Home / INTERVISTA / Te lutem, hiqe kremin vishnje te buzeve, qe te te ndjej kur te te puth
loading...

Te lutem, hiqe kremin vishnje te buzeve, qe te te ndjej kur te te puth

“Te lutem, hiqe kremin vishnje te buzeve, qe te te ndjej kur te te puth, kush kryqezohet me poetin, o behet Krisht, o behet shkrumb

Me poetin Skender Rusi

Biseda me poetin e mirenjohur Skender Rusi nga Korca nisi paksa cuditshem. Ai tha se i donte edhe gjarperinjte, madje te gjithe llojet e zvarranikeve qe kishte pare ne kete planet, e donte edhe qenin qe kafshonte fshehurazi, donte ta kishte mik edhe varrmihesin e tij, i donte edhe njerezit qe ne shpirtrat e tyre kishin ligesi, i donte edhe te gjithe ata qe e kishin qelluar me gure, …! Ndihej qarte qe ne zerin e tij kishte sinqeritet dhe dhimbje. Ai po m’i numeronte gjithe dashurite e tij, por une nuk isha i sigurt nese e kisha kuptuar drejt ose jo. Me ato cka po me thoshte kishte filluar te me ngjasonte me nje perendi, madje po me kujtonte thenien: “Fali o zot, se nuk e dine cfare bejne”.

Ishte ky njeri qe i falte te gjithe, qe nga zvarraniket e deri tek varrmihesit e tij. Me siguri qe ishte i tille.

Skender Rusi dhe Dritero Agolli

Vete poeti i madh Dritero Agolli do te shkruante: “Poeti Skender Rusi edhe ne periudha te veshtira, ka ditur qe te jete poet lirik i holle, nje poet qe mediton, qe shqetesohet per te gjitha gjerat qe ai sheh dhe degjon; qe di te vere perballe natyres njeriun, poetin vete, qe dhimbjen e kupton si nje domosdoshmeri per njeriun. Prandaj kjo dhimbje qe prêt sheruesin eshte nje gje e fuqishme ne poezine e tij”.
Po. Nuk ishte e veshtire te kuptoje qe ne shpirtin e tij banonte nje dhimbje e madhe poeti.

Kush kryqezohet me poetin e behet Krisht, o behet shkrumb

Dhe ndersa ai me fliste per gjithe dashurite e tij, befas m’u kujtua nje nga poezite e tij: “Te lutem/, hiqe kremin vishnje te buzeve/, qe te te ndjej kur te te puth/, kush kryqezohet me poetin/, o behet Krisht/, o behet shkrumb./ Te lutem,/ hiqe najlonin roze te nates,/qe mes nesh mos kete asgje pa shpirt./ kush kryqezohet me poetin/ o behet shkrumb,/ o behet Krisht. Te lutem/, erdhi casti te shuajme qirinjte/. U ndezen zemrat/. Mjaft tani/! Kush kryqezohet me poetin/ o behet Krisht/, o perendi”.
Kete poezi, por edhe te tjera i kisha degjuar te recituara nga aktori i madh shqiptar, Timo Flloko dhe qe nga ai cast nuk e di pse, por nuk i kisha harruar asnjehere.
Ndoshta nga qe ato vargje dhuronin miresi per te gjithe, edhe per zvarraniket e varrmihesit. Diku ne vargjet e tij thuhet: “Ti nuk me do/, s’ka gje/, te dua une/. Jam mesuar te jap/ dashuri qe s’me kthehet… Ai qendronte larg dhe afer gjithckaje, ndoshta ishte i pakapshem dhe i paprekshem prej tyre.
Ne nje poezi tjeter te tij thote: “Jam bir i yjeve qe s’vdesin/, planet qe trajektore s’njeh/, une qesh dhe zgjoj universin/, nga gjumi, diellin, une e ngre/, Ne Mars, me te une pi konjak/, kafen e pi ne Jupiter/, te Kashta e Kumtrit clodhem pak/, me dore arushat perkedhel…”.
Po cila ishte valle jeta e tij? Ku e kishte zanafillen kjo dhimbje, kjo falje e madhe dhe kjo miresi qe nuk shteronte ne shpirtin e tij? Megjithate nisi te me rrefente jeten e tij…

