Home / BOTIME / Mbijetesa e Shqiptarit
loading...

Mbijetesa e Shqiptarit

Mbijetesa e shqiptarit
Paradokse

Po sot, Shqypni, po m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem përdhe,…….
…Coniu, shqiptarë, prej gjumit, çoniu,
të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu,…
Vaso Pasha

Sa aktuale tingëllojnë çdo ditë që kalon këmbanat e vargjeve hymn e kushtrim të Rilindësave tanë të urtë e trima për Liri,dituri,përparim dhe ndërgjegjësim kombëtar.
Shekujt u rokullisën si orteket e kohës,hsitoria la gjurmët e veta në ndërgjegjen kombëtare ne diturine kombit dhe te mençurisë intelektuale,por që në të shumtën e marathonomakëve pishtarë të lirisë,kanë trokitur në vesh të shurdhër në liderët e kombit ….
Edhe me forcë kumbuan poezite e poetëve të sotem duke u bëre pishtarë të zgjimit e të përparimit,me vargje flamur e këngë ,sinfoni per liri e krenari,per bashkim e atdhetarizëm,për vëllazërim dhe preopspiritet .
Bota u lodh se thëni e së shkuari ,e përtej oqeaneve,për të na zgjuar nga gjumi letargjik ne shqiptarëve,duke na i bërë me sy ,ndoshta për interesat e veta  se Albania,Shqipëria është një vend i begatë e i pasur në zemër të Europës,e këtë e favorizon jo vetëm pozicioni i saj gjeografik,por dhe pasuritë e shumta natyrore,vend bregdetar,… “prane detit ,prane mbretit “..si i thonë,për turizëm ,..me hambarët e bereqetit dhe malet me pasuritë e çmuara minerale e të tjera lajka për ta ,por të vërteta për ne..
…Duke shtuar e nje “sekret”, na kujton nje analist, se vetëm ujrat e Shqipërisë,lumenjtë janë pasuri kolosale,(dikush u shpreh se Shqiperia është edhe supërfuqi energjitike,…brenda saj fshihet e vërteta),.. aq sa vlerat e tyre të pasurojnë e të begatojnë jo tre,gjashtë apo dhjetë milionë sa janë shiptarë sot,pa le ata në botë, por dhe gjenerata pa mbarim,aq pasuri e rezerva ,thesare ka kombi ynë.
Pasuria më e madhe e Shqiperisë,jane shqiptarët dhe shqiptarizmi,patriotizmi,fisnikëria e karakteri burrëror,ndershmëria dhe pastërtia morale, paqsëore dhe lidashës,ketu e kanë burimin ëndërrat shekullore të tij ,që i ka ruajtur e mbrojtur me fanatizëm,
me largpamësi e me trimëri të rallë.
Le ta pranoimë këtë prurje në ritje në limitet progresiale,tjetra është tedenca negative në antitezë me varfërimin ekonomik dhe presporitetin të Shqiperisë dhe të vetë shqiptarëve.
Këtë e pohoi dhe dëshmoi si asnjherë tjetër,kremtimi jubilar e madhështor i 100- Vjetorit të Pavarësisë,ku u ritën dhe u pasuruan vlerat e trashëgimisë shpirtërore të shqipatarit ,aq sa befasuam dhe mediat dhe opinin botëror,me festimet paradoksale në Shqiperi e në Botë si asnjeherë tjetër,simbol i patriotizmit kulmor e paqësor,( me ndonjë budallek të tepruar me tortën e Tiranës,që na lejohen këto gafa)….
Atdhedashuria,patriotizmi ishte befasues për momentin,besoj se historia s’ka prouar këte manifestim kaq madhështor njerëzor me kombet e tjera….
C’fituam ,…çfarë mbeti nga ky aferim ,….mos duhet të nxjerim mësime,për aspirata dhe largpamësinë e kombit…..
