Home / BOTIME / Meditime nga Zvicra
loading...

Meditime nga Zvicra

Meditime nga Zvicra

Poeti  Agim Shehu , bilibili i Labërisë,
Vëllimin poetik ” Loti  Alpin “

Agim Shehu

Poeti Agim Shehu,bilibili i labërise,bashkëkohësi i kollosëve te letërsisë shqipe,Kadaresë dhe Driteroit,po kalon vitet e bardha të jetës,perj kohësh me familjen i mërguar ne Zvicër.
Si një dhuratë shpitërore,për këtë vend përrallor e ëndërror,të mirëpritur edhe për vëllezerit shiptarë, ai i fal nga theasri i tij i pasur lirik,vellimin poetik simbolik
“Loti Alpin” kushtuar Zvicres.duke e cituar qe në kapakun e librit fjalët:
” Në perkushtim zotit Yves Rausis,mikut të nderuar dhe të çilter zviceran”..
Nëpërmjet meditimit poetik me vargje lasgushjane lirike,ai ben paralelizëm dhe analogji ne kohë e ne hapësirë ,me Zviceren ,natyrën dhe heronjtë e saj,duke kënduar per Shqiperinë,te cilen nuk e krahason me asnje vend tjeter ne botë.
Këto pak fjalë modeste po i materializojme me vargjet pikante te poezive te tij,ku komentet sado me fjalë të zgjedhura te jenë,nuk ia kalojne vargje brilante te poezive.
Si një mesazh largese i mërgimtarit,në vend të prolgut ai këndon,:

Mirëupafshim ,Shqipëri,/
ika se të dua shumë/
se të desha të jem gjallë,/
dhe ca kohë për ty../

…..Ai na jep pejsazhe te gjalla poetike,qe Rembrandi s’do gjente ngjyra ti pikturonte,
per natyrën e Zvivcres,ky vend i rallë e piktoresk ne mes të Europës,,,
…Në pasqyren e liqeneve/sheh deboren e maleve/si vello te bardhe nuserie/..fq.7,
( Princesha e Evropes),..Ylberi askund ne bote/nuk eshte me i sinqerte/si ne Zvicer/…
..E madhe e bukur/si nje hene e plote ulur mbi bar/zogjte vene e rine prane saj/duke fluturuar/nga lulet tek akrepat/…(Ora ne lulishtene eGjenves)..
..Alpet mjelin deboren/si tufa delesh te bardha/ujerat rrekera vrapojne drejt detit/te mbjellin prape qiellin/…(Shiu)..fq.11,
..Yjeve mbremjeve/ rine ne “dileme”/te qendrojne lart/a te ulen mbi liqene/..(Liqenet )fq18,
..Në anë te udhës per Lozanë/here drjet ,here hark/mure te forta guri/si te Gjirokastres time te larget/…(mure veshur me lule) fq.19,..
..Aty i kam pare dite e muaj/si kuptoj jane engjëj/apo kuaj/per bari kane diellin e henen/siper hapesire/..(Kuajt ne çair)fq.23,….e të tjera vargje pa mbarim njeri me i bukur se tjetri.
Poeti lirik duke bëre analogji me njerëzit e thjeshte e deri tek heronjte e Zvicres,ai jo vetem i nderon ata,por i pershkruan si shqiptarët, banorë qytetarë që i ka njohur terë jeten,i ngre ata ne pediestal,simbol nderi dhe krenarie…..
Po citojme pakez vargje te shkëputur nga poezitë kushtuar tyre:
..Helveti,…Mbaj mend isha i vogel,/kur m’u afrove ti/permbi nje pulle postare/e vogla Helveti/..fq.5,
..Te monumenti i Vilhelm Telit,,,Mbi flokët e shpupurisur/prej nga ka rene molla/rezuar nga shiqgjeta e babait/zogjte bejne ne ajer rrethore dielli/…
..Topat e Napoleonit,..Te heshtur te zymte/krah njeri tjetrit nen nje kube/veterane qe e kane maruar detyren/fq.14..
..Albet Kneht,mesues mik i shqiptareve,-ecin drejt shkolles/me pestalocion ne mendje/Rusoin ne zemer/nen harkun diellor te Vilhelm Telit/fq.20..
…z.Uli Lauenberger,mikut pasionant te shqiptareve…
..Swissar…Kryqi zviceran te bishti i avionit//te kujton/se me te/ke dhe zotin me vete/…fq.31..
…Arinjte ne muzeun e Bernes…Kane zbritur nga malet/rine sttuja guri te muzeu/te urte si gjysher para njerezve/..
..Policet e Zvicres…Ata jene rreze Rontgeni/pershkojne trupin/pa u ndjere nga njeriu./percaktojne qelizat e dobta/pa i shqetesuar te shendoshat/,..fq.33,..e të tjera…
Malli për Shqipërinë duke udhëtuar neper Zvicër ndes dashurinë ne vargje e pastaj pikon Loti Alpin,,,,,ja po veçojme disa prej tyre….
…Lozanë…-C’i ke kaq zëra Shqiperie/ne emrin tend “Lozanë”?!/trokas tek zanoret e tua/me jep nje zë zile evendlindjes/.fq,60.,
…Lulja Genti…ne kopeshtin botanik/lulja me emrin e mbretit Ilir/Genti/i mundur nga roma si ushtar/fitoi si ritesh lulesh/vdiq te mburoja /u ngjall te petalja/..fq.46..
…Dardani…”Dardani” e Kosoves/i jep ze simoters ne Gjeneve/zemra popujsh te flasin/nga nje lule dardhe ne peme,/…fq.47…
…Skenderbeu ne Gjeneve,…Ai qe u degjogj per vte/ e shpetoi Evropen/zbukurohej nen driten e flakeve/ku shqiptaret digjeshin te vetmuar/…fq48,..
…Elena Gjika ne majen 4000m te Zvicres..-C’kerkoi ajo tek kjo lartesi/si te zgjaste doren ne yje/e planet/.vete qe aq e bukur /sa qiejve/asnje bukuri s’u lypte per vete/…fq49..
…Veziri Ali Tepelena,,,- Bajroni me shellin ne liqen te Gjeneves/tek perkundej mbi vale/kendonte polifoni mesuar/te veziri Ali/..fq.50..
…Vaji i Cajupit,..Neper ere jehon nga larg/zeri i tij elegji/per te shoqen e bukur /qe befas iu nda/te shoqen evgjeni,..evgjeni…fq,64..
…Aleksander Moisiu shqiptar..fle ne laguna dhe nen lule dhe bar/prane nje kishez e embel ne pllaje/me emrin e shenjte siper saj/…fq,63..
-Ku bieAtdheu ? !ngado mjegullgri çdo skaj horizontii flas- Shqiperi,,,fq 67,.
Jane keto vargje lejtmotivi per atdheun e tij te shenjte e te shtrenjte,qe do ti ndeshem ne shumicen e poezive si refren kengesh pa mbarim..
..Qyqja në Jura,..”Ku-ku,-po therret qyqja/ç’zë i njohur flet keshtu/..Shqiperia qyqja e shkrete/mbeti duke qare ku e ku../..fq 71,..
…Bilbilet…bilbilet perballe harbohen/thua secili me njeh/gjuhen e tyre esperanto/e gjithe bilbilave mbi dhe/…fq,74..
…dhe per epilog poeti Agim Shehu i mbyll vargjet e velimit poetik, Lotit Alpin,me poemen e mergimit “Faleminderit Zvicer”,si nje himn krenarie per atdheun e paqes,
per simotren e saj Shqiperi,…po permend disa vargj lirike kujtese te paperseritshme
….Naten e mire ,toke Shqiperie/sot jam nje meteor i djegur/qe keutet e s’di ku bie..!/
Nje zog fluturonte pas avionit/ne cicerimat e tij me zera atdheu/degjova emrin tim/
qe me therriste:-Kthehu !/
Naten e mire Shqiperi/pakes ter mesnate/me vet te kam marrë/ndoshta mengjezi qe pret/me shpejt te zbardhë/..fq,87…
poema mbaron me vargjet