Vendlindja

“Kam lindur ne Vishocice te rrethit Devoll, tashme jam 57 vjec.”
Keshtu e nisi rrefimin e tij poeti i lirikave te mirenjohura, Skender Rusi.
“Shkollen 8-vjecare e perfundova ne fshatin tim, me nota te shkelqyera. Nuk e di, por leximi i librave me ka pelqyer qe ne femijeri. Ndersa kisha lexuar librin e pare, me pas ndjeva se nuk do te ndahesha dot prej tyre. E njejta gje ndodhi edhe kur isha nxenes ne gjimnazin e Bilishtit. Ne ato vite shkrova vjershen e pare. Kisha rene ne dashuri me poezine. Me perfundimin e shkolles se mesme, ne vitin 1969 me derguan ne Institutin e Larte Pedagogjik ne Shkoder, dega gjuhe –letersi. Gjithnje kisha pasur deshire te studioja ne Tirane, por kjo nuk ndodhi, sepse dikush me kishte gjetur ‘nje cen’ ne biografi. Pergjate gjithe viteve te komunizmit kjo “njolle” nuk do te me ndahej asnjehere. Ne te vertete njerezit me biografi te keqe nuk ishin njerez te mi te afert, por gjithnje do te m’i konsideronin si te ishin xhaxhallaret e mi. Kudo qe te isha une, atje do te me vinin edhe letrat qe spiunonin biografine time. Ajo cka po ndodhte kishte filluar te me lodhte. Nuk isha aq i rritur sa te dija si t’i perballoja ato. Me duhej qe cdo gje te tille ta kaperceja me dhimbje. Atehere nuk e kuptoja perse ndodhte keshtu, kush ishin ata qe shkruanin letra dhe perse duhej te sulmonin me mijera menyra e mijera intriga…”?
Skender Rusi e nderpret nje cast tregimin e tij, ndersa mua me kujtohet nje nga poezite e shkruara nga vete ai: “Kam marre vesh/ se jeni bere dimra kunder meje/, miqte e mi/, qe ju kam dashur me teper./ Po kjo nuk eshte shkak per te vrare veten./ Kjo eshte normale ne nje bote te eger/. Nuk e ka fajin Shekspiri qe krijoi Jagon/, as Getja per Mefistofelin nuk ka faj/.
Nese ka pasur nje Salier te neveritshem/, kjo ka ndodhur se ka pasur nje Moxart/. Okej, me mire me ca ‘miq’ me pak”!
Poezi te tilla jane krijuar me vone, por ato mbartin te kaluaren e tij, ndoshta edhe mbeturinat e asaj kohe ne ditet e sotme.
Ndersa miku i tij, Moikom Zeqo ka shkruar: “Skender Rusi eshte nje poet i mirefillte. Kjo i vetemjafton, sepse nuk eshte pak te jesh i tille: i identifikueshem, i qarte. Sidomos sot ne kaosin e poezise formaliste pa gjendje poetike dhe pa shpirt”.

Miqte

Tregimi i Rusit nis serish.
“Pas shume sulmesh te tilla, ne vitin 1971 botova poezine e pare te gazeta ‘Jeta e Re’ ne Shkoder dhe disa shkrime kritike ne gazeten “Drita”, na tregon ai.
” Po ate vit shkrova poezine “Pranvera”. Ishte nje pranvere e cuditshme, sepse ishte brenda nje pranvere qe nuk ekzistonte. Ne vitin 1972 botova nje cikel me poezi ne faqen letrare te “Zeri i Rinise”. Mbaj mend qe u prit shume mire. Ato poezi me dhane mundesi te njihesha me boten letrare, por edhe te njihesha me miq te rinj. Edhe pse nuk isha i bindur se sulmet ndaj meje nuk kishin perfunduar, bashke me dy miqte e mi, Visar Zhitin dhe Simon Vrushon qe deri atehere kishim perkthyer fshehurazi poezite e Jevtushenkos, nisem te shkruanim nje antiroman. Deshironim te sillnim nje permbysje te krijimtarise se atehershme. Edhe sot kur e kujtoj me duket se ka qene thjeshte nje marrezi qe do te na kishte kushtuar shtrenjte. Antiromani nuk u shkrua kurre, sepse ishte e veshtire te realizohej nga tre autore njeherazi. Ndoshta ishte fati yne qe ndodhi keshtu. Ashtu si edhe me pare vazhdonim te perkthenim fshehurazi Jevtushenkon. E megjithate sikur te mos mjaftonin te gjitha keto, ne vitin 1973, pas deshtimit me antiromanin, dergova ne shtepine botuese ‘Naim Frasheri’ ne Tirane librin e pare poetik, ‘Etja’. Pergjigja qe mora ishte shokuese. Libri m’u kthye per gabime ideologjike. Gjithnje kisha kujtuar se libri do te mund ta kalonte censuren, por nuk ndodhi ashtu. Per here te pare ndjeva frike. U bera gati te prisja pasojat. Kisha nisur ta perfytyroja veten me duar te prangosura. Njerezve te regjimit nuk mund t’u kalonte asgje. I trembur prej gjithckaje, braktisa provimet dhe u nisa drejt Tiranes. Gjendesha ne nje pozicion te veshtire. Ne Tirane u takova me redaktorin tim, Vehbi Skenderin. Ishte ndihma e tj qe me nxori nga kjo situate. Nuk kam per ta harruar kurre. Nuk do te harroj kurre as ndihmen e shefit te shtepise botuese ‘Naim Frasheri’, Dhimiter Fullani. Atehere kuptova se njerezit e mire jane edhe miq te mire”.