Le ti evidentojmë këto vlera të pamatura që përbëjnë energjinë e pashtershme të një kombi si yni,që e meriton dhe përparon për lirinë dhe paqen.
Mos harrojmë se liria e pavarësia politike nuk ështe plotë, njëra anë e e mdaljes,pa mëvetsinë ekonomike,ajo mbetet sllogane,propogandë,eshte paradoksale ,boshe e jetëshkurtër e me pasoja per kombin,siç ndodhi me pesëdhjete vjtete e shkuara te ashtuquajtur sistemin socialist-teknokratik,qe shteti e la kombin fukara,dhe e nisëm prap nga e para,por me nje zhytje të thellë,që s’po ngrmë kokë…..
Shikoni ç’po ngjet me gjitonët,fqinjët tanë, me Greqinë,vendlindja e demokracisë që për disa vite arriti “bumin” fallco ekonomik,dhe na mbajti e ne shqiptrve me bukë,(tjeter gjë se shfrytëzoi krahun e lirë),por shkoi drejt greminës katasrofike,sepse rezikoi pavaresinë ekonomike ia la spontanitetit duke drejtuar duart nga qielli me euforizëm dhe la brezin e ri të papunësuar……
A mos duhet të nxjerim mësime,qeveritarët,ekonomistë dhe politikanët,flamurtarët e “reformave” piramidiale ….?!
Kur do të dalim nga errësira e mevetësisë ekonomike si komb , sa vite ?!,….
Akoma tranzicion,…çuditet Europa!?
Kaluan njëzet vjet,e shëmeben sistemin komunsit ,duhet ta fillonim nga zeroja dhe ja prap në vend numëro, …
Mos do të duhen shekuj të çlirohemi nga prangat e varfërisë materiale,duke pasuruar vetëm individin e “privilegjuar”,kur do të ngrejë kokën shqiptari…..?!…
Pyesin me kureshtje të huajt ,përveç habisë të pa kuptueshme,në mediat televizive, këto kohë…
Fjalën e parë e kishin :-A janë të lumtur “happy” shqiptarët,pas festës së madhe që po bëhet në Shqipëri,për Bashkimin kombëtar ,krijimin e Shqiperisë etnike …e tjera,?!..
Tani ia kthejmë si bumerang,-Vetëm zhurmë për asgjë, vec gëzimt të ligjshëm të vegjëlisë,se qeveritarët dhe liderët e kombit ishin të dehur nga shampanjat e ceromonive zyrtare,cingërima per dukje,Nejse përgjigja na takon neve shqitarëve….. atyre nuk intereson ,thjesht lajme biznesi për sensasion.
Pa kaluar as dhe pak kohë çdo gjë u venit,e aty ketu shohim vetem ndonje faqe apo frazë ne gazeta e ne internet,se mediat me s’kanë profite ,nga gjurma e shkrimeve dhe dalullet e festës për Bashkimin e Shqiperisë apo Shqiperi etnike…
Si dikur para pesëdhjetë vjetëve pas çlirimit të vendit nga kasta komuniste,se do te hamë me lugë të florinjta… e të tjera pallavra e genjeshtra,kur thotë populli, si këto….
….Dhe ja, pa dalë mirë dimri filuan ethet e gripit “pushtet”, lufta e karikeve,fushata elektorale per zgjedhje parlamentare,nga klasa që sundojnë me dispotizëm politik …..
Edhe këto do të kalojnë me bujë e premtime me lugë bosh…..e çdo të fitojë fukaraja….?!…
Kohe paradoksesh…
Nje klase e re,qe mbiu si kerpudha pas shiut,ne nje kohe “rekord”,milionire kapiatilste te rinj,politikane dhe biznesmene te uritur e te pangopur,te ashtuquajtur “te perkundjekur” te rregjimit komunist,(se te perndjekurit e vertete jane te diskriminuar),me prejardhej komuniste dhe kuadro,kane uzurpuar pushtetin e nuk e leshojne,pothuaj se ne te gjitha vendet komoniste te Lindjes,dhe po perpiqen me cdo kusht ta mbajne ate,per te mbrojtur perfitimet e tyre perrallore.

