Home / POEZI / Mbretëria e Gruas
loading...

Mbretëria e Gruas

Mbretëria e Gruas..

“Femra është mbretëreshë e botës,
por skllave e dëshirave”…Balzaku…

&
C’është Burri për një grua ?!
mashkulli i femrës,Adami i Evës,
“femnistët”,thonë për një copë here,
për të ndershmit,është mish e thua.
… &
S’ka si në muajin e mjaltit,
je vetëm shpirt,yll e zemër,
“ca” sa lëshojnë fëmijën e parë,
“ku të kam parë,moj femër?!”.
&
Të shkruante një grua për burrrin,
gratë do ta donin,do të agjeronin,
burrat do të zbulonin maskat,
me arogancë do ta urrenin.
&
Aq të pjekur janë ca “burra”,
sa një lajkë,përdredhje e femrës,
do e rëzonte si me plumb përdhe,
do e tërhitqe zvarë karem me pe.
&
Një “burrë” për gruan,
burri me “RR”- të madhe,
për gruan është “mbret”,
për atë, “gratë lavire,skllave”.
&
Burrat që tradhëtojnë gruan,
gratë që shkojnë me burra,
siç kanë erdhur kohërat,
fëmijët kanë për t’i dënuar.
&
Të fisëm,të besës burrat shqiptar,
s’i shesin gratë për grosh në pazar,
mbretëresha e tyre,fëmijët e familja,
gruaja për ta, pasuria e gjithësija.
&
Një burrë me “rr”-të butë,
është qenjgj, qënie e urtë,
kur buri dashuron me zemër,
për gruan,goja i behet mjaltë.
&
As kemi lindur nga një grua,
nëna fal jetën për zogjtë e saj,
s’harrohet qumështi i nënës ,
burri ka qenë dikur fëmija e saj.
&
Burri që ti thotë vetes baba,
femrës uratë,Nënë e grua,
me rrënjë pema e familjes,
ata ritin fëmijë dragua.
&
Dashuria s’njeh kufi bukurije,
kur gruaja thahet si pyrtekë ,
burrit vitet i duken pranvere,
gruaja princeshë,lule me erë.

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...