“Vila” ime

Pas tregimeve per miqte e tij, poeti Skender Rusi do te me tregonte edhe per gjarperinjte, por edhe se si kishte jetuar me ta.
“Pas perfundimit te studimeve te larta me caktuan te punoja si mesues ne Gurakuq te Librazhdit”, rifillon ai rrefimin e vet ai.
“Me vendosen ne nje bodrum, i cili kishte vetem nje dritare 20 cm x 20 cm. Krejtesisht i mbyllur, me ngjante me nje lloj burgu. Edhe ajo hapesire e vogel ishte e zene me ristela derrase. Ate dite do ta kuptoja me mire se sulmet ndaj meje nuk kishin mbaruar, sepse nuk po na trajtonin si njerez. Gjithnje do te gjendej dikush qe do te kujtonte biografine time, librin e kthyer nga shtepia botuese, kritikat ndaj meje per gabime ideologjike, ndoshta edhe per perkthimet fshehtas te Jevtushenkos, ndoshta edhe per tentativat e shkrimit te nje antiromani. Ata nuk e kishin te veshtire te te thurnin intriga dhe kurthe. Nxenesit e mi, por edhe banoret e fshatit me veshtronin me keqardhje teksa me shihnin te humbisja ne ate ndertese te thelle si galeri. Befas nje dite ne bodrumin tim hyri Sekretari i Pare i rrethit Librazhd. Pasi veshtroi gjithandej me pyeti, ‘Mesues Rusi, si te duket dhoma?’. ‘E mire, ia ktheva, eshte ca e vogel, po do me nxere. Kam vetem nje verejtje, keto ristelkat e dritares te m’i benit prej hekuri’. Ate cast e kuptova qe kisha thene ate qe nuk duhej, por vetetimthi mendova nese mundesha ta ktheja ne shaka. ‘Pse’, me pyeti ai. ‘Sepse di qe kjo zone ka shume egersira’, iu pergjigja. ‘Po ku e nxe ujkun kjo dritare!’, ma ktheu sekretari. Ndenji edhe pak dhe doli, ndersa une mbeta brenda ‘viles’ time. Isha i sigurt se sekretarin e kishin sjelle aty spiunet dhe sigurimsat. Serish kishin filluar te me sulmonin … Dikush nuk harronte ‘njollen’ time ne biografi…”.
Ndersa Rusi u shkeput nje cast nga tregimi i tij, mua serish m’u kujtua nje poezi e tij, e titulluar “Ky jam une”, ku thote, “Tere jeten me keni sulmuar/, une prape atje, ne shtepine prej xhami/, nga guret qe keni hedhur mbi mua/, ka marre plage edhe ajri…/. Tere jeten me keni sulmuar/, keni leshuar mbi mua vetem dimra/.. Dhe eshte aq e shemtuar ardhja juaj/, sic ka per te qene edhe ikja!”.