Eshtë një sidromë,që na ha përbrenda ,por ç’të bëjmë?! …
Vetëm vajtojmë pa pushim, jo si qyqja por si qyramanë,turp nga vetja !
Jemi mësuar qe hallet tona t’i mbajmë vetë,e mirë bëjmë sa ti qahemi të tjerve…
Por ç’ti bësh Mediave tona ,që bërtasin 24 orë pa pushimë, çdo gjë dhe e kamuflojnë,dhe ne i gëlltisim si të vërteta,sikur kaposhat hahen e theren,e prapa tyre fshihen kompllotet e allishverishet,(turqisht),e kurdisura ne sarajet e hoteleve luksoze,
… pa le çdo gjë e bëjnë skëterrrë e sterrë dhe atëhere kur fillojnë të zbardhin agimet…
Mos vallë mediat tona “pagohen” si sahanlëpirët e Sulltaneve modernë?!.
Kush na i ka fajin,që trashëgojmë edhe sot ,në Mijevjëçarin e tretë varferinë ekonomkie jo vetëm si shtet por dhe si popull,si vend.?! Kësaj pyetje i vetëpergjgjet çdo shqiptar ,çdo gjë fillon nga vetja… .të mos marrin rrugët e fajësisë, faji u bë qyrk e s’e veshi njeri…
Edhe historia na ka dënuar ,duke qënë “vend i vogel”por s’kemi qenë te tillë,lakmia e pushtesve në shkekuj na ka zvogëluar…
por kjo nuk do të thotë të vazhdojme lojën e pokerit ,per konjukturat e e Megalomanëve,mjafton që “individët” tanë “të talentura në politikë” ,nje pakicë ,të mbushin xhepat e tyre e ti çojn eurot në ishujt e “thesarit”….
Shqiptari në gene është një popull inteligjent e punëtor, ambicioz për një jetë më të mirë,”nikoqir” sa s’ka ku të vejë,prandaj merr rugën për së shkreti,atë mërgimit, te reugjatit,eksode,..
Firakaksje e kombit,qindramijra të zhdukur,ketë gjëmë mos e harrojmë,nuk duhet të na fshihet nga kujtesa…
Vetëm e vetëm për kafshatën sotme e për të ardhmen dhe mendon për avenirin e brezave të ardhshëm.
E njeh jetën e shqoqërinë më mirë se çdo komb tjetër,dhe më shume i ka dhënë civilizimin botëror,se sa ka marrë borxh prej tyre,këtë e dëshmon emigrimi dhe emigrantët kudo që punojnë në skajet e planetit…
Na i kanë pasur fajet pushtuesit,sistemet,qeversisjet,liderët poltikë,edhe keta faktore ndikues kanë qenë barikadë,por jo determinues. ….
Kemi derdhur aq gjak per lirinë, “for freedom”, “free country”,sa behen me shume lumenj gjaku po t’i mbledhësh, se sa ujorë ne Shqiperi.
I kemi provuar të gjitha dhe ‘bar kemi ngrënë”,e bukë me triska e tani me lista,dhe ende vazhdojmë të ngopemi me lugë të zbrazët..
Aq sa në plan të parë edhe sot kemi Lirinë,këtë epokë primitive,kur kombete e tjera e kanë kaperxyer me shekuj si ideal,se sa jetën e lirë pa skamje,e të begatë të individit,jetën social-ekonomike,…
Shqiptari po mbijeton,kërkon të kthehet në fole të vet,nuk do të jetojë terë jetën si shtegëtar apo si kali i qyqes,qe ndron foletë në çdo stinë.
Vetëm gjendja e vështirë ekonomike e ka bërë që të krijojë këtë urë ndarëse ,me trupin nga rjedh gjaku i shqiptarit.
Përflite aq shumë sa po bëhet e pabesueshme se e mira e Shqiperisë do ti vijë nga qielli,nga hyrja ne Europë,në BE,duket si një lojë per fushata elektorale,ne kuris te fukarasë,…sikur iu zbuluan petët lakrorit.
Mjaft me keto “kulisa” te kurdisura me xhongleret e Europes plakë…