-Nje shishe mbetur per gjysem/
siç e lashe ne ikje/
pret te pihet kur te kthehem/
a te thahet ne pritje/…
Dhe ne plot gojë,i themi :

-Fleminderit i nderuari Agim, bilbili i labërisë,qe na dhurove këto këngë ,malli e loti,këto vargje lasgushiane lirike,kurorë nderi dhe krenarie per Zvicrën dhe Nënën tonë të pavdekshme Shqipëri….
Ndjesia shpirtërore është e dyfishtë pasi ke lexuar vargjet e poezite e tija, në këte vellim ritual lirik,…kur poetin e ke njohur nga afër,kur ke biseduar me të,kur ke ndjerë shikimin e syve të tij shqiponjë mbi një shkemb graniti nga majat e Alpve,që treten thellë ne sytë e tu,kur ke dëgjuar fjalet ,zërin e tij kumbues si një jehonë këngesh polifonike,që perhapen majave e majave te maleve ,reve,e behet nje ,me zhurmen e valeve ,te oqeanit ,në brigjet e Amerikës,aq më shumë kur ke prekur ato fjalë te bukurshkrimit kaleografik,në autografin e librit te tij,ku më shkruan me fjalë zemre:-“Luanit,artist me shpirt poetik e njerëzor,…Agim Shehu….”,..

Këto fjalë tingellojnë aktuale sot,një mesazh trashëgimije,jo vetëm per mua,me modesti e them,por për të gjthë bashkëkombësit,për të ndjekur rugën e tij,si një poet i madh,shkrimtar,studjues dhe përkthyes mjeshter, Atdhetar i flakët për Shqipërinë kudo që të ndodhemi ne botë, e me shpirt të madh lirik.Shpresoj të takohemi sërish me të nderuarin poetin tonë, Agim Shehu ,e dhëntë e mira,jo vetëm me vjershat, dhe me vëllimet më të reja ,por edhe me fljalën e zërin e gjallë të tij..

Veprat

Vëllime poetike

  • -Horizont i kalter
  • -Vite pa thinja
  • -Vallja e kalldrëmeve
  • -Gura e fjalës
  • -Zëri i gjakut
  • -Poezi e zgjedhur
  • -Ujëvarat e diellit
  • -Arkitektura e zemres
  • -Nje poeme per kater shokë
  • -Mëngjes Kosove
  • -Loti Alpin
  • -Metafora e mallit

 

Prozë

 

  • -Fjale nga zemra,.esse e pershkrime
  • -Trendaile te muzgut
  • -Gjaku i bores,(monografi)
  • -Me buze ne gaz ,..humor
  • -Viti i pare kuq e Zi,drame per Ismail Qemalin
  • Te proncesha e Evropes(pershkrime)

 

Përkthime

 

  • -Ciganet-,poeme nga Pushkini
  • -Kenga e fundit,-nga Musa Xhalil
  • -Poezi e zgjedhur,-nga Esenini
  • -Poezi boterore,-brilante te shekujve
  • -e të tjera…(L.K.)

 
Luan Kalana
New York,USA
korrik ,2012

loading...

Komento!

loading...