Gjarprinjte

“Nuk do te kalonte gjate , vazhdon tregimin e tij Skender Rusi, kur me lajmeruan se duhej te transferohesha ne nje shtepi tjeter. Me cuan ne nje magazine misri 20 metra te gjate dhe 6 metra te larte. Nuk kishte zjarr qe ta ngrohte ate ndertese. Ishte nje ndertese e shemtuar dhe e frikshme. Kishim ne dispozicion vetem nga nje dyshek kashte, te cilet i vendosnim mbi disa gure qe i kishim sjelle nga varret e fshatit. Kjo eshte ‘vila’ ime e dyte, mendova. Gjithcka ishte e qarte, ditet e mia nuk do te ishin me te bukura. Ishte dita e pare qe do te vendoseshim atje. Bashke me mua do te qendronte aty dhe nje mesues tjeter, Skender Zhari. Ishte mbremje. Kur do te kthehesha te magazina, nje nxenes me doli perpara dhe me tha, ‘Mesues, ki kujdes se ne ate magazine jetojne gjarperinjte’. Te them te drejten edhe e besova edhe nuk e besova, por ne oret e vona te nates une dhe Zharri degjuam nje feshferitje te forte, nje fergellime, nje ze qe i ngjante vershellimes. Gjarpri kishte dale nga strofkulla e vet. Edhe te nesermen isha i tmerruar nga ajo cfare kishte ndodhur. Disa na thane te mos kishim frike se gjarpri ishte gjarper shtepie dhe nuk helmonte, ndersa te tjere na thane te ishim te kujdesshem. Nuk kishim ku shkonim tjeter. Ndoshta ishte koha kur duhej te jetoje bashke me gjarperinjte”, tregon Skender Rusi.

Bastisja

“Befas ne ‘vilen’ tone hyne disa njerez derguar nga Dega e Puneve te Brendshme te rrethit Librazhd. Misioni i tyre kishte qene te gjenin poezite e shkruara kunder regjimit popullor. Kontrolluan kudo, nxoren kashten e dyshekut, hoqen guret qe kishim sjelle nga varret e fshatit, por nuk gjeten asgje. Iken ashtu sic ikin zvarraniket. Ndoshta i kisha shpetuar ndeshkimit edhe kesaj radhe”, me thote Rusi duke me treguar me duart qe i dridhen krijimet e fshehura te asaj kohe dhe perkthimin e vjershave te Jevtushenkos, te cilat i ruan qe prej shume vitesh.
Me tregon madje edhe letren e shefit te shtepise botuese, “Naim Frasheri” Dhimiter Fullanit per gjithe peripecite qe kishte hequr dhe ndihmen e tij te paharueshme. Ne ate kohe ai sapo kisha botuar librin e pare poetik, “I njome ishte bari” rrefehet Skender Rusi
Nderkaq mua me kujtohet nje thenie e poetit Dhori Qiriazi, i cili ka shkruar: “Poezite e Skender Rusit i ngjane nje ditari plot gezime dhe dhimbje, plot shqetesime dhe pagjumesi… Kudo dallon ndjenja fisnike e poetit dhe nje shmangie e kulturuar e banalitetit qe haset shpesh te disa poete te deshtuar te ne”.

Serish ata

“Pas ardhjes se njerezve nga Dega e Brendshme e rrethit situata ishte renduar edhe me shume”, tregon dhimbjet e tij poeti Rusi.
“Nuk kisha asnje ide se si do te shkonte me tej jeta ime. Pikerisht ne kete cast tmerri perseri u gjend nje njeri i mire. Ishte shefi i arsmit te Librazhdit, Hasan Duma. Mbaj mend kur me thirri ne Librazhd. ‘Skender, me tha ai, kam vendosur te transferoj ne Korce. Ti nuk duhet te qendrosh me ketu. Ndoshta atje do ta kesh me te lehte’. Nuk dija si ta falenderoja. Ndoshta qe nga ajo dite do t’u shpetoja kafshimeve fshehurazi te qenve, zvarranikeve, por edhe varrmihesve. Nisa pune ne rrethin e Devollit. Ishte viti 1975. Fillimisht punova si mesues ne fshatin Rakicke dhe me pas ne fshatin tim Vishocise. Per gati 5 vjet nuk pata asnje shqetesim, por diten qe moren vesh se gazeta ‘Drita’ me kishte dhene cmimin e dyte per poezi, armiqte e mi me kishin shpallur serish lufte. Dosja ime kishte mberritur ne Korce qe para se une te mberrija aty. Kjo gje me deshperoi edhe me shume, ndjeva dhimbje. Pata pershtypjen se nuk do te shpetoja dot kurre nga kafshimet fshehurazi te qenve, sado larg qe te ikja nga Librazhdi”.
Fjali e fundit e shprehur nga Skender Rusi me solli ndermend nje poezi te tij te titulluar, “Qente”, ku thote: “Kam vene re se dite per dite/,ne kete qytet po shtohen qente/. Nje “ham” ketej/, nje “hum” andej/, dhe sidomos ku ka poete/. Sa jane mundur te me kafshojne/. Sa me dredhi/, sa me pusi/. Te mjeret qen si s’e kuptojne/, te fshehten qe vec une e di/. Si s’ma mesuan dot sekretin, se vetem balle per balle humbas/, se jam poet, ta haje dreqi/, e nuk jam qen qe ha nga pas”.