Shqiperinë , do ta bëjnë shqiptaret,…

Kjo është diviza e historisë sonë te shkruar me gjak…
Jo më të presim nga jashtë,apo të vijne emigrantet te investojmë,dëgjohen ca thirrje nga “peshkaqenet “e sotem ne vend,t’i përdorin si karema .Erdhën i sollen paratë vitet e para te demokracisë,djersën dhe gjakun ,por i hëngrën paratë me thasë firmat “piramidale”,
…Po tani kush po i ha?!
…Fituam Lirinë,festuam njëqndvjetorin me bujë.,.. po kështu të shpresojmë se të njihet de facto pavaresia e Kosoves,nga syreshet e diplomacisë boterore ,..nesër e ka fjalën Camëria,..
Ja dhe bashkimin e kombit mund të bëhet,”thirri të dëgjojë”,thotë një shprehje popullore..
Edhe Eropa me hir e me pahir do të na futë në familje e saj,por më shumë do të na ketë si brengë.
Historia ka prova për këtë,se për të na ndihmuar , ia kemi ndierë lezetin me shekuj,vetëm plaçkë tregu na ka pasur.
Gjithë kohët “mrekullinë ” e kemi pritur nga jashtë,pasi kemi deshtuar nga brenda, kur historia e ka provuar të kundërtën,…….
Prap dy gishta do të ngrejmë,më lart se flamurin tonë dy gishtat do të hamë,me ata do të ritim fëmijet tanë….?!
Shikoni e mësoni nga fushata presedenciale ç’ndodhi në Amerikë,ku reh çekani,megjithese ky është vend e shtet më se treqind vjet i konsiliduar,në politike e në ekonomi dy tre shekuj para nesh.
Gjëndja ekonomike e ndividit doli në plan të parë, interesat e “middle class”,për të mos u deklaruar atë të “poor class”…Jeta private ,familajre ajo është primare sot,imperative për jetën,e lidhur me intersat kombetare të vendit….
Interesat e Partive politike u sfiduan ,ato mbetën në plan dytësor.
Ndërsa ne shqiptarët na kanë zënë sytë perde,e për ato( parititë) bëhemi kurban,nxorem mesime kur kishim Një,na dhe tani me shumicë, nje avaz…
Kur votojmë harojmë se votojmë për veten tonë,në rradhë të parë,…pastaj per apo do të vazhdojmë me moton endacake “shtyhe ta shtyjmë”
…Nesër do te jetë vone,nuk do të na falin brezat…
Shqipëria bëri dy dekada në demokraci,..ku është bollëku ,ku shkuan “çekët e bardhë”..
Lamë tallonat e sitemit që vetëm e mallkojmë natë e ditë,duke u mburur se e shpartalluam si Donkishoti me mullinjtë e erës, por asgje s’kemi ne torbë, vetëm po pësëriten gjërat,me një rrobë të re, jemi zhytur në listat,e përse për bukën e gojës..
Politikanët bëjnë ligjin “de jure e de facto” ,ata etiketojnë edhe jetën tonë shoqërore duke hyrë edhe në atë personale e familjaren…..
Shikoni çfarë ndodh me liderët e partive,po luajnë me ndjenjat e idealet e kombit,despotizmin politik po e shndrrojnë me patriotizmin elektoral, me konkretisht,fushatat elektorale duan t’i shndrojnë ne festa popullore e kombetare, për të mashtur një popull fukara që i shkon pas verbërisht pas qerres së tyre,në udhë pa krye,për t’ia rëmbyer votën me çdo kusht e me çdo mënyrë,me hir e me pahir..
Cfarë s’po na shohin sytë e po na degjojne veshët,sejmenë e tellalle te vjeter e te rinj po zhurmojnë gjithandej në mediat e në internete,po ringjalin emra të vdekurish,si Don Kishoti me mullinjtë e erës,pasi i ka hyre frika ne palcë,për te ngritur emrin e tyre në peidestial,për të siguruar “fronin ” e tyre mbretëror si dikur diktatoret.
Akoma do të vajtojmë e fajësojmë sistemet si paradokse,kur një klasë e një shtresë e popullsisë,po ndjen ngopjen e tej mase…( tjetër gjë është, si u pasuruan,këtë peshe ,le ta mbajnë kurizet e punëtorise e të fshatarsise ,qe mbeten me gisht ne gojë dhe te intelektualeve te diskriminuar,ndersa shumica morën rrugen e kurbetit,ata e ndjejne rëndesën e saj….)…
Me sy mbyllur ,fansat e partive te fukarait ,si ata tifozat e futbollit që ndjekin skuadrën e tyre,vazhdonjnë hapur të ndjekin pas sllogane e “të ngrënit të barit ” ,për hir të besimit të verbër tek demokracia….
Pasuria kombëtare po rjedh pa pushim deri në zbrazje në një “oqean “që vetëm thith jo ujë, por ar të pastër 24 karatë…
Trashëgima e pasurise materiale,ekonomike e kulturore e shqiptarit e asimiluar ne gjysëm shekulli,po ikën nga duart,..
Të mbajmë atë qe ka mbetur,por më tepër trashëgojmë pasurinë shpirterore dhe atë intelktuale,aq sa kemi në dorë, “lirinë de facto”,të vërtetë, mos na i flakë era ..
Mençuria nuk na mungon aq sa po jap dituri dhe botës,..S’ka më duar artë,punetore me te mëdhenj se shqiptarët,po ngrehim kështjella në botë,për vete mbetëm me gisht në gojë,majë kokës…
Mbase do na duhet edhe “shekuj” të tjerë ,të presim për lirinë ekonomike,një ënder e gjallë,retorike e gjatë i lirisë të individit ?!…. Ndoshta Jo…!
Mjaft me konstatime e shqetësime,le të dalim nga kjo sferë pagjumësije,le të marin stafetën e rrugë zgjidhjes e të përparimit. !
Le t’i besojmë më shumë gjeneratave të reja ,brezit të ri ,le të bëhen ata promotorë,le të marin ata iniciativën,e të paraprijnë,le të hedhin hapat e para të bashkimit kombëtar,të krijimt të një asambleje kombëtare,..
kur organizta te tilla rinore po behen te njohura si ne Shqiperi,Kosove e Greqi.
Nuk mungon as pervoja pozitive historike e freskët nga bashkimi i dy Gjermanive, që mund të zgjidhen me sukses shumë elemente juridke, teknike dhe administrative ne përmbajtje e ne formë.
Kombit tonë nuk i mungojnë as intelektualët e ndershëm e të ditur ,e as burra të zotë e të mençur,që po spikasin nga gjitha anët, këta individë qe i lind historia,që po lakohen gjithëandej emrat e tyre nga media,jashtë influencave sëmundjeprurëse e përçarëse partike,për të qenë në unison mendimi e veprimi,për të qënë në ballë e për të paraprirë në proçeset historike .
A nuk eshte nje mesazh i madh,akti i larte qytetar i Papes se Romes ,per doreheqjen,nje rast i ralle qe ndodh pas gjashteqind vjetesh,nje pasqyre kujtese per lidert e botes ?!

Vitet ikin,stinët ndërrohen,pas cdo fushate,në agoni ,në presim të vijë pranverë…
Me flakën e pashuar që ka mbetur, le të ndezim pishtarë të rinj ,të ndiriçojmë të ardhmen e ndritur.
Le të shpresojmë në agimet që po zbardhin në horizont,se …

Drite e diturise perpara do te na shpjerre…

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...