Dramaturgu

“Gjithnje kisha enderruar te shkruaja nje drame dhe se fundi ia kisha dale mbane. Tetari ‘Andon Zako Cajupi’ ne Korce e vuri ne skene. Drama ‘Dikush hyri mes nesh’ mori pjese ne konkurrimin kombetar dhe u vleresova me cmimin e dyte. Mbaj mend qe ajo mbremje ishte nje nga mbremjet me te bukura te jetes time. Te gjithe me uronin per cmimin e drames. Kur gjendesha ne kulmin e lumturise time, me takoi nje njeri i afert me pushtetin popullor te asaj kohe dhe me tha, ‘Skender, urime per cmimin e trete’. ‘Jo i thashe une, kam fituar cmimin e dyte’. ‘Megjithate une po te uroj per cmim te trete’, me tha prape ai dhe iku. Te nesermen ne gazeten ‘Drita’ une mora vesh se kisha marre vetem nje cmim inkurajues. Gjithcka ishte rrezuar brenda nates. Njerezit e regjimit kishin dhene vleresimin per mua. Une isha ai njeriu i keq me ‘njolle’ ne biografi. Pas cdo fitoreje shperblehesha me vetem me dhimbje”.
Ne kete cast nje poezi tjeter e tij me vjen ndermend ku thote, “Une te dua/, jo se je e bukur/, por sepse te urrejne te gjithe/. Dua te marr mbi vete/, gjysmen e urrejtjeve te tua/, mekatet, marrezite/. O Zot dua te jem sadopak i cmendur/, ne kete bote te trishte…”. “Keshtu do te vazhdonte jeta ime deri ne vitet ’90, vazhdon rrefimin e tij Rusi.
“Pas kesaj do te ndihesha krejt ndryshe. Do te fillonin udhetimet e mia ne Rusi, Egjipt, Itali, Greqi, Bullgari, Rumani, por ajo qe me la krejt te habitur ishte Rusia. Parqet dhe lulishtet e saj ishin te mbushura me buste shkrimtaresh dhe poetesh, ndersa ne Shqiperi i vrisnin. Mbeturina te asaj kohe ende jetojne, por qe te gjithe jane te falur”.

Nena ime

“Sa here gjendesha keq, me kujtohej nena ime, Emineja. Ajo me shfaqej befas dhe me pyete, ‘Si je bir?’, ‘Perse lodhesh kaq shume?’, ‘Cfare te shtyn te rrish gjithe diten mbi libra?’, Dhe ashtu ne perfytyrimet e mia i pergjigjesha, ‘Nene, librat me jane bere te nevojshme si ajri, kam dashur t’i braktis, por asnjehere nuk kam mundur’. ‘Nese do te isha arrestuar ndonjehere, vetem dhimbjen e nenes nuk do ta kisha perballur dot kurre’, thote poeti Skender Rusi, duke perfunduar edhe tregimin e tij. Ndersa mua si gjithnje, me kujtohet nje poezi e tij, shkruar per nenen ‘Gjithnje po behesh me e krrusur/, sikur po i afrohesh tokes/. Une jam atje ne syte e rrudhur/, ku eshte fillimi i gjithe botes/. Gjithnje po behesh me e vockel/, ku e ke futur gjithe ate shpirt/? Si hene e ngrene brenda dhomes/, mbi koke me rri edhe me ndrit/. Gjithnje po behesh me e lehte/, mos ke ndermend qe te largohesh/ ? Me bej nje shenje e ngjitem vete/, qiellit t’i them qe do vonohesh…”.

Vepror Hasani

loading...

Komento!

loading...